Është e vështirë të thuhet se sa e madhe do të jetë foshnja juaj, por një e sapolindur mesatare peshon rreth 3.4 kg (afërsisht sa madhësia e një kungulli të vogël) dhe është rreth 51 cm e gjatë. Kockat e kafkës nuk i ka ende të ngjitura, gjë që i lejon ato të vihen njëra mbi tjetrën që të përputhen me kanalin e lindjes gjatë procesit të daljes. 2Kjo e ashtuquajtur “futje në kallëp” është arsyeja pse koka e foshnjës mund të duket pakëz konike pas lindjes. Rrini e qetë, kjo është normale dhe e përkohshme.

Si po ndryshon jeta juaj:

Pas muajsh pritjeje, data ju ka kaluar dhe ju jeni ende shtatzënë. Kjo është një situatë frustruese, e zakonshme në të cilën gjendeni. Ju mund të mos jeni dhe aq vonë sa mendoni, veçanërisht në qoftë se mbështeteni vetëm në datën e pritshme, të llogaritur nga dita e periodës tuaj të fundit. Disa herë gratë e kanë ovulacion-in më vonë nga sa pritet. Madje edhe me një datim të besueshëm, disa gra kanë shtatzëni të zgjatura pa ndonjë arsye të dukshme.

Keni edhe nja dy javë përpara se të konsideroheni “pas afatit”. Por për të qenë të sigurt se foshnja është ende duke lulëzuar, mjeku juaj do të programojë një testim për të pasur një sy tek ajo në qoftë se shtatzënia vazhdon.

Juve mund t’ju bëhet një profil biofizik, i cili konsiston nga një skanim me ultratingull për të parë lëvizjet në përgjithësi të foshnjës tuaj (lëvizjet e muskujve të kraharorit dhe diafragmë-s) dhe tonin e muskujve (nëse e hap dhe e mbyll dorën e vet, i zgjat dhe i përkul gjymtyrët e veta), si edhe sasinë e lëngut amniotik (lëngu amniotik) që e rrethon atë (kjo është e rëndësishme sepse tregon se sa mirë po e ndihmon placenta foshnjën).

Monitorimi i ritmit të zemrës së fetus-it (i quajtur një test kundër stresit), do të bëhet si test më vete apo si pjesë e një profili biofizik. Ose ju mund të bëni atë që njihet si profil i modifikuar biofizik, i cili konsiston në një test kundër stresit dhe një skanim me ultratinguj për të vlerësuar sasinë e lëngut amniotik.

Foshnja juaj po pret të përshëndesë botën! Vazhdon të krijojë një shtresë dhjami që do ta ndihmojë të kontrollojë temperaturën e trupit pas lindjes. Ka mundësi që të jetë i gjatë rreth 50 cm dhe peshon pak më shumë se 3.2 kg, pothuaj me madhësinë sa një shalqi i vogël. 2(Djemtë priren të jenë pak më të rëndë se vajzat). Shtresat e jashtme të lëkurës po bien ndërkohë që formohet lëkurë e re nën të.

Si po ndryshon jeta juaj:

Në secilën nga vizitat tashmë javore tuajat, mjeku do të bëjë një ekzaminim abdominal për të kontrolluar rritjen dhe pozicionin e foshnjës. Mund të bëjë edhe një ekzaminim të brendshëm për të parë nëse qafa e mitrës e ka filluar maturim-in: zbutjen, hollimin dhe fryrjen (hapjen). Por edhe armatosur me këtë informacion, ende nuk ka ndonjë mënyrë për mjekun që të parashikojë saktësisht kur do të vijë në jetë foshnja juaj. Në qoftë se e kaloni datën e pritshme, mjeku do të programojë një testim të fetus-it (zakonisht një sonogramë) pas javës së 40-të, për t’u siguruar që vazhdimi i shtatzënisë është i parrezikshëm. Në qoftë se dhimbjet e lindjes nuk ju fillojnë vetë, shumica e mjekëve do ta stimuloj-në lindjen kur ju të jeni midis një dhe dy javëve vonesë, ose më herët në qoftë se ka ndonjë indikacion që rreziku i pritjes është më i madh se rreziku i lindjes së foshnjës pa vonesë.

Ndërsa jeni duke pritur, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje lëvizjeve të foshnjës dhe t’i bëni të ditur menjëherë mjekut tuaj kur ju duket se ato pakësohen. Foshnja juaj duhet të jetë aktive deri në lindje, dhe një ngadalësim i aktivitetit mund të jetë shenjë e një problemi. Gjithashtu thirreni atë në qoftë se mendoni se mund t’ju kenë shpërthyer ujërat.

Foshnja juaj është shëndoshur me të vërtetë. Ajo peshon 3.1 kg dhe është mbi 49.5 cm e gjatë (pothuaj në madhësinë e një prasi). Ajo ka një kapje të mirë, të cilën ju shumë shpejt do ta provoni kur të mbani dorën e saj për herë të parë. Organ-et i janë maturuar dhe janë të gatshëm për jetën jashtë mitrës. 2

Pyesni veten se çfarë ngjyre do të jenë sytë e foshnjës tuaj? Ju mund të mos jeni në gjendje ta thoni menjëherë. Në qoftë se është lindur me sy bojëkafe, ato ka të ngjarë të mbeten bojëkafe. Në qoftë se është lindur me sy ngjyrë gri të çeliktë ose blu të errët, ato mund të mbeten gri apo blu, por edhe mund të kthehen në të gjelbër, ngjyrë lajthie, ose bojëkafe deri kur të mbushë moshën 9 muaj. Kjo sepse bebet e syrit të një fëmije mund të marrin më shumë pigment në muajt e parë pas lindjes, por ato zakonisht nuk do të bëhen më të “çelur” ose më blu. (Sytë e gjelbër, ngjyrë lajthie, dhe bojëkafe kanë më shumë pigment se sytë gri apo blu).

Si po ndryshon jeta juaj:

Për shumë gra, dy javët pasuese janë një provë durimi. Përdoreni këtë kohë për të përgatitur dhomën e fëmijës ose për të bërë ato gjëra që nuk do të mund t’i kryeni pasi fëmija të jetë lindur. Merrni një sy gjumë, jepuni pas leximit dhe shpenzoni pa ndërprerje kohën me partnerin sa të mundeni.

Një farë ënjtje në shputa dhe gjunjë është normale gjatë këtyre javëve të fundit, por thërriteni mjekun tuaj pa vonesë në qoftë se vini re ënjtje të tepërt apo të papritur në shputa apo gjunjë, më shumë se sa një ënjtje të lehtë në duar, çfarëdo ënjtje në fytyrë apo rrathë në sy (qeska nën sy), apo keni një shtesë të papritur në peshë.

Gjithashtu bëjini të ditur mjekut në qoftë se keni dhimbje koke të rëndë dhe të vazhdueshme, ndryshime të shikimit (si shikim i dyfishtë apo i mjegullt, i turbullt, njolla ose drita të forta, ndjeshmëri ndaj dritës apo humbje të përkohshme të shikimit), dhimbje të fortë në pjesën e sipërme të barkut, zbutje ose marrje mendsh e të vjella. Këto janë simptoma të një sëmundje serioze të quajtur preklampsi.

Data e pritshme është tani shumë afër, por mjekët nuk e konsiderojnë foshnjën “në afat të plotë” deri në javën e 39-të. Kalimi i dy javëve të tjera në mitrën tuaj lejon trurin dhe mushkëritë e foshnjës tuaj të maturohen plotësisht. Kështu që, në qoftë se ju po planifikoni një prerje cezariane të përsëritur p.sh. mjeku juaj do ta programojë atë për jo më herët se java e 39-të, përveçse kur ka një arsye mjekësore për të ndërhyrë më herët.2

Foshnja juaj peshon 2.87 kg dhe është paksa më shumë se 48 cm nga koka tek thembrat. Shumë foshnja e kanë kokën plot me flokë nga 1.2 cm deri në 3.5 cm të gjatë. Por mos u befasoni në qoftë se flokët e foshnjës nuk janë me të njëjtën ngjyrë të flokëve tuaj. Çiftet me flokë të errët disa herë befasohen për një çast kur fëmijët e tyre dalin biondë apo kuqo dhe çiftet me flokë të verdhë janë befasuar nga foshnje me flokë të zinj ose të kafenjtë. Disa foshnja kanë vetëm një push të lehtë.

Si po ndryshon jeta juaj:

Shtrëngimet Braxton Hicks mund të vijnë më shpesh tani, mund të zgjasin më shumë dhe të jenë më të parehatshme. Gjithashtu ju mund të vini re një shtim të shkarkimeve vagina-le. Në qoftë se shihni disa “shfaqje të gjakut” (mukozë të ngjyrosur me një sasi të vogël gjaku) në banjë apo në të brendshmet tuaja, dhimbjet e lindjes janë vetëm disa ditë më larg ose kanë kaluar. (Në qoftë se keni rrjedhje apo gjakderdhje më të rëndë, thërrisni menjëherë mjekun tuaj).

Gjithashtu, sigurohuni ta pyesni mjekun për rezultatet e analizës tuaj për streptokok të grupit B. Në këtë mënyrë, në qoftë se rezultati nuk është ende në kartelën tuaj kur keni shkuar në spital apo në qendrën e lindjes, ju do të jeni në gjendje t’i jepni në kohë personelit atje sinjalet që keni nevojë për të marrë antibiotikët.

Foshnja juaj ende po shton në peshë me ritmin rreth 30 gram në ditë. Tashmë ajo peshon rreth 2.7 kg dhe është më shumë se 47 cm e gjatë (afërsisht me madhësinë e një tufe sallatë jeshile). Po i bie shumica e mbulesës me push të trupit të saj si dhe vernix caseosa, substanca e dylltë që e ka mbuluar trupin gjatë banjës amniotike nëntë mujore. 2Foshnja juaj i gëlltit të dyja këto substanca, së bashku me sekrecione të tjera, duke dhënë si rezultat një përzierje të errët të quajtur mekonium (të dalat fekale).

Në fund të kësaj jave, foshnja do të konsiderohet “në fillim të afatit” (Afati i plotë është 39 deri 40 javë. Foshnjat e lindura para javës së 37 janë të parakohshme, 41 javë është “fundi i afatit” dhe ata që lindin pas javës së 42 janë pas afatit). Ka shumë të ngjarë që foshnja juaj tashmë është me kokën poshtë. Por në qoftë se nuk është, mjeku juaj mund të sugjerojë programimin e një të ashtuquajturi version cefalik të jashtëm. Kjo është një formë shprehjeje për të treguar që mjeku do të ushtrojë presion në barkun tuaj për t’u përpjekur ta manipulojë foshnjën e për ta kthyer në pozicionin me kokën poshtë.

Si po ndryshon jeta juaj:

Tani që foshnja juaj po zë kaq shumë vend, ju mund të keni shqetësime për të ngrënë një vakt me madhësi normale. Vakte më të vegjël e më të shpeshtë janë shpesh më të lehtë të përpunohen në këtë fazë. Nga ana tjetër, ju mund të keni më pak urth dhe të keni një kohë më të lehtë për të marrë frymë kur foshnja juaj fillon “të bjerë” poshtë në këllkun tuaj.

Foshnja juaj nuk ka shumë vend për të manovruar tani që është mbi 45.7 cm i gjatë dhe peshon 2.38 kg. Meqenëse është kaq ngushtë në mitrën tuaj, nuk ka të ngjarë të bëjë më rrotullime, por numri i herëve që shkelmon duhet të mbetet pothuaj i njëjtë. 2Veshkat i ka tani plotësisht të zhvilluara, dhe mëlçia mund të përpunojë disa produkte mbeturinash. Shumica e zhvillimit bazë është plotësuar tashmë, ajo do të kalojë edhe disa javë të fundit duke shtuar në peshë.

Si po ndryshon jeta juaj:

Uterus (mitra), e cila ishte tërësisht e palosur brenda këllqeve tuaja kur ju mbetët shtatzënë, tashmë arrin deri tek kafazi i brinjëve tuaja. Në qoftë se do të mund të hidhnit një sy brenda saj, ju do të shihnit se atje zë më shumë vend foshnja se sa lëngu amniotik. Mitra juaj e fryrë i ka ngushtuar organ-et e tjera të brendshme, gjë që ndoshta shkakton që ju të urinoni më shpesh dhe mund të keni urth dhe shqetësime të tjera gastrointestinal-e. Jeni nga të paktat me fat në qoftë se nuk keni nga këto siklete.

Që këtu e tutje ju do të filloni të vizitoheni tek mjeku juaj për çdo javë. Dikur midis kësaj jave dhe javës së 37-të, mjeku do t’ju marrë kampione vagina-le dhe rektal-e për të kontrolluar për bakteret e quajtura streptokokë të grupit B. (Mos u shqetësoni, tampon-i është me madhësinë e një tamponi të rregullt pambuku dhe nuk do t’ju lëndojë fare).

Streptokoku i grupit B është zakonisht i padëmshëm tek të rriturit, por në qoftë se e keni atë dhe e kaloni tek foshnja gjatë lindjes, ai mund të shkaktojë ndërlikime serioze si pneumoni, meningjit ose ndonjë infeksion të gjaku-t. Meqenëse 10 deri 30% e grave shtatzënë e kanë bakterin dhe nuk e dinë që e kanë, është jetësore që të ekzaminoheni. (Bakteret shkojnë e vijnë vetiu, prandaj nuk jeni ekzaminuar më herët gjatë shtatzënisë). Në qoftë se jeni mbartës i streptokokut të grupit B, ju do të merrni antibiotikët intravenoz gjatë procesit të lindjes, gjë që e redukton shumë rrezikun e infeksionit për foshnjën.

Foshnja juaj tashmë peshon 2.1 kg (afërsisht sa madhësia e një pjepri) dhe është pothuaj 45.7 cm e gjatë. Shtresat e dhjamit, të cilat do të ndihmojnë të rregullojnë temperaturën e trupit pasi është lindur, e mbushin atë duke e bërë më të rrumbullakët. Lëkurën e ka më të lëmuar se kurdoherë. 2Sistemi nervor qendror po maturohet, dhe mushkëritë po ashtu. Në qoftë se keni qenë nervoze lidhur me dhimbjet e parakohshme të lindjes, do të jeni e gëzuar të mësoni që foshnjat e lindura midis javës së 34 dhe 37 pa probleme të tjera shëndetësore ia kalojnë përgjithësisht shkëlqyeshëm. Mund të kenë nevojë për një qëndrim të shkurtër në inkubator-in e të sapolindurve (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes), si dhe disa probleme afatshkurtra shëndetësore, por zakonisht në planin afatgjatë ia kalojnë po aq mirë sa foshnjat e lindura në kohë.

Si po ndryshon jeta juaj:

Këtë javë lodhja mund të vijë përsëri, megjithëse ndoshta jo me të njëjtin intensitet të tremujorit të parë. Lodhja është plotësisht e kuptueshme po të marrim parasysh presionin fizik nën të cilin jeni dhe netët e gjata të ndërprerjeve të shpeshta për të urinuar, vërtitjet në shtrat për të gjetur pozicionin e përshtatshëm.

Tani është koha për të ngadalësuar dhe për ta kursyer energjinë tuaj për ditën kur do të fillojnë dhimbjet e lindjes (dhe më tej). Në qoftë se keni qenë ulur ose shtrirë për një kohë të gjatë, mos u ngrini shumë shpejt. Gjaku mund të grumbullohet në këmbët dhe shputat tuaja, duke shkaktuar një rënie të përkohshme të presionit të gjakut kur ngriheni, gjë që mund të bëjë të ndiheni e trullosur.

Në qoftë se vini re gunga apo të vrara të kuqe që kruhen në bark, e ndoshta në kofshë dhe mollaqe, mund të keni një sëmundje të quajtur gungat dhe pllakat e shtatzënisë, ato janë urtikarie që kruhen.

Këtë javë foshnja juaj peshon paksa më shumë se 1.8 kg dhe e ka kaluar gjatësinë prek 43 cm (pothuaj sa madhësia e një ananasi). Ajo po e humbet me shpejtësi atë pamje të huaj të rrudhosur dhe skeleti po i forcohet. Kockat në kafkën e saj nuk janë ngjitur bashkë, gjë që i lejon ato të lëvizin dhe të ndërlidhen lehtë me njëra-tjetrën, duke e bërë më të lehtë përshtatjen me kanalin e lindjes. 2(Presioni në kokë është kaq i madh saqë shumë foshnja linden me një pamje konike të kokës). Këto kocka nuk ngjiten plotësisht deri në adoleshencën e hershme, kështu që ato mund të rriten me zgjerimin e trurit dhe indeve të tjera gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ndërsa foshnja e mbush edhe më shumë barkun tuaj, shumë gjëra fillojnë të ndryshojnë: Më parë ju ecnit me elegancë, tani mund ta gjeni veten duke u tundur në ecje. Gjetja e një pozicioni të lehtë për t’u ulur, e sidomos për të fjetur, po bëhet gjithnjë e më shumë një sfidë.

Mundet që të ndjeni njëfarë dhimbje dhe mpirje në gishtat, kyçet dhe duart. Ashtu si shumë nga indet e tjerë në trupin tuaj, ato të kyçit tuaj mund të mbeten fluid-e, gjë që mund ta rrisë presionin në tunelin e kyçit, një kanal i kockës në kyçin tuaj të dorës.

Nervat që kalojnë përmes këtij tuneli mund të përfundojnë të pickuar, gjë që krijon mpirje, therje ose dhimbje djegëse, apo edhe një dhimbje të mbytur. Provoni të lidhni diçka për ta stabilizuar kyçin e dorës ose mbështeteni krahun me një jastëk kur flini. Në qoftë se puna juaj kërkon lëvizje të përsëritura të dorës (p.sh. në një tastierë ose në një linjë montimi), i shtrini duart gjatë pushimeve, gjë që duhet ta bëni shpesh.

Shumë gra ende ndjehen seksi në këtë fazë dhe partnerët e tyre shpesh bien dakord. Ju mund t’ju duhet të bëni disa korrigjime, por për shumicën e grave, seksi gjatë shtatzënisë është i mirë deri sa shpërthejnë ujërat apo fillojnë dhimbjet e lindjes.

3 pyetje rreth…monitorimit të lëvizjeve të foshnjës tuaj

1- Sa shpesh duhet t’i ndjej lëvizjet?

Tani foshnja juaj peshon 1.7 kg dhe është rreth 42 cm e gjatë, duke zënë shumë hapësirë në mitër. Ju po shtoni rreth 0.45 kg në javë dhe afërsisht gjysma e saj, i shkon foshnjës tuaj. Në fakt ajo do të shtojë një të tretën deri në gjysmën e peshës së lindjes gjatë 7 javëve pasuese, meqenëse po dhjamoset për të mbijetuar në botën jashtë mitrës. Tashmë ka thonj në gishtat e këmbës, të dorës dhe flokë të vërtetë. 2Lëkura po i bëhet e butë dhe e lëmuar ndërsa shëndoshet duke u përgatitur për lindje.

Si po ndryshon jeta juaj:

Për të plotësuar nevojat në rritje tuajat dhe të foshnjës tuaj, volumi i gjaku-t tuaj është rritur 40 deri 50% qysh kur keni mbetur shtatzënë. Uterus (mitra) shtyp diafragmë-n dhe një stomak i mbushur plot, shkakton një frymëmarrje të vështirë dhe urth. Për të ndihmuar që ky shqetësim të lehtësohet, përpiquni të flini e mbështetur në jastëkë duke ngrënë vakte më të vegjël e më të shpeshtë.

Me përparimin e shtatzënisë, mund të keni dhimbje të kërbishtit. Në qoftë se do të keni, bëjani të ditur mjekut apo mamisë tuaj, veçanërisht në qoftë se më parë nuk keni pasur dhimbje të shpinës, sepse kjo mund të jetë një shenjë e dhimbjeve të parakohshme të lindjes.

Duke e marrë si të mirëqenë që këto nuk janë dhimbje të parakohshme të lindjes, ju ndoshta mund të fajësoni mitrën tuaj në rritje dhe ndryshimet hormonale për shpinën që dhëmb. Mitra që zgjerohet, e zhvendos qendrën tuaj të rëndesës dhe tendos e dobëson muskujt abdominalë, duke ndryshuar qëndrimin tuaj dhe duke ushtruar presion mbi shpinën.

Ndryshimet hormonale në shtatzëni i lirojnë kyçet tuaja dhe ligament-et që lidhin kockat e këllqeve me shpinën. Kjo mund të bëjë të ndiheni më pak e qëndrueshme dhe të shkaktojë dhimbje kur ecni, qëndroni më këmbë, rrini ulur për periudha të gjata, rrotulloheni në shtrat, ngriheni nga një karrige e ulët ose nga vaska apo kur ngrini sende.

Kush duhet të jetë me ju gjatë procesit të lindjes?

Foshnja juaj është rreth 40 cm i gjatë tashmë dhe peshon pothuaj 1.3 kg (afërsisht sa madhësia e një lakre të madhe). Rreth 0.6 litër lëng e rrethon atë, por ky volum do të tkurret ndërsa ajo bëhet më e madhe dhe zë më shumë vend në mitër. Vazhdon të zhvillohet shikimi i saj megjithëse nuk është shumë i mprehtë. 2Edhe pasi të lindë, do t’i mbajë sytë mbyllur për një pjesë të mirë të ditës. Kur t’i hapë, do të reagojë ndaj ndryshimeve të dritës, por do të ketë një shikim 20/400, gjë që do të thotë se mund të veçojë objektet vetëm disa centimetra larg fytyrës së vet (Shikimi normal është 20/20).

Si po ndryshon jeta juaj:

Mund të ndiheni pak e lodhur këto ditë, veçanërisht në qoftë se keni pasur gjumë të trazuar. Gjithashtu mund të ndiheni më e plogësht se normalisht, gjë që është krejt e kuptueshme. Jo vetëm që jeni më e rëndë, por përqendrimi i peshës në barkun tuaj shtatzënë, shkakton një zhvendosje të qendrës së rëndesës. Veç kësaj, në saje të ndryshimeve hormonale, ligament-et tuaja janë më të dobët dhe artikulacion-et më të lëshuara, gjë që mund të kontribuojë në humbjen e drejtpeshimit.

Gjithashtu, ky lëshim i ligamenteve mund të shkaktojë që këmbët të zmadhohen përfundimisht, kështu që ndoshta do t’ju duhet të investoni për këpucë të reja më të mëdha. I kujtoni ato variacione të gjendjes shpirtërore që ju patët në shtatzëninë e hershme? Kombinimi i simptomave të parehatshme dhe ndryshimeve hormonale mund të japin si rezultat një kthim të këtyre ulje-ngritjeve emocionale. Është normale të shqetësoheni për dhimbjet gjatë lindjes ose nëse do të jeni një prind i mirë.

Por në qoftë se nuk mundeni ta shkundni mërzinë dhe ndiheni gjithnjë e më shumë e acaruar ose e shqetësuar, bisedoni me mjekun apo maminë tuaj. Ju mund të jeni 1 nga ato 10 nëna të pritshme, që luftojnë depresion-in gjatë shtatzënisë. Po ashtu, bëjini të ditur mjekut ose mamisë tuaj në qoftë se jeni shpesh nervoze apo e shqetësuar.

Frika e zakonshme nga dhimbjet e lindjes