Përdorimet

Parandalimi i hedhjes së transplanteve të palcës së kockave, veshkave, mëlçisë, pankreas-it, zemrës dhe transplantimi-t zemër-mushkëri si dhe për profilaksi dhe trajtim të sëmundjeve: transplanti kundër nikoqirit (graft-versus-host).

Kundërpërdorimet

I kontraindikuar tek pacientët me tejndjeshmëri në bar.

Efektet anësore

Tremor, dhimbje koke, konfuzion, hipertension, sinusit (infeksion i sinus-eve), pështirosje, vjellje, diarre, nefrotoksicitet (helmim i veshkave), anemi, leukopeni, trombocitopeni, anemi hemolitik-e, hepatotoksicitet (helmim i mëlçisë), infeksione, anafilaksi, ginekomasti (rritje e gjinjve në patologji).

Dozimi

Të rriturit dhe fëmijët: 15 mg/kg P.O. 4-12 orë para transplantimit dhe vazhdohet post-operativisht çdo ditë 1-2 javë . Pastaj doza zvogëlohet 5% çdo javë deri në dozën mbajtëse prej 5-10 mg/kg në ditë. Dozimi alternativ është 5-6 mg/kg injeksion intravenoz (I.V) 4-12 orë para transplantimit. Dozimi post-operativ (pas operacionit) të vazhdohet derisa pacienti toleron formën oral-e të trajtimit.

Format farmaceutike dhe dozat

Solucion oral: 100 mg/mL.

Injeksion: 50 mg/mL.

Kapsula: 25 mg, 50 mg, 100 mg.