Psoriaza: Çfarë duhet të dini

Psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) është një kondicion i zakonshëm lëkure, që karakterizohet nga ngjyra e kuqe, luspa në lëkurë ose kruarje. Luspat janë më të zakonshme në gjunjë, bërryla dhe lëkurën e kokës, por mund të preket lëkura e tërë trupit. Mund të preken gjithashtu thonjtë dhe një numër i vogël njerëzish kanë dhimbje dhe enjtje të kyçeve (artrit psoriatik).

Psoriaza është një kondicion kronik (që vazhdon). Ka periudha kohore kur simptomat përmirësohen ose zhduken dhe kohë të tjera kur simptomat përkeqësohen.

Edhe pse të gjithë njerëzit e çdo moshe mund të preken, mosha më e zakonshme për psoriazë është adoleshenca e vonë deri te pjekuria e hershme. Ka edhe një shfaqje të saj tek të 50-at.

Çfarë e shkakton psoriazën?

Shkaku ekzakt i psoriazës nuk dihet. Megjithatë, është e ditur se sistemi imun në lëkurë është mbiaktiv në njerëzit me psoriazën. Një tip i qelizave imune të njohura si qeliza T krijohen në lëkurë. Këto qeliza T dhe kimikatet që ato prodhojnë acarojnë qelizat e lëkurës dhe i kthejnë ato në një cikël më të shpejtë se sa ai normal–në ditë sesa në javë– duke sjellë hollimin e lëkurës dhe krijimin e luspave.

Kondicioni tenton të trashëgohet kështu që faktorët e trashëgimisë luajnë një rol të madh. Gjithashtu, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në episodet e psoriazës që janë:

  • Infeksionet – infeksione streptokokale (streptokoke bakteret) të fytit;
  • Dëmtimet, përfshirë edhe djegie-t nga dielli;
  • Ilaçe të caktuara (litiumi, që jepet për çrregullimet bipolare, ilaçet e tensonit si bllokuesit beta dhe ilaçet kundër malaria-s);
  • Stresi;
  • Marrja e dozave të larta të alkool-it;
  • Duhanpirja.

Simptomat e psoriazës

Simptomat e psoriazës variojnë midis njerëzve dhe në kohë të ndryshme. Ato mund të përfshijnë:

  • Skuqje lëkure e mbuluar me luspa të bardha;
  • Ënjtje lëkure ose kruarje;
  • Lëkurë të thatë dhe të plasaritur;
  • Thonj të dëmtuar, shtrembëruar dhe pa ngjyrë;
  • Dhimbje në kyçe dhe enjtje (ndodh tek pak njerëz).

Trajtimi i psoriazës

Edhe pse nuk ka kurë për psoriazën, në më të shumtën e rasteve sëmundja mund të kontrollohet mirë.

Ushqimi i foshnjës: Fillimi me ushqime të ngurta

Është koha e drekës! Gjeni kur foshnja juaj është e gatshme për ushqime të ngurta, si edhe mënyrat më të mira për ta prezantuar me to.

Fillimi me ushqime të ngurta është një nga piketat më emocionuese (edhe pse e rrëmujshme) në vitin e parë të foshnjës tuaj. Mendoni për të gjithë shijet dhe cilësitë që e presin të voglin tuaj, që nga djathi pikant te mangoja plot lëng e avokadoja me krem. Është një botë e tërë aromash për t’u zbuluar dhe eksploruar dhe fillimi me ushqime të ngurta është hapi i parë. Inkurajojeni foshnjën tuaj që të kënaqet duke provuar ushqime të reja, edhe në qoftë se një pjesë e mirë e racionit të saj përfundon të grykashkë, në tabaka apo në dysheme. E gjithë kjo është pjesë e eksperiment-it të madh e çuarjes së shijes së saj në një nivel më të lartë.

Kur duhet pritur kjo?

Shumica e foshnjave janë të gatshëm të fillojnë me ushqime të ngurta midis moshës 4 dhe 6 muajsh. Akademia Amerikane e Pediatri-së tashmë e rekomandon muajin e 6-të si kohën më të mirë për të filluar të ushqehet një foshnjë me ushqime të ngurta, meqenëse në këtë kohë, sistemi tretës i saj i ka zhvilluar enzimat e domosdoshme për të tretur një larmi të madhe ushqimesh. Fillimi më herët mund të dëmtojë zakonet e ardhshme të të ngrënit (foshnja mund të refuzojë ato lugë në fillim thjesht sepse ajo nuk është e gatshme për këtë, pastaj më vonë për shkak të detyrimit të mëparshëm nga ana e prindërve), e veç kësaj përdorimi i hershëm i ushqimeve të ngurta ka qenë lidhur me obezitet-in më pas gjatë jetës. Sado që pritja e gjatë, të themi deri në moshën 8 apo 9 muajsh mund të jetë më e ndërlikuar, sepse ashtu si zakonet, edhe shijet mund të jenë më të vështira të ndryshohen në këtë pikë. Veç kësaj, një foshnjë më e rritur mund t’i rezistojë të mësuarit e marifeteve të reja, siç është përtypja dhe gëlltitja, në krahasim me metodën e mësuar dhe të vërtetuar të ushqyerjes me gji.