Një shqyrtim i ri tregon se pilulat me marijuanë mjekësore, mund të lehtësojnë disa nga simptomat e sklerozës së shumëfishtë

Sipas udhëzimeve të reja pilulat dhe sprajet me marijuanë mjekësore mund të lehtësojnë simptomat e sklerozës multiple (MP-sklerozë e shumëfishtë), ndërkohë që shumë terapi të tjera alternative nuk kanë dhënë shumë rezultat, për të ulur dhimbjen dhe ngurtësinë e muskujve, që shpesh shoqëron sëmundjen.

Për të arritur në këtë përfundim, një grup i ekspert-ëve të Akademisë Amerikane të Neurologji-së ka shqyrtuar më shumë se 40 vjet kërkime në trajtimet alternative për sklerozën multiple (MS).

Përveç rekomandimeve në lidhje me përdorimin e marijuanës mjekësore, 9 ekspertë gjetën gjithashtu se ginkgo biloba mund të ndihmojë për të zbutur lodhjen e MS-së dhe refleksologji-a mund të lehtësojë simptoma të sklerozës së shumëfishtë, të tilla si ndjesi cimbimi, mpirje dhe ndjesi të tjera të pazakonta të lëkurës. Megjithatë, terapia me thumba blete dhe acidet yndyrore o, ega-3, japin dëshmi të dobëta për të mbështetur përdorimin e tyre.

“Është një praktikë shumë e zakonshme e pacientëve me sklerozë të shumëfishtë, që të kërkojnë  terapi alternative”, tha autori kryesor i udhëzimeve, Dr Yadav Vijayshree, drejtoreshë klinik-e e Qendrës së Sklerozës së Shumëfishtë, në Universitetin e Shkencës dhe Shëndetit, në Portland.
“Problemi është se asnjëherë nuk ka pasur një rekomandim të bazuar në prova shkencore për pacientët ose ata që kujdesen për pacientët”, tha Yadav. “Ky është një hap i parë për të edukuar çdo audiencë”.

Udhëzimet janë publikuar në 25 mars në revistën Neurologjia.

Duke prekur më shumë se 2.3 milionë njerëz në mbarë botën, MS shkakton një shumëllojshmëri simptomash, të tilla si humbja e balancës, humbja e shikimit, probleme të zorrëve, të folur jo të qartë dhe mpirje, që mund të shfaqen dhe zhduken herë pas here. Sëmundja e sistemit nervor qendror mendohet se shkaktohet nga një reagim inflamator i sistemit imunitar (sistemi imunitar), që sulmon indin nervor në tru dhe palcën kurrizore.

aloe-vera

Aloe Vera është me të vërtetë një bimë mjaft e jashtëzakonshme. Ajo është një bimë e lëngshme dhe pjesë e familjes së zambakut (Liliaceae) – e njëjta familje ku bëjnë pjesë edhe hudhra e qepa.
Pjesë të ndryshme të bimës përdoren për efekte të ndryshme në trupin tonë dhe Aloe Vera ka dy mënyra aplikimi, si të brendshme ashtu dhe të jashtme.
Më pëlqen shumë të shtrydh pjesën e brendshme të bimës Aloe, madje unë e shtoj atë në pijet e mija me fruta për të fituar disa nga vetitë e kësaj bime të jashtëzakonshme. Sigurohuni që të lexoni me kujdes seksionin e fundit të artikullit, në lidhje me mbipërdorimin e kësaj bime si dhe rekomandimet e dozave se si duhet ta përdorni atë.
Aloe Vera përmban mbi 200 komponentë aktivë duke përfshirë vitamina, minerale, aminoacide-t, enzimat, polisaharid-et dhe acidet yndyrore. Nuk është çudi që kjo bimë përdoret për një gamë kaq të gjerë kurash dhe recetash. Pjesa më e madhe e fletës së Aloe Vera është e mbushur me një substancë në formë xheli, jo të turbullt (me pamje të qartë) e cila është rreth 99% ujë.
Njerëzimi ka përdorur Aloen për qëllime terapeutik-e për më shumë se 5000 vjet. Lista e përfitimeve dhe efekteve për këtë bimë të mrekullueshme është e gjatë.
Kjo është një listë e 12 përfitimeve dhe përdorimeve mjekësore më të mira të Aloe Vera:

1. Aloe Vera është e pasur në vitamina dhe minerale:

Aloe Vera përmban shumë vitamina duke përfshirë vitamina A, vitamina C, vitamina E, acid folik, kolinë, vitamina B kompleks (B1-tiamin, B2-riboflavin, B3-niacin, B6-piridoksin). Aloe Vera është edhe një nga bimët e pakta që përmban vitaminën B12.
Disa nga 20 mineralet që gjenden tek Aloe Vera përfshijnë: kalcium, magnez, zink, krom, selen, natrium, hekur, kalium, bakër, mangan.

2. Aloe Vera është e pasur me aminoacide dhe acide yndyrore

Aminoacidet janë blloqet e ndërtimit të proteinave. Ka rreth 22 aminoacide që janë të nevojshme për trupin e njeriut dhe 8 prej tyre janë thelbësore. Vlera e aminoacideve që gjenden tek Aloe varion nga 18-20, bashkë me 8 aminoacidet esenciale.

Si të përforconi sistemin imunitar

Në përgjithësi, sistemi imunitar kryen një funksion të jashtëzakonshëm, duke ju mbrojtur kundër mikro-organizmave që shkaktojnë sëmundje. Por ndonjëherë ai dështon në kryerjen e kësaj detyre: Ndonjëherë mikrobet pushtojnë organizmin me sukses dhe ju sëmurin. A është e mundur të ndërhyni në këtë proces dhe ta bëni sistemin tuaj imunitar më të fortë? Çfarë ndodh nëse ju do të përmirësoni dietën tuaj? Nëse do të merrni vitamina ose përgatitje të ndryshme bimore? Çfarë mund të ndodhë nëse bëni ndryshime të tjera në stilin e jetesës, me shpresën për të prodhuar një përgjigje imunitare thuajse të përsosur?

Ideja e përforcimit të imunitet-in tuaj është joshëse, por aftësia reale për ta bërë këtë, ka rezultuar iluzive, jo e vërtetë. Sistemi imunitar është pikërisht një sistem, jo një njësi e vetme. Për të punuar mirë, ai kërkon ekuilibër dhe harmoni. Ka ende shumë gjëra që studiuesit nuk i dinë në lidhje me kompleksitetin dhe ndërthurjen e brendshme të përgjigjes imunitare të organizmit. Tani për tani, nuk janë provuar ende shkencërisht lidhjet e drejtpërdrejta mes mënyrës së jetesës dhe sistemit imunitar të përmirësuar.

Por kjo nuk do të thotë se efektet e jetesës në sistemin imunitar nuk janë intriguese dhe nuk duhet të studiohen. Një numër i konsiderueshëm i studiuesve po eksplorojnë efektet e dietës, ushtrimeve, moshës, stresit psikologjik, shtojcave ushqimore bimore dhe faktorëve të tjerë në përgjigjen imunitare, si tek kafshët, ashtu dhe tek njerëzit. Edhe pse nga studimet po dalin rezultate interesante, deri më tani ato mund të konsiderohen thjesht paraprake. Kjo është arsyeja pse studiuesit janë ende duke u përpjekur për të kuptuar se si funksionon sistemi i imunitetit dhe se si të interpretojnë matjet që i bëhen funksionit imunitar. Seksionet e mëposhtme përmbledhin disa nga zonat më aktive të kërkimit në këto çështje. Ndërkohë, strategjitë e përgjithshme të të jetuarit shëndetshëm janë një mënyrë e mirë për të filluar t’i jepni sistemit tuaj imunitar një ndihmë të madhe.

Ndiqni një strategji të shëndetshme jetese

Sëmundja celiake

Sëmundja celiake është një gjendje që prek zorrën e vogël, e shkakuar nga një përgjigje imune anormale, ose ndjeshmëri, të një proteine dietike të njohur si gluten. Gluteni është gjetur në thekër, grurë dhe elb, dhe në shumicën e llojeve të tërshërës. Ndjeshmëria ndaj glutenit shkakton inflamacion dhe dëme në zorrën e hollë, dhe ndonjëherë dëmtimi është aq i rëndë saqë zorra nuk është në gjendje për të absorbuar ushqyesit thelbësorë, duke e çuar kështu në kequshqyerje.

Sa e zakonshme është sëmundja celiake?

Sëmundja celiake prek rreth 1% të njerëzve, dhe është diagnostikuar më shpesh vitet e fundit. Shumë njerëz me sëmundjen celiak-e nuk e kuptojnë që e kanë atë.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e sëmundjes celiake ndryshojnë shumë nga personi në person. Disa persona mund të mos kenë fare simptoma, ndërsa të tjerë ankohen për lodhje dhe simptoma gastrointestinal-e. Disa nga simptomat më të zakonshme përfshijnë:

  • Lodhje;
  • Diarre të përhershme;
  • Dhimbje ose shtrëngim barku;
  • Keq-tretje;
  • Gazra stomaku;
  • Fryrje; dhe
  • Humbje peshe.

Fëmijët me sëmundjen celiake gjithashtu mund të kenë rritje të ngadaltë ose humbje peshe, nervozizëm, një bark të fryrë dhe zhvillim të vonuar.

Disa njerëz me sëmundjen celiake mund të kenë gjithashtu një gjendje të lidhur me keqtretjen e disa ushqimeve të caktuara të dietës. Mungesa në vitamina D mund të shkaktojë osteoporozë-n, një gjendje që rezulton në kockat e buta dhe delikate, gjithashtu të njohura si rakit tek fëmijët; dhe niveli i ulët i kalciumit dhe vitaminës D mund të shkaktojë osteoporozën, një humbje të densitetit të kockave që i bën kockat e dobëta dhe më të prirura për thyerje. Mungesa në hekuri, folate ose vitamina B12 mund të shkaktojë anemi.

Çfarë e shkakton sëmundjen celiake?

Udhëheqës vizual: Ushqimet që kanë më shumë mikroorganizma të dobishme

[ssba_hide]

Infeksionet kërpudhore

Infeksioni kërpudhor i thonjve ndodh kur një kërpudhë sulmon një thua të gishtit të dorës, thoin e madh të këmbës, ose lëkurën nën thua, që quhet shtrati i thoit. Kërpudha mund t’i sulmojë thonjtë nëpërmjet çarjeve të vogla në lëkurën rreth thoit ose në hapsirën mes thoit dhe shtratit të tij.
thoi
Nëse jeni të shëndetshëm, një infeksion kërpudhor i thoit, ndoshta nuk do t’ju shkaktojë probleme serioze. Vendi i infektuar mund të duket keq, mund t’ju dhembë apo t’ju dëmtojë thoin ose shtratin e tij.

Infeksioni kërpudhor i thoit mund të sjellë probleme shumë serioze në qoftë se ju keni diabet apo një sistem të dobët imunitar. Bisedoni me mjekun për të gjetur mënyrën më të mirë të trajtimit të një infeksioni të thoit, nëse keni ndonjë nga këto probleme.

Çfarë e shkakton infeksionin kërpudhor të thoit?

Pllakëzat e bardha (këto formohen nga një organizëm njëqelizor, i cili riprodhohet vetë), myku dhe disa lloje të ndryshme kërpudhash mund të shkaktojnë infeksione kërpudhore të thonjve. Shumica shkaktohen nga i njëjti lloj kërpudhe që shkakton këmbën e atletit.

Kërpudhat rriten më mirë në të ngrohtë, në vende me lagështirë dhe mund të përhapen nga njëri person tek tjetri. Ju mund të merrni një infeksion kërpudhor të thonjve nga ecja zbathur në dushe publike ose pishina ose duke ndarë sende personale, të tilla si peshqiri dhe prehësja e thonjve. Nëse keni këmbë atleti, kërpudhat mund të përhapen nga lëkura drejt thonjve.

Ju keni më shumë gjasa të merrni një infeksion të thonjve në qoftë se:

  • Jeni më shumë se 60 vjeç;
  • Keni diabet ose një sistem të dobët imunitar (sistemi imunitar);
  • Keni një lëndim të thoit, si një copë shtesë thoi (ajo pjesa e shtuar dhe e dhimbshme që del në anë të tij) ose një thua këmbe të hyrë në mish;
  • Vishni këpucë që bëjnë këmbët të lagështa apo me djersë;
  • Jetoni ose punoni në një vend të nxehtë dhe të lagësht.

Cilat janë simptomat?

Thoi i prekur nga një infeksion kërpudhor mund:

  • Të zverdhet apo të zbardhet;
  • Të trashet;
  • Të thyhet ose të ndahet, madje mund të shkëputet i gjithi nga lëkura.
Sëmundja Crohn

Sindroma Crohn (Crohn morbus) është një sëmundje inflamatare që prek rrugët gastrointestinal-e (aparati tretës). Njihet si sëmundje kronike dhe nuk ka ende një kurë për të.

Sëmundja Crohn sjell ndryshime në murin e zorrës, të cilat variojnë nga skuqje të lehta deri në një gjendje të rëndë ku zorra pëson inflamacion të fortë, trashet e tëra dhe kështu krijohen plagë në të dhe deformim-e. Fistula anale mund të haset. Ajo bën që zorra të bllokohet.

Si e ka ecurinë më tej kjo sëmundje?

Edhe pse shumicën e kohës njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje ndihen mirë, herë pas here sëmundja shpërthen dhe kjo sjell simptoma kronike që përfshijnë diarre, dhimbje, fryrje abdominale.

Kush preket nga kjo sëmundje?

Shumica e rasteve të sindromës Crohn diagnostikohen tek moshat nga 15 deri në 35 vjeç. Nuk haset tek fëmijët para pubertet-it.

Cili është ndryshimi mes sëmundjes Crohn dhe sëmundjeve inflamatore të tjera (të zorrës)?

Sindroma Crohn bën pjesë tek grupi i sëmundjeve që njihen si çrregullimet inflamatore të zorrës. Këto sëmundje hasen më shumë në shoqëritë perëndimore. Kjo sëmundje dhe koliti ulçeroz (që krijon plagë në zorrë), janë më të hasurat nga ky grup sëmundjesh. Ato kanë shumë ngjashmëri dhe për këtë arsye grupohen të dyja bashkë dhe quhen sëmundje inflamatore të zorrës.

Sëmundja Crohn prek tërë gjerësinë e zorrës dhe mund të shfaqet në çdo pjesë të rrugëve gastrointestinale, nga goja deri tek anus-i. Në zorrën e infektuar nga kjo sëmundje, pjesët e shëndetshme mund të jenë ngjitur me pjesët e infektuara.

Nga na tjetër, inflamacioni që shkakton koliti ulçeroz prek gati gjithë gjatësinë e pjesës së brendshme të zorrës (mukozën). Inflamacioni i kolitit është i përhershëm ndryshe nga ai i Sëmundjes Crohn që shfaqet me raste. Ndër njerëzit e prekur nga koliti ulçeroz, 15% e kanë të shtrirë në të gjithë zorrën dhe 85% vetëm në fundin e zorrës (rektum) dhe ndoshta pak në pjesën ngjitur me fundin.

Cilat janë simptomat e sëmundjes Crohn?

Turbekulozi: Pyetje dhe përgjigje

Turbekuloz-i (TBC) është një infeksion ngjitës, potencialisht fatal, infeksion i shkaktuar nga mykobakteri i tuberkulozit, ose më rrallë, nga baktere të ngjashme.

TBC ka qenë më shumë i zakonshëm në shekullin e kaluar, por me futjen e antibiotikëve, është bërë më pak i përhapur në shoqërinë e sotme. Megjithatë, në vendet më pak të zhvilluara, TBC është ende një problem i madh për shëndetin publik dhe ndërmjet njerëzve që jetojnë në kushte të mbipopulluara dhe johigjienike.

Gjithashtu, TBC mund të prekë çdo organ në trup dhe më zakonisht prek mushkëritë, aty ku shpesh fillon edhe infeksioni.

Personi me TBC mund ta përhapë bakterin nëpërmjet kollës, teshtitjes ose të qeshurës, ose edhe komunikimit. Megjithatë, është e vështirë për një person të shëndetshëm që të infektohet me TBC, pa një kontakt të ngushtë me dikë që është i infektuar.

Ekziston një diferencë sinjifikative, ndërmjet të qenit të infektuar me TBC dhe të pasurit të sëmundjes aktive. Personi i infektuar e ka bakterin në trup, por sistemi i tyre imun i mbron nga sëmundja, në mënyrë që të mos kenë simptoma (kjo zakonisht mund të ndodhë gjatë fëmijërisë së një personi, ku simptomat mund të mos jenë më shumë se të një gripi të lehtë). Infeksioni TBC që nuk ka simptoma, ndonjëherë është quajtur TBC latens. Ky lloj TBC-je nuk është ngjitës.

Bakteri TBC mund të qëndrojë në trup për shumë vite dhe mund të shfaqet më vonë, për ta bërë sëmundjen aktive. Në TBC-në aktive, bakteret shumëfishohen dhe sulmojnë organe të ndryshme të trupit. Personi që ka TBC-në aktive, ashtu sikundër që mbart bakterin, zakonisht do të shfaqë simptoma të TBC-së dhe mund  të infektoj të tjerët. Ky person duhet të shkojë menjëherë tek mjeku.

Kush është më në rrezik ndaj TBC-së?

Çdo njeri mund ta marrë TBC-në, në varësi të vendit ku jeton, moshës ose faktit, nëse janë të pasur ose të varfër. Megjithatë, duket se ka disa grupe njerëzish, që janë në një rrezik më të lartë për sëmundjen aktive. Këto janë:

Informacion i përgjithshëm

Lija e dhenve është një sëmundje shumë ngjitëse e shkaktuar nga virusi varicele zoster. Ajo ndodh më shpesh tek fëmijët.

Lija e dhenve është përhapur nga teshtitja dhe kollitja ose nga kontakti direkt me lëngje. Pas infektimit nga virusi, sëmundja merr 10-21 ditë për t’u zhvilluar (periudha e inkubacion-it).

Njerëzit me linë e dhenve janë infektivë nga dy ditë para se njollat të shfaqen deri në kohën kur ato shfaqen mbi lëkurë. Kjo ndodh zakonisht rreth shtatë ditë pas shfaqjes së njollave të para. Fëmijët duhet të mbahen në shtëpi.

Simptomat

Simptomat e para të lisë së dhenve mund të jenë të njëjta me të ftohurën dhe konkretisht janë:

  • Ethe;
  • Dhimbje koke;
  • Lodhje;
  • Dhimbje fyti;
  • Humbje oreksi.

Këto simptoma fillestare janë pasuar shpejt nga skuqje të lëkurës, kruarje dhe puçrra, të cilat së shpejti bëhen të qarta, të mbushura me lëng, si flluska. Puçrrat mund të paraqiten në çdo vend të trupit por zakonisht fillojnë në fytyrë apo në lëkurën e kokës e pastaj përhapen nëpër gjymtyrë.

Ato mund të përhapen edhe në gojë dhe në hundë, por zakonisht duan rreth 3 deri në 4 ditë që të thahen dhe të formojnë kore. Disa fëmijë mund të kenë vetëm pak puçrra por disa të tjerë mund të zhvillojnë me mijëra.

Komplikacionet

Lija e dhenve zakonisht është një sëmundje e butë, por kjo ndodh veçanërisht tek fëmijët. Ajo mund të jetë më e rëndë tek të rriturit dhe adoleshentët. Ajo mund të jetë veçanërisht serioze tek gratë shtatzëna (për shkak të efekteve të mundshme tek fëmijët e palindur), bebet e lindura ose njerëzit me sistem imun të dobët. Mundojuni t’i mbani fëmijët larg këtyrë njerëzve ndërkohë që lija e dhenve është infektive.

Njerëzit zakonisht e kanë linë e dhenve vetëm njëherë në jetën e tyre por virusi mund të qëndrojë “i fjetur” në trup për shumë vite. Ai mund të riaktivizohet shumë vonë dhe mund të shkaktojë herpes. Lija e dhenve mund të merret nga njerëzit me herpes, por herpesi nuk mund të gjendet tek njerëzit me linë e dhenve.

Vaksinimi

Informacion i përgjithshëm

Kur ju keni kollë gjoksi (kollë të lagësht, produktive) gjoksi juaj ndihet i rëndë dhe ju mund të nxirrni me kollën mukus ose gëlbazë. Një kollë gjoksi mund të ndiqet me një dhimbje fyti ose me një të ftohur dhe mund të jetë më e keqe në mëngjes.

Kolla dhe e ftohura shpesh janë shkaktuar nga një virus, kështu që antibiotikët nuk janë një trajtim i përshtatshëm. Ndonjëherë ilaçet e kollës mund të lehtësojnë simptomat, por ata nuk duhet t’u jepen fëmijëve nën dy vjeç dhe duhet që t’u jepen me kujdes vetëm  fëmijëve më të rritur.

Një kollë gjoksi mundet ndonjëherë që të jetë shenjë e ndonjë problemi tjetër, siç është astma, dështimi i zemrës ose bronkit kronik. Sa më gjatë që të zgjasë kolla e gjoksit, aq më shumë mundësi ka që të jetë një problem serioz.

Njerëzit që pinë cigare kanë një imunitet më të dobët sesa njerëzit e moshuar dhe mund të jenë më të prirur për bronkit ose pneumoni.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse personi me kollën e gjoksit është nën 2 vjeç;
  • Nëse kur kolliteni nxirrni gjak, që mund të duket si granulë kafeje;
  • Nëse nxirrni me kollën mukus të çfarëdolloj ngjyre, veçanërisht rozë të lehtë ose jeshile të errët;
  • Nëse keni temperaturë të lartë  (mbi 39° C);
  • Nëse kolla juaj ka ndryshuar, nga kollë e thatë në kollë gjoksi;
  • Nëse keni simptoma të tjera, si p.sh. dhimbje kraharori, vështirësi frymëmarrjeje, temperaturë, humbje peshe, dhimbje koke të vazhdueshme, dhimbje të veshëve ose skuqje;
  • Nëse kolla është kryesisht gjatë natës e nëse ju jeni duhanpirës;
  • Nëse përjetoni simptoma të forta dhe të menjëhershme të gripit (këto mund të përfshijnë dhimbje të muskujve, lodhje, dhimbje koke dhe ethe);
  • Nëse kolla juaj e gjoksit ka zgjatur më shumë sesa pesë ditë, ose është përkeqësuar;
  • Nëse keni presion të lartë të gjakut, probleme të zemrës, diabet, probleme të tiroides, probleme të frymëmarrjes siç është astma, ose nëse jeni duke marrë ilaçe të tjera;
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji (disa ilaçe mund të mos jenë të përshtatshme);
  • Nëse keni alergji nga medikamentet.