10 dobitë e jogës paralindjes

Lini mënjanë egon tuaj dhe respektoni atë që trupi juaj është sot. Praktikoni dhembshurinë për veten tuaj dhe foshnjën. Joga e paralindjes është një nga gjërat më të mira që ju mundeni të bëni për vete si edhe për foshnjën në rritje.

Është e rëndësishme që të gjeni praktikën e duhur për vete, qoftë duke shkuar tek ndonjë qendër e jogës, duke gjetur një DVD apo duke krijuar praktikën tuaj në shtëpi. I vini veshin trupit tuaj dhe bëni atë që ndjeni se është e duhura për ju.

Disa nga dobitë e të praktikuarit të jogës gjatë shtatzënisë përfshijnë:

1. Zhvillon energjinë dhe forcën

Me rritjen e foshnjës brenda trupit tonë, nevojitet më shumë energji dhe forcë për të qenë në gjendje të mbartim peshën. Pozicionet e jogës forcojnë ijet, shpinën, krahët dhe shpatullat tona.

Joga e paralindjes: Salutimi i Diellit

2. Balanca

Balanca jonë sfidohet fizikisht me rritjen e fetus-it brenda trupit tonë. Emocionalisht ne jemi tharë për shkak të rritjes së progesteron-it dhe estrogjenet. Kur përpiqemi të fokusohemi në qëndrimin dhe frymëmarrjen në secilën nga pozat e jogës, në jemi në gjendje të sintonizojmë balancën tonë, fizikisht dhe emocionalisht.

Joga e paralindjes: Poza e  Pemës

3. Qetëson tensionin e fundit të shpinës, ijeve, kraharorit, pjesës së sipërme të shpinës, qafës dhe shpatullave

Me rritjen e foshnjës në trupat tanë ushtrohet më shumë tension mbi këta grupe specifikë muskujsh. Ne priremi të kemi më shumë një lakim të fundit të shpinës për shkak të madhësisë së rritur të barqeve tona. Ijet tona bëhen më të shtrënguara për shkak të presionit të shtuar të peshës së foshnjës në bark. Me rritjen në madhësi të gjinjve, pjesa e sipërme e shpinës dhe kraharori kanë më shumë tension, krahas me qafën dhe shpatullat tona.

Joga e paralindjes: Poza e Perëndeshës

4. Qetëson sistemin nervor

Me anë të frymëmarrjes së thellë, sistemi nervor kalon në gjendjen para-simpatike, që është përgjegjëse për relaksim-in. Kur trupat tanë janë në këtë gjendje, sistemi ynë tretës funksionon siç duhet, ne priremi të flemë më mirë dhe sistemi ynë imun është në gjendjen e tij optimal-e.

Kanabis/marijuana: Cilat janë efektet

Efektet e çdo droge (përfshirë kanabis) variojnë nga personi në person. Sesi kanabis ndikon tek një person varet nga shumë gjëra përfshirë masën, peshën dhe shëndetin, gjithashtu nëse personi e përdor atë më vete apo së bashku me droga të tjera përafërsisht në të njëjtën kohë. Efektet e çdo droge janë gjithashtu edhe në varësi të sasisë së marrë.

Nuk ka nivel të sigurt për përdorimin e drogës. Përdorimi i çdo droge zakonisht ka rrezik – edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte anësore të padëshirueshme. Është e rëndësishme që të bëhet kujdes kur merret çdo tip droge.

Efektet e menjëhershme

  • Shfrenim;
  • Të qeshura spontan-e;
  • Sjellje e qetë dhe reflektive;
  • Perceptim i ndikuar për zhurmat, ngjyrat dhe ndjenja të tjera;
  • Konfuzion;
  • Të menduar dhe memorje e alteruar;
  • Ankth;
  • Paranojë e lehtë;
  • Vizione të alteruara;
  • Sy të skuqur e të përgjakur;
  • Qetësim;
  • Gjumë;
  • Koordinim dhe balancim i reduktuar;
  • Rritje e ritmit të zemrës;
  • Presion i ulët gjaku;
  • Rritje oreks-i.

Dozat e ulëta dhe të moderuara

Dozat e ulëta të kanabis mund të prodhojnë efekte që zgjasin 2-4 orë pas pirjes. Efektet e oreksit (të ngrënit) zakonisht fillojnë pas 1 ore. Disa nga efektet përfshijnë:

Doza të mëdha

  • Konfuzion;
  • Nervozizëm;
  • Eksitim;
  • Halucinacion-e;
  • Ankth ose panik;
  • Largim nga realiteti;
  • Rënie e kohës së reagim-it;
  • Paranojë.

Efektet afatgjata

Përdorimi për një kohë të gjatë i kanabis mund të ketë shumë efekte tek një individ:

Truri: Paaftësi në përqendrim, kujtesë dhe në të mësuar.

Mushkëri: Pirja e kanabis mund të rezultojë në një fyt të dëmtuar, astmë dhe bronkit.

Hormonet: Kanabis ndikon në prodhimin e hormoneve. Kërkimi tregon se disa përdorues kanabisi kanë ulje të dëshirës për seks. Cikle jo të rregullta menstrual-e dhe prodhim i ulët sperme janë raportuar gjithashtu.

Sistemi imun: ka disa shqetësime se pirja e kanabis mund të ndikojë në funksionimin e sistemit imunitar (sistemi imunitar).

Shëndeti mendor: Përdorimi i kanabis, kryesisht përdorimi në doza të mëdha dhe në mënyrë të rregullt, mund të lidhet me një kondicion që njihet si “psikozë e induktuar nga droga”, ose “psikoza kanabis”.

Leucemia akute limfoblastike

Leuçemia (leukemi) akute limfoblastike është një lloj kancer i gjakut. E njohur gjithashtu si leuçemi limfocitike akute ose leuçemi limfoide akute, ajo është lloji më pak i zakonshëm i leuçemisë tek të rriturit. Ja se çfarë duhet të dini për simptomat, prognozën, shkallën e mbijetesës dhe trajtimin  kësaj sëmundje.

Çfarë është leuçemia limfoblastike akute?

Ajo është një lloj i leuçemisë që fillon nga qelizat e bardha të gjakut në palcën e kockave, pjesës së butë të brendshme të kockave. Zhvillohet nga limfocitet, një lloj i qelizave të bardha të gjakut qendrore për sistemin imun (sistemi imunitar) ose nga limfoblastet, një lloj i pa maturuar i limfociteve.

Leuçemia akute limfoblastike sulmon gjakun dhe mund të shpërndahet në të gjithë trupin në organ-e të tjera, si mëlçia, shpretka dhe nyja limfatik-e. Por ajo normalisht nuk prodhon tumor-e siç bëjnë shumë lloje të tjera të kancerit. Ajo është një lloj akut i leuçemisë, që do të thotë se përparon me shpejtësi. Pa u mjekuar ajo mund të jetë vdekjeprurëse brenda pak muajsh.

Prognoza për leuçeminë akute limfoblastik-e varet nga faktorë të tillë si:

  • Mosha juaj. Pacientët më të rinj priren të kenë një prognozë më të mirë.
  • Rezultatet e testeve laboratorike për ju. P.sh. prognoza juaj është më e mirë në qoftë se keni më pak qeliza të bardha kur jeni diagnostikuar.
  • Nënlloji juaj i leuçemisë akute limfoblastike (leuçemi e qelizave B apo qelizave T).
  • Nëse keni apo jo një anomali të kromozome-ve, të quajtur kromozomi Filadelfia. Pasja e tij do të thotë një diagnozë më e keqe.
  • Reagim-i juaj ndaj kemioterapisë. Prognoza juaj është më e mirë në qoftë se ju nuk keni prova të leuçemisë katër ose pesë javë pas fillimit të trajtimit.

Faktorët e riskut për Leuçeminë Akute Limfoblastike

Kontrolli i të përzierave dhe të vjellave të kemioterapisë

Ilaçe të reja dhe terapitë alternative mund të ndihmojnë të reduktohen, ose eliminohen efektet anësore të kemioterapisë.

Jo shumë kohë më parë, të përzierat dhe të vjellat që të gjymtojnë ishin rutinë për personat që i nënshtroheshin kemioterapisë. Por në saje të ilaçeve të reja dhe trajtimeve të tjera, nuk është më kështu. “Ne kemi bërë një përparim të madh”, thotë Dr. Karen Syrjala, drejtoreshë e Qendrës Kërkimore për Kancerin në Seattle. “Ne kemi shumë më pak të përziera dhe të vjella tani, edhe pse po përdorim doza më të mëdha të kemioterapisë se më parë”. Për arsye se ne mundemi që t’i kontrollojmë efektet anësore, trajtimi i kancer-it në vetvete është bërë shumë më agresiv.

Medikamentet kundër të përzierave, janë kaq të efektshme sa që ekspert-ët e kanë zhvendosur fokusin e tyre nga trajtimi i të përzierave drejt parandalimit agresiv të tyre. Objektivi i tyre standard tashmë është të parandalohen të përzierat para se të ndodhin dhe jo të pritet sa të fillojnë dhe pastaj të trajtohen ato.

Natyrisht, jo të gjithë rastet e të përzierave dhe të vjellave mund të parandalohen, 70-80% të njerëzve që i nënshtrohen kemioterapisë ende përballen me njëfarë rreziku. Por në saje të një trajtimi më të mirë shumica e njerëzve në kemioterapi mund të bëjnë jetë normale, duke punuar dhe duke u kujdesur për familjet e tyre.

“Ju mund të mos ndiheni shumë mirë gjatë gjithë kohës”, thotë Dr. Carmen Escalante, përgjegjëse e katedrës së mjekësisë intern-e në Universitetin e Teksasit. “Por ju vazhdoni aktivitetin tuaj. Dhe ky është një përmirësim i madh i kemioterapisë së përdorur”.

Efektet anësore të kemioterapisë: Sa serioze janë ato?

Për njerëzit që nuk janë përballur me to, të përzierat dhe të vjellat e shkaktuara nga kemioterapia duken shumë më tepër se efekte anësore.

Kemioterapia mund të shkaktojë disa lloj të përzierash e të vjellash:

  • Të përziera dhe të vjella akute zhvillohen brenda disa orësh të kemioterapisë;
  • Të përziera e të vjella të vonuara mund të fillojnë më shumë se 24 orë pas trajtimit;
Kronologjia retrospektive e AIDS

Sëmundjet e lidhura me AIDS kanë vrarë më shumë se 30 milionë vetë qysh nga viti 1981. Kjo shifër është sa gjysma e vdekjeve të shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe nuk ka mbaruar. Janë rreth 33 milionë vetë në të gjithë botën që tashmë po jetojnë me HIV (human immunodeficiency virus). Si kemi mbërritur deri këtu?

 Rreth vitit 1900: Nga majmunët tek qeniet njerëzore

Midis viteve 1884 dhe 1924, diku pranë Kinshasa së sotme në Afrikën Qendrore Perëndimore një gjahtar vrau një shimpanze. Pak nga gjaku i kafshës hyri në trupin e gjahtarit, ka mundësi nga ndonjë plagë e hapur. Gjaku mbartte një virus të padëmshëm për shimpanzenë por vdekjeprurës për qeniet njerëzore: HIV. Virusi u shpërnda me shpërhapjen e qyteteve koloniale, por për vdekjet u fajësuan shkaktarë të tjerë.

1981: U njohën rastet e para

Në qershor u botua një raport nga Los Angeles për pesë homoseksualë me një pneumoni vdekjeprurëse ose kërcënuese për jetën. Pothuaj e paparë ndonjëherë tek personat me sistem imun të shëndoshë, ajo u bë një nga infeksionet kryesore kërcënuese për jetën që i vriste njerëzit me AIDS. Më 4 korrik u raportua që një kancer i pazakontë i lëkurës, sarkoma Kaposci po vriste të rinj më parë të shëndetshëm në Nju Jork dhe Kalifornia.

 1982

Sëmundja e re u quajt Acquired Immune Deficiency Syndrome. Ajo shfaqet tek personat me hemofili, gjë që i bindi shkencëtarët se sëmundja shpërndahet nga një agjent infektiv në gjakun e infektuar.

 1983

Paralajmërohet që AIDS mund të shpërndahet nëpërmjet seksit të hetero-seksualëve dhe me anë të transmetimit nga nëna tek fëmija. Shërbimi Shëndetësor i SHBA u kërkoi “pjesëtarëve të grupeve me risk të shtuar për të marrë AIDS”, të ndalonin dhurimin e gjakut. U konfirmua shpërhapja e AIDS nga hetero-seksualët në Afrikë. Frika publike u shtua. Fjalë të “shpërndarjes në familje” u përhapën me bollëk. Në Nju Jork u raportua se qiradhënësit po i dëbonin nga banesat pacientët me AIDS.

1983

Gripi i meshkujve është i vërtetë

Gratë duhet të jenë më të kujdesshme kur meshkujt, partnerët e tyre sëmuren. Një studim sugjeron se meshkujt e kanë me të vërtetë më të vështirë përballimin e të ftohurës, krahasuar kjo me femrat.

Kërkuesit vlerësuan përgjigjet e 63 vullnetarëve meshkuj. Ato zbuluan se meshkujt kishin një reagim shumë më të dobët imunologjik në krahasim me femrat.

Megjithatë, ky ndryshim është vënë re vetëm duke krahasuar meshkujt me gratë e moshës 50 vjeçare ose më të reja.

Profesori John Upham, tha se rezultatet ishin me rëndësi vendimtare për gjetjen e mënyrave të reja për luftimin e rinovirus-eve (virusit që shkakton sëmundjen).

Ky studim sugjeron se gratë në fazën e pre-menopauzë-s kanë një sistem imun më të fortë ndaj infeksionit të rinoviruseve, në krahasim me meshkujt dhe njerëzit e moshuar.

Është e rëndësishme për të cilësuar se kjo diferencë seksuale dhe moshe është marrë parasysh kur janë studiuar mënyrat e mundshme të luftimit të së ftohurës.

Kërkuesit, do të studiojnë më tej efektet e hormoneve në sistemin imun, me plane afatgjatë për zhvillimin e vaksinë-s.

Paroniki është një inflamacion i lëkurës që rrethon gishtat. Ky inflamacion mund të klasifikohet si akut ose kronik, në varësi të simptomave, shkakut të inflamacionit dhe kohëzgjatjes së qëndrimit të tij.

Paroniki akut

Paroniki akut është zakonisht një gjendje e dhimbshme që zhvillohet një deri në dy ditë. Ai zakonisht është i lidhur me problemet që përfshijnë traumë-n në lëkurë.

Paroniki akut zakonisht është shkaktuar nga infeksionet bakteriale dhe bakteri i quajtur Staphylococcus aureus është shkaku më i zakonshëm.

Trajtimi i paronikit akut

Paroniki akut mund të trajtohet duke larë gishtin e prekur me ujë të ngrohtë, të kripur, dy deri në tre herë në ditë. Nëse ekziston ndonjë qelb, mjeku juaj do të bëjë të mundur tharjen e qelbit. Shumë rrallë, një pjesë e thoit mund të hiqet. Paroniki akut shumë rrallë ka nevojë që të trajtohet me antibiotikë, nëse nuk përmirësohet nga tharja e qelbit.

Paroniki kronik

Paroniki kronik është i ndryshëm nga paroniki akut, që është zakonisht jo shumë i dhimbshëm dhe që zhvillohet për një kohë të gjatë. Ai lind për shkak të dëmtimit, apo humbjes së kutikulë-s së thoit, e cila kryen një rol të rëndësishëm në krijimin e një mbrojtësi të papërshkueshëm nga uji. Kjo zakonisht ndodh tek njerëzit të cilët kalojnë shumë kohë me duart e tyre në ujë, si shefat e kuzhinës, pastruesit dhe larësit e rrobave dhe fëmijët që thithin gishtat e tyre rregullisht.

Trajtimi i paronikit kronik

Kremrat kortikosteroide janë shumë të domosdoshëm në trajtimin e paronikit kronik. Paroniki kronik shpeshherë komplikohet nga një infeksion fungal, që mund të trajtohet me përgatitjet antifungale që aplikohen direkt në zonën e prekur. Zona e inflamuar gjithashtu mund që të infektohet me baktere, që mund ose mund të mos kërkojnë trajtim me antibiotikë.

Kancer-i zorrëve është kanceri që ndodhet në çdo pjesë të zorrës së trashë ose në çdo pjesë të rektumit. Kanceri i zorrëve mund të zhvillohet në dy mënyra: ai mund të rritet nga rreshtimi i brendshëm i zorrëve, ose nga rritje të vogla në murin e zorrëve që quhen polipe. Këto janë zakonisht të padëmshme (beninj), por me kalimin e kohës mund të bëhen edhe më keq.

Nëse nuk trajtohet, kanceri i zorrëve mund të përhapet (metastazë) më thellë në murin e zorrëve. Nga këtu, ai mund të përhapet në nyja limfatike.

Nyjet limfatike janë të vogla. Ato mbledhin dhe shkatërrojnë bakteret dhe viruset në trup. Ato janë pjesë e sistemit limfatik (sistemi limfatik) dhe luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imun (sistemi imunitar).

Më vonë, kanceri zorrëve mund të përhapet në organet e tjera, siç janë mëlçia ose mushkëritë. Në pjesën më të madhe të rasteve, ato rriten ngadalë dhe mund të qëndrojnë në zorrë për muaj ose vite përpara se të zhvillohen.

Për shumë njerëz me astmë është një alergji që sjell (shkakton) simptomat e astmës. Në fakt, alergjitë janë një shkaktar i astmës në 70–90% të njerëzve me astmë.

Në këtë situatë, ekspozimi ndaj substancave ndaj të cilave jeni alergjikë (alergjenët) konsiderohe të jetë shkaku i astmës. Reaksioni alergjik që shkakton astmë mund të variojë nga i butë deri në kërcënim për jetën.

Pasja e astmës nga një alergji mund të tregojë se duhet të keni edhe shenja të tjera të alergjisë, si ekzema dhe alergji nga barërat, pasi të jeni ekspozuar ndaj alergjen-it. Kjo për shkak të një tendence për të zhvilluar alergjinë që quhet atopi.

Si zhvillohet alergjia?

Zhvillimi i alergjisë zakonisht përfshin:

  • Në radhë të parë tendencën gjenetike për të zhvilluar alergji;
  • Ekspozimin në mënyrë të përsëritur ndaj sasive të vogla të alergjenit, shpesh në moshë të re, dhe fillon dhe bëhesh i ndjeshëm ndaj tij — që quhet “ndjeshmëri”.

Ndjeshmëria përfshin sistemin imun që reagon në mënyrë jonormale gjatë ekspozimit ndaj një substance të dëmshme, alergjenit (p.sh. polen-i ose pluhuri i shtëpisë), duke zhvilluar antitrupa specifike kundër tyre. Këto antitrup-a krijohen që të luftojnë invaduesit që shkaktojnë sëmundje si p.sh. parazitët e zorrëve. Tipi i antitrupit të prodhuar në një reaksion alergjik quhet antitrupi IgE (imunoglobulina E).

Pas një ekspozimi të përsëritur ndaj substancës helmuese, sistemi imun fillon dhe bëhet i ndjeshëm dhe ndjeshmëria ndaj asaj substance rritet. Trupi juaj tashmë e trajton substancën si invadues të dëmshëm. Kontakti i mëtejshëm me alergjen-in do të rezultojë në hedhjen në veprim të antitrupave IgE në atë që quhet një “reaksion alergjik të ndërmjetësuar IgE” — antitrupi juaj IgE shpërndan një seri reaksionesh kimike në qelizat e rrugëve të frymëmarrjes duke shkaktuar ngushtimin e tyre. Kjo mund të çojë në astma tipike me simptomat e gulçimit, kollës, ftohjes dhe dhimbjes në gjoks ose me vështirësi në frymëmarrje dhe tek disa njerëz edhe në simptomat e astmës.

Shkaktarët e astmës: alergji apo jo?