Lidhja midis abuzimit alkoolik dhe depresionit

Debati i vazhdueshëm rreth shkakut dhe pasojës ndërmjet marrëdhënies së abuzim-it alkoolik dhe çrregullimit mendor, mund të jetë sqaruar nga të dhëna të reja, konkluduan ekspert-ët.

Studiuesit e Zelandës së Re përdorën modele statistikore për të përcaktuar nëse abuzimi alkool-ik dhe varësia sillnin një depresion madhor dhe e kundërta, në një grup prej  1055 individësh të gjurmuar që nga lindja e deri në moshën 25 vjeçare.

Problemet me alkoolin sillnin një rrezik madhor të depresionit, konkluduan ata.

Pjesëmarrësit në abuzimin alkoolik dhe varësinë ndaj tij, kishin 66% më shumë mundësi që të zhvillonin depresion, pas rregullimit me faktorë të tjerë duke përfshirë drogat e paligjshme, ngjarjet stresuese të jetës  dhe papunësinë.

Profesor Parker, Drejtor i Departamentit së Psikiatri-së në Universitetin NSW, tha se ishte një gjetje e rëndësishme, sepse shumë njerëz supozonin se depresioni bënte që shumë njerëz të konsumonin më shumë alkool.

Të dyja këto rrugë janë mbikqyrur klinik-isht, por ky studim sugjeron dhe vë theksin më shumë se konsumimi i shumtë i alkoolit është një faktor ndikimi për depresionin.

Pavarësisht se mekanizmi ishte i paqartë, alkooli mund të përkeqësojë elementët gjenetikë që rrisin rrezikun e çrregullimit mendor.