Sëmundja e mëngjesit

Sëmundja e mëngjesit është një nga simptomat më të zakonshme dhe më të njohura të fillimit të shtatzënisë.

Midis 7 dhe 8 nga çdo 10 gra shtatzëna do të ndjehen të sëmura (përzierje) gjatë shtatzënisë së tyre dhe 5 apo 6 nga 10 në të vërtetë do të përjetojnë të vjella.

Disa studime kanë treguar që sëmundja e moderuar është një shenjë e shtatzënisë “së mirë”, me pak rrezik për abort.

Për shumicën e grave sëmundja e mëngjesit, e cila mund të ndodhë në çdo kohë të ditës, është një problem mjaft i vogël që zakonisht zhduket pas 3 muajve të parë.

Por ndonjëherë problemi është më i rëndë dhe zgjatet në kohë. Nënat e prekura keq mund të dështojnë për të fituar ndonjë peshë gjatë shtatzënisë së tyre dhe fëmijët e tyre mund të jenë të vegjël dhe të kequshqyer në lindje.

Në raste të rralla (rreth një në 1000), vjelljet e shtatzënisë janë shumë të rënda saqë nënat e prekura kanë nevojë për shtrim në spital. Kjo gjendje është e njohur si hyperemesis gravidarum dhe mund të kërkojë trajtim me ushqim intravenoz (me anë të pikave).

A mund të trajtohet sëmundja e mëngjesit?

Nuk ka asnjë trajtim të thjeshtë për përzierjet dhe të vjellat gjatë shtatzënisë. Edhe pse ilaçet janë shmangur më së miri në shtatzëni, sidomos në muajt e parë, ka disa që janë përdorur për shumë vite me asnjë rrezik të dukshëm për fëmijën në zhvillim. Në rastet më të rënda ato mund të jenë të nevojshme.

Ndryshime të caktuara të mënyrës sesi ushqimi është përgatitur dhe ngrënë mund të ndihmojë. Këto sugjerime janë me vlerë që të ndiqen:

  • Hani vakte të shpeshta dhe të vogla;
  • Shmangni pijet me sasi të madhe. Pini shpesh dhe pak ndërmjet të ngrënit;
  • Shmangni ushqimet me yndyrë, djegëse dhe të skuqura;
  • Mos harxhoni shumë kohë në kuzhinë dhe shmangni erën e ushqimeve kur bëni pazar;
  • Përgatitni ushqimet në kohën kur ndjeni më pak përzierje;
  • Mundojuni të hani një biskotë të thatë (ose çfarëdo gjëje tjetër) para se të ngriheni nga shtrati në mëngjes.

Nëse jeni shtatzënë dhe sëmundja që keni është shumë e rëndë për t’u injoruar, flisni me doktorin tuaj rreth kësaj.

Disa gra shtatzëna hanë sa për dy

Gratë obez-e që janë shtatzënë besojnë që duhet të hanë sa për dy dhe ka gjasa që ta shtojnë edhe më shumë se sa duhet peshën e tyre.

Studiuesit kanë tërhequr vëmendjen se shtimi i tepërt i peshës gjatë shtatzënisë mund të çojë në probleme afatgjata të peshës si edhe në lindje të parakohshme. Ata sugjeruan që gratë të këshillohen për limitet e shtimit të peshës qysh para apo pak pasi ato mbeten shtatzënë.

Gratë të cilat e monitorojnë me kujdes shtimin e peshës së tyre gjatë shtatzënisë mund të parandalojnë komplikime në të ardhmen.

Studiuesit pyetën 29 gra mbi peshë dhe obeze të cilat kishin lindur kohët e fundit për dietën e tyre, nëse kishin pasur apo jo sëmundjen e mëngjesit dhe kur ishin ushtruar fizikisht gjatë shtatzënisë së tyre.

Ekspert-ët rekomandojnë që gratë që janë me peshë normale duhet të shtojnë 11 deri 16 kg gjatë shtatzënisë. Gratë që janë mbi peshë duhet të shtojnë 7 deri 11 kg dhe gratë obeze 5 deri 9 kg.

Gratë që kanë shtuar më shumë se sasia e rekomanduar e peshës gjatë shtatzënisë së tyre besonin se “hanin sa për dy”. Studiuesit vunë re se këto gra ushtroheshin fizikisht më pak se zakonisht në kohën që ishin shtatzënë, bënin zgjedhje më pak të shëndetshme të ushqimit dhe e merrnin atë sipas dëshirave të tyre.

Ndërkohë, gratë që kishin shtuar sasinë e rekomanduar të peshës gjatë shtatzënisë së tyre kishin ndjekur një plan për ushqimin e tyre dhe ishin të kujdesshme lidhur me zgjedhjet e tyre. Ato nuk e kishin shtuar sasinë e kalorive që konsumonin çdo ditë dhe ushtroheshin fizikisht po aq e ndoshta edhe më shumë se sa bënin para se të mbeteshin shtatzënë.

Në total, gratë ishin më të orientuara drejt qëllimit për sa i përket rregullimit të peshës gjatë shtatzënisë.

Megjithëse rreth gjysma e grave e ndiqnin shtesën e tyre në peshë gjatë gjithë shtatzënisë së tyre, asnjë prej grave që kishin shtuar tepër në peshë nuk i kishin bërë 150 minutat e rekomanduara të ushtrimeve fizike me intensitet të moderuar për çdo javë.

10 shenjat e hershme të shtatzënisë

A mund të jeni shtatzënë? Disa simptoma mund të shfaqen afërsisht në kohën kur nuk iu kanë ardhur periodat, apo një javë apo dy më vonë. Në fakt, 7 nga 10 gra kanë simptoma në kohën kur ato janë gjashtë muaj shtatzënë.

Në qoftë se ju nuk mbani shënim për ciklin tuaj menstrual ose ai ndryshon shumë nga muaji në muajin pasues, ju mund të mos jenin e sigurt se kur duhet të prisni periodën tuaj. Por në qoftë se ju filloni të përjetoni disa nga simptomat e mëposhtme (jo të gjitha gratë i kanë ato të gjitha) dhe pyesni përse juve nuk u kanë ardhur periodat, fare mirë mund të jeni shtatzënë. Bëni në shtëpi testin e shtatzënisë dhe do ta gjeni atë me siguri.

1. Mospëlqimi i ushqimit

Në qoftë se jeni shtatzënë, nuk është e pazakontë që të ndjeheni e zmbrapsur nga aroma e një sanduiçi të Bolonjës ose një filxhani kafe dhe për disa aroma për të shkaktuar refleks-in e të vjellit. Megjithëse askush nuk e di këtë me siguri, ky mund të jetë një efekt anësor nga estrogjenet që rriten me shpejtësi në sistemin tuaj. Gjithashtu mund të gjeni se disa ushqime që më parë i pëlqenit papritur janë plotësisht të neveritshme për ju.

2. Ndryshime të humorit

Është e zakonshme që gjatë shtatzënisë ju të keni ndryshime të befta të humorit, pjesërisht për shkak të ndryshimeve hormonale që prekin nivelet tuaja të neuro transmetuesve (korrierëve kimikë në tru). Çdo njeri reagon ndryshe ndaj këtyre ndryshimeve. Disa nëna të ardhshme përjetojnë emocione të shtuara, edhe të mira edhe të këqija, të tjera ndjehen më shumë në depresion ose plot ankth.

Shënim: Në qoftë se ju jeni ndjerë e trishtuar ose e pashpresë ose e paaftë t’ia dilni mbanë me përgjegjësitë tuaja të përditshme, ose mendoni t’i bëni dëm vetes, drejtojuni menjëherë mjeku tuaj ose një profesionisti t shëndetit mendor.

3. Fryrje abdominale

Ndryshimet hormonale në shtatzëninë e hershme mund t’ju bëjnë të ndiheni e fryrë, njëlloj si ndjesia që disa gra kanë para periodave të tyre. Ja sepse rrobat tuaja mund të ndjehen si më të ngushta se zakonisht në bel.

4. Urinim i shpeshtë

8 shenja të hershme të shtatzënisë

Pyesni veten nëse jeni shtatzënë? Një test i shtatzënisë është mënyra me anën e së cilës do ta mësoni me siguri. Por në qoftë se është ende tepër herët për rezultate të sakta? Ju mund të vini re disa shenja të lehta të shtatzënisë – lodhje, të përziera, urinim të shpeshtë dhe zbutje të gjinjve. Këtu keni disa këshilla të ekspert-it se si të reagoni ndaj këtyre simptomave në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

1. Lodhja

“Lodhja e skajshme, e pashpjegueshme është ndoshta shenja më e zakonshme e shtatzënisë së hershme”, thotë Dr. Gil Gross, profesor i obstetrikë-s dhe gjinekologji-së në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në St. Louis.

“Mos e trajtoni lodhjen me kafeinë të tepërt në qoftë se ka ndonjë shans që të jeni shtatzënë”. Në vend të kësaj, “dëgjojeni trupin tuaj, merreni shtruar dhe përpiquni që të pushoni siç duhet”, thotë Dr. Donnica Moore, një eksperte e shëndetit të grave në Far Hills, Nju Jork.

2. Neveria nga ushqimi

Në qoftë se hapja e frigoriferit ju bën që të stepeni dhe nuk mund të kaloni pranë ndonjë restoranti kinez pa vënë shaminë para gojës, ju mund të jeni shtatzënë. Shumë gra raportojnë se një neveri e tillë e fortë ndaj ushqimeve është një nga shenjat e para të fillimit të shtatzënisë. Kjo mund të shkaktohet nga nivelet në rritje të hormonit beta hCG. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të manovroni e t’u qëndroni larg këtyre ngacmuesve.

3. Ndjeshmëria ndaj aromave

Aromat që asnjëherë nuk kanë qenë të pëlqyeshme për ju (si tymi i cigares) madje edhe ato që kanë qenë të kënaqshme (si kolonja e partnerit tuaj) mund t’ju bëjnë juve t’ju përzihet gjatë fazave të para të shtatzënisë. “Për disa gra kjo mund të jetë një shenjë e asaj që ato presin,” thotë Moore. Kjo ka të ngjarë të jetë rezultat i niveleve të rritura të hormoneve. Për fat të keq, “nuk mund të bëni vërtet asgjë, përveç se t’i shmangni ato kur mundeni”, thotë ajo, “veçanërisht tymin e cigareve që nuk i bën mirë foshnjës tuaj”.

4. Të përzierat dhe të vjellat

Si do të ndryshojë jeta juaj seksuale si baba i ardhshëm

Për disa burra, seksi gjatë shtatzënisë është i jashtëzakonshëm, por për disa të tjerë as që mund të mendohet. Të dyja janë reagim-e krejt të natyrshme. Çfarëdo qëndrimi mbani ju, kjo varet nga shumë faktorë, por një gjë është e garantuar: kur partnerja është shtatzënë, jeta juaj seksuale do të ndryshojë.

Seks i mbrojtur

Mund të pyesni, e çfarë është ky seks gjatë shtatzënisë? Por seriozisht, ndoshta nuk do të keni marrëdhënie seksuale aq të shpeshta sa më parë.

Ndoshta, arsyeja më e zakonshme që burrat (dhe gratë) e pushojnë jetën e tyre seksuale gjatë shtatzënisë nga frika se mos dëmtojnë foshnjën. Por për sa kohë mjeku nuk e ka përjashtuar marrëdhënien seksuale për ju, mos u shqetësoni.  Foshnja juaj është strehuar i sigurt në një qeskë të mbushur me lëngun amniotik (lëngu amniotik) dhe mbrohet nga paretet e trashë me muskuj të mitrës. Pra, nëse nuk bëni seks të egër, nuk ekziston pothuaj asnjë shans për të lënduar ndokënd.

Ka dy përjashtime të rëndësishme. Nëse ju angazhoheni në seks oral, mos fusni ajër në vaginën e partneres tuaj, sepse kjo mund të shkaktojë emboli (një flluskë ajri që mund të futet në qarkullimin tuaj të gjaku-t). Kjo ndodh shumë rrallë por mund të jetë e rrezikshme për jetën e partneres dhe të foshnjës.

Gjithashtu, mos bëni seks anal në qoftë se partnerja ka placenta previa (placenta mbulon pjesërisht ose plotësisht hapjen e qafës së mitrës) ose hemorroide.

Dallimi është tek dëshira

Ndryshimet në dëshirën për të pasur seks janë të zakonshme për burrat dhe gratë gjatë këtij ndryshimi të madh të jetës së tyre.

Në tremujorin e parë, shtatzënia e partneres, mund t’ju bëjë më të eksituar se kurrë. Për disa burra, marrëdhënia me një grua shtatzënë i jep vlerë maskulinitetit të tyre. Përveç kësaj, shumica e baballarëve të ardhshëm ndihen më afër partneren e tyre se më parë, dhe hera herës kjo afërsi shprehet me erotizëm.