Paronikia (Inflamacioni i thoit)

Një infeksion që zhvillohet në skajin e thonjve të gishtave të duarve apo të këmbëve quhet paroniki. Ai është infeksioni më i zakonshëm i dorës dhe në qoftë se lihet pa u trajtuar mund të përparojë në një infeksion më të rëndë të gishtave të duarve apo të këmbëve.

Shkaqet e Paroniki-as

Paroniki shkaktohet më shpesh nga një baktere e zakonshme e lëkurës që depërton lëkurën rreth thoit të dëmtuar nga një traumë, si kafshimi, thithja e thoit, e gishtave, larja e enëve ose acaruesit kimikë. Infeksioni mykotik mund të jetë po ashtu shkak i formimit të paronikias dhe duhet të merret në konsideratë veçanërisht tek personat me infeksion të përsëritur. Kjo sëmundje nuk duhet ngatërruar me malcimin herpetik të gishtit që mund të formojë një puçërr të vogël në gisht dhe që shkaktohet nga një virus por që nuk lokalizohet në skajin e thoit. Malcimi herpetik nuk trajtohet me anë të një prerje dhe drenazhimi dhe kësisoj duhet dalluar nga paroniki.

Simptomat dhe shenjat e paronikias

Një paroniki mund të fillojë si një skuqje dhe ënjtje rreth thoit, që quhet celulit. Shpesh ajo është shumë e dhimbshme kur preket dhe ndonjëherë mund të jetë me një ngjyrë të verdhë në të gjelbër që tregon se nën lëkurë është formuar një grumbullim qelb-i (i quajtur absces).

Simptomat dhe shenjat më të zakonshme janë si më poshtë:

  • Ënjtje;
  • Skuqje;
  • Grumbullim i qelbit;
  • Dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj prekjes.

Kur duhet kërkuar pakujdesje mjekësore për një inflamacion të thoit?

Ju duhet t’i drejtoheni një mjeku në qoftë se skuqja përhapet përtej lëkurës rreth thoit ose në mollëzën e gishtit. Kjo skuqje tregon se infeksioni është duke formuar një infeksion më serioz të gishtit me formim të qelbit në indet e thella të majave të gishtave, që quhet felon (një infeksion i rrëzës së thoit).

Gjithashtu, ju duhet t’i drejtoheni mjekut në qoftë se është duke u formuar një absces. Ai kërkon drenazhim nga ana e një mjeku. Hapja (ose prerja) e një abscesi për ta kulluar qelbin nuk duhet të provohet të bëhet në shtëpi.

Lëndimi i syve

Nganjëherë secili prej nesh ka lëndim të syve. Kjo është shqetësuese, por fatmirësisht zakonisht jo serioze. Shkaku më i shpeshtë është konjuktiviti, një inflamacion i pjesës së bardhë të syrit.

Konjuktivitet mund të shkaktohen nga infeksionet, nga bakteret ose viruset, ose mund të vijnë nga alergji-të, p.sh. gjatë rrufave.

Infeksionet bakteriale zakonisht shkaktojnë prodhim të madh qelbi. Shpesh është vështirë të hapen qepallat në mëngjes dhe duket sikur ato janë “të ngjitura” midis tyre. Infeksionet virale mund të jenë më të dhimbshme, me sy të skuqur dhe me më pak qelb, por që mund të zgjasin me disa javë. Ato përhapen lehtë dhe mund të kalohen tek të tjerët nga kontaktet me peshqirë, pastrues fytyre etj. Problemet alergji-ke shkaktojnë ndjenja agresiviteti, skuqje, përlotje dhe kruarje të syve.

Trajtimi zakonisht konsiston në larjen e syve me ujë të ngrohtë, ujë me kripë nëse ka qelb dhe shpesh kërkohet trajtimi me ilaç me pika.

Disa herë kushte serioze mund të ngatërrohen me konjuktivitin. Vëmendja mjekësore duhet të përqëndrohet nëse ka:

  • Vetëm një sy të infektuar;
  • Ka shumë dhimbje;
  • Është dëmtuar shikimi;
  • Fëmijët e vegjël kanë sy të qelbëzuar ose të skuqur.
Ilaçe shtëpiake për djegien nga dielli

Të gjithë ne e dimë se parandalimi është mënyra më e mirë për të shmangur djegie-n nga dielli por disa herë madje edhe përpjekjet tona më të mira nuk janë të mjaftueshme. Dhe kur të godet djegia nga dielli, një veprim i shpejtë mund ta lehtësojë dhimbjen dhe të parandalojë keqësimin. Mësoni se si ta lehtësoni djegien nga dielli dhe se kur është koha për t’u vizituar tek mjeku.

Në shenjën e parë të djegies nga dielli

Ekspert-ët thonë që është e rëndësishme të mjekohet djegia nga dielli sapo që të vini re simptoma të tilla si ënjtje, skuqje apo zbutje të lëkurës. Veproni edhe para se të vini re ndonjë simptomë në qoftë se e keni merak djegien nga dielli.

“Hapi i parë është të merret një qetësues dhimbjesh antiinflamator jo steroidal si ibuprofen, aleve ose aspirinë,” thotë Dr. Dee Anna Glaser, profesoreshë dhe nënkryetare e departamentit të dermatologji-së në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit St. Louis. Në qoftë se nuk jeni të sigurt që mund të merrni antiinflamatorë pa recetë, këshillohuni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë ilaç për të mjekuar dhimbjen e djegies nga dielli.

Glaser thotë që përveç lehtësimit të dhimbjes, mjekimi i djegies nga dielli që në fillim me ilaçeve antiinflamatore mund të ndihmojë për të luftuar reaksionin antiinflamator që ndodh në trup (Marrja e acetaminofen-it ose tylenol-it mund të sigurojë lehtësimin e dhimbjes, por nuk do të ketë të njëjtin efekt antiinflamator). Ju do të duhet ta merrni mjekimin rregullisht dhe ta filloni sa më shpejt që të jetë e mundur, edhe në qoftë se nuk jeni në siklet. Kjo gjë mund të ndihmojë shërimin e shpejtë nga djegia dhe të reduktojë dëmtimin e qelizave të  shkaktuara prej djegies nga dielli.

Gjithashtu rekomandohet vitamina C suplementare për çdo ditë kur ju keni djegie nga dielli, qoftë nëpërmjet dietës tuaj apo në formën e plotësuesve ushqimorë. Disa studime kanë treguar që marrja e vitaminë-s C para djegies nga dielli mund të ndihmojë të reduktohen dëmtimet. Por për këtë nevojiten studime të mëtejshme.

Mbajtja qetë e lëkurës

Udhëheqës vizual: 18 Pyetje "të sikletshme" për bukurinë

[ssba_hide]

Konjuktiviteti: Konjuktiviteti alergjik

Konjuktiviti alergjik mund të prekë jo vetëm sytë por edhe hundën, dhe kjo njihet nga doktorët si rhino-konjuktiviti alergjik. Simptomat e syve përfshijnë skuqje, kruarje, djegie, shikim të turbullt dhe përlotje. Këto kushte shpesh shkaktojnë edhe jokomformitet me dritën e diellit (fotofobi) dhe kruarje e djegie të pjesës përreth syve.

Konjuktiviti alergjik mund të jetë stinor ose simptomat mund të përjetohen gjatë gjithë vitit nëse personi është i ekspozuar ndaj alergjenëve si:

  • Pluhuri i shtëpisë;
  • Qime dhe copa lëkure kafshësh;
  • Spore të myqeve përjashta dhe brenda shtëpisë;
  • (Në mënyrë okazionale) ushqimet dhe aditivët ushqimorë.

Alergjenë stinor ajror

Këta janë alergjen-ë të zakonshëm të mjediseve të jashtëm si polen-i i bimëve, pemëve etj. Simptomat e alergji-së nga poleni variojnë nga dita në ditë dhe mund të jenë në varësi të motit. Shpesh simptomat e shkaktuara nga poleni pakësohen në ditë me lagështirë, por rishfaqen në ditë të nxehta dhe me erë. Tipet e sporeve mykore që gjenden në ajër mund të variojnë nga stina në stinë kështu që edhe simptomat e tyre mund të jenë stinore.

Shenjat fizike të konjuktiviteve alergjike

Shenjat fizike përfshijnë:

  • Ënjtje të konjuktivë-s. Kjo ënjtje mund të variojë nga e lehtë në të rëndë që njihet si kemoza
  • Skuqje
  • Infra – orbitalo-edemë (fluid rreth orbitë-s së syve) dhe ekimozë (dëmtim të syve ose “dëmtime alergjike”).