Trupi juaj i pas shtatzënisë

Nuk është sekret që trupi juaj ndryshon shumë gjatë shtatzënisë, kështu që ju mund të pyesni se si do të dukeni pas lindjes së një fëmije. Këtu keni një vështrim të shpejtë të ndryshimeve që ju presin pas lindjes.

Nuk është një gjë e vogël të mbani dhe të rrisni një qenie njerëzore brenda jush për nëntë muaj. Pra nuk është ndonjë surprizë që trupi juaj i pas shtatzënisë të kërkojë pak kohë që të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Ndërsa mund të jeni e befasuar ose madje edhe paksa e trullosur nga ndryshimet nga koka në këmbë që do t’ju ndodhin pasi vjen në jetë fëmija juaj, mos harroni të ndjeheni e mahnitur. Dhe të jeni e sigurt që ju do të ndjeheni përsëri vetvetja pas nja dy muajsh. Ndërkohë, më poshtë keni një udhëzues që ju tregon se si ndryshon trupi juaj pas shtatzënisë.

1. Ju do të humbisni të paktën pesë kilogram menjëherë

Menjëherë pas lindjes ju do të ndjeheni pesë apo dhjetë kilogram më e lehtë, varësisht nga pesha e foshnjës tuaj. Përveçse do të shkarkoheni nga i porsalinduri (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) trupi juaj do të nxjerrë  edhe placentën dhe disa kilogram lëng amniotik (lëngu amniotik) dhe gjak. Por gjinjtë tuaj do të jenë më të rëndë si asnjëherë më parë dhe pesha shtesë që ju keni marrë në pjesë të tjera të trupit do të kërkojë njëfarë kohe që të bjerë. Prisni që të dukeni si gjashtë apo shtatë muaj shtatzënë edhe për disa javë. Shumica e ekspert-ëve thonë që si rregull, meqë janë dashur nëntë muaj që të shtoni në peshë, do të duhet po aq kohë që ta hiqni këtë peshë. Pra duhet të jeni e durueshme dhe t’i ndihmoni të shkrihen kilogramët e tepërt me anë të disa ushtrimeve të lehta fizike menjëherë pasi mjeku juaj t’ua lejojë këtë gjë.

2. Ju do të largoni lëngje

Gurët në tëmth: Trajtimi

temthi

Shumica e gurëve të tëmthit nuk shkaktojnë simptoma (ashtuquajtur gurë të “heshtur”), dhe në përgjithësi nuk kërkojnë ndonjë trajtim. Megjithatë, gurët e tëmthit në fshikëzën e tëmthit shkaktojnë episode të përsëritura të dhimbjeve të barkut (të njohura si dhimbje barku në tëmth) dhe zakonisht kërkojnë trajtim.

Kirurgjia

Operacioni për heqjen e tëmthit është një trajtim i zakonshëm për gurët e tëmthit simptomatikë. Kolecistektomi (termi që mjekët përdorin për heqjen e tëmthit) mund të kryhet përmes operacionit të hapur apo kirurgjisë laparoskopi-ke “vrimës së çelësit”. Sepse fshikëza e tëmthit tuaj nuk është një organ thelbësor, ajo mund të hiqet me pak efekte anësore.

Një kolecistektomi e hapur është një procedurë ku fshikëza e tëmthit është larguar nëpërmjet një prerjeje të vetme të madhe në bark. Në ditët e sotme, kirurgji-a e hapur është përdorur në përgjithësi vetëm në njerëzit të cilët nuk janë kandidatë të përshtatshëm për kirurgjinë laparoskopike.

Kolecistektomia laparoskopike, e cila është një lloj i kirurgjisë “vrimë e çelësit “, përfshin disa prerje të vogla në murin e barkut përmes të cilit instrumente shumë të holla dhe një kamera video e vogël e specializuar është futur. Tëmthi më pas është hequr nën mbikqyrjen e videos dhe merret nga trupi nëpërmjet njërës prej prerjeve. Kirurgjia laparoskopike përfshin më pak dhimbje post-operative dhe lejon një kohë të shpejtë shërimi në krahasim me kirurgjinë e hapur. Shtrimi në spital në përgjithësi është 1-2 ditë, më shumë se 5-8 ditë që lidhen me kolicistektominë e hapur. Ndonjëherë kirurg-ët duhet të braktisin metodën laparoskopike dhe kalojnë në operacionin e hapur në qoftë se ata kanë vështirësi gjatë procedurës.

Ashtu si me çdo operacion, ekzistojnë disa rreziqe, por ajo është një procedurë relativisht e sigurt. Disa njerëz kanë lëvizje më të shpeshta të zorrës ose diarre-së mbas heqjes së tëmthit, por këto simptoma zakonisht zvogëlohen me kalimin e kohës. Medikamentet kundër diarre-së mund të ndihmojnë nëse problemet vazhdojnë.

Gastroskopia: Ekzaminimi i traktit të sipërm tretës

Gastroskopia është një ekzaminim i traktit të sipërm tretës (ezofag, stomaku dhe duoden) duke përdorur një endoskop, një tub të gjatë, të hollë elastik që ka një kamera dhe një dritë, për të parë veshjen e brendshme të këtyre organ-eve.

Përse bëhet gastroskopia?

Një gastroskopi zakonisht bëhet për të investiguar shkakun e dhimbjes abdominale, të vjellave ose hemorragjisë nga trakti i tretje-s dhe për të përcaktuar apo konfirmuar një diagnozë. Po ashtu, sëmundjet mund të trajtohen ndonjëherë edhe me anë të gastroskopisë, p.sh. polipe-t mund të largohen me anë të saj.

Si të përgatiteni për një gastroskopi?

Juve do t’ju kërkohet që të mos hani e pini gjë 6 orë para test-it. Në qoftë se merrni ndonjë ilaç, kontrolloni me mjekun tuaj në qoftë se është e rregullt që të vazhdoni t’i merrni ato. Mund t’ju kërkohet të mos merrni ilaçe që mund të rrisin riskun e hemorragjisë për disa ditë para testimit, këto përfshijnë varfarin-ën, aspirinë-n, dhe ilaçet josteroidale anti-inflamatore. Sidoqoftë kjo varet nga rrethanat tuaja individuale, kështu që duhet ta kontrolloni këtë gjë.

Gjithashtu, duhet ta informoni qendrën ku do të bëhet gastroskopia në qoftë se keni ndonjë sëmundje që kërkon antibiotikët para procedurave dentare, në këtë rast mund të nevojitet të merrni antibiotikë edhe para gastroskopisë.

Para se t’i nënshtroheni gastroskopisë, mjeku do ta diskutojë testin me ju dhe do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja, e më pas do t’u kërkohet të nënshkruani një formular me anën e të cilit jepni miratimin tuaj për testin të cilit do t’i nënshtroheni.

Çfarë ndodh gjatë një gastroskopie?

Do t’u kërkohet të shtriheni mbi një tryezë në krahun tuaj të majtë. Zakonisht ju jepet një sedativ dhe ndonjëherë ndonjë qetësues i dhimbjeve me anë të një injeksion-i në venë. Sedativi do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe ndoshta mund t’ju verë në gjumë. Përgjithësisht, pak gjë do t’ju kujtohet nga e gjithë procedura. Në disa raste, testi mund të kryhet edhe pa sedativë dhe ju nevojitet ta diskutoni këtë me mjekun para se të jepni miratimin tuaj.

Ulcera peptike

Rreth një në 10 njerëz do të zhvillojnë ulçerë-n peptik-e në një moment të caktuar të jetës së tyre, dhe pjesa më e madhe e tyre nuk do të kenë njohuri rreth kësaj.

Çfarë e shkakton ulçerën peptike?

Ulçera është dëmtim i mureve të stomakut, si tek ulçera gastrike, ose në pjesën e sipërme të zorrëve. Ajo është shkaktuar nga një sërë faktorësh, duke përfshirë përdorimin e aspirinave ose ilaçeve të tjera anti-inflamatore, duhanin, alkool-in dhe stresin. Ndonjëherë, shumë acid prodhohet nga stomaku si pjesë e procesit të tretje-s.

ulcera

Shumë kërkime kanë treguar se shumë njerëz me ulçer kanë një infeksion në stomak nga një bakter i quajtur helikobakter pilori, që është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ulçerës peptike.

Cilat janë simptomat e një ulçere?

Simptomat e zakonshme të një ulçere janë dhimbja në pjesën e sipërme të barkut. Shpesh është si një ndjenjë thike ose djegie, që kalon në pjesën e shpinës. Kjo dhimbje zakonisht ndodh kur stomaku është bosh (disa orë pas ushqimit) dhe zakonisht të ngre nga gjumi në orën 2 ose 3 të mëngjesit. Dhimbja shpesh lirohet nëpërmjet të ngrënit.

Probleme më serioze ndodhin kur ulçera pëson gjakderdhje. Kjo mund të tregohet nga fakti nëse villni gjak ose jo dhe shfaqet nëpërmjet lëvizjes së zorrëve. Në të tilla raste shpeshherë kërkohet kirurgji-a.

Si është diagnostikuar ulçera peptike?

Ulçera diagnostikohet nëpërmjet rrezeve X dhe më zakonisht nëpërmjet endoskopi-së, ku një tub fleksibël teleskopi kalohet në stomak duke lejuar mjekun për të parë se çfarë është duke ndodhur dhe për të marrë nëse është e nevojshme mostra.

Cili është trajtimi për ulçerën peptike?

Udhëheqës i babait për t’i bërë masazh fëmijës

Masazhi i foshnjës për fillestarë

Foshnjat thjesht pëlqejnë t’i prekin. Në fakt ata lulëzojnë me këtë, kjo është një pjesë e rëndësishme e rritjes dhe zhvillimit. I gjithë ky kontakt lëkurë me lëkurë, jo vetëm që ndihmon lidhjen midis jush dhe foshnjës, ai mundet ta rehatojë foshnjën kur është i mërzitur dhe të lehtësojë sjelljen e tij të bezdisshme.

Këto gjashtë hapa të thjeshtë të “Masazhit Të dua shumë” do t’ju ndihmojnë të filloni. Më pas kontrolloni për një varg tjetër më të plotë të masazhit për fëmijët.

Përgatitja

Gjeni një sipërfaqe të sheshtë e të ngrohtë për të shtrirë mbi të foshnjën tuaj, një batanije ose një dysheme e mbuluar me qilim është shumë e mirë. Hidhni pak vaj të pastër ulliri ose vegjetal në pëllëmbët tuaja dhe i fërkoni ato me njëra tjetrën që vaji dhe pëllëmbët të ngrohen.

Përpiquni të shihni në sytë e foshnjës dhe këndojini apo i flisni atij ndërsa i bëni masazh. Kini vëmendjen për reagim-in e foshnjës tuaj: Në qoftë se nuk duket se po kënaqet, provoni një prekje më të butë ose thjesht ndaloni.

Si t’i bëni masazh foshnjës?

1. Ndërsa jeni përballë foshnjës, përdorni dy ose tre gishta, sikur shkruani germën I në anën e djathtë të barkut të tij me lëvizje të vendosura, por të buta. Filloni nën brinjët e tij dhe shkoni drejt poshtë në kyçin e këllkut të tij duke përdorur vajin për të zbutur rrugën e gishtave tuaj.

2. Pastaj, e fërkon nga e majta në të djathtë barkun e tij,  duke formuar një germë “L” të shtrirë në anën e gjatë të saj.

3. Përdorni një fërkim të shkurtër duke u ulur poshtë në anën e djathtë të stomaku-t të saj për të plotësuar germën ”L”.

4. Për të filluar germën e fundit, një “U” të përmbysur, e fërkoni duke u ngritur lart nga kocka e këllkut  në anën e majtë të barkut.

5. Për segmentin e mesit të “U” lëvizini gishtat nëpër majën e barkut të foshnjës.

6. Dhe për pjesën përfundimtare të “U”, fërkoni duke zbritur poshtë anën e djathtë të foshnjës tuaj.

(Keni “shkruar” kështu në barkun e foshnjës: ILU ( I Love You – Të dua shumë).

Trajtimi i kancerit të ezofagut

Pasi pacienti është diagnostikuar me kancer të ezofagut, mjeku do të dojë që ju t’i nënshtroheni më shumë testeve, për të përcaktuar nëse qelizat e kancerit janë përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Mjekët e quajnë këtë “përcaktim të fazave”. Kanceri ezofagut mund të trajtohet më mirë në qoftë se diagnostikohet në  faza të hershme, para se të jetë përhapur në pjesë të tjera të trupit. Kjo është arsyeja pse njerëzit me ezofag të tipit Barret, që i ekspozon më shumë ndaj kancerit të ezofagut se sa njerëzit e tjerë, ekzaminohen rregullisht në mënyrë që kanceri të diagnostikohet herët dhe t’i japin një shans të mirë kirurgjisë për ta kuruar atë.

Megjithatë, kanceri i ezofagut ka shumë pak simptoma në fazën e hershme dhe shpesh shfaqet në një fazë të zhvilluar, para se të jenë identifikuar simptoma të njohura. Trajtimi i kancerit të ezofagut do të varet nga madhësia, nëse është i përhapur dhe mosha e gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit.

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut ose të lehtësimit të simptomave përfshijnë sa më poshtë vijon:

Kirurgjinë për ta hequr e prerë kancerin. Kirurg-u mund të heqë pjesën e prekur nga kanceri ose të gjithë ezofagun: kjo quhet një ezofagektomi. Ndonjëherë hiqet edhe pjesa e sipërme e stomaku-t. Gjithashtu, hiqen edhe nyja limfatike dhe indet tjera në zonë për të parandaluar përhapjen e qelizave të kancerit në pjesë të tjera të trupit. Nëse pritet një pjesë e ezofagut, atëherë kirurgu do të ketë mundësi të lidhë pjesën e shëndoshë të ezofagut në stomak, në mënyrë që personi të mund të gëlltisë. Ndonjëherë kirurgu krijon një tub që lidh stomakun me atë pak pjesë të ezofagut që ka mbetur pas operacionit.

Në rastet kur kanceri e bllokon ezofagun, kirurgu mund të fusë një tub që zgjerohet (të quajtur stendë) për të mbajtur ezofagun të hapur. Mund të përdoren edhe rrezet lazer për të shkatërruar qelizat e kancerit në ezofag.

Kuptimi i kirurgjisë së kancerit: Një udhëheqës për pacientët dhe familjet e tyre

Planifikimi dhe përgatitja për kirurgjinë e kancerit

Edhe ju edhe mjeku juaj kanë gjëra për të bërë para kirurgji-së për t’u siguruar që ju keni shansin më të mirë për një rezultat pozitiv. Sa më shumë që të jetë e mundur ju duhet të dini çfarë do të prisni dhe të ndjeni që vendimi që keni marrë është më i miri për ju. Njerëzit ndryshojnë lidhur me atë se sa të përfshirë duan të jenë në procesin e marrjes së vendimit. Por të dini sa më shumë që të jetë e mundur për atë se çfarë ju pret, kjo të paktën redukton nivelin e stresit për ju.

Nuk është e pazakontë që pacientët të presin disa javë pasi mësojnë që ata kanë kancer që të bëhet një operacion kirurgjikal. Ju keni kohë të:

  • Mësoni më shumë për kancerin;
  • Të flisni me të tjerë që kanë pasur kancer;
  • Të eksploroni alternativat e trajtimit tuaj;
  • Të gjeni ekipin më të mirë për t’u kujdesur për ju.

Gjithashtu ju mund të doni që të merrni një opinion të dytë. Pothuaj në të gjithë rastet koha e nevojshme për t’u përgatitur për operacionin nuk duhet të ketë ndikim mbi suksesin e tij. Por në qoftë se ju keni ndonjë lloj problemi urgjent mjekësor, operacioni duhet bërë sa më shpejt që është e mundur.

Miratim i informuar

Miratimi pasi të jeni i informuar është një nga pjesët më të rëndësishme të përgatitjes për operacionin kirurgjikal. Ai është një proces gjatë të cilit juve u tregohen të gjithë aspektet e trajtimit para se të jepni miratimin tuaj me shkrim për operacionin. Ky miratim zakonisht nënkupton që mjeku juaj ka shpjeguar sa më poshtë:

  • Kushtet ose diagnozë-n tuaj dhe përse operacioni është një alternativë;
  • Qëllimin e operacionit;
  • Si do të bëhet operacioni;
  • Si mundet të jetë ai i dobishëm për ju;
  • Cilat janë rreziqet;
  • Çfarë efektesh anësore duhen pritur;
  • Çfarë alternativash të tjera trajtimi keni.

Kur ju e nënshkruani miratimin tuaj ju me këtë pranoni që e keni marrë këtë informacion, e kuptoni atë dhe jeni i gatshëm t’i nënshtroheni operacionit kirurgjikal. Gjithashtu kjo do të thotë që ju e kuptoni se nuk ka garanci që trajtimi do të funksionojë.

Testimi para operacionit

Norfloxacin, F.C Tablet  400 mg.

Çfarë është Fluseminali dhe për çfarë përdoret

Fluseminali ёshtё njё medikament i emёrtuar norfloxacin. Ēshtё njё antibiotik qё vepron kundёr njё game tё gjerё bakteresh. Fluseminali pёrdoret kundёr infeksioneve tё traktit urinar.

Pёrpara se tё pёrdorni Fluseminal

Mos pёrdorni Fluseminal nёse:

  • Keni mbindjeshmёri  ndaj norfloxacin apo ndonjё pёrbёrёsi  tjetёr tё Fluseminalit.
  • Gjatё shtatzёnisё  (shih “Shtatzёnia dhe ushqimi me gji”).
  • Keni patur reaksion ndaj njё medikamenti tё ngjashёm nё tё shkuarёn.
  • Pacienti ёshtё fёmijё.

Mos pёrdorni Fluseminal nё rastet e sipёr pёrmendura. Nёse keni dyshime konsultohuni me mjekun ose farmacistin  tuaj.

Kujdes nё pёrdorimin e Fluseminalit

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nёse :

  • Keni patur ndonjёherё konvulsion-e.
  • Keni vuajtur nga sёmundje qё shkaktojnё  konvulsione, p.sh. epilepsi.
  • Nёse vuani nga miastenia gravis qё shkakton dobёsim tё muskujve.
  • Ju apo pjestarё tё familjes vuani nga anemi-a e shkaktuar nga mungesa e G-6–PD .
  • Ju apo pjestarё tё familjes vuani nga aritmia.

Diarrea

Diarre-a ёshtё njё problem i zakonshёm qё mund tё shkaktohet nga antibiotikёt, problem i cili zgjidhet  me ndёrprerjen e antibiotikut. Mund  tё ndodhё qё gjatё pёrdorimit tё antibiotikut, te disa pacientё mund tё verifikohet gjak në jashtёqitje (me apo pa spazma stomaku), problemi mund tё vazhdojё edhe pas njё periudhe ndёrprerje tё antibiotikut. Nёse kjo ndodh konsultohuni me mjekun tuaj sa mё shpejt tё jetё e mundur.

Nёse pёrdorni ilaçe tё tjera

Vini nё dijeni mjekun tuaj nёse jeni duke pёrdorur apo keni pёrdorur sё fundmi medikamente tё tjera, pёrfshirё edhe ato ilaçe qё merren pa recetё. Kjo sepse disa ilaçe mund tё ndёrhyjnё nё veprimin e Fluseminalit ose anasjelltas. Disa medikamente mund tё reduktojne sasinё e pёrthithur tё Fluseminalit. Mos merrni asnjё nga medikamentet e listuara mё poshtё nё dy orёt nё vijim pasi tё keni pёrdorur Fluseminalin:

  • Antacidet – qё pёrdoren nё trajtimin e dispepsi-t ose urthit.
  • Sucralfate – qё pёrdoret nё trajtimin e ulçerё-s ose gastrit-it.
Stërvitje në vetëm 7 minuta

Në qoftë se ndonjëherë i keni premtuar vetes që duhet të ktheheni në formën e mëparshme sapo që të gjeni kohën e duhur, atëherë stërvitja 7 minutash mund të jetë për ju. Kjo është një seri ushtrimesh të shpejta që ju ndihmojnë për të stabilizuar peshën tuaj trupore.

Filloni me diçka që e keni mësuar në shkollën fillore: kërcimet. Rrini me këmbë të hapura dhe me duart pas kokës. Pastaj ndërsa kërceni bashkojini këmbët dhe shtrijini krahët anash. Ju mund ta shpejtoni ose ngadalësoni këtë ushtrim sipas gjendjes tuaj fizike. Bëjeni këtë për 30 sekonda, bëni 10 sekonda pushim dhe kaloni në lëvizjen tjetër.

Mbështetja në mur

Qëndroni me shpinën tuaj mbështetur në mur, këmbët të hapura dhe paksa përpara. Përkuluni prapa në mur dhe rrëshqisni sikur do të uleni në karrige. Gjunjët duhet të ulen deri mbi kyçe të përkulura në 90°. Qëndroni në këtë pozicion për 30 sekonda.

Janë 12 ushtrime. Secili prej tyre duhet të zgjasë 30 sekonda, me nga një pushim prej 10 sekonda midis tyre.

Kjo quhet stërvitja 7 minutash, por ju do të keni dobinë maksimale nga përsëritja e tyre të paktën 3 herë.

Rendi i ushtrimeve nuk ka rëndësi: Ju duhet të alternoni funksionimin e grupeve të muskujve të kundërt me njëri tjetrin dhe të pasoni ushtrimet që e rrisin ritmin e zemrës tuaj me ato që e qetësojnë paksa atë. Kontrolloni me mjekun tuaj para se të filloni një rutinë të re ushtrimesh për t’u siguruar që ajo është e duhura për ju.

Ulje – ngritje

Rrini në pozicionin shtrirë në dysheme, bashkoni këmbët me gishtat e tyre poshtë, duart poshtë në gjerësinë e shpatullave. Përkulni ngadalë krahët dhe uleni trupin në dysheme sa më poshtë që të mundeni duke e mbajtur shpinën në nivelin e vitheve. Pastaj kthehuni përsëri në pozicionin e mëparshëm dhe përsëriteni ushtrimin për 30 sekonda. Mund ta bëni më të lehtë këtë ushtrim duke e mbështetur peshën në gjunjë në vend të gishtave të këmbëve.

Përkulje të barkut

Kontrolli i të përzierave dhe të vjellave të kemioterapisë

Ilaçe të reja dhe terapitë alternative mund të ndihmojnë të reduktohen, ose eliminohen efektet anësore të kemioterapisë.

Jo shumë kohë më parë, të përzierat dhe të vjellat që të gjymtojnë ishin rutinë për personat që i nënshtroheshin kemioterapisë. Por në saje të ilaçeve të reja dhe trajtimeve të tjera, nuk është më kështu. “Ne kemi bërë një përparim të madh”, thotë Dr. Karen Syrjala, drejtoreshë e Qendrës Kërkimore për Kancerin në Seattle. “Ne kemi shumë më pak të përziera dhe të vjella tani, edhe pse po përdorim doza më të mëdha të kemioterapisë se më parë”. Për arsye se ne mundemi që t’i kontrollojmë efektet anësore, trajtimi i kancer-it në vetvete është bërë shumë më agresiv.

Medikamentet kundër të përzierave, janë kaq të efektshme sa që ekspert-ët e kanë zhvendosur fokusin e tyre nga trajtimi i të përzierave drejt parandalimit agresiv të tyre. Objektivi i tyre standard tashmë është të parandalohen të përzierat para se të ndodhin dhe jo të pritet sa të fillojnë dhe pastaj të trajtohen ato.

Natyrisht, jo të gjithë rastet e të përzierave dhe të vjellave mund të parandalohen, 70-80% të njerëzve që i nënshtrohen kemioterapisë ende përballen me njëfarë rreziku. Por në saje të një trajtimi më të mirë shumica e njerëzve në kemioterapi mund të bëjnë jetë normale, duke punuar dhe duke u kujdesur për familjet e tyre.

“Ju mund të mos ndiheni shumë mirë gjatë gjithë kohës”, thotë Dr. Carmen Escalante, përgjegjëse e katedrës së mjekësisë intern-e në Universitetin e Teksasit. “Por ju vazhdoni aktivitetin tuaj. Dhe ky është një përmirësim i madh i kemioterapisë së përdorur”.

Efektet anësore të kemioterapisë: Sa serioze janë ato?

Për njerëzit që nuk janë përballur me to, të përzierat dhe të vjellat e shkaktuara nga kemioterapia duken shumë më tepër se efekte anësore.

Kemioterapia mund të shkaktojë disa lloj të përzierash e të vjellash:

  • Të përziera dhe të vjella akute zhvillohen brenda disa orësh të kemioterapisë;
  • Të përziera e të vjella të vonuara mund të fillojnë më shumë se 24 orë pas trajtimit;