Ja si të mbeteni shtatzënë me "program"

Jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë? Mos u shqetësoni nëse kjo nuk ndodh shpejt. Thjesht do t’ju duhet të punoni me orarin.
Ndërkohë që përjetoni ciklin tuaj menstrual, trupi juaj ju jep të dhëna në lidhje me kohën kur jeni duke lëshuar vezë. Për të ndjekur ciklin, ju duhet të dini kur keni shansin më të mirë të konceptimit.

Pse duhet të mbani shënim ciklin tuaj menstrual?
Shënimet mund t’ju ndihmojnë:

  • Të mbeteni më shpejt shtatzënë.
  • Të krijoni një listë të dhënash në lidhje me ciklet tuaja të cilat mund t’i ndani me një ekspert fertiliteti, nëse është e nevojshme.

Masni temperaturën bazale të trupit.
Temperatura bazale e trupit (BBT) ndryshon gjatë gjithë muajit në varësi të etapës së ciklit tuaj. Ndjekja e BBT-së tuaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni kur jeni më pjellore.

  • Para ovulacion-it, temperatura juaj bazale është zakonisht rreth 34.6° C – 36.6° C.
  • Gjatë ovulacionit, trupi lëshon hormonin progesteron. Kjo e rrit temperaturën tuaj bazale me 0,4 – 0,8° një ose dy ditë pas ovulacionit.
  • Kjo rritje e temperaturës zakonisht zgjat deri sa të fillojë perioda.
  • Nëse ju mbeteni shtatzënë, temperatura do të mbetet e lartë gjatë shtatzënisë. Pasi të keni klasifikuar të dhënat për dy – tre muaj, ju do të shihni që do të ndërtohet një model i caktuar.
  • Ju jeni më pjellore dy deri në tre ditë para ovulacionit dhe 12-24 orë pas ovulacionit.
  • Sperma mund të jetojë deri në gjashtë ditë në trupin e një femre. Pra, shansi juaj më i mirë për konceptimin është që të kryeni marrëdhënie seksuale disa ditë para ovulacionit.

Klasifikimi i temperaturës bazale përdoret gjerësisht, por nuk është i pagabueshëm.

  • Disa femra nuk do të shohin një model të qartë.
  • Ju mund të ovuloni në periudha të ndryshme në ciklin tuaj, nga muaji në muaj. Kjo mund ta bëjë ovulacionin të vështirë për t’u parashikuar.

Këshilla për matjen e temperaturës bazale të trupit

  • Juve do t’ju duhet një termometër bazal. Ju mund t’i gjeni ata në shumicën e farmacive. Një termometër i thjeshtë nuk mund të zbulojë një ndryshim kaq të vogël në temperaturë.
  • Mbajeni termometrin, lapsin dhe letrën në krah të krevatit.
Vezët, pjelloria dhe mosha: Si funksionojnë?

Pjelloria bie natyrshëm me rritjen e moshës së gruas, por rënia ka pak të bëjë me plakjen që ndodh në kocka, lëkurë dhe pjesën më të madhe të organ-eve të trupit. Është mosha dhe cilësia e vezëve të një gruaje arsyeja primare për rënien e pjellorisë me plakjen e gruas. Ja sepse gratë në të pesëdhjetat e madje edhe në të gjashtëdhjetat kanë qenë në gjendje të mbeten shtatzënë duke përdorur vezët e dhuruara nga një grua më e re.

Ju ndoshta keni dëgjuar që vajzat lindin me një pasuri të tërë vezësh-ose para vezësh- tashmë brenda vezoreve të tyre. Kjo do të thotë që vezët e një gruaje janë gjithmonë në moshën që është dhe gruaja. Këto një milion deri në dy milionë vezë në pritje quhen oocite primare. Ato në të vërtetë ende nuk janë vezë, por janë mbështjellë në një fshikëz mbrojtëse, në folikulë dhe ruhen në një lloj gjumi, duke pritur për hormonet e pubertet-it që t’i zgjojnë. Me kalimin e kohës, oocitet vdesin vazhdimisht. Në kohën që vajza arrin pubertetin kanë mbetur vetëm 300 000 deri në 500 000. Pjesa tjetër janë shpërbërë dhe absorbuar nga trupi në një proces natyror të quajtur atresia.

Ndarja e vezëve

Shumica e qelizave në trup përmbajnë dy kopje të strukturave të quajtura kromozome. Kromozomet përmbajnë ADN-në tonë, informacionin tonë gjenetik. Qeniet njerëzore kanë 23 çifte kromozomesh të ndryshëm, domethënë 46 kromozome në secilën qelizë. Kur një oocit primar ndahet, çdo pjesë ka vetëm një kromozom. Pasi oociti i nënshtrohet kësaj ndarje, quhet vezë. Qelizat e spermës po ashtu kanë vetëm një kopje të secilit kromozom, 23 në total. Kjo siguron që kur veza dhe sperma takohen dhe shkrihen me njëra tjetrën, veza e fekonduar që vjen si rezultat, që së shpejti do të bëhet embrion, do të ketë dy kopje të secilit nga kromozomet në çdo qelizë.

Si të mbeteni shtatzënë shpejt?

Ndoshta ju vërtet jeni e etur për të mbetur shtatzënë, ose ndoshta doni që lindja e foshnjës tuaj të jetë në një kohë specifike. Këtu keni gjashtë marifete që e rrisin probabilitetin që të mbeteni shtatzënë shpejt pasi të provoni.

Ju do ta reduktoni në mënyrë dramatike rrezikun e disa defekteve të lindjes në qoftë se do të merrni acid folik të paktën një muaj para se të mbeteni shtatzënë. Gjeni se çfarë tjetër mund të bëni paraprakisht në mënyrë që t’i jepni foshnjës tuaj një start të shëndetshëm.

Kuptoni se kur e keni ovulacionin

Sekreti më i madh i të mbeturit shpejt shtatzënë është që të dini se kur e keni ovulacion-in (çlirimin e një veze nga vezorja tuaj). Mendoni për vezën si për një objektiv dhe për spermatozoidin si për një shigjetë. Shigjeta të godasë në shenjë që ju të mbeteni shtatzënë.

Meqenëse shumica e grave çlirojnë një vezë në çdo cikël menstrual, janë vetëm pak ditë gjatë ciklit kur seksi në fakt mund të çojë në shtatzëni. Të diturit e kohës kur ju keni ovulacionin do të thotë që ju dhe partneri e keni identifikuar objektivin dhe pastaj ta merrni shenjë atë, në vend që thjesht që qëlloni me një tufë shigjetash dhe të shpresoni që objektivi të jetë diku atje. Ju mund ta kuptoni se kur e keni ovulacionin duke përdorur disa metoda të ndryshme.

Në qoftë se keni perioda të çrregullta gjatë disa muajve, përcaktimi i kohës së ovulacionit mund të jetë i vështirë. Kërkoni ndihmën e mjekut.

Ngarkohuni me punë në kohën e duhur

Pasi të mësoni se kur veza juaj do të çlirohet nga vezoret, ju mund të planifikoni të keni marrëdhënie seksuale gjatë ditëve tuaja më pjellore: tre ditë para ovulacionit deri në ditën e ovulacionit. (Fillimi më herët nuk mund të dëmtojë, disa gra kanë mbetur shtatzënë nga marrëdhënie seksuale të kryera gjashtë ditë para ditës së ovulacionit).

Shtatzënia molare

Një shtatzëni molare ndodh kur indi që normalisht bëhet fetus, në vend të kësaj bëhet një tumor anormal në mitër. Edhe se ai nuk është një embrion, ky tumor shkakton simptomat e shtatzënisë.

Një shtatzëni molare duhet të trajtohet menjëherë. Kjo do të sigurojë që i gjithë indi të largohet. Ky ind mund të shkaktojë probleme serioze tek disa gra.

Gati 1 në 1 500 gra me simptoma të hershme të shtatzënisë ka një shtatzëni molare. Kjo do të thotë që 1 499 gra nga 1 500 nuk e kanë këtë problem.

Çfarë e shkakton shtatzëninë molare

Shtatzënia molare mendohet se shkaktohet nga një problem me informacionin gjenetik të një veze ose spermatozoidi. Janë dy lloje të shtatzënisë molare: e plotë dhe e pjesshme:

  • Shtatzënia e plotë molare. Një vezë pa informacion gjenetik fekondohet nga një spermatozoid. Spermatozoidi rritet vetë por ai mund të bëhet vetëm një bllok indesh. Ai nuk mund të bëhet një fetus. Ndërsa ky ind rritet, ai duket si një vile rrushi. Ajo mund të mbushë mitrën.
  • Shtatzënia e pjesshme molare. Një vezë fekondohet nga dy spermatozoide. Placenta bëhet tumor molar. Çdo ind i fetusit që formohet ka gjasa të ketë defekte të rënda.

Disa herë një shtatzëni e cila duket sikur është me binjakë gjendet të jetë një fetus dhe një shtatzëni molare. Por kjo ndodh shumë rrallë.

Gjërat që mund të rrisin riskun tuaj për të pasur një shtatzëni molare përfshijnë:

  • Moshën. Risku për një shtatzëni të plotë molare rritet në mënyrë që qëndrueshme pas moshës 35 vjeç.
  • Një histori e një shtatzënie molare, veçanërisht nëse keni pasur dy a më shumë.
  • Një histori aborti.
  • Një dietë e ulët me karotinë. Karotina është një formë e vitaminës A. Gratë që nuk marrin mjaftueshëm nga kjo vitaminë kanë një shkallë më të lartë të shtatzënisë së plotë molare.

Cilat janë simptomat?

Një shtatzëni molare shkakton të njëjtat simptoma të hershme si edhe një shtatzëni normale, siç është një periodë e munguar ose sëmundja e mëngjesit. Por një shtatzëni molare zakonisht shkakton edhe simptoma të tjera. Ato mund të përfshijnë:

  • Rrjedhje të gjaku-t nga vagina.
  • Një mitër më të madhe se normale.

Para se foshnja juaj të fillojë me të vërtetë të rritet, ju përgatisni terrenin. Javën e fundit, estrogjenet dhe progesteron-i në gjak rriten në sasi, kjo bën që uterus (mitra) të formojë një veshje të brendshme të zhvilluar e që përmban shumë enë gjaku dhe të mbështesë një vezë potencialisht të fekonduar. Në të njëjtën kohë në vezore, vezët po maturohen në qese të mbushura me lëng, të quajtura folikula. Në fillim të javës (shpesh rreth ditës së 14-të të ciklit prej 28 ditësh), tek ju ndodh ovulacioni. Një nga vezët del nga folikula dhe largohet nga vezorja në drejtim të gypit të mitrës.
2
Gjatë 12 deri 24 orëve pasuese, kjo vezë do të fekondohet në qoftë se një nga 250 milionë spermatozoid-et (mesatarisht) që derdh partneri juaj, arrin të notojë nëpër të gjithë rrugën nga vagina deri në qafën e mitrës, e më pas sipër drejt gypit të mitrës dhe depërton në vezë. Në këtë rrugëtim prej dhjetë orësh deri tek veza, do të mbijetojnë vetëm rreth 400 spermatozoide. Vetëm një prej tyre do të arrijë të strehohet në të duke kaluar përmes membranë-s. (Duhen rreth 20 minuta që fituesi fatlum ta gjejë rrugën për të hyrë brenda).

Gjatë dhjetë deri tridhjetë orëve pasuese, bërthama e spermatozoidit shkrihet me atë të vezës, duke kombinuar materialin gjenetik të tyre. Në qoftë se spermatozoidi mbart një kromozom Y (kromozomi Y), foshnja juaj do të jetë djalë, në qoftë se ai është një kromozom X (kromozomi X), ju do të jeni duke pritur një vajzë.

Gjatë udhëtimit prej tre katër ditësh nga gypi i mitrës deri në mitër, veza e fekonduar (tashmë e quajtur zigotë) do të ndahet në 16 qeliza identike. Pasi ajo futet në mitër, zigota quhet morula (embrioni fillestar). Një apo dy ditë më pas, ajo do të fillojë të rrugëtojë në veshjen e mitrës duke vazhduar rritjen dhe shndërrimin e saj të mahnitshëm.

Kanceri ovarian

Ovare-t janë pjesë e sistemit riprodhues të femrës. Ato përmbajnë vezët që mund të sjellin një jetë të re njerëzore kur fekondohen. Në gratë e moshës riprodhuese, një vezë e pjekur lirohet nga njëra prej vezoreve çdo muaj (ovulacion) dhe shkon poshtë tubave fallopianë (tubat uterine).

Vezoret janë organe me formë ovale, secila rreth 3 cm e gjatë dhe 1 cm e trashë. Ato janë gjetur brenda zonës së pelvik-ut, një në çdo anë të mitrës dhe janë shumë afër fundit të tubave fallopianë.

Çdo vezore është e mbuluar nga një shtresë qelizash të quajtura epitel. Brenda janë qelizat embrion që përfundimisht maturojnë vezën. Veza udhëton për në pjesën e jashtme të vezores për të dalë në tubat fallopianë. Nëse veza nuk është fekonduar nga spermatozoid-i, ajo kalon jashtë mitrës nëpërmjet periodave (menstruacione).

Vezoret gjithashtu përmbajnë qeliza që lirojnë hormonet e progesteronit dhe estrogjenet. Këto qeliza janë quajtur qelizat stromale.

Me rritjen e moshës së gruas, ovaret graudalisht prodhojnë më pak estrogjen dhe progesteron. Prodhimi i vezëve gjithashtu bie dhe periodat e femrës bëhen të parregullta dhe eventualisht ndalojnë. Kjo është quajtur si menopauzë. Ajo zakonisht ndodh rreth moshës 45 dhe 55 vjeçare. Pas menopauzës nuk është më e mundur për të bërë fëmijë.

Kanceri ovarian

Kancer-i ovarian është një tumor malinj në një ose në të dy ovaret. Ekzistojnë katër lloje kryesore të kancerit ovarian, të emëruara sipas pjesës së prekur të ovareve. Të diturit se çfarë lloj kanceri ju keni ndihmon doktorin tuaj për t’ju këshilluar se cili trajtim është më i miri për ju.

Kanceri ovarian epitelial

Ky lloj i kancerit ovarian lind në epitel: qelizat që mbulojnë vezoret. Ai është lloji më i zakonshëm i kancerit ovarian. Tetë nga 10 kancerat ovarianë janë epitelial.

Qelizat embrionale dhe qelizat stromale

Këto dy lloje të kancerit ovarian janë shumë të pazakonshme. Kancerat embrional, lindin në qelizat që maturohen në vezë dhe zakonisht ndikojnë vetëm tek gratë nën moshën 30 vjeçare.