Kur duhet të bëni seks në qoftë se doni të mbeteni shtatzënë?

Koha është gjithçka. Sperma mund të jetojë për dy deri në tre ditë, por veza është në qarkullim për vetëm 12 deri në 24 orë. Për të rritur gjasat e konceptimit, është e rëndësishme që të bëhen marrëdhënie më shumë se një herë në kohën e ovulacionit. Një qasje e mirë është që të keni marrëdhënie seksuale një ose dy ditë përpara ovulacionit dhe përsëri në ditën e ovulacionit. Në këtë mënyrë, ka më shumë të ngjarë të keni një furnizim të shëndetshëm me spermë që pret në tubin fallopian (tubat uterine) për lëshimin e vezës.

Natyrisht koha e saktë kur një grua ka ovulacion-in nuk është krejt e qartë. Gjithçka varet nga kohëzgjatja e ciklit menstrual. Zakonisht një grua e ka ovulacionin rreth 14 ditë para periodës së pasuese të saj dhe jo në mes të ciklit sikurse mendohet zakonisht. Nëse ju keni një cikël 28-ditor, atëherë do ta keni ovulacionin nga mesi i ciklit tuaj. Por në qoftë se keni një cikël 35-ditor, ovulacioni do të jetë afërsisht në ditën e 28-të dhe jo të 17-të.

Për të përcaktuar kohën kur ju jeni me më shumë gjasa për të qenë pjellore, provoni kalkulatorin tonë të ovulacionit.

Si mund ta di kur e kam ovulacionin?

Disa gra janë të vetëdijshme se kur e kanë ovulacionin. Të tjera nuk vënë re ndonjë ndryshim. Nëse mendoni të mbeteni shtatzënë, përpiquni ta studioni ciklin tuaj menstrual për disa muaj.
Disa shenja të imta të ovulacionit janë:
• Ndjeshmëri e gjinjve;
• Ndjenjë e lehtë parehatie në mes të abdomen-it;
• Shtim i shkarkimeve vagina-le në formën e një lëngu si e bardha e vezës;
• Rritje e temperaturës bazale.

Në qoftë se periodat e mia janë të parregullta, a do të jetë më e vështirë që të mbetem shtatzënë?

Humbja e flokëve tek gratë: Flokë që hollohen. Shkaqet dhe zgjidhjet.

Flokët janë  të lidhura me imazhin e vetvetes

Të gjatë, të shkurtër, të lidhur e me shkëlqim, për shumicën e grave janë më shumë se sa një tufë fibrash. Janë një shprehje e stilit dhe personalitetit. Studimet sugjerojnë po ashtu që flokët dhe imazhi i vetvetes janë të gërshetuar ngushtësisht. Në qoftë se një “ditë e keqe për flokët” mund ta bëjë një grua që të ndihet keq, humbja e tyre mund të jetë një pamje e shqetësuar në fytyrë çdo mëngjes para pasqyrës.

Humbja e flokëve është e zakonshme edhe tek gratë

Ideja që floku që hollohet është një problem për djemtë është e gabuar. 40% e njerëzve që përjetojnë humbje të përkohshme apo afatgjatë të flokëve janë gra. Disa kanë një flok që po hollohet ndërkohë që të tjera e shohin që pjesa qendrore gradualisht po zgjerohet. Të tjera zhvillojnë një rënie të flokëve të dalluar në kurorën e kokës. Ndryshe nga burrat tek gratë rrallëherë zhvillohet rënie e flokëve në pjesën e përparme të kokës.

Si rritet floku

Skalpi mesatar ka 100 000 fije floku. Çdo folikulë prodhon një flok të vetëm që rritet me një ritëm prej 1.5 cm në muaj. Pasi rritet për dy deri në gjashtë vjet, floku rri edhe pak para se të fillojë të bjerë. Ai zëvendësohet nga një flok i ri dhe cikli rifillon. Në çdo moment të dhënë të kohës 85% e flokëve rritet dhe pjesa tjetër qëndron në vend.

Sa shumë humbje e flokëve është normale?

Meqenëse flokët që janë në prehje normalisht bien, shumica e njerëzve kanë një rënie prej 50 deri 100 fijesh për ditë. Ju zakonisht do të gjeni disa në krehër apo furçën e flokëve ose në veshjen tuaj. Rënia jo normale e flokëve mund të ndodhë në disa mënyra. Ju mund të vini re tufa që bien kur juve i lani me shampo apo kur i krihni. Ose floku juaj mund të hollohet ngadalë me kalimin e kohës. Në qoftë se jeni të shqetësuar për ndryshimet në flokët tuaj kontrollohuni tek mjeku.

Gjetja e rrënjëve të rënies së flokëve