Pozicionet e fjetjes gjatë shtatzënisë

Pyetje: “Unë zakonisht fle përmbys, por tashmë që po bëhem më e madhe, duket se do të kem probleme. A është e parrezikshme të fle në shpinë gjatë shtatzënisë?”

Çfarë tersi, tani që ju keni nevojë më shumë se kurrë për një gjumë të mirë natën, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të arrihet (ja sepse pagjumësia është një simptomë kaq e zakonshme e shtatzënisë). Qëndrimi komod në shtrat nuk është më i kollajshëm, veçanërisht në qoftë se pozicioni juaj i preferuar është përmbys dhe barku juaj është në madhësi sa një shalqi.

Por para se të zgjidhni një pozicion  tjetër për të fjetur, merrni mendimin e ekspert-ëve. Ata rekomandojnë që gratë shtatzëna të mos shtrihen të flenë në shpinë gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë sepse pesha e mitrës dhe e foshnjës në rritje, shtyp venën që çon gjakun në zemër nga zonat e poshtme të trupit tuaj. Në qoftë se ajo shtypet mund të ndërhyjë në qarkullimin optimal të gjakut (dhe qarkullimi i gjakut është miku më i mirë i shtatzënisë).

Pra, çfarë pozicioni duhet të jetë më i miri për një grua shtatzënë? Ekspertët thonë që pozicioni më i mirë është në krah. Megjithëse ka pak rëndësi se çfarë krahu do të zgjidhni, shtrirja në krahun e majtë lejon rrjedhje maksimale të gjakut dhe mund të reduktojë ënjtjen e këmbëve. Për ta ndjerë veten rehat në këtë pozicion përdorni sa më shumë jastëkë. Mund të provoni të vendosni një jastëk midis këmbëve, një nën bel  dhe një pas shpinës tuaj, ose çdo lloj kombinimi të improvizuar që ju lejon të flini sa më mirë.

Keloidet

Keloid-et mund të konsiderohet se janë vraga që nuk dinë se ku të ndalojnë. Disa herë një keloidi i referohen si një vragë keloidi, ajo është një vragë e fortë e grumbulluar që rritet krejt befasisht mbi pjesën tjetër të lëkurës. Zakonisht ka një majë të lëmuar dhe një ngjyrë rozë apo të purpurt. Keloidet janë me forma të çrregullta dhe priren të zmadhohen progresivisht. Ndryshe nga shenjat e tjera keloidet largohen me kalimin e kohës.

Cili është ndryshimi midis një keloidi dhe një vrage hipertrofike?

Pasi lëkura është lënduar, procesi i shërimit zakonisht lë një vragë. Disa herë vraga është hipertrofi-ke ose e trashur, por e kufizuar në kufirin e plagës. Vragat hipertrofi-ke priren të jenë më të kuqe dhe mund të zhduken vetiu (një proces që mund të dojë një vit apo më shumë). Mjekimi, si p.sh. injeksion-e të kortizonit mund ta shpejtojnë këtë proces.

Në të kundërt, keloidet mund të fillojnë dikur pas lëndimit dhe të shtrihen përtej vendit të plagosur. Kjo tendencë për të emigruar në zonat rreth e rrotull, të cilat nuk ishin lënduar fillimisht i dallon keloidet nga vragat hipertrofike. Keloidet zakonisht shfaqen pas një ndërhyrje kirurgjik-ale ose një plagosje por mund të shfaqen edhe spontan-isht ose si rezultat i ndonjë inflamacion-i të lehtë, siç është një puçërr e akne-s në gjoks. Plagosje të tjera të vogla që mund të nxisin keloidet janë djegie-t apo shpimet (pircing).

Cilat janë simptomat dhe shenjat e keloideve?

Keloidet rriten dhe duken shkëlqyese dhe në trajtën e kubesë, duke ndryshuar në ngjyrë nga rozë në të kuqe. Disa keloide bëhen mjaft të mëdhenj dhe të pakëndshëm. Përveç se shkaktojnë probleme potenciale kozmetike këto vraga priren të kruhen, të zbuten e madje edhe të dhëmbin kur preken.

Cili është shkaku i keloideve?

Mjekët nuk e kuptojnë saktësisht përse keloidet formohen tek disa njerëz ose në disa situata dhe jo në të tjerë. Ndryshimet në sinjalet qelizore që kontrollojnë rritjen dhe shpërndarjen mund të jenë të lidhura me procesin e formimit të keloidit, por këto ndryshime ende nuk janë karakterizuar shkencërisht.

Në 28 cm dhe afërsisht 450 gram, pothuajse sa një pako makarona, foshnja juaj po fillon të duket si një i sapolindur në miniaturë. Buzët, qepallat dhe vetullat po i bëhen më të dallueshme dhe madje po i zhvillohen kicat e dhëmbëve nën mishra. Sytë janë formuar por bebes së syrit (pjesës së ngjyrosur), ende i mungon pigmenti. 2

Në qoftë se do të mund të shihni brenda mitrës, ju do të ishit në gjendje të dallonit qimet e holla që i mbulojnë trupin dhe rrudhat e thella në lëkurë, të cilat do të mbeten deri sa të mbushen me yndyrë. Brenda barkut, pankreas-i, thelbësor për prodhimin e disa hormoneve të rëndësishme, po zhvillohet vazhdimisht.

Si po ndryshon jeta juaj:

Në këtë fazë, ju mund të gjeni që barku juaj po bëhet një magnet për duart. Është fare e rregullt t’u thoni njerëzve që prekin barkun tuaj, se do të donit që më mirë të mos e bënin këtë gjë. Dhe në qoftë se njerëzit ju thonë që dukeni më e madhe apo më e vogël se sa do të duhej, kujtohuni që çdo grua shton, dhe e tregon këtë në një shkallë apo në një tjetrën.

E rëndësishme është të bëni vizita të rregullta tek mjeku për t’u siguruar që rritja e foshnjës të jetë normale. Ju mund të vini re shenja tendosjeje në abdomen-in tuaj, ndërkohë që ai zgjerohet për t’i bërë vend foshnjës.

paktën gjysma e grave shtatzënë kanë shenja të tendosjes në kohën që lindin. Këto vija të vogla të lëkurës, të endura në mënyra të ndryshme, mund të luhaten nga rozë në kafe të errët (varësisht nga ngjyra e lëkurës). Megjithëse ato zakonisht shfaqen në bark, mund të jenë edhe në mollaqe, kofshë apo ije dhe gjinj. Nuk ka ndonjë provë që ndonjë lëng për fërkim të ndihmojë për të penguar shenjat e tendosjes, por mbajtja e lagësht e lëkurës mund të ndihmojë për kruajtjet.

Trupi ndryshon jo vetëm në bark.

Ju e prisnit që barku t’ju rritej, ndoshta edhe gjinjtë, por ndryshimet e mëposhtme fizike mund t’ju zënë në befasi. Ashtu si edhe për shumë ndryshime të pamjes tuaj gjatë shtatzënisë, hormonet luajnë rol në shumicën e tyre.