Insomnia dhe presioni i lartë i gjakut: Lidhja ndërmjet tyre

Njerëzit që kanë insomnia kronike (të vazhdueshme), me kohëzgjatje të shkurtra të gjumit mund të kenë rritje të konsiderueshme të hipertension-it (presionit të lartë gjaku), konfirmohet në bazë të kërkimeve të reja.

Një studim amerikan i 1741 të rriturve zbuloi se ato që kishin insomnia për më shumë se një vit e kishin 2.4 herë më shumë rrezikun e zhvillimit të hipertensionit, krahasuar me ato që bënin gjumë normal. Megjithatë, rreziku u 5 fishua ndërmjet njerëzve me pagjumësi dhe me një kohëzgjatje mesatare gjumi prej më pak se 5 orë.

Të gjithë njerëzit në studim iu nënshtruan vetëraportimit të sondazheve të gjumit dhe i kishin të regjistruara matjet e presionit mesatar të gjakut. Lidhja ndërmjet pagjumësisë dhe presionit të lartë të gjakut mbeti e pavarur nga mosha, seksi, indeksi i masës trupore BMI (Body Mass Index), diabet-i, pirja e duhanit, përdorimi i alkool-it, depresion-i dhe çrregullimi i frymëmarrjes gjatë gjumit.

Profesori Stefan Harrap, president i Këshillit të Kërkimeve në Australi, tha se rezultatet në mënyrë të qartë lidhnin insomnian dhe kohëzgjatjen e gjumit me rrezikun e hipertensionit.

Profesori sugjeroi gjithashtu se mjekët duhet të pyesin pacientët rreth gjumit të tyre gjatë kontrolleve të presionit të gjakut. Nëse mund të rregulloni problemet e gjumit, kjo mund të sjellë një efekt pozitiv mbi presionin e gjakut, tha ai.

Ushtrimet Kegel

Çfarë janë ushtrimet Kegel?

Ushtrimet Kegel janë ushtrimet që ju mund të bëni për të forcuar muskujt e dyshemesë së pelvisi-t, muskujt që mbajnë ureter-in, fshikëzën dhe rektumin. Ushtrimet e kanë marrë emrin nga Arnold Kegel, një gjinekolog i cili i rekomandonte ato në vitet 1940-të për të ndihmuar gratë që vuanin nga mospërmbajtja e urinës ose kontrolli i reduktuar i fshikëzës, që mund të ndodhë pas lindjes së fëmijës.

Në qoftë se nuk po i bëni ushtrimet Kegel, fillojini ato tani. Forcimi i muskujve të dyshemesë së pelvisit mund të ndihmojë në parandalimin apo trajtimin e mospërmbajtjes së urinës për shkak të stresit, një problem që prek deri në 70% të grave gjatë apo pas shtatzënisë. Ushtrimet Kegel mund të ndihmojnë gjithashtu të reduktohet rreziku i mospërmbajtjes anale.

Meqenëse këto ushtrime përmirësojnë qarkullimin e gjaku-t në zonën tuaj rektal-e apo vaginal-e, ato mund të ndihmojnë të mbahen nën kontroll hemorroide-t dhe ndoshta do të ndihmojë shërimin pas një epiziotomi-e ose grisje gjatë lindjes. Së fundmi, vazhdimi i tyre duke vijuar ushtrimet rregullisht pas lindjes jo vetëm ndihmon që ju të ruani kontrollin mbi fshikëzën, por përmirëson edhe tonizimin e muskulit të vaginës duke e bërë seksin më të kënaqshëm.

Si t’i bëj ato?

Filloni me një fshikëz të zbrazët. Përfytyroni që po përpiqeni ta ndaloni veten që t’ju shpëtojnë gazra dhe të ndaloni rrjedhjen e urinës në të njëjtën kohë. Ndjesia është mbyllja dhe ndalimi i kalimeve të përparshme dhe të prapme. Në qoftë se nuk jeni e sigurt që mund ta bëni këtë, një mënyrë është të kontrolloni duke futur një gisht të pastër tek vagina para se të bëni ushtrimin. Në qoftë se ndjeni presion rreth gishtit jeni në rrugë të drejtë. Ose provoni një ushtrim Kegel gjatë marrëdhënies seksuale dhe pyeteni partnerin në e ndjen atë. Në qoftë se e bëni siç duhet, ai do të ndjejë se si ju “përqafoni” penis-in e tij.

Kur duhet të bëni seks në qoftë se doni të mbeteni shtatzënë?

Koha është gjithçka. Sperma mund të jetojë për dy deri në tre ditë, por veza është në qarkullim për vetëm 12 deri në 24 orë. Për të rritur gjasat e konceptimit, është e rëndësishme që të bëhen marrëdhënie më shumë se një herë në kohën e ovulacionit. Një qasje e mirë është që të keni marrëdhënie seksuale një ose dy ditë përpara ovulacionit dhe përsëri në ditën e ovulacionit. Në këtë mënyrë, ka më shumë të ngjarë të keni një furnizim të shëndetshëm me spermë që pret në tubin fallopian (tubat uterine) për lëshimin e vezës.

Natyrisht koha e saktë kur një grua ka ovulacion-in nuk është krejt e qartë. Gjithçka varet nga kohëzgjatja e ciklit menstrual. Zakonisht një grua e ka ovulacionin rreth 14 ditë para periodës së pasuese të saj dhe jo në mes të ciklit sikurse mendohet zakonisht. Nëse ju keni një cikël 28-ditor, atëherë do ta keni ovulacionin nga mesi i ciklit tuaj. Por në qoftë se keni një cikël 35-ditor, ovulacioni do të jetë afërsisht në ditën e 28-të dhe jo të 17-të.

Për të përcaktuar kohën kur ju jeni me më shumë gjasa për të qenë pjellore, provoni kalkulatorin tonë të ovulacionit.

Si mund ta di kur e kam ovulacionin?

Disa gra janë të vetëdijshme se kur e kanë ovulacionin. Të tjera nuk vënë re ndonjë ndryshim. Nëse mendoni të mbeteni shtatzënë, përpiquni ta studioni ciklin tuaj menstrual për disa muaj.
Disa shenja të imta të ovulacionit janë:
• Ndjeshmëri e gjinjve;
• Ndjenjë e lehtë parehatie në mes të abdomen-it;
• Shtim i shkarkimeve vagina-le në formën e një lëngu si e bardha e vezës;
• Rritje e temperaturës bazale.

Në qoftë se periodat e mia janë të parregullta, a do të jetë më e vështirë që të mbetem shtatzënë?

A mund të nxitet procesi i lindjes natyrale?

Ekspertët e lindjeve nuk mendojnë se shumica e metodave shtëpiake në lidhje me këtë mund të funksionojnë.

Ka vetëm një javë kohë deri në datën e lindjes. Ju po gërmoni në internet për të gjetur një mënyrë për ta lindur bebin lehtësisht në kohën e duhur, ose ndoshta edhe disa ditë më përpara. Mesazhet janë plot me këshilla në lidhje me nxitjen “e natyrshme” të lindjes. Ato variojnë nga ngrënia e ushqimeve pikante deri tek pirja e vajit të kastorit.

Por a funksionon me të vërtetë ndonjë metodë e tillë? Ekspert-ët e lindjeve thonë se nuk ka asnjë provë të fortë.

“Nuk ka mënyra jo-mjekësore të provuara për të nxitur lindjen në mënyrë natyrale”, thotë Elizabeth Stein, një mami dhe infermiere në Nju Jork. Të vetmet metoda të sigurta dhe të besueshme për fillimin e proces-it të lindjes përfshijnë medikamente të dhëna në spital. Shumica e teknikave të tjera janë thashetheme, që nuk duket se ndihmojnë në rastin më të mirë dhe janë potencialisht të dëmshme. Vetëm disa prej tyre shfaqin përmirësime dhe kjo nuk është ende përfundimtare.

Nxitja e lindjes me akupunkturë

Akupunktura mund të ndihmojë për të nxitur lindjen, por është shumë herët për të qenë të sigurt. Në disa pjesë të Azisë, kjo teknikë është përdorur për shekuj me rradhë për të nxitur procesin e lindjes.

Një studim i kryer në Universitetin e Karolinës së Veriut zbuloi se gratë që i ishin nënshtruar terapisë me akupunkturë, ishin më të prirura të fillonin procesin e lindjes pa nevojën e një “shtytjeje” mjekësore.

Studimi përfshinte 56 gra që ishin nga 39.5 – 41 javë shtatzënë (Që një shtatzëni të quhet e plotë, duhet të kalojnë 40 javë). Gjysma e grave iu nënshtrua tre seancave me akupunkturë, ndërsa gjysma tjetër jo.

70% e grave që kryen akupunkturë, shkuan drejt lindjes në mënyrë natyrale, në krahasim me 50% të grave që morën kujdesin standart (pra që nuk iu nënshtruan akupunkturës). Gratë që bënë akupunkturë kishin edhe më pak gjasa për të lindur me prerje cezariane: 39% krahasuar me 17%.

Mos pjelloria sekondare

Për dy vjet, ne jemi duke u përpjekur të kemi një fëmijë të dytë. A kemi ndonjë problem me pjellorinë?

Po. Quhet mos pjellori sekondar-e kur një grua nuk është në gjendje të mbetet shtatzënë ose të mbartë një shtatzëni tjetër deri në afat pasi ka lindur një fëmijë. Dhe megjithëse problemet e pjellorisë primare tërheqin më së shumti vëmendjen, më shumë se 3 milionë gra në SHBA kanë probleme të pjellorisë sekondare.

Çfarë i shkakton problemet e pjellorisë sekondare dhe si trajtohen ato?

Të njëjtët faktorë që janë përgjegjës për problemet e pjellorisë primare munden po ashtu të shkaktojnë mos pjellori sekondare. Këto përfshijnë:

  • Dhëmbëzim të pelvisi-t ose të mitrës;
  • Tuba fallopianë (tubat uterine) të bllokuar;
  • Endometriozë;
  • Ovulacion me defekt;
  • Qenie nën peshë apo mbipeshë;
  • Duhanpirja;
  • Alkool-i i tepërt;
  • Cilësi apo sasi e dobët e spermës.

Cilido që të jetë shkaku, sëmundja ose është zhvilluar ose është keqësuar qysh nga koha kur ju keni lindur një fëmijë. P.sh. komplikimet gjatë dhimbjeve të lindjes dhe lindjes mund t’i kenë dhënë shkas një problemi. Ose, problemet tuaja të pjellorisë mund të jenë të lidhura me moshën në qoftë se kanë kaluar disa vjet që nga shtatzënia juaj e parë.

Trajtimet për problemet e pjellorisë primare apo sekondare janë të njëjtat dhe hapi i parë zakonisht është të ekzaminoheni nga një specialist për pjellorinë. Në qoftë se ju nuk mbeteni shtatzënë pas një viti seksi të shpeshtë e të pambrojtur ose nëse jeni mbi 35 vjeç dhe nuk mbeteni shtatzënë pas një seksi të shpeshtë e të pambrojtur për gjashtë muaj, ndoshta do të doni të vizitoheni tek një specialist për pjellorinë.

Ju mund të vizitoheni tek specialisti madje edhe më herët në qoftë se jeni mbi 30 vjeç dhe e dini që keni një sëmundje që mund të ndikojë mbi pjellorinë, si endometriozë ose cikle të parregullt menstrual.

Jam xheloze për mikeshat që kanë familje të mëdha, por ndjehem fajtore që një fëmijë nuk është mjaft për mua. Përse kështu?

Foshnja e dytë: Marifetet për të bërë seks fshehurazi

Ju kujtohen ato ditë kur seksi me bashkëshortin tuaj mund të ishte spontan? Kur ju mund të vendosnit në çast që të bënit një lojë të marrë gjatë një pasdite të qetë? Kur mund të kalonit kohën duke u kënaqur natën para se ta transferonit ballon në dhomën e gjumit? Kohët tashmë kanë ndryshuar. Tani truri juaj është i mbushur me këngë të ndryshme fëmijësh, programe të mësimeve për vogëlushët dhe me një kërkim të pafund për të gjetur kohë për një filxhan kafe. Me një të vogël në shtëpi, për të mos përmendur grafikun e ovulacion-eve që duhet monitoruar, seksi spontan ndoshta nuk është më një alternativë. Në qoftë se doni të përpiqeni të keni një fëmijë tjetër pa u ndërprerë nga foshnja juaj, do të duhet të jeni krijues kur është fjala për seks (dhe nuk flasim thjesht për pozicionet).

Më poshtë janë disa mënyra për të bërë seks vjedhurazi:

Rregulloni një takim. Në qoftë se e dini që më parë se kur e keni ovulacionin (ose në qoftë se e monitoroni me kujdes ciklin tuaj) ju do të doni ta programoni seksin. Dhe ndërsa mund të mos tingëllojë romantike ju mund të zbaviteni me këtë gjë. Bëni çfarë mundeni për ta pastruar kalendarin tuaj nga disa detyrime që kanë të bëjnë me foshnjën tuaj dhe konsiderojeni këtë kohë si një kohë cilësore të çiftit. Ose mund të përfitoni nga koha që foshnja juaj bën një sy gjumë për të kaluar në një seancë për të konceptuar foshnjën tuaj të dytë. Ose më mirë rregullojeni që të voglin tuaj ta marrë gjyshja për një pasdite në qoftë se është e mundur. Asnjë nuk ka nevojë të dijë se çfarë do të bëni ju dhe bashkëshorti juaj.

Luani spontanisht me bashkëshortin tuaj. Në qoftë se keni një indikacion në një ditë që është koha për të vepruar, (qoftë ky një lexim i temperaturës bazale të trupit ose ndonjë metodë tjetër), kapeni mundësinë pavarësisht kufizimeve të zakonshme të ditëve të javës. Lëreni fëmijën tuaj në kopësht apo me një kujdestar fëmijësh, njoftoni në qendrën e punës që jeni sëmurë dhe merruni me biznesin e bërjes së fëmijës. Të ndjeheni çapkëne e bën seksin edhe më pikant.

Udhëzime për stërvitjen javë pas jave: Tremujori i tretë

[ssba_hide]

10 mënyra për të rritur pjellorinë tek burrat

Në qoftë se po përpiqeni të keni fëmijë, shëndeti është një gjë e rëndësishme për baballarët e ardhshëm sa është edhe për nënat e ardhshme. Kërkohet që edhe burrat edhe gratë të ndjekin me kujdes zakonet e tyre për shëndetin, që nga mbajtja e një peshe të shëndetshme e deri tek reduktimi i stresit të panevojshëm. Këtu janë disa marifete për të rritur pjellorinë e burrave dhe për ta bërë mbetjen shtatzënë më shumë lojë se sa punë.

Për të optimizuar pjellorinë, burrat duhet ta përgatisin trupin e tyre 3 muaj para se të përpiqen të konceptojnë. Provoni këto marifete për t’i pasur shanset nga ana juaj:

  1. Humbisni peshë. Një indeks ideal i masës trupore, shton testosteron-in, duke përmirësuar sasinë e spermës dhe libidon.
  2. Lini duhanin. Tymosja e ul pjellorinë.
  3. Bëni një pushim nga ngarja e biçikletës. Të ngasësh biçikletën mbi 12 orë në javë ushtron një presion suplementar mbi testikujt.
  4. Mos bëni banjë në vaskë me ujë të nxehtë. Sperma nevojitet të qëndrojë e freskët për të qenë më e efektshme.
  5. Mos e mbani laptopin në prehër. Nxehtësia e rrit temperaturën e spermës dhe mund të pakësojë numrin e spermatozoid-eve.
  6. Provoni akupunkturë-n. Ajo mund të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e spermës.
  7. Mos përdorni lubrifikantë gjatë seksit. Xheli e bën spermën të lëvizë me vështirësi.
  8. Ndiqni një film me seks. Ai e rrit sasinë e testosteronit dhe përmirëson sasinë dhe cilësinë e spermës.
  9. Bëni seks një herë në ditë. Veçanërisht gjatë ovulacion-it, abstinenca prej një dite e ul lëvizshmërinë e spermës.
  10. Bëni dashuri në pozicionin e misionarit. Graviteti ju mbështet e ju ndihmon.
Kontrolli gjashtë javë pas lindjes

Përse ju nevojitet një kontroll i pas lindjes?

Mjeku ose mamia juaj do të duan t’u vizitojnë katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të kontrolluar regjenerim-in tuaj fizik nga shtatzënia dhe nga lindja, për të parë se si po ia dilni mbanë emocionalisht dhe të trajtojnë nevojat tuaja në vazhdim. Ju mund të keni nevojë të vizitoheni po ashtu edhe me mjekun e familjes. P.sh. në qoftë se i jeni nënshtruar një operacioni cezarian, plaga juaj duhet të kontrollohet një apo dy javë pas ndërhyrjes kirurgjik-ale për t’u siguruar që po shërohet siç duhet.

Ende mund t’u duhet të merreni me disa dhimbje të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen dhe mund të keni disa pyetje për dhimbjet e lindjes, lindjen dhe për çështje që kanë të bëjnë me periudhën e paslindjes, siç është ushqyerja me gji, kontrolli i lindjeve, ushtrimet fizike, seksin dhe punën. Kjo ndihmon të merren përgjigjet e pyetjeve të cilave ju doni t’ua dini përgjigjen dhe çështje të tjera që do të donit t’i diskutonit.

Mos u ndjeni e kufizuar nga data e paracaktuar e vizitës. Ndonjëherë problemet fizike ose emocionale dalin në pah dhe kërkojnë vëmendje imediate dhe duhet të stimulojnë një vizitë tek mjeku para datës së caktuar.

Temat që mjeku do të diskutonte me ju janë:

  • Komplikacion-et që keni pasur gjatë shtatzënisë dhe lindjes dhe çfarë ndikimi ato mund të kenë tek shtatzënitë e ardhshme dhe për shëndetin tuaj në përgjithësi. P.sh. në qoftë se ju keni ende pyetje për dhimbjet e lindjes dhe lindjen, tani është koha që t’i bëni. Edhe në qoftë se mjeku juaj ua ka shpjeguar në kohë se çfarë saktësisht po ju ndodhte dhe përse, ju mundet që të mos e mbani mend çdo gjë që është thënë atëherë.
  • Çfarë simptomash fizike ju keni si p.sh. nëse keni ende hemorragji herë pas here, ndonjë shqetësim abdominal, dhimbje vagina-le apo perineal-e, mos përmbajtje urinar-e apo të jashtëqitjes ose dhimbje të gjinjve. Mos ngurroni të tregoni edhe për ndonjë gjë që mjeku juaj nuk ju pyet. Në qoftë se keni ndonjë simptomë të bezdisshme që mjeku nuk e ka zbuluar, tregojani.
Ataku dhe hipertensioni

Presioni i gjaku-t është një matje e forcës së gjakut tuaj që ushtrohet mbi muret e enëve të gjakut ndërkohë që ai udhëton nëpër trupin tuaj.

Leximi i presionit tuaj të gjakut është i shprehur në dy numra, p.sh. 120/80. Numri i parë tregon presionin sistolik të gjakut, numri i dytë tregon presionin diastolik të gjakut.

Çfarë është presioni i lartë i gjakut?

Presioni i lartë i gjakut në mënyrë mjekësore njihet si hipertension dhe është termi që është përdorur për të përshkruar presionin e gjakut dhe që normalisht është më i lartë se 140/90.

Presioni i lartë i gjakut si një faktor rreziku për atak

Presioni i lartë i gjakut është rreziku më i njohur për ataket. Ai gjithashtu mund të përshpejtojë disa forma të zakonshme të sëmundjeve të zemrës që sjellin më pas atakun e zemrës.

Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut duke shkaktuar atak. Në raste të rralla, hipertensioni mund të shkaktojë një goditje hemorragji-ke tek njerëzit që kanë lindur me formim të parregullt të mureve të enëve të gjakut në tru.

Rreziku i presionit të lartë të gjakut

Mjekët për një kohë të gjatë e kanë quajtur presionin e lartë të gjakut si një vrasës të heshtur, sepse vuajtësit mund të kenë presion të lartë të gjakut dhe mund të mos shfaqin simptoma. Nëse lihet pa u trajtuar, presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë atak në zemër dhe dështim të veshkave.

Çfarë e shkakton presionin e lartë të gjakut?

Ekzistojnë një sërë faktorësh rreziku që janë të lidhura me presionin e lartë të gjakut. Këto janë:

  • Një histori familjare me presionin e lartë të gjakut ose me atakun e zemrës;
  • Mosha – mundësia për presionin e lartë të gjakut rritet me rritjen e moshës;
  • Seksi – meshkujt kanë më shumë mundësi që të kenë presionin e lartë të gjakut, në krahasim me femrat;
  • Rritja e peshës trupore;
  • Konsumimi i tepërt i alkool-it;
  • Diabet-i;
  • Mungesa e të ushtruarit;
  • Duhani;
  • Marrja e tepruar e kripës.

Kontrolli i presionit të lartë të gjakut