aloe-vera

Aloe Vera është me të vërtetë një bimë mjaft e jashtëzakonshme. Ajo është një bimë e lëngshme dhe pjesë e familjes së zambakut (Liliaceae) – e njëjta familje ku bëjnë pjesë edhe hudhra e qepa.
Pjesë të ndryshme të bimës përdoren për efekte të ndryshme në trupin tonë dhe Aloe Vera ka dy mënyra aplikimi, si të brendshme ashtu dhe të jashtme.
Më pëlqen shumë të shtrydh pjesën e brendshme të bimës Aloe, madje unë e shtoj atë në pijet e mija me fruta për të fituar disa nga vetitë e kësaj bime të jashtëzakonshme. Sigurohuni që të lexoni me kujdes seksionin e fundit të artikullit, në lidhje me mbipërdorimin e kësaj bime si dhe rekomandimet e dozave se si duhet ta përdorni atë.
Aloe Vera përmban mbi 200 komponentë aktivë duke përfshirë vitamina, minerale, aminoacide-t, enzimat, polisaharid-et dhe acidet yndyrore. Nuk është çudi që kjo bimë përdoret për një gamë kaq të gjerë kurash dhe recetash. Pjesa më e madhe e fletës së Aloe Vera është e mbushur me një substancë në formë xheli, jo të turbullt (me pamje të qartë) e cila është rreth 99% ujë.
Njerëzimi ka përdorur Aloen për qëllime terapeutik-e për më shumë se 5000 vjet. Lista e përfitimeve dhe efekteve për këtë bimë të mrekullueshme është e gjatë.
Kjo është një listë e 12 përfitimeve dhe përdorimeve mjekësore më të mira të Aloe Vera:

1. Aloe Vera është e pasur në vitamina dhe minerale:

Aloe Vera përmban shumë vitamina duke përfshirë vitamina A, vitamina C, vitamina E, acid folik, kolinë, vitamina B kompleks (B1-tiamin, B2-riboflavin, B3-niacin, B6-piridoksin). Aloe Vera është edhe një nga bimët e pakta që përmban vitaminën B12.
Disa nga 20 mineralet që gjenden tek Aloe Vera përfshijnë: kalcium, magnez, zink, krom, selen, natrium, hekur, kalium, bakër, mangan.

2. Aloe Vera është e pasur me aminoacide dhe acide yndyrore

Aminoacidet janë blloqet e ndërtimit të proteinave. Ka rreth 22 aminoacide që janë të nevojshme për trupin e njeriut dhe 8 prej tyre janë thelbësore. Vlera e aminoacideve që gjenden tek Aloe varion nga 18-20, bashkë me 8 aminoacidet esenciale.

Stresi emocional - ndikues negativ për presionin e gjakut

Stresi emocional sjell presion të lartë gjaku (BP) dhe më vonë probleme shëndetësore. Situatat emocionale, si debatet me partnerin, janë të lidhura me shëndetin e përgjithshëm.

Ekspozimi ndaj stresit emocional mund të jetë një dëmtues potencial madhor për shëndetin kardiovaskular.

Studimi përfshiu më shumë se 70 studentë të universitetit me presion normal të gjakut. Studentëve, të cilëve ju kërkua që të numëronin mbrapsht, ndërkohë që kryenin aktivitete me komponentë emocionalë, shfaqën një vonesë në krahasim me studentët që kryenin aktivitete dhe nuk ishin të përfshirë në çështje emocionale.

Jeni shtatzënë? Bëni ushtrime

Llojet e duhura të ushtrimeve janë kryesore për të mbetur në formë të mirë fizike, e shëndetshme dhe e lumtur gjatë shtatzënisë suaj. Tashmë që ju jeni duke pritur, një program i shëndetshëm ushtrimesh duhet të vendoset në krye të listës tuaj të prioriteteve menjëherë në krah të vitaminave të para lindjes dhe netëve të plota në gjumë.

Përse? Fillimisht ju do të ndiheni më në ngritje dhe më energjike. Gjithashtu ju do të ruani shëndetin kardiovaskular, po ashtu si edhe një grua që nuk është shtatzënë, thotë Dr. Raul Artal, profesor dhe shef departamentit të obstetrikë-s, gjinekologji-së dhe shëndetit të gruas në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit St. Louis dhe autor kryesor i direktivave për ushtrimet gjatë shtatzënisë botuar nga Kolegji Amerikan i Obstetër-ve dhe Gjinekolog-ëve.

Po aq i rëndësishëm, shton ai, të qëndruarit fizikisht aktive gjatë shtatzënisë ndihmon në parandalimin e shtimit të tepërt në peshë dhe diabet të shtatzënisë si edhe të preklampsi-së (presionit të lartë të gjaku-t që mund të ndodhë gjatë shtatzënisë). Dhe ja se ku janë disa të reja me të vërtetë të mirëpritura: Dobitë mund të shtrihen deri në sallën e lindjes, sipas Artal. “Ne e dimë se ato gra që janë  në formë të mirë fizike mund ta shtyjnë jashtë më me lehtësi foshnjën”.

Masat paraprake për ushtrimet e shtatzënisë

Megjithatë, ushtrimi mund të jetë i rrezikshëm në disa kushte, duke përfshirë rrezikun për lindje të parakohshme, anemi të rëndë, probleme të zemrës, ose diabet i kontrolluar dobët. Jo të gjithë problemet shëndetësore e përjashtojnë aktivitetin fizik. Pyesni mjekun tuaj për të qenë e sigurt që në qoftë se merrni lejen e tij, ju mund të ecni, notoni, ushtroheni me pesha të lehta. Vetëm mos e teproni. Do t’ju duhet të merrni disa masa paraprake siç janë më shumë pushime gjatë stërvitjeve tuaja. Por vetë stërvitja është një lëvizje e mençur si për ju ashtu edhe për foshnjën tuaj.

Në qoftë se nuk jeni stërvitur para shtatzënisë, mund të filloni tani

Pagjumësia mund të rrisë rrezikun e përjetimit të një ataku në tru, veçanërisht për të rinjtë

Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia mund të kenë një rrezik në rritje për të pësuar një atak në tru, veçanërisht në qoftë se janë të rinj. Kështu sugjeron një studim i gjerë në Taivan.

Në periudhën kohore prej katër vjetësh, studiuesit gjetën se pagjumësia dukej se i rriste gjasat që një person të shtrohej në spital për shkak të goditjes në tru, me 54%.

Ky rrezik arrinte majat për njerëzit e moshës midis 18 dhe 34 vjeç, të cilët kishin tetë herë më shumë mundësi të pësonin atak në tru, nëse kishin insomnia (pagjumësi), kur krahasoheshin me bashkëmoshatarët e tyre. Këtë zbuloi ky studim.

“Ne i kushtojmë shumë vëmendje presionit të lartë të gjaku-t, obezitet-it, si dhe çështjeve të lidhura me kolesterol-in. Këto njihen si faktorë rreziku”, tha Dr. Demetrius Lopes, drejtor i Qendrës së Ndërhyrjeve Cerebrovaskulare në Universitetin Rush në Çikago dhe një zëdhënës i Shoqatës Amerikane të Zemrës. “Por unë mendoj se ajo që anashkalohet është se në qoftë se ju nuk keni një rutinë të mirë gjumi, ajo mund t’ju dëmtojë, veçanërisht në moshë të re”.

Studimi i ri krahasoi të dhënat mjekësore, të zgjedhura rastësisht, të më shumë se 21.000 njerëzve me insomnia dhe 64.000 njerëzve pa insomnia. Asnjëri prej tyre nuk kishte një diagnozë të mëparshme për goditje në tru apo apne të gjumit.

Rezultatet u botuan në numrin e muajit maj të revistës Stroke.

Gjatë katër viteve të ndjekjes së subjekteve të studimit, 583 njerëz që vuanin nga pagjumësia dhe 962 pa insomnia janë shtruar në spital për shkak të atakut në tru. Pasi vlerësuan faktorët e tjerë, studiuesit dolën në përfundimin se njerëzit me pagjumësi kishin rrezik të lartë për goditje në krahasim me ata që flinin mirë.

Hulumtuesi Ya – Wen Hsu në Universitetin Chia Nan dhe kolegët e tij, gjithashtu zbuluan se grada e pagjumësisë nga e cila vuan jë person, kishte ndikim të drejtpërdrejtë në rrezikun e tyre të dukshëm për të pësuar një atak në tru.