Sëmundja e indit lidhës

Sëmundja e indit lidhës i referohet një grupi sëmundjesh që përfshijnë indin e pasur me proteina që i mbështet organ-et dhe pjesë të tjera të trupit. Shembuj të indit lidhës janë dhjami, kockat dhe kërc-et. Këto sëmundje shpesh prekin nyjet, muskujt dhe lëkurën, por ato po ashtu mund të prekin organe të tjerë si dhe sisteme organesh, duke përfshirë sytë, zemrën, mushkëritë, veshkat, traktin gastrointestinal dhe enët e gjakut.

Janë më shumë se 200 çrregullime që prekin indin lidhës, shkaqet dhe simptomat e tyre specifike ndryshojnë sipas llojeve të ndryshme.

Çrregullimet e trashëguara të indit lidhës

Disa sëmundje të indit lidhës, shpesh të quajtura çrregullime të trashëguara të indit lidhës, janë rezultat i ndryshimeve në disa gene. Shumë prej tyre janë fare të rralla. Më poshtë po japim disa nga më të zakonshmet:

Sindroma Ehlers-Danlos

Në të vërtetë një grup prej më shumë se 10 çrregullimesh, karakterizohen nga nyje tepër të ndjeshme, lëkurë e tendosur dhe rritje anormal-e e indit të mbresave. Simptomat mund të jenë nga më të butat deri tek ato sakatuese. Varësisht nga format specifike, simptomat mund të përfshijnë:

  • Një shpinë të lakuar;
  • Enë të dobëta të gjakut;
  • Mishra të dhëmbëve që rrjedhin gjak;
  • Probleme me mushkëritë, valvul-at e zemrës ose tretje-n.

Epidermolisisbullosa (EB)

Personat me këtë sëmundje kanë një lëkurë që është kaq e brishtë, saqë ajo shqyhet apo bëhet me flluska si rezultat i goditjeve më të vogla, apo edhe nga fërkimi me rrobat. Disa forma të EB mund të prekin sistemin tretës, atë të frymëmarrjes, muskujt ose fshikëzën e urinës. Shkaktuar nga defektet e disa proteinave në lëkurë, EB zakonisht është evidente në lindje.

Sindroma Marfan

Goja e thatë (kserostomia)

Çfarë është një gojë e thatë?

Goja e thatë është një gjendje shëndetësore e cila zakonisht vjen si rezultat i prodhimit të reduktuar të pështymës. Me kalimin e kohës, kserostomi-a mund ta bëjë të vështirë të folurën dhe mund të çojë në kequshqyerje. Goja ekstremisht e thatë dhe mosfunksionimi i gjëndrës së pështymës mund të prodhojnë çrregullime të përhershme të gojës dhe fytit dhe mund të keqësojë cilësinë e jetës së një personi.

Sa e zakonshme është goja e thatë?

Kjo sëmundje prek rreth 10% të gjithë njerëzve dhe është dominuese më shumë tek gratë se tek burrat. Çrregullimet e prodhimit të pështymës prekin personat e moshuar dhe ata që marrin ilaçe me dhe pa recetë shumë shpesh.

Cilat janë dobitë e pështymës?

Pështyma është një pjesë thelbësore e një goje të shëndetshme dhe shpesh merret si një gjë që vetëkuptohet. Cilësitë lubrifikuese të pështymës sigurojnë komfort dhe ndihmojnë të mbrohen indet e gojës kundër plagë-ve, lëndimeve dhe efekteve të tjerë të fërkimit. Pështyma ndihmon të tretet ushqimi dhe ndihmon rimineralizimin e dhëmbëve. Pështyma është po ashtu një kontribuese shumë e rëndësishme e aftësisë së një personi për të shijuar meqenëse vepron si shkrirëse për stimujt e shijimit.

Çfarë e shkakton gojën e thatë?

Ka shumë shkaqe për një gojë të thatë. Më shpesh ajo ndodh si efekt anësor i medikamenteve që shkaktojnë pakësimin e pështymës, duke përfshirë medikamentet për hipertension, antihistaminikë-t, antidepresantët, diuretikë-t, anti inflamatorët jo steroidalë dhe shumë të tjerë. Shkaqe të tjera janë trajtimet me rrezatim për të trajtuar tumor-et kanceroze të kokës dhe qafës, sëmundjet e gjëndrave të pështymës, diabet, mosbalancimet hormonale, apne e gjumit dhe çrregullimet autoimune (autoimune çrregullime) si sindroma Sjorgen, artrit reumatoid (AR) dhe lupus eritematoz sistemik.