Lloji i kontrollit të lindjeve i lidhur me kohën midis shtatzënive

Gratë që përdorin pajisje brenda mitrës dhe lloje të tjera të kontrollit afatgjatë e të kthyeshëm të lindjeve pasi kanë tashmë një fëmijë, ka më pak gjasa të mbeten shtatzënë.

Gratë që i kanë përdorur këto metoda ka shumë të ngjarë të presin më shumë se 18 muaj midis dy shtatzënive, krahasuar me ato që mbështeten tek prezervativët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shënon një periudhë dy vjeçare midis një lindje dhe një lindje pasuese.

Megjithatë, një e treta e të gjithë shtatzënive të përsëritura në SHBA ndodhin brenda 18 muajve nga lindja e mëparshme e një fëmije. Dhe shumë prova në rritje tregojnë që këto lindje të afërta rrisin rrezikun që një fëmijë të lindë para kohe apo me një peshë të ulët trupore.

Koha midis shtatzënive nuk mund të shpjegohet vetëm me preferencat e nënave. Studiuesit nga Universiteti në Kaliforni kanë hetuar lidhjen midis eksesit për tek shërbimet e kontrollit të lindjeve dhe intervalit midis shtatzënive. Në studimin e kryer të 117 644 grave që kishin të paktën dy fëmijë, 64% kishin pritur 18 muaj ose më shumë midis shtatzënive, ndërsa të tjerat nuk e kishin bërë këtë.

Të gjithë gratë e përfshira në këtë studim kishin pretendime ndaj programit të ndihmës mjekësore për kontrollin e lindjeve. Studiuesit krahasuan të dhënat për pretendimet për kontraceptivë me regjistrin e lindjeve në Kaliforni.

“Ne supozuam që aksesi në kontrollin e shtatzënisë do të përmirësojë intervalin midis shtatzënive të njëpasnjëshme. Ky studim ekzaminon pikërisht këtë supozim”.

Gratë të cilat kishin përdorur një mbrojtje të kthyeshme nga shtatzënia me veprim të gjatë, kishte më shumë gjasa të prisnin të paktën 18 muaj për të mbetur përsëri shtatzënë, krahasuar me ato që kishin përdorur kontraceptivë pengues si prezervativë ose spermicide.

Më shumë se gjysma e grave kishin filluar duke përdorur tableta për kontrollin e lindjeve, unazë apo bandazh pasi kishin lindur. Ato kishin dy herë më shumë të ngjarë që të prisnin 18 muaj midis shtatzënive se sa përdoruesit e prezervativit.

Kontracepsioni: Spermicidet

Spermicidet janë një formë e kontracepsion-it kimik që mund të blihet tek një farmacist. Ato janë të disponueshme në formën e kremit ose xhelit. Përbërësit aktivë përfshijnë nonoxynol 9 (Ortho – Crem) dhe octoxinol (Ortho – Gynol).

Si funksionojnë?

Spermicidet punojnë duke vrarë ose ndaluar spermën në kontakt dhe duke e bërë spermën joaktive dhe të paaftë për të kaluar nëpër qafën e mitrës dhe fekonduar një vezë. Për të qenë më efektive, ato duhet të përdoren në lidhje me një metodë penguese të kontracepsionit siç është prezervativi ose diafragma. Në fakt, ato nuk janë të rekomandueshme për të parandaluar shtatzëninë kur përdoren të vetme.

Sa efektive janë?

Nëse përdoren si forma e vetme e kontraceptivit, më shumë se treçereku i grave mund të mbeten shtatzëna brenda një viti.

Cilat janë avantazhet?

Disa nga avantazhet e spermicideve janë që ato:

  • Janë të pranishme pa një recetë;
  • Mund të përdoren pa nevojën e një procedure mjekësore;
  • Nuk kanë ndonjë rrezik të njohur për shëndetin në përgjithësi; dhe
  • Lejojnë kthimin e pjellorisë menjëherë pasi përdorimi është ndaluar.

Cilat janë disavantazhet?

Disa nga disavantazhet e spermicideve janë që ato:

  • Janë më pak efektive sesa metodat e tjera pasi ato janë subjekte të gabimeve njerëzore;
  • Mund të prodhojnë efekte anësore si p.sh. irritim vaginal ose të penis-it;
  • Duhet të zbatohen në kohën e duhur dhe të riaplikohen me akte seksuale pasuese; dhe
  • Duhet të qëndrojë në vend për 6-8 orë pas derdhjes për të siguruar që e gjithë sperma është e vrarë.

Si përdoren?

Ju duhet të përdorni spermicidet brenda vaginës tuaj zakonisht me një aplikues, sa më lart të jetë e mundur, përpara raportit seksual, por jo më shumë se një orë përpara ejakulim-it të partnerit tuaj. Ju duhet të ndiqni udhëzimet e paketës me kujdes, dhe të riaplikoni spermicidet nëse marrëdhënia seksuale është e përsëritur ose vonohet. Ju gjithashtu duhet të prisni 6-8 orë para se të shplaheni ose të bëni dush.