Lëvizja e fetusit: Të ndjeni shkelmat e foshnjës tuaj

Kur duhet të filloj të ndjej lëvizjen e foshnjës time?

Ju ndoshta nuk do ta ndjeni shkelmimin e foshnjës tuaj deri midis javës së 16-të dhe të 22-të të shtatzënisë, edhe pse ajo ka filluar të lëvizë në javën e 7-të apo të 8-të dhe ju ndoshta e keni dëshmuar akrobacinë e tij në qoftë se keni bërë një skaner me ultratingull.

Nënat veterane tentojnë të vënë re këto shkelmime të para të buta, të njohura gjithashtu si “shenjat e para të fetus-it” më përpara se nënat që e kanë për herë të parë. Një grua që ka qenë më parë shtatzënë mundet që më me lehtësi t’i dallojë shkelmimet e foshnjës nga zhurmat e tjera të barkut, siç janë gazrat.

Trupi juaj mund të ketë gjithashtu të bëjë me atë kur jeni në gjendje të dalloni një goditje nga një sëmbim prej urisë. Gratë më elegante kanë tendencën ta ndjejnë lëvizjen më herët dhe më shpesh se sa gratë që mbartin më shumë peshë.

Si ndjehet kjo?

Gratë e kanë përshkruar ndjesinë si të ngjashme me kërcimin e kokoshkave, një peshk i kuq dekorativ që noton rreth e qark, ose fluturat që rrahin krahët. Ju ndoshta do t’i regjistroni këto trokitje të lehta ose rrahje kamxhiku në barkun tuaj si nga gazi apo sëmbime nga uria, por pasi të filloni të ndjeni ato më rregullisht do ta njihni dallimin. Ju ka më shumë të ngjarë që të ndjeni këto lëvizje të hershme kur jeni ulur apo shtrirë në qetësi.

Sa shpesh do t’i ndjej këto lëvizje?

Në fillim shkelmimet që ju vini re do të jenë të pakta dhe të larguara nga njëra tjetra. Në fakt ju mund të ndjeni disa lëvizje një ditë dhe ditën tjetër të mos ndjeni asnjë. Megjithëse foshnja juaj lëviz dhe shkelmon rregullisht, shumë nga shkundjet dhe goditjet nuk janë ende mjaft të forta që ju t’i ndjeni. Por më pas në tremujorin e dytë këto shkelmime bindëse do të bëhen më të forta dhe më të rregullta.

Malcimi i kockës pubik-e është një gjendje inflamatore që prek simfizë-n pubike (nyjen midis kockave pubike). Mendohet se vjen si rezultat i stresit të përsëritur në simfizën pubike dhe në tendinat (tendinë) lidhur me të.

Malcimi i kockës ndodh shpesh si një plagosje nga stërvitja e rëndë në sporte të tilla si vrapim dhe futboll.

Simptomat e malcimit të kockave

Malcimi i kockës zakonisht shoqërohet me dhimbje në ije dhe në pjesën e brendshme të kofshës. Dhimbja lidhet me ushtrimet dhe përkeqësohet nga kryerja e aktiviteteve si rrotullimi i trupit dhe goditjet në trup.

Zakonisht dhimbja vjen gradualisht dhe shtohet përherë e më shumë gjatë kryerjes së stërvitjes.

Diagnoza e malcimit të kockave

Nëse mendoni se keni malcimin e kockave duhet të kërkoni vëmendje mjekësore në mënyrë që të bëhet një diagnozë sa më e përshtatshme. Ndonjëherë shtimi i dhimbjes mund të vijë nga ndonjë gjendje edhe më serioze, kështu që është e rëndësishme të shikohet.

Diagnoza e malcimit të kockave përcaktohet duke bërë një përshkrim të gjendjes përpara mjekut dhe më tej duke bërë ekzaminim klinik.

Rrezet X mund të tregojnë disa anormalitete, por mundet që gjendja të duket edhe si normale, kryesisht në fazat e hershme të çrregullimeve. Inflamacion-in e simfizë-s pubike mund t’a konfirmojë një rezonancë magnetike ose skaner (MRI).

Trajtimi i malcimit të kockave

Në stadin akut (afatshkurtër), trajtimi mund të përfshijë përdorimin e akullit dhe të ilaçeve anti-inflamatore për të ndihmuar në reduktimin e inflamacionit. Kjo zakonisht përfshin pushim nga aktivitetet që sjellin dhimbje dhe mund të përfshijë lëvizjen për të gjallëruar ijet.

Këndvështrimi kryesor i terapisë është fizioterapi-a dhe rehabilitimi me ushtrime i muskujve të ijes dhe abdomen-it të poshtëm. Mjeku juaj mund t’ju këshillojë për trajtimin e përshtatshëm në rastin tuaj specifik.