Dëmtimi i spermës nga laptopët me internet

Përdorimi i laptopit i lidhur me internetin nëpërmjet Wi–fi mund të zvogëlojë fertilitetin e meshkujve duke prekur kualitetin e spermës, sugjeroi një studim i ri (Fertiliteti dhe Sterilitet-i më 2011; online më 23 Nëntor).

Kërkuesit kryen një eksperiment të thjesht mbi mostrat e spermës të marra nga 29 dhurues të shëndetshëm, duke krahasuar mostrat e lëna nën një kompjuter Wi–fi të lidhur me laptop për 4 orë, me mostrat e lëna larg çfarëdo pajisjeje elektron-ike (grupi kontrolli ose krahasimi).

Ato gjetën se lëvizshmëria e spermës (lëvizja) ishte vetëm 69% në mostrat e spermës të ekspozuara ndaj laptopit me internet, krahasuar me 80% në spermën e mostrave të tjera. Sperma ka nevojë për lëvizje–në mënyrë që të notojë– për të fekonduar një qelizë (vezë).

Rënia e lëvizshmërisë së spermës me 25% ishte e lidhur me mostrat e ekspozuara ndaj laptopit. Ndërkohë që tek mostrat e tjera ekzistonte një rënie vetëm me 14%.

Në mënyrë të ngjashme, më shumë se dyfishi i numrit të spermatozoid-eve, 8.6%, kishte dëmtuar ADN-në. Kjo përqindje ishte e lidhur me mostrat e ekspozuara ndaj laptopit. ADN–ja e dëmtuar ndikon në aftësinë e spermës për të fekonduar një qelizë vezë dhe në krijimin e një fëmije të shëndetshëm.

“Gjetjet tona sugjerojnë se përdorimi i stërzgjatur i kompjuterave portativë të ulur në prehrin e një përdoruesi mund të ulin fertilitetin mashkullor ndaj potencialit të spermës”, thanë autorët nga Argjentina. Rrezatimi nga laptopi lidhur me Wi-Fi është 3 herë më i lartë sesa pa Wi-Fi.

Autorët spekuluan se efekti negativ në cilësinë e spermës ishte për shkak të valëve të radios, jo të ngrohjes, sepse temperatura ishte e kontrolluar gjatë eksperimentit.

10 mënyra për të rritur pjellorinë tek burrat

Në qoftë se po përpiqeni të keni fëmijë, shëndeti është një gjë e rëndësishme për baballarët e ardhshëm sa është edhe për nënat e ardhshme. Kërkohet që edhe burrat edhe gratë të ndjekin me kujdes zakonet e tyre për shëndetin, që nga mbajtja e një peshe të shëndetshme e deri tek reduktimi i stresit të panevojshëm. Këtu janë disa marifete për të rritur pjellorinë e burrave dhe për ta bërë mbetjen shtatzënë më shumë lojë se sa punë.

Për të optimizuar pjellorinë, burrat duhet ta përgatisin trupin e tyre 3 muaj para se të përpiqen të konceptojnë. Provoni këto marifete për t’i pasur shanset nga ana juaj:

  1. Humbisni peshë. Një indeks ideal i masës trupore, shton testosteron-in, duke përmirësuar sasinë e spermës dhe libidon.
  2. Lini duhanin. Tymosja e ul pjellorinë.
  3. Bëni një pushim nga ngarja e biçikletës. Të ngasësh biçikletën mbi 12 orë në javë ushtron një presion suplementar mbi testikujt.
  4. Mos bëni banjë në vaskë me ujë të nxehtë. Sperma nevojitet të qëndrojë e freskët për të qenë më e efektshme.
  5. Mos e mbani laptopin në prehër. Nxehtësia e rrit temperaturën e spermës dhe mund të pakësojë numrin e spermatozoid-eve.
  6. Provoni akupunkturë-n. Ajo mund të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e spermës.
  7. Mos përdorni lubrifikantë gjatë seksit. Xheli e bën spermën të lëvizë me vështirësi.
  8. Ndiqni një film me seks. Ai e rrit sasinë e testosteronit dhe përmirëson sasinë dhe cilësinë e spermës.
  9. Bëni seks një herë në ditë. Veçanërisht gjatë ovulacion-it, abstinenca prej një dite e ul lëvizshmërinë e spermës.
  10. Bëni dashuri në pozicionin e misionarit. Graviteti ju mbështet e ju ndihmon.
A mund të zgjidhet gjinia e fëmijës që dëshironi të lindni

Pyetje: “Kam dëgjuar që ekzistojnë mënyra për të lindur një djalë, ose vajzë. Cilat janë këto teknika të zgjedhjes së gjinisë”?

Pyetje: “Unë kam dëgjuar se ekzistojnë mënyra për të rritur shanset e lindjes së një djali ose të një vajze. Cilat janë këto teknika të përzgjedhjes së gjinisë”?

A keni një vizion me ngjyrë rozë apo blu në të ardhmen tuaj? Ndoshta ju e shihni veten duke e lyer dhomën e fëmijës me ngjyrë rozë dhe shkoni në dyqan për të blerë veshje plot lule? Apo ndoshta ju mezi prisni që ta merrni fëmijën në duart tuaja. Ndërsa lindja e një foshnje të shëndetshme është me sigurinë më të madhe prioriteti juaj më i lartë, gjithashtu është plotësisht normale (dhe fare e zakonshme) të jeni të etur për një djalë që ta shtoni folenë tuaj apo digjeni për një vajzë që t’ua marrë mendjen fare. Çfarëdo qoftë gjinia që ju keni për zemër, ka disa mënyra, që janë edhe shkencore edhe të trasha, të cilat munden të manipulojnë Nënën Natyrë dhe të rrisin shanset tuaja për të konceptuar një djalë apo një vajzë. Hidhuni një sy këtyre alternativave të përzgjedhjes së gjinisë.

Përzgjedhja e gjinisë me anë të mënyrave të teknologjisë së lartë

Në qofte se ju jeni ndihmuar nga shkenca për të mbetur shtatzënë, mund të keni paksa në dorë edhe se cilën nga gjinitë do të zgjidhni. Por sado premtuese dhe emocionuese të duken në pamje të parë këto ndihma të teknologjisë së lartë, duhet të kini në mend që këto metoda të përzgjedhjes së gjinisë janë të kushtueshme, invazive, ndonjëherë të debatueshme dhe mund të kërkojnë që ju të plotësoni disa kritere të rrepta për t’i pranuar.

Pamja anësore

side view of male reproductive system

Organet riprodhuese kryesore mashkullore janë testiset, të cilat prodhojnë spermë dhe gjithashtu hormone mashkullore, në formën e testosteron-it. Sistemi riprodhues mashkullor përfshin gjithashtu organet gjenitale të jashtme, penis-in dhe skrotum-in, dhe strukturat e brendshme, duke përfshirë gjëndrat e prostatës (prostata), vas deferens, uretrën dhe fshikëzat seminale.

Testiset

Zakonisht testisi i djathtë është më i lartë sesa ai i majtë, në rreth 1 cm. Testiset qëndrojnë jashtë për arsye se temperatura e trupit brenda është shumë e lartë për të prodhuar spermë, kështu që ato janë prodhuar në testise në rreth 3° C më pak sesa temperature e trupit.

Vas deferens

Vas Deferens është një tub i ngushtë muskulor i cili tkurret për të shtyrë spermatozoid-et drejt uretrës. Në epididimit dhe vas deferens, spermatozoidët maturohen dhe rrisin pjellorinë e tyre. Vas deferens, së bashku me arterie-t, vena-t dhe nervat formojnë kordën spermatike.

Uretra

Uretra mashkullore shërben si një tub, në të cilën kalon urina nga fshikëza për në organin gjenital mashkullor dhe më pas nxirret jashtë trupit në momentin e ejakulim-it.

Prostata

Gjëndra e prostatës dhe gjëndrat bulbouretrale prodhojnë dhe sekretojnë lëng lubrifikues. Të gjitha lëngjet seminale derdhen në ureter. Muskujt e uretrës tkurren për të nxjerrë jashtë spermën. Gjatë ejakulacionit, penisi nxjerr jashtë 2-4 ml lëng seminal, i cili përmban qindra milionë spermatozoidë.

Kontracepsioni: Implanti hormonal

Implanti hormonal kontraceptiv është një aparat që kirurgjikisht futet nën lëkurë. Implanon, është një shkop i vogël i gjatë 40 mm dhe 2 mm i trashë që është i futur në krahun e sipërm.

Si funksionon?

Implanon përmban etonogestrel, një lloj progesteron-i sintetik, i cili lëshohet në mënyrë të qëndrueshme në gjak. Ai punon në një mënyrë të ngjashme me “mini” pilulat (vetëm progestogjen), duke ndalur vezën që të lëshohet nga vezoret tuaja (ovulacion-i) dhe ndryshimin e mukus-it cervikal në mënyrë që spermatozoid-et të mos e depërtojnë atë.

Sa efektiv është?

Në gjykimet mjekësore të Implanon, asnjë shtatzëni nuk ndodh tek gratë që e përdorin atë në një total të afërt prej rreth 60.000 cikleve menstruale.

Cilat janë avantazhet?

Disa nga avantazhet e implantit të hormonit kontraceptiv janë:

  • Punojnë deri në 3 vjet ose derisa të hiqet;
  • Lejojnë pjellorinë që të kthehet shpejt pas heqjes;
  • Ofrojnë mbrojtje të menjëhershme kundër shtatzënisë;
  • Ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancer-it të mitrës;
  • Nuk ndërhyjnë në marrëdhëniet seksuale;
  • Nuk ndikojnë në densitetin e kockave.

Cilat janë disavantazhet?

Disa nga disavantazhet e implantit të hormonit kontraceptiv janë:

  • Mund të shkaktojnë gjakderdhje të parregullta ose njollosje;
  • Mund të prodhojnë efekte anësore si p.sh. perioda të tejzgjatura, të lehta ose mosardhjen e periodave, ndjeshmëri të gjirit, akne dhe shtim në peshë;
  • Mund të shkaktojnë dhimbje pas futjes;
  • Nuk mund të përdoret nga gratë me sëmundjen e mëlçisë, kancerin e gjirit, gjakderdhje të pashpjegueshme, ose mpiksje të gjaku-t (trombozë e thellë të enëve).

Si përdoret?

Implanon vendoset nën lëkurën e krahut të sipërm (krahu i majtë nëse ju shkruani me të djathtën dhe anasjellas) ndërmjet ditës së parë dhe të pestë të ciklit menstrual. Procedura kryhet nën një anestezi lokale duke përdorur një aplikues steril të disponueshëm. Juve ndoshta do t’ju kërkohet për të shkuar përsëri tek mjeku juaj pas 3 muajsh për një kontroll.