Rezusi i gjakut

Gjaku i asnjë njeriu nuk është i njëjtë. Gjaku është i klasifikuar në një numër grupesh të ndryshme, më i njohuri është grupi ABO dhe grupi i rezusit. Kur dikush ka nevojë për një transfuzion gjaku, është e rëndësishme që transfuzioni të ndodh ndërmjet grupeve të njëjta të gjakut. Përndryshe, një reaksion i gjakut “të huaj” mund të ndodhë.

Grupi ABO është i identifikueshëm nga një shkronjë e alfabetit, kështu që një person mund t’i përkasë grupit të gjakut A, B, AB ose O.

Grupet e gjakut kanë gjithashtu një shenjë plusi ose minusi pas një shkronje. Kështu që grupi i dikujt mund të jetë “O pozitiv” (shkruhet O+) dhe e tjetrit “AB negativ” (shkruhet AB-).

Faktori Rezus

Shenja e plusit ose minusit i referohen prezencës ose mungesës së një substance në gjak të njohur si faktori rezus (rhesus faktori), quhet kështu pasi është i pari që është zbuluar në rezusin e majmunëve.

Pjesa më e madhe e njerëzve janë rezus pozitiv (Rh+). Nëse një person me rezus negativ (Rh-) merr gjak me rezus pozitiv, trupi i tyre reagon, duke prodhuar kimikate (antitrup) për t’u mbrojtur kundër faktorëve rezus të huaj. Kjo është e ngjashme me mënyrën sesi ne krijojmë antitrupat ndaj viruseve të ndryshme të tillë si rubeolë (fruthi gjerman) dhe lija e dhenve.

Faktori Rezus dhe Shtatzënia

Faktori rezus është më i rëndësishëm gjatë shtatzënisë. Përpara ose gjatë lindjes është e zakonshme përzierja e gjakut të nënës me atë të fëmijës. Nëse nëna është me rezus negativ, dhe fëmija me rezus pozitiv, kjo përzierje mund t’i shkaktojë nënës prodhimin e antitrup-ave rezus.

Në shtatzëninë e mëvonshme këto antitrupa mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut të fëmijës. Nëse fëmija e sapo lindur është + këto antitrupa mund të shkatërrojnë gjakun e tij dhe në rastin më të keq, mund të shkaktojnë vdekje ose sëmundje serioze. Në raste të tjera, fëmija mund të vuajë vetëm një anemi ose verdhëz të lehtë.

Problemet e dëgjimit tek fëmijët

Dëgjimi i dobët është një problem i madh për fëmijët. Ai prek aftësinë e tyre për të mësuar për të folur, lexuar dhe edukuar.

Rreth një në çdo 1000 fëmijë ka lindur me një problem të rëndësishëm të të dëgjuarit. Rreth një në 500 fëmijë zhvillon një problem të tillë që në fëmijëri.

Ekzistojnë shkallë të ndryshme të humbjes së dëgjimit, të referuara si të buta, të moderuara, të rënda dhe të thella.

Shkaktarët e humbjes së dëgjimit tek fëmijët

Ekzistojnë shumë arsye se përse një fëmijë mund të lindë me problemet e të dëgjuarit. Nëse nëna merr infeksione të caktuara të tilla si rubeolë (fruthi gjerman) në fillimin e shtatzënisë, dëgjimi i fëmijës mund të dëmtohet. Disa ilaçe mund të sjellin po të njëjtin efekt.

Ndonjëherë shurdhimi është i trashëguar. Mungesa e oksigjenit në lindje dhe lindja para kohe mund të ndikojë edhe tek dëgjimi.

Kur probleme serioze të humbjes së dëgjimit ndodhin pas lindjes, kjo zakonisht vjen për shkak të infeksioneve, ilaçeve apo lëndimeve.

Trajtimi i humbjes së dëgjimit tek fëmijët

Trajtimet moderne nënkuptojnë që tani është e mundur për të ndihmuar shumë fëmijë me problemet e dëgjimit, duke përmirësuar jetën e tyre në mënyrë dramatike.

Prespektiva për këto fëmijë varet sesa shpejt fillon trajtimi. Kjo mund të bëhet përpara moshës 2 vjeçare dhe mundësisht para se fëmija të mbushë 1 vjeç.

Dëgjimi normal dhe testimi

Edhe pse shumica e prindërve të fëmijëve të prekur do të dyshojnë se ka një problem që në moshë të re, ata mund të vonojnë në kërkimin e këshillave. Ky udhëzues për zhvillimin normal të dëgjimit mund të ndihmojë.

  • 0-4 muajsh — fëmija është tronditur nga dëgjimi i zërave të lartë.
  • 4-6 muajsh — fëmija shkon drejt tingujve.
  • 6-9 muajsh — fëmija kthen kokën nga tingujt dhe përgjigjet ndaj emrit të tij.
  • 9-12 muajsh — fëmija kopjon tingujt e thjeshtë si “mama”, “dada” dhe kështu me rradhë.
  • 12-18 muajsh — fëmija thotë fjalë të thjeshta dhe ndjek instruksione elementare.
Shtatzënia: Përgatitja për shtatzëninë

Nëse po mundoheni që të mbeteni shtatzënë, duhet të takoheni me doktorin tuaj dhe të diskutoni për ilaçet që po merrni, dhe nëse janë apo jo të sigurta për t’u marrë gjatë shtatzënisë.

Duhet të pyesni doktorin tuaj nëse ju duhen suplemente ushqimore për t’ju ndihmuar që të qëndroni të shëndetshme ndërkohë që përpiqeni që të mbeteni shtatzënë ose gjatë shtatzënisë.

Të ushqyerit gjatë shtatzënisë

Një dietë e ekuilibruar mund të sigurojë një grua shtatzënë me të gjitha ushqyesit që nevojiten gjatë shtatzënisë, por gjithsesi disa suplemente mund të jenë të nevojshme.

Departamenti i Shëndetësisë këshillon gratë që të marrin acid folik shtesë për të paktën një muaj para se të mbeten shtatzënë dhe për 3 muajt e parë të shtatzënisë për të ndihmuar me zhvillimin e foshnjës dhe për të ndihmuar në parandalimin e kushteve të tilla si spina bifida.

Ju mund të blini acid folik tek farmacia juaj lokale, por është e këshillueshme që të flisni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të merrni ndonjë suplement.

Disa femrave mund t’ju nevojiten suplemente të kalciumit, hekurit dhe zinkut për të mbajtuar si veten e tyre ashtu edhe fëmijën me shëndet të mirë gjatë shtatzënisë. Të ngrënit e ushqimeve të pasura me kalcium dhe produkteve të qumështit ndihmon në rritjen e marrjes së kalciumit.

Rubeola

Disa femra që duan të krijojnë familje gjithashtu mund të kenë nevojë për një vaksinim të rubeolë-s (fruthi gjerman) përpara se të mbeten shtatzënë. Nëse femra nuk është e mbrojtur nga fruthi gjerman dhe bie në kontakt me virusin ndërkohë që është shtatzënë, zhvillimi i shëndetit të fëmijës mund të jetë në rrezik.

Substanca të dëmshme

Gratë që janë shtatzëna ose që planifikojnë të mbeten duhet të shmangin pirjen e alkool-it, cigares ose marijuanës, dhe të zvogëlojnë sasinë e kafeinë-s të marrë nga kafeja, çaji dhe koka-kola. Të gjitha këto substanca mund të prekin zhvillimin e shëndetit të fëmijës.

Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?

Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse:

  • Nuk po ju vinë periodat por testi i shtatzënisë rezulton negativ;
Faktorët e rezusit dhe shtatzënia

Gjaku i asnjë njeriu nuk është i njëjtë. Gjaku është i ndarë në grupe, më i njohuri është sistemi ABO në të cilën gjaku i një personi është regjistruar ose si A, B, AB apo O, në varësi të llojeve të kimikateve të identifikuara në qelizat e kuqe të gjakut. Kur dikush ka nevojë për një transfuzion të gjakut është e rëndësishme që transfuzimi të ndodhë tek njerëzit me grup gjaku të njëjtë. Përndryshe mund të ndodhë një reagim gjaku i “huaj”.

Faktorët e rezusit

Çdo grup gjaku është identifikuar me një shenjë plusi ose minusi pas gërmës së alfabetit. P.sh. gjaku i dikujt mund të jetë O pozitiv (shkruhet O+) dhe një tjetër “AB negativ” (shkruhet AB-).

Shenja e plusit ose minusit i referohet prezencës ose mungesës së një substance në gjak të njohur si faktori rezus (rhesus faktori), quhet kështu pasi është i pari që është zbuluar në rezusin e majmunëve.

Pjesa më e madhe e njerëzve janë rezus pozitiv (Rh+). Nëse një person me rezus negativ (Rh-) merr gjak me rezus pozitiv, trupi i tyre reagon, duke prodhuar kimikate (antitrupa) për t’u mbrojtur kundër faktorëve rezus të huaj. Kjo është e ngjashme me mënyrën sesi ne krijojmë antitrupat ndaj viruseve të ndryshme të tilla si rubeolë (fruthi gjerman) dhe lija e dhenve.

Faktorët e rezusit dhe shtatzënia

Gjatë shtatzënisë ose lindjes, kur placenta largohet nga muret e mitrës, disa qeliza gjaku nga qarkullimi i foshnjës zakonisht bëjnë rrugën e tyre për në gjakun e nënës.

Kjo është normale dhe për shumë gra nuk përbën një problem. Megjithatë, ai bëhet i rëndësishëm për gratë që kanë rezus negativ të gjakut. Nëse fëmija ka rezus pozitiv të gjakut të trashëguar nga babai, dhe qelizat e gjakut të nënës dhe të fëmijës janë përzier gjatë shtatzënisë ose lindjes, trupi i nënës mund të trajtojë qelizat e gjakut të foshnjës si substanca të huaja dhe prodhon antitrup-a kundër tyre (antitrupat RH).

Kjo zakonisht nuk krijon probleme gjatë shtatzënisë së parë, sepse zakonisht nuk ka asnjë kontakt të rëndësishëm midis gjakut të foshnjës dhe të nënës derisa fëmija të lindë.

Kontrolli gjashtë javë pas lindjes

Përse ju nevojitet një kontroll i pas lindjes?

Mjeku ose mamia juaj do të duan t’u vizitojnë katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të kontrolluar regjenerim-in tuaj fizik nga shtatzënia dhe nga lindja, për të parë se si po ia dilni mbanë emocionalisht dhe të trajtojnë nevojat tuaja në vazhdim. Ju mund të keni nevojë të vizitoheni po ashtu edhe me mjekun e familjes. P.sh. në qoftë se i jeni nënshtruar një operacioni cezarian, plaga juaj duhet të kontrollohet një apo dy javë pas ndërhyrjes kirurgjik-ale për t’u siguruar që po shërohet siç duhet.

Ende mund t’u duhet të merreni me disa dhimbje të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen dhe mund të keni disa pyetje për dhimbjet e lindjes, lindjen dhe për çështje që kanë të bëjnë me periudhën e paslindjes, siç është ushqyerja me gji, kontrolli i lindjeve, ushtrimet fizike, seksin dhe punën. Kjo ndihmon të merren përgjigjet e pyetjeve të cilave ju doni t’ua dini përgjigjen dhe çështje të tjera që do të donit t’i diskutonit.

Mos u ndjeni e kufizuar nga data e paracaktuar e vizitës. Ndonjëherë problemet fizike ose emocionale dalin në pah dhe kërkojnë vëmendje imediate dhe duhet të stimulojnë një vizitë tek mjeku para datës së caktuar.

Temat që mjeku do të diskutonte me ju janë:

  • Komplikacion-et që keni pasur gjatë shtatzënisë dhe lindjes dhe çfarë ndikimi ato mund të kenë tek shtatzënitë e ardhshme dhe për shëndetin tuaj në përgjithësi. P.sh. në qoftë se ju keni ende pyetje për dhimbjet e lindjes dhe lindjen, tani është koha që t’i bëni. Edhe në qoftë se mjeku juaj ua ka shpjeguar në kohë se çfarë saktësisht po ju ndodhte dhe përse, ju mundet që të mos e mbani mend çdo gjë që është thënë atëherë.
  • Çfarë simptomash fizike ju keni si p.sh. nëse keni ende hemorragji herë pas here, ndonjë shqetësim abdominal, dhimbje vagina-le apo perineal-e, mos përmbajtje urinar-e apo të jashtëqitjes ose dhimbje të gjinjve. Mos ngurroni të tregoni edhe për ndonjë gjë që mjeku juaj nuk ju pyet. Në qoftë se keni ndonjë simptomë të bezdisshme që mjeku nuk e ka zbuluar, tregojani.

Fruthi

Çfarë e shkakton fruthin?

Fruthi shkaktohet nga një virus i quajtur Morbili-virus.

Si transmetohet fruthi?

Virusi i fruthit është ngjitës dhe përhapet nga njerëzit e infektuar nëpërmjet kollitjes. Njerëzit e tjerë e marrin atë nëpërmjet frymëmarrjes dhe në këtë mënyrë ato infektohen. Njerëzit të cilët janë vaksinuar nga fruthi, shytat dhe rubeola nuk preken nga sëmundja. Periudha e inkubacion-it për fruthin është 10 deri në 14 ditë, koha që i duhet infeksionit të fruthit për t’u zhvilluar tek një person i prekur nga sëmundja.

Si duket skuqja?

Shenja e parë e infeksionit të fruthit është shfaqja e disa pikave të vogla blu në të bardhë, brenda gojës. Pikat janë rreth 1 deri në 2 milimetra në diametër dhe njihen si pikat kopike. Ato zbehen dhe zhduken pasi fillon skuqja e lëkurës prej fruthit.

Ku shfaqen skuqjet?

Skuqja fillon rreth zonës së veshëve. Pas 1–2 ditëve skuqja mund të përhapet në trup, krahë dhe këmbë dhe më pas fillon të përhapet në fytyrë. Skuqja e fruthit mund të jetë e kruajtshme.

Kur është më i mundshëm transmetimi i infeksionit?

Nga 2 deri në 5 ditë përpara shfaqjes se skuqjes, deri në 4 ditë pasi skuqja të ketë filluar. Përkon zakonisht me momentin e zhdukjes së pikave të kopikut.

Sa do të zgjasë?

Skuqja do të zgjasë 4 deri në 7 ditë.

Çfarë mund të bëj për të ndihmuar?

Fruthi është potencialisht një sëmundje serioze. Duhet të mbani në gjendje të rehatshme fëmijën tuaj. Nëse temperatura e tyre është problem, atëherë jepini atyre paracetamol. Paracetamoli duhet të jepet në të njëjtën mënyrë siç specifikohet, për të reduktuar temperaturën dhe për të liruar dhimbjen e kokës. Mos i jepni fëmijës tuaj aspirinë.

Nëse fëmija juaj merr një infeksion bakterial dytësor në fillimin e infeksionit të fruthit, mjeku juaj ka shumë mundësi që t’ju japë antibiotikë. Antibiotikët nuk do të ndihmojnë për fruthin, pasi fruthi shkaktohet prej një virusi.

Fruthi gjerman (rubeola)

Çfarë e shkakton rubeolën?

Rubeola që në mënyrë të gjerë njihet si fruthi gjerman shkaktohet nga virusi i rubeolë-s.

Si është marrë?