Dieta e pjellorisë: Ushqimet që ju duhen për të mbetur shtatzënë

Kur vjen puna për të mbetur shtatzënë, thënia e lashtë “ju jeni ajo që hani” tingëllon e vërtetë. “Çfarë ju hani ndikon në gjithçka, nga gjaku juaj tek qelizat dhe tek hormonet tuaja”, thotë Cynthia Stadd, një specialiste e të ushqyerit në Qendrën Berkley për Shëndetin Riprodhues të grave në Nju Jork Siti.

Sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë, një organizatë jofitimprurëse që promovon shëndetin riprodhues, ju duhet të duroni tre muaj pas një viti ndryshimesh dietetike që këto të fundit të zënë rrënjë. Por në qoftë se jeni në fazën kur keni vendosur të bëheni me fëmijë, mos u shpejtoni, asnjëherë nuk është vonë. Duhet të keni parasysh këto gjëra:

Pini alkool sa më rrallë

Një gotë verë herë pas here ose një shishe birrë ndoshta nuk jua pakëson shanset për të mbetur shtatzënë. Por sigurohuni që të mos jeni shtatzënë sepse alkool-i mund të dëmtojë fetus-in.

Kjo do të thotë që koha për të qenë një antialkoolist është midis ovulacion-it dhe menstruacione-ve. Koha më e mirë për të pirë pa merak një gotë është dita kur ju kanë filluar periodat.

E thënë kjo, në qoftë se ju keni cikle të parregullta (të cilat mund të bëjnë të vështirë që të mësoni se kur e keni ovulacionin) ose në përgjithësi e keni problem të mbeteni shtatzënë, sigurohuni që të mos pini fare alkool. Edhe pse studimet mbi efektet e alkoolit në pjellori nuk janë përfundimtare, disa prej tyre tregojnë një lidhje të lehtë mes marrjes së alkoolit dhe vështirësive në ngjizje.

Shoqata Amerikane e Mjekësisë Riprodhuese rekomandon që edhe në qoftë se pini alkool, të mos pini më shumë se dy gota në ditë në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Për alternativat jo alkoolike, shihni listën e mëposhtme.

Frenoni marrjen e kafeinës

Rezultatet e studimeve nëse kafeina ndikon mbi pjellorinë janë të ndryshme. Në përgjithësi, ekspert-ët janë në një mendje që konsumi i moderuar i kafeinë-s nuk pengon mbetjen shtatzënë të një gruaje.

Infertiliteti

Infertilitet është konsideruar paaftësia për të arritur shtatzëninë pas 12 muajsh të marrëdhënieve normale seksuale pa kontraceptivë. Sterilitet-i mund të prekë mashkullin apo femrën ose të dy.

Çfarë ndikon tek fertiliteti?

Femrat janë në fertilitetin e tyre më të mirë në të 20-at, por do të ndalojnë prodhimin e vezëve (ovulacion) kur ato të arrijnë menopauzë në të 40-tat ose afër të 50-tave. Megjithatë, burrat mund të vazhdojnë të prodhojnë spermë edhe në të 70-tat e tyre, por cilësia e spermës përkeqësohet me moshën. Ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në fertilitetin, duke përfshirë:

  • Shqetësimet e përgjithshme shëndetësore të tilla si obezitet-i, sëmundja e tiroides ose diabet-i pakontrolluar;
  • Faktorët psikologjikë të tillë si stresi, tensioni dhe ankth-i;
  • Pirja e tepruar e duhanit dhe konsumi i alkool-it;
  • Disa lloje ilaçesh.

Çfarë e shkakton fertilitetin femëror?

  • Dështimi për të prodhuar vezë;
  • Dështimi për zhvillimin e vezoreve, siç shihet në kushte të tilla si sindroma Turner;
  • Endometrioza, një gjendje që shkakton rritje anormal-e të indit endometrium, shpesh duke shkaktuar dhëmbëzim dhe inflamacion në organ-et riprodhuese;
  • Tubat fallopianë të bllokuar (tubat që marrin vezët nga vezorja për në bark). Kjo shpesh është shkaktuar nga infeksione të tilla si sëmundja pelvik-e inflamatore (PID) ose sëmundje seksualisht e transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases) siç janë klamidia ose gonorre-a;
  • Tumor-i i mitrës ose dhëmbëzat që pengojnë vezën e fekonduar nga transplantim-i;
  • Disa pabarazi hormonale;
  • Mukus-i “armiqësor” në qafën e mitrës që nuk e lejon spermën që të hyjë;
  • Në raste të veçanta, disa gra mund të kenë një reaksion ndaj spermës së partnerit.

Vlerësimi i infertilitetit

Mjekët mund të vlerësojnë infertilitetin tek të dy partnerët nëpërmjet:

  • Marrjes së një historie të detajuar mjekësore duke përfshirë edhe problemet menstrual-e, ekspozimin ndaj STD-ve apo parotit-it, përdorimin e barnave të caktuara dhe ilaçeve, kohën dhe rregullueshmërinë e marrëdhënieve seksuale;
  • Ekzaminimit fizik të të dy partnerëve;
Mos pjelloria sekondare

Për dy vjet, ne jemi duke u përpjekur të kemi një fëmijë të dytë. A kemi ndonjë problem me pjellorinë?

Po. Quhet mos pjellori sekondar-e kur një grua nuk është në gjendje të mbetet shtatzënë ose të mbartë një shtatzëni tjetër deri në afat pasi ka lindur një fëmijë. Dhe megjithëse problemet e pjellorisë primare tërheqin më së shumti vëmendjen, më shumë se 3 milionë gra në SHBA kanë probleme të pjellorisë sekondare.

Çfarë i shkakton problemet e pjellorisë sekondare dhe si trajtohen ato?

Të njëjtët faktorë që janë përgjegjës për problemet e pjellorisë primare munden po ashtu të shkaktojnë mos pjellori sekondare. Këto përfshijnë:

  • Dhëmbëzim të pelvisi-t ose të mitrës;
  • Tuba fallopianë (tubat uterine) të bllokuar;
  • Endometriozë;
  • Ovulacion me defekt;
  • Qenie nën peshë apo mbipeshë;
  • Duhanpirja;
  • Alkool-i i tepërt;
  • Cilësi apo sasi e dobët e spermës.

Cilido që të jetë shkaku, sëmundja ose është zhvilluar ose është keqësuar qysh nga koha kur ju keni lindur një fëmijë. P.sh. komplikimet gjatë dhimbjeve të lindjes dhe lindjes mund t’i kenë dhënë shkas një problemi. Ose, problemet tuaja të pjellorisë mund të jenë të lidhura me moshën në qoftë se kanë kaluar disa vjet që nga shtatzënia juaj e parë.

Trajtimet për problemet e pjellorisë primare apo sekondare janë të njëjtat dhe hapi i parë zakonisht është të ekzaminoheni nga një specialist për pjellorinë. Në qoftë se ju nuk mbeteni shtatzënë pas një viti seksi të shpeshtë e të pambrojtur ose nëse jeni mbi 35 vjeç dhe nuk mbeteni shtatzënë pas një seksi të shpeshtë e të pambrojtur për gjashtë muaj, ndoshta do të doni të vizitoheni tek një specialist për pjellorinë.

Ju mund të vizitoheni tek specialisti madje edhe më herët në qoftë se jeni mbi 30 vjeç dhe e dini që keni një sëmundje që mund të ndikojë mbi pjellorinë, si endometriozë ose cikle të parregullt menstrual.

Jam xheloze për mikeshat që kanë familje të mëdha, por ndjehem fajtore që një fëmijë nuk është mjaft për mua. Përse kështu?

10 mënyra për të rritur pjellorinë tek burrat

Në qoftë se po përpiqeni të keni fëmijë, shëndeti është një gjë e rëndësishme për baballarët e ardhshëm sa është edhe për nënat e ardhshme. Kërkohet që edhe burrat edhe gratë të ndjekin me kujdes zakonet e tyre për shëndetin, që nga mbajtja e një peshe të shëndetshme e deri tek reduktimi i stresit të panevojshëm. Këtu janë disa marifete për të rritur pjellorinë e burrave dhe për ta bërë mbetjen shtatzënë më shumë lojë se sa punë.

Për të optimizuar pjellorinë, burrat duhet ta përgatisin trupin e tyre 3 muaj para se të përpiqen të konceptojnë. Provoni këto marifete për t’i pasur shanset nga ana juaj:

  1. Humbisni peshë. Një indeks ideal i masës trupore, shton testosteron-in, duke përmirësuar sasinë e spermës dhe libidon.
  2. Lini duhanin. Tymosja e ul pjellorinë.
  3. Bëni një pushim nga ngarja e biçikletës. Të ngasësh biçikletën mbi 12 orë në javë ushtron një presion suplementar mbi testikujt.
  4. Mos bëni banjë në vaskë me ujë të nxehtë. Sperma nevojitet të qëndrojë e freskët për të qenë më e efektshme.
  5. Mos e mbani laptopin në prehër. Nxehtësia e rrit temperaturën e spermës dhe mund të pakësojë numrin e spermatozoid-eve.
  6. Provoni akupunkturë-n. Ajo mund të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e spermës.
  7. Mos përdorni lubrifikantë gjatë seksit. Xheli e bën spermën të lëvizë me vështirësi.
  8. Ndiqni një film me seks. Ai e rrit sasinë e testosteronit dhe përmirëson sasinë dhe cilësinë e spermës.
  9. Bëni seks një herë në ditë. Veçanërisht gjatë ovulacion-it, abstinenca prej një dite e ul lëvizshmërinë e spermës.
  10. Bëni dashuri në pozicionin e misionarit. Graviteti ju mbështet e ju ndihmon.
Udhëheqës vizual: Njihuni më mirë me Ebola-n

[ssba_hide]

Ja si të mbeteni shtatzënë me "program"

Jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë? Mos u shqetësoni nëse kjo nuk ndodh shpejt. Thjesht do t’ju duhet të punoni me orarin.
Ndërkohë që përjetoni ciklin tuaj menstrual, trupi juaj ju jep të dhëna në lidhje me kohën kur jeni duke lëshuar vezë. Për të ndjekur ciklin, ju duhet të dini kur keni shansin më të mirë të konceptimit.

Pse duhet të mbani shënim ciklin tuaj menstrual?
Shënimet mund t’ju ndihmojnë:

  • Të mbeteni më shpejt shtatzënë.
  • Të krijoni një listë të dhënash në lidhje me ciklet tuaja të cilat mund t’i ndani me një ekspert fertiliteti, nëse është e nevojshme.

Masni temperaturën bazale të trupit.
Temperatura bazale e trupit (BBT) ndryshon gjatë gjithë muajit në varësi të etapës së ciklit tuaj. Ndjekja e BBT-së tuaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni kur jeni më pjellore.

  • Para ovulacion-it, temperatura juaj bazale është zakonisht rreth 34.6° C – 36.6° C.
  • Gjatë ovulacionit, trupi lëshon hormonin progesteron. Kjo e rrit temperaturën tuaj bazale me 0,4 – 0,8° një ose dy ditë pas ovulacionit.
  • Kjo rritje e temperaturës zakonisht zgjat deri sa të fillojë perioda.
  • Nëse ju mbeteni shtatzënë, temperatura do të mbetet e lartë gjatë shtatzënisë. Pasi të keni klasifikuar të dhënat për dy – tre muaj, ju do të shihni që do të ndërtohet një model i caktuar.
  • Ju jeni më pjellore dy deri në tre ditë para ovulacionit dhe 12-24 orë pas ovulacionit.
  • Sperma mund të jetojë deri në gjashtë ditë në trupin e një femre. Pra, shansi juaj më i mirë për konceptimin është që të kryeni marrëdhënie seksuale disa ditë para ovulacionit.

Klasifikimi i temperaturës bazale përdoret gjerësisht, por nuk është i pagabueshëm.

  • Disa femra nuk do të shohin një model të qartë.
  • Ju mund të ovuloni në periudha të ndryshme në ciklin tuaj, nga muaji në muaj. Kjo mund ta bëjë ovulacionin të vështirë për t’u parashikuar.

Këshilla për matjen e temperaturës bazale të trupit

  • Juve do t’ju duhet një termometër bazal. Ju mund t’i gjeni ata në shumicën e farmacive. Një termometër i thjeshtë nuk mund të zbulojë një ndryshim kaq të vogël në temperaturë.
  • Mbajeni termometrin, lapsin dhe letrën në krah të krevatit.
Mosha dhe pjelloria: Mbetja shtatzënë në të njëzetat

Koha është në anën tuaj në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë në të njëzetat tuaja, edhe biologjia po ashtu. Trupi juaj është i përgatitur plotësisht për shtatzëninë dhe ka të ngjarë do të jetë ende në qoftë se ju vendosni të shtoheni.

E thënë kjo, shtatzënia në çfarëdo moshe vjen me avantazhe dhe dizavantazhe të dallueshme. Ne jemi lidhur me specialistë të pjellorisë, konsulentët financiarë dhe edukatorët e marrëdhënieve dhe nëna rreth të njëzetave për të marrë një tablo realiste të asaj se çfarë do të thotë të keni një fëmijë në të njëzetat tuaja.

Pro-të

Nga një perspektivë rreptësisht biologjike, të njëzetat janë dhjetëvjeçari më i mirë për ngjizjen dhe për mbajtjen e një foshnje. Ekspertët thonë se pjellshmëria mesatare e gruas arrin kulmin kur ajo është në moshën 24 vjeç.

Ashtu si çdo grua, ju jeni lindur me të gjitha vezët që do të keni gjatë jetës tuaj: rreth 1 milion në lindje. Në kohën që arrini pubertet-in, vezët tuaja numërohen rreth 300 000, por vetëm 300 prej tyre çlirohen nga vezoret gjatë viteve tuaja të riprodhimit.

Ndërsa moshoheni, vezoret tuaja plaken së bashku me pjesën tjetër të trupit tuaj dhe vezët tuaja bëhen më pak të shëndetshme. Për këtë arsye, vezët e grave më të reja kanë më pak të ngjarë se ato të grave më të moshuara  që të kenë anomali gjenetike, të cilat japin si rezultat sindroma Down dhe defekte të tjera në lindje.

Risku i abort-eve po ashtu është shumë më i ulët. Risku është rreth 10% për gratë në të njëzetat e tyre, 20% për gratë në mes apo në fund të tridhjetave dhe rreth 35% për gratë në fillimin e të dyzetave.

Në të njëzetat, ju keni më pak të ngjarë që të keni probleme të tjera gjinekologji-ke si fibroid-e dhe endometriozë, të cilat shpesh përparojnë dhe me kalimin e kohës bëhen shumë problem.

Vetë shtatzënia është zakonisht më e lehtë fizikisht për gratë në të njëzetat, sepse ato janë me një risk më të ulët për ndërlikime shëndetësore si presioni i lartë i gjaku-t dhe diabet-i.

Si të mbeteni shtatzënë shpejt?

Ndoshta ju vërtet jeni e etur për të mbetur shtatzënë, ose ndoshta doni që lindja e foshnjës tuaj të jetë në një kohë specifike. Këtu keni gjashtë marifete që e rrisin probabilitetin që të mbeteni shtatzënë shpejt pasi të provoni.

Ju do ta reduktoni në mënyrë dramatike rrezikun e disa defekteve të lindjes në qoftë se do të merrni acid folik të paktën një muaj para se të mbeteni shtatzënë. Gjeni se çfarë tjetër mund të bëni paraprakisht në mënyrë që t’i jepni foshnjës tuaj një start të shëndetshëm.

Kuptoni se kur e keni ovulacionin

Sekreti më i madh i të mbeturit shpejt shtatzënë është që të dini se kur e keni ovulacion-in (çlirimin e një veze nga vezorja tuaj). Mendoni për vezën si për një objektiv dhe për spermatozoidin si për një shigjetë. Shigjeta të godasë në shenjë që ju të mbeteni shtatzënë.

Meqenëse shumica e grave çlirojnë një vezë në çdo cikël menstrual, janë vetëm pak ditë gjatë ciklit kur seksi në fakt mund të çojë në shtatzëni. Të diturit e kohës kur ju keni ovulacionin do të thotë që ju dhe partneri e keni identifikuar objektivin dhe pastaj ta merrni shenjë atë, në vend që thjesht që qëlloni me një tufë shigjetash dhe të shpresoni që objektivi të jetë diku atje. Ju mund ta kuptoni se kur e keni ovulacionin duke përdorur disa metoda të ndryshme.

Në qoftë se keni perioda të çrregullta gjatë disa muajve, përcaktimi i kohës së ovulacionit mund të jetë i vështirë. Kërkoni ndihmën e mjekut.

Ngarkohuni me punë në kohën e duhur

Pasi të mësoni se kur veza juaj do të çlirohet nga vezoret, ju mund të planifikoni të keni marrëdhënie seksuale gjatë ditëve tuaja më pjellore: tre ditë para ovulacionit deri në ditën e ovulacionit. (Fillimi më herët nuk mund të dëmtojë, disa gra kanë mbetur shtatzënë nga marrëdhënie seksuale të kryera gjashtë ditë para ditës së ovulacionit).

Sëmundja e virusit Ebola

Fakte të rëndësishme

  • Sëmundja e virusit Ebola, që më parë njihej si ethja hemorragjike Ebola, është një sëmundje e rëndë, shpesh vdekjeprurëse për njerëzit.
  • Epidemitë Ebola kanë një përqindje të vdekshmërisë deri në 90%.
  • Epidemitë Ebola ndodhin kryesisht në fshatrat e prapambetur në Azinë Qendrore dhe në Afrikën Perëndimore, pranë pyjeve tropikale.
  • Virusi transmetohet tek njerëzit nga kafshë të egra dhe përhapet në popullsi nëpërmjet transmetimit nga një person tek tjetri.
  • Lakuriqët e natës të familjes Pteropodidae konsiderohet se janë strehuesit në natyrë të virusit të Ebolas.
  • Pacientët e sëmurë rëndë kanë nevojë për një përkujdesje intensive. Nuk ekziston ende ndonjë mjekim i licencuar ose ndonjë vaksinë për përdorim tek njerëzit dhe kafshët.

Fillimisht Ebola është shfaqur në vitin 1976 në dy epidemi njëkohësisht, në Nzara (Sudan) dhe në Yambuku (Republika Demokratike e Kongos). E fundit ishte në një fshat pranë lumit Ebola, nga i cili e ka marrë emrin sëmundja.

Virusi i Ebola-s është një nga tre pjesëtarët e familjes Filoviridae, krahas familjes Marburgvirus dhe Cuevavirus. Familaj Ebolavirus përmbledh 5 specie të veçanta:

  1. Bundibugyo ebolavirus (BDBV);
  2. Zaire ebolavirus (EBOV);
  3. Reston ebolavirus (RESTV);
  4. Sudan ebolavirus (SUDV);
  5. Taï Forest ebolavirus (TAFV).

BDBV, EBOV dhe SUDV janë shoqëruar me epidemi të mëdha të EVD në Afrikë ndërsa nuk thuhet kjo për RESTV dhe TAFV. Speciet e RESTV, të gjetura në Filipine dhe në Kinë mund të infektoj-në qeniet njerëzore, por deri tani nuk është raportuar ndonjë sëmundje apo vdekje nga këto specie.

Transmetimi

Ebola transmetohet në popullsinë njerëzore nëpërmjet kontaktit nga afër me gjaku-n, sekrecionet, organ-et apo lëngjet e tjera të kafshëve të infektuara. Në Afrikë, infeksioni është dokumentuar se vjen nga kontakti me shimpanzetë, gorillat, lakuriqët e natës, majmunët, antilopat e pyllit, të gjetura të gjalla apo të ngordhura në pyllin tropikal.

Përdorimi i drogës mund të lidhet me spermën jonormale

Droga mund të dëmtojë pjellorinë e burrave, sugjeron një studim i kohëve të fundit.

Përdorimi i marijuanës mund ndikojë mbi madhësinë dhe formën e spermës së një djali të ri e ndoshta të dëmtojë pjellorinë e tij.

“Të dhënat tona sugjerojnë që përdoruesit e kanabisit mund të këshillohen të ndalojnë përdorimin e kësaj droge në qoftë se po planifikojnë të krijojnë familje”, thotë në një komunikatë për shtyp Dr. Allan Pacey, pedagog në Universitetin e Sheffield-it, Angli.

“Njohja nga ana jonë e faktorëve që ndikojnë mbi madhësinë dhe formën e spermës është shumë e kufizuar, në qoftë se e ballafaqojmë me diagnostikimin e një sperme të dobët (për sa i përket madhësisë dhe formës), por njerëzit përpiqen të identifikojnë çdo faktor në mënyrën e tyre të jetesës që mund ta shkaktojë këtë”.

Studimi, i botuar më 5 qershor në revistën Human Reproduction, nuk provon që përdorimi i drogave e dëmton pjellorinë mashkullore, ai vetëm sugjeron se ka një lidhje midis tyre.

Studimi përfshiu rreth 2 000 burra që u vizituan në 14 klinika të specializuara për pjellorinë mashkullore dhe iu përgjigjën pyetjeve për historinë e tyre mjekësore dhe mënyrën e tyre të jetesës.

Nga ky grup, 318 vetë kishin një spermë që konsiderohet jo normale. Më pak se 4% e spermës së tyre kishte madhësinë dhe formën e duhur. Informacioni i mbledhur mbi këta burra u krahasua me të dhënat e marra nga pjesa tjetër prej 1 652 burrash të cilët kishin një spermë që konsiderohet normale.

Studiuesit shqyrtuan se si një lloj mënyre jetese ndikonte në madhësinë dhe formën e spermës së burrave dhe gjetën shumë pak “rreziqe të identifikueshme”.

Megjithëse cigaret dhe alkool-i kishin pak efekt, studimet zbuluan se madhësia dhe forma e spermës ndikohej negativisht në qoftë se burrat ishin më të rinj se 30 vjeç dhe kishin tymosur marijuanë brenda tre muajsh.

Kampionet e spermës së prodhuar gjatë verës gjithashtu kishin dy herë më shumë të ngjarë të konsideroheshin “jonormale”.