Gjendja diabetike prek këmbët dhe shputat

Këmbët dhe shputat janë vendet më vulnerabël në rastet e komplikacion-eve të njerëzve me diabet (diabeti mellitus) dhe për këtë arsye kujdesi i mirë i këmbëve është i rëndësishëm. Një dëmtim në këmbë  dhe shputë mund të jetë i dhimbshëm, ose në njerëzit që vuajnë nga diabeti neuropati-k (dëmtim i nervit) ndjenja është e shurdhët dhe dëmtime të vogla shpesh anashkalohen dhe nuk trajtohen, duke çuar kështu në një dëmtim më serioz.

Humbja e ndjesisë të temperaturës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku për lëndime tek njerëzit me diabet. Kjo mund të rezultojë që një person i cili është duke bërë dush dhe nuk është në dijeni se uji është duke i ngrohur më shumë se çduhet ato. Ata gjithashtu mund të jenë në rrezik të zhvillimit të djegie-ve të rënda pasi janë ulur shumë afër ngrohësit.

Një vëmendje e veçantë është e nevojshme për të parandaluar sëmundjet e qarkullimit dhe infeksionet që zakonisht ndodhin në gjymtyrët e njerëzve me diabet. Zonat me qarkullim të dobët nëse lihen pa u mbikëqyrur, në rastet e lëndimeve mund të zhvillohen në ulcerë ose edhe të bëhen gangrenoz-e.

Mos i injoroni dhimbjet në këmbë ose shputë pasi kjo mund të përcaktojë një problem.

Kujdesi i mirë i këmbëve

Kujdesi i mirë i këmbëve është i rëndësishëm për njerëzit me diabet. Çdo ditë, lajini këmbët tuaj me ujë të vakët (jo shumë të ngrohtë). Nëse ju vini re formimin e një kalloje, ju mund të provoni për ta hequr atë me butësi (p.sh. me një gur për këmbët). Megjithatë, në momentin që formohen, kallot duhet trajtuar vetëm nga profesionistë. Pas larjes, aplikoni një krem në këmbë, por shmangeni atë në mesin e gishtave. Kur ju prisni thonjtë tuaj, pritini ato me kujdes, pak dhe jepini një formë të rrumbullakët.

Gjithmonë vishni këpucë dhe çorape, dhe zgjidhini me kujdes këpucët tuaja. Këpucët duhet të jenë të gjëra mjaftueshëm që të jenë të rehatshme, por jo tepër të gjëra që t’ju rrëshqasin. Ata duhet të jenë elastike dhe të jenë të buta në brendësi.

Kontrolloni shputat tuaja çdo natë, duke i kontrolluar për:

Kontrolli gjashtë javë pas lindjes

Përse ju nevojitet një kontroll i pas lindjes?

Mjeku ose mamia juaj do të duan t’u vizitojnë katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të kontrolluar regjenerim-in tuaj fizik nga shtatzënia dhe nga lindja, për të parë se si po ia dilni mbanë emocionalisht dhe të trajtojnë nevojat tuaja në vazhdim. Ju mund të keni nevojë të vizitoheni po ashtu edhe me mjekun e familjes. P.sh. në qoftë se i jeni nënshtruar një operacioni cezarian, plaga juaj duhet të kontrollohet një apo dy javë pas ndërhyrjes kirurgjik-ale për t’u siguruar që po shërohet siç duhet.

Ende mund t’u duhet të merreni me disa dhimbje të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen dhe mund të keni disa pyetje për dhimbjet e lindjes, lindjen dhe për çështje që kanë të bëjnë me periudhën e paslindjes, siç është ushqyerja me gji, kontrolli i lindjeve, ushtrimet fizike, seksin dhe punën. Kjo ndihmon të merren përgjigjet e pyetjeve të cilave ju doni t’ua dini përgjigjen dhe çështje të tjera që do të donit t’i diskutonit.

Mos u ndjeni e kufizuar nga data e paracaktuar e vizitës. Ndonjëherë problemet fizike ose emocionale dalin në pah dhe kërkojnë vëmendje imediate dhe duhet të stimulojnë një vizitë tek mjeku para datës së caktuar.

Temat që mjeku do të diskutonte me ju janë:

  • Komplikacion-et që keni pasur gjatë shtatzënisë dhe lindjes dhe çfarë ndikimi ato mund të kenë tek shtatzënitë e ardhshme dhe për shëndetin tuaj në përgjithësi. P.sh. në qoftë se ju keni ende pyetje për dhimbjet e lindjes dhe lindjen, tani është koha që t’i bëni. Edhe në qoftë se mjeku juaj ua ka shpjeguar në kohë se çfarë saktësisht po ju ndodhte dhe përse, ju mundet që të mos e mbani mend çdo gjë që është thënë atëherë.
  • Çfarë simptomash fizike ju keni si p.sh. nëse keni ende hemorragji herë pas here, ndonjë shqetësim abdominal, dhimbje vagina-le apo perineal-e, mos përmbajtje urinar-e apo të jashtëqitjes ose dhimbje të gjinjve. Mos ngurroni të tregoni edhe për ndonjë gjë që mjeku juaj nuk ju pyet. Në qoftë se keni ndonjë simptomë të bezdisshme që mjeku nuk e ka zbuluar, tregojani.
Intoleranca ndaj laktozës

Laktoza është një karbohidrat kompleks (sheqer) që është i pranishëm tek qumështi. Gjatë tretje-s, laktoza është e ndarë në dy sheqerna të thjeshtë, glukozë dhe galaktozë. Një enzimë e quajtur laktozë që është në zorrën e vogël është e nevojshme për këtë proces. Disa njerëz nuk kanë sasi të mjaftueshme të laktozës (mangësi laktoze) dhe kanë vështirësi në tretjen e qumështit dhe produkteve të qumështit. Ky problem është i njohur si intoleranca ndaj laktozës.

Simptomat e intolerancës ndaj laktozës

Simptomat kryesore të intolerancës ndaj laktozës janë parehatitë e barkut ose dhimbjet, një ndjenjë fryerjeje dhe diarre si ujë.

Simptomat zakonisht zhvillohen 30 minuta deri në 2 orë pasi janë ngrënë ose pirë produkte që përmbajnë laktozë.

Intoleranca ndaj laktozës është e ndryshme nga alergji-a e qumështit. Një reagim alergjik i vërtetë zakonisht shkakton simptoma të tilla si skuqje të lëkurës, kruarje, ënjtje të buzëve ose vështirësi në frymëmarrje.

Testet për intolerancën ndaj laktozës

Një test laktoze mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse intoleranca ndaj laktozës është e mundshme. Ky test përfshin të pirit e gjysmë gote qumështi dhe të parët nëse simptomat janë zhvilluar. Nëse dyshohet  intoleranca ndaj laktozës, mjeku mund t’ju sugjerojë që të shmangni ushqime që përmbajnë laktozë për disa javë për të parë nëse simptomat tuaja përmirësohen. Nëse simptomat kthehen në momentin kur ju futët laktozë në dietën tuaj, ju keni shumë mundësi të keni intolerancë ndaj laktozës.

Testet e veçanta, duke përfshirë edhe një provë formale të tolerancës ndaj laktozës dhe matjes së përqendrimit të laktozës në zorrën e vogël janë në dispozicion.

Trajtimi

Modifikimi dietik

Modifikimi dietik është trajtimi kryesor për intolerancën ndaj laktozës.

Shumica e njerëzve me intolerancë ndaj laktozës nuk kanë pse të shmangin tërësisht laktozën, ata vetëm duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos e teprojnë.

Konjuktivitet: Keratokonjuktivite atopike

Atopi është një fjalë që doktorët e përdorin për alergjinë, por me një ndjeshmëri të madhe të trashëguar ndaj alergjen-ëve mjedisorë (që është alergji e shkaktuar nga polen-i).

Keratokonjuktivit thjesht do të thotë inflamacion i konjuktivë-s dhe kornea-s. Kjo gjendje shpesh është e shoqëruar me dermatit atopik, një tip çrregullimi inflamator i lëkurës që rezulton në skuqje dhe kruarje. Një shenjë karakteristike e keratokonjuktiviteve atopike është skuqja e lëkurës rreth syve me përlotje të tyre dhe lëkurë si me luspa.

Nëse keni keratokonjuktivit atopik, një tip bakteri i njohur si stafilokoku (stafikoloke bakteret) aureus mund të jetë shkaktari sekondar i infeksionit që mund të çojë më tej në një infeksion të folikulave të kapakëve të syrit (vendi nga ku dalin dhe rriten qerpikët). Kjo njihet me emrin blefarit.

Konjuktiva (membranë e hollë në sy) mund të irritohet dhe skuqet dhe mund të prodhojë përlotje të zgjatur dhe qelb. Fakteqësisht kjo mund të vazhdojë me vite. Simptomat e këtyre kondicioneve afatgjata janë foto-fobia (një mosdashje e dritës së fortë) dhe ënjtje e kruarje e syve.

Keratokonjuktiviti atopik mund të përsëritet dhe pacienti mund ta ketë shumë të vështirë të hapë sytë në dritën e drejtpërdrejtë të diellit. Nëse sëmundja zgjat, atëhere mund të ndodhë ashpërsimi i konjuktivës, që është një problem serioz.