Zbavitje në vaskën e madhe të banjës

Është koha ta kaloni fëmijën tuaj në vaskën e madhe? Ja se si duhet ta prezantoni atë me një zbavitje të madhe me përplasje duarsh e këmbësh në ujë.

Në qoftë se foshnja juaj mund të qëndrojë ulur i sigurt dhe është më i madh se sa vaska e tij e vogël e banjës, është koha për të filluar zhytjen dhe për t’i bërë banjë në vaskën e madhe. Mos u nervozoni, më shumë ujë do të thotë më shumë qejf për të dy ju. Ju mund të filloni duke i bërë banjat e fundit në vaskën e tij të vogël brenda vaskës së madhe për ta familjarizuar atë me mjedisin e një vaske më të madhe nga ajo me të cilën është mësuar.

Për hir të sigurisë ju mund të përdorni një ndenjëse në vaskë në qoftë se kjo ju bën të ndjeheni më e qetë, por mbani mend që duhet të jeni e pranishme gjatë gjithë kohës që foshnja përplas duar e këmbë në ujë. Në qoftë se keni harruar ndonjë gjë në dhomën tjetër, ose i thoni dikujt tjetër ta marrë atë për ju, ose nxirreni foshnjën jashtë nga vaska dhe mbajeni me vete ndërkohë që merrni atë send që ju nevojitet. Gjithashtu, mbajeni temperaturën e ujit në temperaturën e përshtatshme dhe gjithmonë provojeni me pëllëmbën ose kyçin e dorës para se të fusni atje foshnjën.

Le të fillojë zbavitja: Ju duhen më shumë se disa rosa prej gome apo një komplet lodrash për ta zbavitur të voglin tuaj të bukur. Thjesht duke eksploruar të gjithë mënyrat me të cilat lodra të ndryshme mund të pluskojnë, të zhyten dhe të derdhen kjo e mbush atë me gëzim. Në qoftë se është paksa nervoze merrni me vete një kukull që mund të lahet bashkë me të. Bëjini banjë kukullës po ashtu si i bëni foshnjës tuaj, duke vazhduar të tregoni se sa shumë e pëlqen ajo ujin e ngrohtë.

Seksi i sigurt duke përdorur prezervativ

Është e rëndësishme për të praktikuar seks të sigurt, si për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara dhe për të reduktuar rrezikun e kontaktit të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm (STI-sexual transmitted infections) si klamidia, herpesi gjenital, gonorre, hepatit ose HIV (human immunodeficiency virus).

Një grua që merr kontraceptiv oral nuk do të mbrohet kundër STI–ve por vetëm kundër shtatzënisë.

Të dy llojet e prezervativëve, mashkullor dhe femëror të mbrojnë kundër STI-ve ashtu sikundër edhe shtatzënisë. Shansi i të mbeturit shtatzënë ndërkohë që përdor prezervativin mashkullor është nga 2 në 15% dhe varet sesa kujdesshëm është përdorur. Shansi për të ngelur shtatzënë duke përdorur një prezervativ femëror është i krahasueshëm.

Nëse keni marrëdhënie seksuale të pambrojtur apo ju mendoni se prezervativi mund të ketë dështuar, shkoni tek doktori ose farmacisti juaj sa më shpejt të jetë e mundur. Kontracepsion-i emergjent (pilula e mëngjesit tjetër) është në dispozicion pa recetë, por duhet të përdoret brenda 120 orëve të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Juve ju duhet gjithashtu të kontrolloheni për STI.

Prezervativët

Prezervativët sigurojnë një pengesë fizike për spermën dhe STI-të, por efikasiteti i tyre varet nga përdorimi i tyre i saktë. Prezervativët duhet gjithmonë të ruhen larg nga të nxehtit dhe rrezet e diellit dhe duhet të hidhen në qoftë se ata janë përtej datës së tyre të skadencës.

Prezervativët mund të jenë dëmtuar nga nxehtësia ose në qoftë se ata kanë qenë afër saj. Prezervativët mashkullorë gjithashtu mund të jenë dëmtuar në qoftë se vagina është shumë e thatë, ose ato janë përdorur për seks anal, kështu që juve mund t’ju duhet një lubrifikant. Si shumica e prezervativëve mashkullorë, lubrifikantët për to duhet të jenë me bazë uji.

Cilat janë shkaqet e gjakderdhjes në tremujorin e parë të shtatzënisë?

Rreth 20% e grave kanë pak gjakderdhje gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.

Shkaqet e mundshme të gjakderdhjes në tremujorin e parë përfshijnë:

  • Gjakderdhja që vjen nga implantim-i - Ju mund të përjetoni disa pika normale gjaku brenda 6 – 12 ditëve të para pasi të jeni ngjizur. Disa gra nuk e kuptojnë se ato janë shtatzënë, sepse e ngatërrojnë këtë derdhje gjaku me një periodë të lehtë. Zakonisht gjakderdhja është shumë e lehtë dhe zgjat nga disa orë deri në disa ditë.
  • Dështimi i shtatzënisë - Për arsye se dështimi i shtatzënisë është më i zakonshëm gjatë 12 javëve të para të saj, ai ka mundësi të jetë një nga shqetësimet më të mëdha kur femrat përjetojnë gjakderdhjen në tremujorin e parë. Rreth gjysma e grave që kanë gjakderdhjen gjatë shtatzënisë faktikisht dështojnë me shtatzëninë e tyre, por kjo nuk do të thotë se nëse ju përjetoni gjakrrjedhje, keni humbur foshnjën, veçanërisht nëse nuk keni simptoma të tjera.

Simptomat e tjera të dështimit të shtatzënisë janë dhimbjet e forta të barkut dhe të indeve, të cilat kalojnë nga vagina.

Shtatzënia ektopike

Në një shtatzëni ektopik-e, embrioni i ngjizur implantohet jashtë mitrës, zakonisht në gypin fallopian (tubat uterine). Nëse embrion-i vazhdon të rritet, ai mund të bëjë që gypi fallopian të shpërthejë, gjë e cila mund t’i kërcënojë jetën nënës. Edhe pse shtatzënia ektopike është potencialisht e rrezikshme, ajo ndodh vetëm në rreth 2% të shtatzënive.

Simptomat e tjera të shtatzënisë ektopike janë ngërçet ose dhimbjet e forta në fundin e barkut si dhe marramendja.

Shtatzënia molare (sëmundja trofoblastike gestacionale)

Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore në të cilën në vend të foshnjës, brenda mitrës rriten inde anormal-e. Në raste të rralla, indet janë kancer-oze dhe mund të përhapen në pjesët e tjera të trupit.

Simptomat e tjera të shtatzënisë molare janë të përzierat dhe të vjellat e rënda, si dhe zgjerimi i shpejtë i mitrës.

Shkaqet e tjera të gjakderdhjes në shtatzëninë e hershme përfshijnë:

Rezusi negativ i gjakut dhe shtatzënia

Nëse keni gjak me rezus negativ (Rh-), fetusi juaj mund të jetë nën rrezikun e problemeve shëndetësore. Kjo është e vërtetë vetëm nëse fetusi juaj ka rezus të gjakut pozitiv (Rh+). Megjithatë, grupi i gjakut të fëmijës suaj nuk dihet derisa ai të lind. Një test tjetër i ndjekur nga trajtimi ndihmon në ndalimin e problemeve.

Çfarë është faktori rezus?

Faktori rezus (rhesus faktori) është një substancë e gjetur në gjakun e njerëzve. Gjaku i njerëzve është i rezusit negativ ose pozitiv. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë faktorin rezus (Rh) dhe testin rezus pozitiv (Rh+), megjithatë, disa njerëz janë të rezusit negativ (Rh-) dhe nuk e kanë faktorin rezus.

Kur është më vete faktori rezus nuk shkakton probleme shëndetësore. Por, kur mamaja është e rezusit negativ Rh- dhe fetusi i saj i rezusit pozitiv Rh+, mund të ketë probleme shëndetësore për fetusin dhe për çdo fetus tjetër që ajo mund të ketë.

1. Nëse mamaja është rezus negativ dhe babai është rezus pozitiv, fetusi i tyre mund të jetë i rezusit pozitiv ose i rezusit negativ

rhesus-negative mother; rhesus-positive father

2. Nëse fetusi është i rezusit pozitiv, ekziston rreziku që disa prej qelizave  të gjakut pozitiv do të marrin gjakun e nënës gjatë shtatzënisë dhe në këtë mënyrë përzihen me gjakun e rezusit negativ.

rhesus-positive fetus

3. Gjaku i nënës do të krijojë antitrupa që do të sulmojnë rezusin pozitiv të gjakut të fetusit.

mother's blood makes antibodies against fetus' blood

4. Këto antitrupa mund të krijojnë probleme shëndetësore për fetusin, siç është anemia ose vdekja.

these antibodies can cause problems for fetus

5. Nëse nëna bën më pas një fëmijë tjetër që është gjithashtu i rezusit pozitiv, antitrupat e saj mund të kalojnë placentën dhe të sulmojnë gjakun e bebes, duke shkatërruar qelizat e saj të gjakut.

Cilat janë rreziqet?

Diabeti i shtatzënisë: Pyetje dhe përgjigje

Pyetje: Çfarë është diabeti i shtatzënisë?

Përgjigje: Diabeti i shtatzënisë është një formë e përkohshme diabeti, që shfaqet gjatë shtatzënisë. Është ndryshe, të pasurit diabet përpara shtatzënisë dhe pas mbetjes shtatzënë.

Diabeti i shtatzënisë zakonisht diagnostikohet në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Tipikisht, fillon në javët 24–28 dhe ikën pasi lind bebja.

Pyetje: A jam në rrezik nga diabeti i shtatzënisë?

Përgjigje: Diabeti i shtatzënisë prek 5–10% të grave shtatzëna. Gratë me prejardhje të caktuar si indiane, kineze, vietnameze, Lindja e Mesme, polineziane/malajziane dhe aborigjene australiane ose nga Ujdhesa e Ngushticës së Torres, kanë më shumë rrezik për zhvillimin e diabetit të shtatzënisë, sesa gratë me origjinë Kelte-Angleze.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë lloj rreziku janë:

  • Mbipesha;
  • Pasja e historive familjare me diabet të tipit 2;
  • Pasja e diabetit gjatë shtatzënive të mëparshme;
  • Pasja e vështirësive gjatë tërë periudhës së shtatzënisë;
  • Të qenit më shumë se 30 vjeç;
  • Pasja e një bebeje të mëparshme me peshë të madhe (më shumë se 4.5 kg).

Pyetje: Si mund ta di nëse kam diabet të shtatzënisë?

Përgjigje: Diabeti shtatzënisë zakonisht nuk shfaq simptoma. Për këtë arsye, është e rëndësishme, që të bëhen teste gjatë shtatzënisë, zakonisht midis javëve 26-28.

Simptomat që mund të duken, përfshijnë rënie të përgjithshme, etje gjatë tërë kohës dhe rritje të urinim-it.

Pyetje: Çfarë është testi për diabetin e shtatzënisë?

Përgjigje: Testi i kontrollit quhet testi i ndryshimit të glukozës. Ky test përfshin pirjen e solucion-it me glukozë, në masën 50 gr ose 75 gr dhe më tej marrja e një kampioni gjaku pas një ore. Nëse pas një ore niveli i glukozës në gjak është i lartë, mund të kërkohet që një ditë tjetër të bëhet edhe një test tjetër, që njihet si testi i tolerancës së glukozës, për të konfirmuar diagnozë-n e diabetit të shtatzënisë.

Depresioni post-natal: Çfarë është?

Ardhja e një foshnje në jetë është zakonisht një ngjarje e lumtur, por gjithashtu mund të jetë një periudhë e vështirë gjatë së cilës duhen bërë shumë rregullime. Shumë gra nuk janë të vetëdijshme se ndryshimet e humorit janë të zakonshme pas lindjes së fëmijës. Në fakt, në vitin e parë pas lindjes një grua ka më shumë të ngjarë të ketë nevojë për ndihmë psikiatrike, sesa në çdo kohë tjetër të jetës së saj.

Ekzistojnë tri çrregullime të njohura të humorit në periudhën pas lindjes.

Në fund të spektrit është “Baby Blues”, që ndikon tek rreth 80% e nënave të reja, dhe që pritet  që të ndodhë në pothuajse të gjitha nënat. Kjo zakonisht ndodh në mes të ditës së tretë dhe të dhjetë pas lindjes. Simptomat përfshijnë: të lotuarit, ankthin, luhatjen e humorit dhe acarimin. “Blues” janë të përkohshëm dhe kalojnë me mirëkuptim dhe mbështetje.

Në anën tjetër të spektrit është psikoza pas lindjes apo lehonisë. Kjo prek një në 500 nëna, zakonisht në 3 deri në 4 javët e para pas lindjes. Psikoza post-natale është një gjendje e rëndë. Nëna mund të mos jetë në dijeni se ajo është e sëmurë, por në realitet ajo është e prekur. Simptomat përfshijnë çrregullime të rënda të humorit (ngazëllim ose depresion apo luhatje nga njëra tek tjetra), ngecje në proceset e të menduarit, mendime të çuditshme, pagjumësi dhe përgjigje të papërshtatshme ndaj fëmijës. Ekziston rreziku për jetën e nënës dhe foshnjës nëse problemi nuk njihet dhe trajtohet. Psikoza e lehonisë kërkon një qëndrim në spital. Me trajtimin e duhur, gratë që vuajnë nga psikoza e paslindjes shërohen plotësisht.

Fëmijët që i shërbejnë vetes nuk hanë më pak

Ka qenë sugjeruar se fëmijët që janë lejuar të zgjedhin vetë madhësinë e ushqimit të tyre, mund të hanë më pak nga porcionet e dedikuara për ta nga ana e prindërve.

Për të testuar këtë, janë bërë dy eksperiment-e me 63 fëmijë midis moshave 3 dhe 5 vjeç nga ana e kërkuesve të Qendrës për Kërkime për Obezitet-in e Fëmijëve, të Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë. Në këtë studim amerikan, fëmijëve u është dhënë ose një pjatë me 400g makarona (që është shumë për këtë moshë), ose fëmija do merrte vetë porcionin e dëshiruar të së njëjtës sasi makaronash. Eksperimenti u krye edhe me sasi të ndryshme ushqimi.

Fatkeqësisht, marrja e makaronave dhe ushqimi nuk ishin të lidhur me metodën e marrjes së tyre. Fëmijët që hanin më shumë kishin më shumë shanse të ishin mbipeshë dhe të merrnin më shumë ushqim në përgjithësi. Edhe ideja e vetëshërbimit nuk tregoi marrjen e më pak ushqimi nga ana e fëmijëve.

Autorët e studimit sugjerojnë se disa fëmijë thjesht kanë nevojë për më shumë drejtim në atë se çfarë përbën një ushqim i përshtatshëm. Përfshirja e prindërve dhe mësuesve në të ushqyerit mund të ndihmojë që fëmijët të identifikojnë situatat  tyre në lidhje me kërkesat ushqimore, dhe vetëshërbimi i fëmijëve në familje mund të ndihmojë në zhvillimin e fëmijës dhe koordinimin e tyre për gjëra të tjera dhe në forcimin e aftësive sociale, por kjo nuk ndalon domosdoshmërisht mbi-ngrënien.

Foshnjat mund të mbajnë mend fjalë të dëgjuara para lindjes

Studimet kanë treguar se ekspozimi i përsëritur i një “pseudo fjale” gjatë fazave të fundit të shtatzënisë shkakton reagimin e trurit të foshnjës ndaj saj.

Në qoftë se ju doni t’i flisni fetus-it që keni në bark, bëjeni këtë. Studimet tregojnë se foshnjat zhvillojnë një kujtesë të fjalëve që ata dëgjojnë shpesh para se të linden.

“Ne besojmë që kjo tregon se sa mirë përshtatet në këtë fazë truri ndaj tingujve. Kjo është një shenjë e të mësuarit shumë të hershëm të gjuhës ose përshtatjes me tingujt që ato dëgjojnë”, thotë Dr. Minna Huotilainen, docente në Qendrën Finlandeze të Ekselencës në Studimet Ndërdisiplinore të Muzikës në Universitetin e Helsinkit. “Një foshnjë e porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) nuk është një pëlhurë e zbrazët, por tashmë ka mësuar se si flasin nëna dhe pjesëtarët e tjerë të familjes”.

Mund të duket e habitshme që foshnjat mund të sjellin ndërmend tinguj që ata i kanë dëgjuar në barkun e nënës, veçanërisht duke marrë parasysh që truri i tyre po zhvillon ende lidhjet që i lejojnë ata të përpunojnë çdo gjë. Megjithatë ka shenja që fetuset kujtojnë tinguj.

“Tashmë ka disa prova që fetuset mund të mësojnë dhe që foshnjat mund të kujtojnë këngë ose pjesë të foluri nga periudha fetal-e”, thotë Huotilainen.

Studiuesit testuan memorien e fetuseve finlandeze duke i ekspozuar ata ndaj një fjale të vetme “tatat”, që nuk ka kuptim në gjuhën finlandeze.

“Kjo është një e ashtuquajtur pseudo fjalë, e cila është e rëndësishme për studimin. Ajo ka tre rrokje dhe ne e zgjodhëm këtë fjalë të gjatë, për ta bërë sfiduese për trurin e vogël të foshnjave për të gjetur ndryshimet dhe për t’u dhënë atyre një diçka të vështirë për të mësuar”, thotë Huotilainen. “Një fjalë e tillë mund të ekzistonte në finlandisht. Ajo u bindet të gjithë rregullave të gjuhës finlandeze”.

Steriliteti femëror

sistemi riprodhues femeror

Sterilitet-i është përcaktuar si mos krijimi i një konceptimi pas një marrëdhënie të rregullt seksuale prej 12 muajsh. Rreth një në 6 çifte kanë problemin e moskonceptimit.

Rreth 40% e rasteve të infertilitet-it përfshijnë faktorin femër; 40% përfshijnë faktorin mashkullor; dhe në rastet e mbetura është një kombinim midis faktorit mashkullor dhe atij femëror (10%) ose një shkak i papërcaktueshëm (10%).

Shkaqet e infertilitetit femëror

Ekzistojnë shkaqe të shumta të infertilitetit tek gratë, por 3 shkaqet më të zakonshme janë:

  • Problemet me ovulacion-in;
  • Sëmundja Tubal; dhe
  • Endometrioza.

Problemet e tjera të lidhura me infertilitetin femëror përfshijnë anomali-të e mitrës; siç janë fibroid-et (rritja beninj-e në shtresën e muskujve në mitër).

Problemet me ovulacionin

Problemet me ovulacionin (lirimin e një veze nga njëra prej vezoreve çdo muaj) janë shkaku më i zakonshëm i infertilitetit tek gratë. Mund të ekzistojnë një sërë rastesh të tilla, disa prej të cilave përfshijnë sindromën policistike të ovareve (sindroma policistike e ovareve), dështimin ovarian, peshën e vogël trupore, çrregullimet e tiroides dhe të gjëndrës së hipofizës.

Sëmundja Tubal

Bllokimi apo dhëmbëzat në tubin fallopian mund të parandalojnë udhëtimin e vezës nga vezorja drejt mitrës për t’u takuar me spermën. Shkaqet e bllokimit të tubave fallopianë përfshijnë infeksionet, kirurgji-të e mëparshme dhe endometriozë-n.

Endometrioza

Endometrioza është një gjendje ku indet që formojnë rreshtimin e mitrës janë gjetur edhe jashtë mitrës. Ajo mund të shkaktojë dëmtimin e tubave fallopianë dhe të vezores.

Hetimi i infertilitetit

Çiftet që kanë vështirësi konceptimi duhet të takojnë doktorët e tyre, për të punuar në mënyrë ideale bashkë për një vlerësim fillestar. Hetimet e mëtejshme do të varen nga rezultatet e vlerësimit.

Testi më i zakonshëm dhe i thjeshtë për ovulacionin është matja e nivelit të progesteron-it në gjak gjatë gjysmës së dytë të ciklit menstrual. Testet e tjera të gjakut, të tilla si nivelet e hormoneve, gjithashtu mund të jenë të nevojshme për të parë disa nga shkaqet e çrregullimeve të ovulacionit.

Sëmundja e mëngjesit

Sëmundja e mëngjesit është një nga simptomat më të zakonshme dhe më të njohura të fillimit të shtatzënisë.

Midis 7 dhe 8 nga çdo 10 gra shtatzëna do të ndjehen të sëmura (përzierje) gjatë shtatzënisë së tyre dhe 5 apo 6 nga 10 në të vërtetë do të përjetojnë të vjella.

Disa studime kanë treguar që sëmundja e moderuar është një shenjë e shtatzënisë “së mirë”, me pak rrezik për abort.

Për shumicën e grave sëmundja e mëngjesit, e cila mund të ndodhë në çdo kohë të ditës, është një problem mjaft i vogël që zakonisht zhduket pas 3 muajve të parë.

Por ndonjëherë problemi është më i rëndë dhe zgjatet në kohë. Nënat e prekura keq mund të dështojnë për të fituar ndonjë peshë gjatë shtatzënisë së tyre dhe fëmijët e tyre mund të jenë të vegjël dhe të kequshqyer në lindje.

Në raste të rralla (rreth një në 1000), vjelljet e shtatzënisë janë shumë të rënda saqë nënat e prekura kanë nevojë për shtrim në spital. Kjo gjendje është e njohur si hyperemesis gravidarum dhe mund të kërkojë trajtim me ushqim intravenoz (me anë të pikave).

A mund të trajtohet sëmundja e mëngjesit?

Nuk ka asnjë trajtim të thjeshtë për përzierjet dhe të vjellat gjatë shtatzënisë. Edhe pse ilaçet janë shmangur më së miri në shtatzëni, sidomos në muajt e parë, ka disa që janë përdorur për shumë vite me asnjë rrezik të dukshëm për fëmijën në zhvillim. Në rastet më të rënda ato mund të jenë të nevojshme.

Ndryshime të caktuara të mënyrës sesi ushqimi është përgatitur dhe ngrënë mund të ndihmojë. Këto sugjerime janë me vlerë që të ndiqen:

  • Hani vakte të shpeshta dhe të vogla;
  • Shmangni pijet me sasi të madhe. Pini shpesh dhe pak ndërmjet të ngrënit;
  • Shmangni ushqimet me yndyrë, djegëse dhe të skuqura;
  • Mos harxhoni shumë kohë në kuzhinë dhe shmangni erën e ushqimeve kur bëni pazar;
  • Përgatitni ushqimet në kohën kur ndjeni më pak përzierje;
  • Mundojuni të hani një biskotë të thatë (ose çfarëdo gjëje tjetër) para se të ngriheni nga shtrati në mëngjes.

Nëse jeni shtatzënë dhe sëmundja që keni është shumë e rëndë për t’u injoruar, flisni me doktorin tuaj rreth kësaj.