shendeti-zemres

Një zemër e shëndetshme ndihmon për të siguruar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Mbajtja e një diete të dobët, duhani dhe mungesa e të ushtruarit ndikojnë tek zemra, edhe pse simptomat mund të qëndrojnë të fshehura për shumë vite. Sëmundja kardiovaskular-e është problemi kryesor shëndetësor. Sëmundja koronare e zemrës është shkaku më i përhapur i vdekjeve.

Dy mënyrat, nëpërmjet së cilës mund të vlerësohet shëndeti i zemrës është nëpërmjet monitorimit të presionit të gjakut dhe nivelit të kolesterol-it. Nëse ndonjëra prej këtyre është e lartë, atëherë sinjalizon nevojën për një ndryshim jetese dhe mundësisht nevojën për ilaçe, për të rikthyer shëndetin. Kontrollet e rregullta janë mënyra e vetme e vlerësimit të presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë.

Presioni i lartë i gjakut

Çdo njeri ka presion gjaku. Është presioni në arterie, i krijuar nga pompimi që bën zemra për qarkullimin e gjakut në trup. Presioni i gjakut është përcaktuar nëpërmjet 2 masave: presionit sistolik dhe presionit diastolik. P.sh. nëse presioni sistolik është 130 dhe presioni diastolik është 85, atëherë ajo shënohet 130/85. Në mënyrë korrekte ajo shënohet 130/85 mmHg.

Presioni normal i gjakut në përgjithësi është më pak se 130/85. Kur presioni i gjakut rritet mbi 140/90 në një bazë të rregullt, kjo është quajtur presion i lartë i gjakut ose hipertension. Sa më i lartë që të jetë presioni i gjakut, aq më të vështirë e ka punën zemra për të shtyrë gjakun drejt arterie-ve. Kjo eventualisht dëmton zemrën dhe enët e gjakut, duke rritur edhe rrezikun e sëmundjes së zemrës ose atakut.

Kolesteroli i lartë

Kolesteroli është lloji i yndyrave që gjendet në gjak dhe ka shumë funksione të rëndësishme në trup. Edhe pse pjesa më e madhe e kolesterolit vjen nga dietat tona, pjesa më e madhe është krijuar nga trupi jonë. Me kalimin e kohës, shumë kolesterol në gjak krijon atë që quhet aterosklerozë.

Tremujori i parë duket se është vendimtar për shëndetin e zemrës së foshnjës

Studimet kanë gjetur se zhvillimi i ngadalshëm i fetus-it lidhet me probleme të mëvonshme kardiovaskulare. Fëmijët që kanë qenë të vegjël gjatë fazave të hershme të zhvillimit të fetusit mund të jenë me një risk të shtuar për problemet e zemrës.

Gjetjet sugjerojnë se tre muaj e parë të shtatzënisë mund të jenë një periudhë vendimtare për shëndetin e zemrës në jetën e mëvonshme. Studiuesit kanë vënë re që tremujori i parë përfshin një periudhë të zhvillimit të shpejtë kur zemra dhe organ-et e tjera të rëndësishme fillojnë të formohen.

Studiuesit vlerësuan rreth 1 200 fëmijë të moshës 6 vjeç për faktorët e riskut kardiovaskular si sasia dhe shpërndarja e yndyrave të trupit, presioni i gjaku-t dhe nivelet e kolesterol-it dhe insulinë-s.

Krahasuar me fëmijët që ishin më të mëdhenj gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, ata që ishin më të vegjël kishin në masë të konsiderueshme më shumë yndyra dhe dhjamë në abdomen, presion më të lartë të gjakut dhe nivele jo të shëndetshme të kolesterolit.

Qenia i vogël gjatë tremujorit të parë shoqërohej gjithashtu me një risk të shtuar të ekzistencës së këtyre faktorëve kardiovaskularë të riskut gjatë fëmijërisë, sipas një artikulli të botuar online në 23 janar në bjm.com.

Por studimi vetëm sa ka zbuluar një lidhje midis përmasave të vogla gjatë tremujorit të parë dhe problemeve të mundshme në zemër. Ai nuk provoi një lidhje shkak-pasojë.

Nevojiten studime të tjera për të identifikuar përse përmasat e vogla gjatë tremujorit të parë duket se shoqërohen me riskun e shtuar të problemeve të zemrës në fëmijëri, si edhe me pasoja afatgjatë, përfundojnë Vincent Jaddoe, profesor i epidemiologji-së pediatri-ke në Qendrën Mjekësore të Universitetit Erasmus në Rotterdam dhe kolegët e tij.

Ky studim u shtohet provave në rritje se rritja e ngadalshme e fetusit shoqërohet me një risk të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemeve të tjera të shëndetit në jetën e mëvonshme.

Shëndeti i zemrës: Bëhuni fizikisht aktiv dhe shijoni ngrënien e shëndetshme

Ndryshimet e vogla të të ngrënit dhe njëkohësisht të të ushtruarit fizik mund të sjellin ndryshime të mëdha në shëndetin e zemrës.

Sëmundja kardiovaskulare është akoma një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve për meshkujt dhe për femrat. Përveç kësaj, mbipesha dhe epidemi-a e obezitet-it vazhdon. Më shumë se gjysma e të rriturve janë mbipeshë dhe obez-ë. Kjo sjell rritjen e rrezikut për sëmundjen koronare të zemrës, atakun, dështimin e zemrës dhe llojin 2 të diabet-it. Lajmi i mirë është që çdo njeri e ka mundësinë për të reduktuar sëmundjen e zemrës, ashtu sikundër edhe për të arritur dhe mbajtur një peshë të shëndetshme, duke bërë ndryshime të vogla të jetesës.

Kombinimi i aktivitetit fizik me të ngrënën e shëndetshme ndihmon në arritjen dhe mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe në të kujdesurit për zemrën.

Shijoni ngrënien e shëndetshme

E ngrëna e shëndetshme nuk nënkupton dietë dhe nuk do të thotë që duhet të ndiqni rregulla strikte.

Ngrënia e shëndetshme lidhet me të zgjedhurit e:

  • Zarzavateve, frutave, arrave dhe bishtajoreve;
  • Peshkut dhe produkteve bulmetore me pak yndyrë; dhe
  • Sasive të moderuara të yndyrave dhe vajit.

Të qenit fizikisht aktiv

Të qenit fizikisht aktiv është një pjesë e rëndësishme e një jete të shëndetshme. Në çfarëdolloj moshe, aktiviteti fizik sjell një sërë përfitimesh. Lajmi i mirë është që aktiviteti fizik nuk duhet të jetë i tepruar.

Për shëndetin e përgjithshëm, rekomandohet të paktën 30 minuta aktivitet fizik i moderuar në pjesën më të madhe të ditëve të javës.

Kërkimet kanë konfirmuar që nuk është asnjëherë vonë për të filluar aktivitetin fizik dhe njerëzit të cilët nuk ushtrohen kanë dy herë më shumë mundësi që të vdesin nga sëmundjet koronare të zemrës sesa ato që ushtrohen rregullisht, bëjnë aktivitet fizik të moderuar.

Pavarësisht nga mosha, përfitimet shëndetësore fillojnë të ndihen në momentin e nisjes së aktivitetit të rregullt fizik.

Krahasuar me njerëzit që nuk janë aktivë, ata që janë rregullisht fizikisht aktivë kanë tendencë që:

  • Të kenë përmirësime afatgjata të shëndetit;
Shëndeti i dobët i zemrës dhe Alzheimer-i

Studimi sugjeron se kur arterie-t trashen, ngurtësohen, në tru formohen pllakëza.

Një studim i ri i lidh sëmundjet e zemrës me mundësitë në rritje, për të patur demencë (çmenduri).

Hulumtuesit zbuluan se ngurtësimi i arterieve, një sëmundje që quhet aterosklerozë, lidhet me akumulimin e pllakëzave beta -amiloid në tru, që janë vula e sëmundjes Alzheimer (sëmundja Alzheimer).

“Ky është më shumë se vetëm një shembull i mënyrës se si lidhet shëndeti i zemrës me atë të trurit. Ky është një sinjal se procesi i plakjes së enëve të gjaku-t mund të predispozojë trurin, për një akumulim më të madh të pllakëzave të amiloid-it”, tha kërkuesi Timothy Hughes, i departamentit të mjekësisë së brendshme në Universitetin Wake Forest në Winston – Salem, NC.

Pllakëzat mblidhen me kalimin e moshës dhe duket se përkeqësohen tek ata me arterie të forta, tha ai. “Gjetja dhe parandalimi i shkaqeve të grumbullimit të pllakëzave do të jetë një faktor thelbësor në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit, si dhe në mbajtjen e shëndetit të mirë të trurit, sa më gjatë të jetë e mundur”, shtoi Hughes.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës mes të moshuarve. Ky çrregullim progresiv i trurit prek rëndë të menduarit, kujtesën dhe aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme.

Raporti, i publikuar në 31 mars në versionin online të revistës shkencore JAMA Neurology, ekzaminoi imazhet e trurit dhe shëndetin e arterieve të pacientëve nga mosha 83 vjeçare e më lartë.

Kardiolog-ët dhe neurolog-ët kanë filluar ta pëlqejnë idenë se shëndeti i zemrës dhe i trurit nuk janë të pavarur, por të lidhur me njëri-tjetrin, tha Dr Kevin King, një profesor asistent në departamentin e radiologji-së në Universitetin e Teksasit, në Fakultetin e Mjekësisë për zonën jug-perëndimore, si dhe autor i një editoriali shoqërues për studimin, në një revistë shkencore.

Shëndeti i zemrës me rritjen e moshës

Sëmundja koronare arterial-e (sëmundja që shkakton atakun e zemrës) është akoma një ndër shkaqet kryesore të vdekjes dhe të aftësisë së kufizuar. Ndërkohë që ekzistojnë disa faktorë, siç është mosha dhe historia familjare, që nuk mund të ndryshohen, ekzistojnë dhe një sërë faktorësh të tjerë që mund të modifikohen dhe që ndihmojnë për të mbajtur zemrën e shëndetshme ndërkohë që vitet kalojnë. Një jetesë e shëndetshme (p.sh. mos pirja e duhanit; ngrënia e një diete të pakët me yndyra; të ushtruarit; mbajtja e një peshe të shëndetshme) mund të mbrojë zemrën dhe ju bën që të ndiheni më mirë për një kohë të gjatë. Bërja e disa ndryshimeve pozitive në jetën tuaj mund të ndihmojë në stabilizimin e sëmundjes së zemrës në ato që e kanë këtë sëmundje dhe në reduktimin e rrezikut për sëmundje të mëtejshme të zemrës. Më poshtë do të gjeni disa hapa që ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës.

1. Ndaloni duhanin

Duhani nuk është vetëm shkaku madhor i sëmundjes koronare të zemrës, por gjithashtu rrit rrezikun e një ataku të menjëhershëm kardiak. Nga të gjithë faktorët e rrezikut për sëmundjen e zemrës, duhani është më i rrezikshmi, duke e rritur rrezikun 2-6 herë. Nëse jeni një duhanpirës, lënia e duhanit është hapi më i rëndësishëm që mund të ndërmerrni për të reduktuar sëmundjen e zemrës. Në fakt, rreziku bie në mënyrë të menjëhershme pas 12 muajsh pas ditës së lënies së duhanit.

2. Mbani të ulët presionin e gjakut

Informacion i përgjithshëm

Një atak në zemër, i njohur gjithashtu si një infarkt i miokard-it (infarkt i miokardit) ose “koronar”, ndodh kur furnizimi me gjak për një pjesë të muskulit të zemrës suaj është bllokuar, duke shkaktuar dëme në zemrën tuaj. Bllokimi është shkaktuar zakonisht nga një mpiksje gjaku në njërën prej arterie-ve koronare që furnizojnë me gjak zemrën. Kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë në qoftë se arteriet janë të ngushtuara.

Ngushtimi i arterieve zhvillohet gjatë shumë viteve dhe shkaktohet nga depozitat yndyrore ose pllakat. Kjo quhet aterosklerozë apo sëmundje koronare arterial-e.

Se çfarë e shkakton saktësisht pllakën arteriale nuk është kuptuar plotësisht. Mirëpo, ekzistojnë faktorë rreziku që rrisin shanset për zhvillimin e sëmundjes koronare dhe të përjetuarit të një ataku në zemër.

Faktorët rrezikues të sëmundjes së zemrës

  • Rritja e moshës;
  • Të qenit mashkull;
  • Një histori e mëparshme e sëmundjes së zemrës;
  • Një histori familjare e sëmundjes së zemrës;
  • Pirja e duhanit;
  • Obezitet-i;
  • Dieta e varfër;
  • Rritja e kolesterol-it në gjak ose trigliceridet;
  • Rritja e presionit të gjakut;
  • Diabet-i;
  • Niveli i ulët i të ushtruarit;
  • Stresi;

Vlerësimi i rrezikut të zemrës

Profesionisti juaj i shëndetit mund të vlerësojë rrezikun e të paturit të një ataku në zemër ose goditjeje në 5 vitet e ardhshme. Ky vlerësim përfshin matjen e kolesterolit tuaj në gjak sikundër dhe presionin e gjakut.

Këto rezultate mund t’ju ndihmojnë që të planifikoni çdo ndryshim jetese, ilaçesh dhe mbikqyrjen për të ulur nivelin tuaj të rrezikut të zemrës. Nëse rezultatet tregojnë që ju jeni në një rrezik të moderuar ose të lartë, një ekzaminim më i detajuar mund të rekomandohet.

Në përgjithësi, një vlerësim rreziku është një ide e mirë nëse ju:

  • Jeni një burrë në moshë mbi 45 vjeç;
  • Jeni një grua në moshë mbi 55 vjeç.

Duhet të bëni një vlerësim rreziku në një moshë të re (një burrë mbi 35 vjeç, një grua mbi 45 vjeç) nëse ju:

  • Pini duhan;
  • Jeni mbipeshë;
  • Keni një nivel të lartë kolesteroli, trigliceride ose presion gjaku;
  • Keni një histori familjare të sëmundjes kardiovaskular-e ose diabet-it.

Njerëzit optimistë shfaqen që të jenë më pak të rrezikuar ndaj atakeve të zemrës dhe gjendjeve të tjera kardiovaskulare, në bazë të një rishikimi të më shumë se 200 studimeve.

Asetet psikologjike si optimizmi dhe emocionet pozitive sigurojnë mbrojtje ndaj sëmundjes së zemrës  dhe mund të zvogëlojnë zhvillimin e saj, zbuluan kërkuesit amerikanë.

Ato treguan se njerëzit më optimistë kishin një reduktim rreziku prej 50% ndaj përjetimeve të sëmundjeve kardiovaskulare.

Njerëzit me një sens mirëqenieje janë më shumë të përfshirë në kryerjen e rregullt të ushtrimeve dhe në ngrënien e një diete të mirë balancuar, dhe ato kanë një funksion më të mirë biologjik siç është presioni i ulët i gjaku-t dhe nivelet e shëndetshme të kolesterol-it.

Shumë studime kanë treguar se mendimet negative janë shumë të dëmshme për shëndetin e zemrës, dhe se mendimet pozitive psikologjike ndikojnë në shëndetin kardiovaskular.