Testet për alfa-fetoproteinën në shtatzëni

Kur ju jeni shtatzënë, substanca nga fetus-i përzihen me gjakun tuaj. Një nga këto substanca është alfa-fetoproteina. Ajo prodhohet nga fetusi dhe mund të zbulohet në një kampion të gjakut të marrë nga krahu juaj. Ky test zakonisht bëhet midis javës së 15 dhe të 17 të shtatzënisë.

Një nivel i lartë i alfa-fetoproteinës mund të jetë një tregues i një defekti të tubit nervor siç është spina bifida, megjithatë këto nivele të lartë mund të jenë të pranishëm edhe për arsye të tjera.

  • Niveli i alfa-fetoproteinës në gjakun tuaj rritet në masë të konsiderueshme nga muaji i katërt në atë të gjashtin të shtatzënisë, pra në qoftë se keni një rezultat të lartë kjo gjë mund të tregojë që shtatzënia juaj ka përparuar më tej nga sa e kuptoni juve dhe data e lindjes duhet të llogaritet përsëri.
  • Në qoftë se ju keni binjakë, niveli i alfa-fetoproteinës tek ju do të jetë i lartë.

Në të dy këta raste një skaner me ultratingull do të hedhë dritë mbi këtë gjendje.

Kuptimi i testeve të alfa-fetoproteinës

Ky test është vetëm ekzaminues. Më e shumta që mund të bëjë është të verë gishtin tek problemi, teste të tjerë do të nevojiten për të konfirmuar rezultatet. Kini parasysh që shumica e testeve të alfa-fetoproteinës janë normale. Edhe në qoftë se nuk janë, rezultatet e shumicës së testeve në vazhdim shumë shpesh janë normale.

Rezultatet e testimit të alfa-fetoproteinës

Rezultatet e testimit mund të tregojnë praninë e disa substancave të fetusit në gjak dhe të alarmojnë mjekun tuaj apo obstetrin për defekte të mundshme në lindje.

Shumica e testeve të alfa-fetoproteinës janë negative (normale). Kjo do të thotë që rezultatet nuk tregojnë shenja të defekteve në lindje për të cilat bëhet kontrolli. Ndonjëherë rezultatet janë pozitive (jonormale). Shpesh kjo ndodh thjesht sepse:

  • Data në të cilën do të lindni është e ndryshme nga ajo që mendoni;
  • Ju keni binjakë.

Disa rezultate jonormale tregojnë që fetusi mund të ketë njërin nga problemet që pasojnë:

  • Defekte të tubit nervor (probleme me shpinën, siç është spina bifida);
  • Defekte në paretin e abdomen-it; ose