Mungesa e vitaminës D lidhet me ngushtimin arterial

Dritë e re është hedhur në lidhjen midis vitaminës D dhe sëmundjeve kardiovaskulare (sëmundjet e zemrës dhe atakut) në një studim të pacientëve me nivel të ulët në gjak të vitaminës, ku është vënë re një rritje e ngushtimit arterial dhe e anormaliteteve në linjat e enëve të gjakut.

Kërkuesit amerikanë kanë kontrolluar nivelet e vitaminës D të 550 pacientëve që nuk kanë patur simptoma, duke gjetur një shoqërizim midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe rritjes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskular-e (CVD) në irespektivitet me faktorë të tjerë të CVD-së, siç janë indeksi i masës trupore, kolesterol-i dhe rraca.

“Gjetjet tona të rritjes së ngushtimit të arterie-ve dhe anormaliteteve në linjat e enevë të gjakut me nivelin e ulët të vitaminës D japin një … shpjegim se si gjendja e pakësuar e vitaminës D … mund të sjellë predispozitë tek individët për një rrezik më të lartë të CVD-së dhe ngjarje të pafavorshme,” thanë autorët (Revista e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë 2011; 58: 186-92).

Ata gjetën se midis 42 pacientëve ku niveli i vitaminës D u kthye në normalitet gjatë 6 muajve të periudhës së studimit, ngushtimi arterial u përmirësua.

Kërkuesit australianë kanë treguar se rreth 40% e grave dhe 23% e burrave që kanë patur nivel të ulët të vitaminës D, duke qenë në moshë të madhe dhe duke patur përkujdesje nga infermierët kanë patur një përmirësim respektivisht rreth 80% dhe 70%.

Në të njëjtën kohë, një rishikim nga Bashkëpunimi Cochrane që ka ekzaminuar efektin e suplementeve të vitaminës D përkundrejt placebo-s (trajtimit fals) në rreth 95,000 pacientë të moshuar (79% gra, me moshë mesatare 74 vjeç) tregoi se suplementet mund të reduktojnë vdekshmërinë rreth 6%.

“Kjo korrespondon me 200 pjesëmarrës që duhet të trajtoheshin për një periudhë mesatare 2 vjeçare për një shtesë të jetës mesatarisht rreth 1 vit,” thanë autorët (Të dhënat Cochrane nga rishikimet sistematike 2011; 7: CD007470).

mosha-e-trete

Kualiteti i jetës është duke u bërë gjithmonë e më shumë i rëndësishëm. Kështu që ruajtja e shëndetshme e mendjes dhe trupit tonë është një prioritet.

Çfarë mund të bëni për të patur një mendje të mprehtë?

1) Ushtroni trurin tuaj

Ashtu sikundër edhe trupi, truri përfiton nga të ushtruarit dhe nga sfidat, nga të “qenit në formë”. Sfidimi i trurit me aktivitete të reja mund të krijojë shtegtime të reja brenda trurit që mund të reagojnë si rrugë alternative nëse disa neuron-e janë dëmtuar. Mund të provoni:

  • Luajtjen e lojërave që përfshijnë planifikimin dhe memorien siç është shahu;
  • Aktivitete që testojnë fjalorin tuaj siç është fjalëkryqi;
  • Të mësuarin e aftësive të reja – p.sh. një gjuhë ose një instrument muzikor;
  • Përllogaritjen e shumave në mendjen tuaj në vend të përdorimit të makinës llogaritëse;
  • Vullnetarizmin; dhe
  • Të qenit të informuar se çfarë është duke ndodhur në botë.

Kohët e fundit, shumë kompani kanë zhvilluar programet kompjuterike duke patur si qëllim funksionimin e trurit. Pavarësisht se gjatë kësaj kohe këto studime janë kurajuar, kërkime të tjera duhet të bëhen për të kuptuar nëse këto programe vonojnë ose parandalojnë një rënie të funksionit mendor për një afat të gjatë.

2) Qëndroni fizikisht aktiv

Kërkimet kanë treguar se aktiviteti fizik mund t’ju mbrojë kundër humbjes së funksionit mendor. Të ushtruarit rrit qarkullimin e gjaku-t në tru dhe mund të promovojë rritjen e neuroneve. Nuk keni nevojë për të bërë maratona, por mund t’a filloni aktivitetin fizik gradualisht. Më poshtë mund të gjeni disa ide për të filluar:

  • Përdorni shkallët në vend të ashensorit;
  • Parkojeni makinën tuaj larg në mënyrë që të mund të ecni;
  • Nëse keni një qen, nxirreni atë më shpesh për ecje të rregullta dhe të gjata;
  • Përdorni në shtëpi një vegël siç është biçikleta, ndërkohë që shihni TV.
  • Ndiqni një hobi që ju mban fizikisht aktiv, siç është p.sh. kopshtaria.
Astma dhe të porsalindurit

Tek foshnjat e porsalindura (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes), shpesh është e vështirë për të dalluar astmën nga kushtet e tjera më të zakonshme të frymëmarrjes që shkaktojnë kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, megjithatë, shumica e kushteve të frymëmarrjes kanë më pak të ngjarë sesa vazhdimësia e astmës.

Çfarë është astma?

Astma është një gjendje në të cilën frymëmarrja reagon më shumë, duke rezultuar në ngushtimin dhe kufizimin e rrjedhjes së ajrit:

  • Muskujt e dobët të mureve të frymëmarrjes tendosen (kontraktohen);
  • Qelizat në rrugët e frymëmarrjes përflaken dhe fryhen; dhe
  • Ekstra mukus-i ndërtohet në rrugët e frymëmarrjes.

Tek të rriturit, astma zakonisht shkakton vështirësi në frymëmarrje, një ndjenjtë shtrëngimi të kraharorit, gulçim dhe kollë. Në një sulm të rëndë të astmës frymëmarrja mund të bëhet e vështirë.

Në foshnjat më të vogla se 12 muajshe, frymëmarrjet janë tashmë të lehta kështu që nuk merr shumë inflamacion ose tkurrje që të shkaktojë simptoma.

Një marrje fryme me zor e përsëritur mund të jetë treguesi i parë që fëmija mund të ketë astmë. Megjithatë, vetëm prania e kollës nuk mund të tregojë astmë, pasi vetëm shumë rrallë kolla është shkaktari i vetëm i astmës.

Çfarë e shkakton kollitjen dhe teshtitjen e fëmijës tim?

Nuk është gjithmonë e lehtë për doktorët të thonë nëse fëmija ka astmë ose një gjendje tjetër që shkakton simptoma të njëjta, veçanërisht përpara 12 muajsh. Ka shumë shkaqe të tjera të frymëmarrjes së vështirësuar tek foshnjat, përveç astmës që duhet të konsiderohen.

Ushqimet që mbajnë mendjen në formë!

Xhinseng, peshk, manaferra apo kafeinë?

Mbani vesh fjalët që thuhen për ushqimet dhe suplementet ushqimore dhe do të besoni se ato mund të bëjnë gjithçka, nga mprehtësia e fokusit tek përmirësimi i memories, fushës së vëmendjes dhe funksioneve të trurit. Por a funksionojnë me të vërtetë? Nuk ka dyshim që ndërsa ne plakemi, trupi plaket bashkë me ne. Lajmi i mirë është se ju mund të keni shanse të mbani një tru të shëndetshëm duke shtuar ushqime dhe pije të “zgjuara” në dietën tuaj.

Kafeina ju bën më të vëmendshëm

Nuk ka një fishek magjik për rritur nivelin e IQ-së (koeficienti i inteligjencë-s) tuaj, por substanca të caktuara si kafeina ju mbushin me energji dhe ju ndihmojnë të përqendroheni. Kafeina gjendet tek kafeja, çokollata dhe tek disa medikamente. Ajo ju jep atë shtytjen e pangatërrueshme të zgjimit edhe pse efektet zgjasin pak. Ndonjëherë, sa më shumë të marrësh aq më pak ke marrë. Nëse e teproni me kafeinën do ju bëj nervoz dhe jo të qetë.

Sheqeri zhvillon vigjilencën

Sheqeri është burimi më i pëlqyer i fuqisë për trurin tuaj; jo sheqeri i tavolinës por glukozë, të cilën trupi e përpunon dhe që gjendet tek sheqernat dhe karbohidratet që konsumojmë. Kjo është arsyeja pse një pijë e ëmbël shpesh është një përforcues shumë i mirë afatshkurtër i memories, të menduarit dhe aktivitetit mendor. Por kini kujdes, duke marrë më shumë sheqer seç duhet dhe memoria do të dëmtohet, bashkë me gjithë pjesën tjetër të trupit. Hani pak sheqer në mënyrë që të përmirësoni memorien pa shtuar kile të tepërta.

Hani mëngjes për të furnizuar trurin

Tentoni të mos hani mëngjes? Studimet kanë zbuluar se të ngrënit e mëngjesit përmirëson memorien afatshkurtër dhe vëmendjen. Studentët që hanë mëngjes japin rrezultate më të mira në shkollë se ata që nuk hanë. Ushqimet që qëndrojnë në majë të listës së kërkuesve si karburant për trurin, përfshijnë drithërat e plota të pasura me fibra, bulmetin dhe frutat. Kujdesuni të mos hani shumë! Kërkuesit gjithashtu kanë zbuluar se mëngjesi me shumë kalori e ul dhe pengon përqendrimin.

Peshku, vërtet që është ushqimi i trurit

Diabeti dhe mbetja shtatzënë

Pasja e kushteve kronike si diabet-i kërkon monitorim të kujdesshëm të shëndetit gjatë shumicës së kohës dhe kjo bëhet edhe më e rëndësishme gjatë shtatzënisë, kohë kur ndryshimet në trupin tuaj janë dramatike.

Pjesa më e madhe e grave që kanë diabet dhe që mbeten shtatzëna e kanë atë kryesisht të tipit 1 (që quhet diabet me varësi insuline ose diabet juvenil), por disa prej tyre mund të kenë edhe diabet të tipit 2 (diabet pa varësi nga insulina ose i maturuar).

Një tjetër tip diabeti që quhet diabet shtatzënie është tip i përkohshëm diabeti që shfaqet tek gratë shtatzëna që nuk kanë patur më parë diabet dhe që zakonisht ikën pas lindjes së bebes.

Nëse keni diabet, nuk ka arsye që të mos keni shtatzëni të shëndetshme dhe të suksesshme dhe pasjen e një bebeje të shëndetshme. Pasja e saj do të thotë që ndoshta ju duhet që të punoni ngushtë me mjekun tuaj dhe të tjerë profesionistë shëndeti për të garantuar që të menaxhoni diabetin sa më mirë gjatë shtatzënisë.

Unë kam diabet dhe dua të mbetem shtatzënë: çfarë duhet të bëj?

Takimi me mjekun për planifikimin e shtatzënisë është një hap i rëndësishëm për të sqaruar rezultatin më të mirë të mundshëm për beben tuaj. Ju keni një kusht paraekzistues, kështu që ju mund të planifikoni më parë dhe të diskutoni me mjekun tuaj çfarë keni nevojë të bëni përpara se të mbeteni shtatzënë dhe çfarë mund të bëni ju për të mënaxhuar diabetin tuaj gjatë shtatzënisë.

P.sh. nëse keni diabet, ju keni një rrezik pak më të lartë se gratë e tjera për beben tuaj në:

  • Pasjen e një lindjeje me defekt;
  • Pasjen e një lindjeje të parakohshme;
  • Bebe me peshë shumë të madhe ose me peshë shumë të vogël;
  • Pasjen e verdhëzës;
  • Pasjen e niveleve të ulëta të rrezikshme të sheqerit në gjak pas lindjes.

Ju vetë keni një rrezik të rritur për dështim ose zhvillimin e presionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë. Megjithatë, ju mund t’i minimizoni këto rreziqe duke planifikuar që më parë dhe përsëri duke bërë kontrolle në lidhje me nivelin e sheqerit në gjak në kohën e konceptimit dhe ecurisë së shtatzënisë gjatë dy muajve të parë.

Si të shtoni në peshë në mënyrë të shëndetshme

Nëse doni të shtoni disa kile, mënyra e vetme është të merrni më shumë kalori. Nuk ka rëndësi nëse shtoni vakte ekstra apo zmadhoni vaktet normale. Këtë e keni ju në dorë.

Nëse nuk jeni mësuar të hani shumë në një vakt, duhet të filloni të hani vakte shtesë gjatë ditës. Nga ana tjetër, nëse hani pak në çdo kohë të ditës, atëherë duhet të rrisni sasinë e racioneve të secilit vakt.

Zgjidhni ushqime që janë sa të ushqyeshme aq edhe të pasura në kalori. Hiqni dorë nga ushqimet e gatshme të tejmbushura me kalori.

Ushqimet që janë njëkohësisht të ushqyeshme dhe plot me energji, janë pjesë e produkteve të përditshme si: mishi, produktet e detit, mishi i shpendëve, legumet, frutat e thata, ullinjtë, farat dhe avokadot.

Përzgjedhni vaktet tuaja

Vaktet tuaja duhet të jenë të balancuara me sasinë e duhur të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave.  Zgjidhni një racion të bollshëm mishi shpendësh, peshku, frutash deti apo legumesh dhe shoqërojeni me perime të gjelbra ose shumëngjyrëshe, dhe me ushqime që përmbajnë niseshte si patatet, orizi ose makaronat.

Shtojini patateve më shumë kalori duke i hedhur pak lëng mishi dhe lyeni perimet me gjalpë, margarinë (pa acide gjysmë-yndyrore), vaj ulliri ose shtoni pak djathë. Nëse planifikoni të hani vakte të vogla dhe të shpeshta, zgjidhni një përzjerje frutash të thara , grurë, fruta të thata dhe fara të shoqëruara me qumësht. Hani sanduiçe me gjalp kikiriku, ose të ndonjë fruti tjetër të  thatë ose shtojini atyre pak mish gjeli, feta të  holla gjoksi pule, mish të pjekur dhe shtojini kaloritë me pak djathë ose avokado. Supat kremoze janë më të pasura në kalori sesa ato që janë të holla. Ju mund t’i shtoni më shumë kalori duke i hedhur një lugë qumështi puhur.

A më ndihmojnë suplementet ushqimore

Suplementet ushqimore që premtojnë shtim në peshë dhe muskuj më të mëdhenj, nuk funksionojnë dhe mund të jenë të rrezikshme.

Dhimbja e kokës: Opsionet e trajtimit

Një sërë produktesh të ndryshme janë të pranishme në farmaci për trajtimin e dhimbjes së kokës.

Analgjetikët e thjeshtë

Shumica e njerëzve marrin ndihmë nga një analgjetik i thjeshtë siç është paracetamoli, me shumë pak efekte anësore. Aspirina është konsideruar si një analgjetik i thjeshtë edhe pse ajo në të vërtetë është një ilaç josteroidal anti-inflamator (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug). Duhet të ndaloni marrjen e aspirinave nëse dispepsi ose ënjtja ndodh. Aspirina nuk duhet të përdoret tek fëmijët nën moshën 12 vjeç, me përjashtim kur jepet në bazë të këshillave mjekësore.

Produktet e thjeshta analgjetike përfshijnë paracetamolin (Herron, Panadol, Tylenol) dhe aspirinë-n (Aspro, Disprin).

Kombinimi analgjetik

Nëse keni dhimbje koke, duhet të provoni njëherë analgjetik të thjeshtë. Duhet të vini re që produktet e përmbajtjes së kodein-ës mund të shkaktojnë kapsllëkun. Aspirina përmban përbërës që kanë lidhje me efektet anësore gastrointestinal-e.

Produktet e kombinuara që përmbajnë paracetamol plus kodeinë janë: Codral për lirimin e dhimbjeve, Mersyndol Daystrength dhe Panadeine.

Ilaçet jo steroidale anti – inflamatore (IJSAI)

Nuk duhet të merrni IJSAI, nëse keni ulçerë, dispepsi ose probleme të tjerë gastrointestinale. Gjithashtu duhet ti përdorni ato me kujdes sidomos nëse keni astmë, sëmundje të veshkave apo dehidratim. Nëse dhimbjet e migrenë-s nuk i përgjigjen analgjetikë-ve të thjeshtë, IJSAI mund të jetë shumë i dobishëm.

IJSAI përfshijnë ibuprofen (Act-3, Actiprofen, Tri-Profen dhe Nurofen) dhe naproksen (Naprogesic). Ibuprofen është konsideruar si ngacmuesi i fundit i IJSAI.

Suplementet

Suplementet që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës përfshijnë magnez dhe çaj mente.

Astma dhe sportet konkuruese

Stërvitja është një ndikues i zakonshëm për simptomat e astmës. Megjithatë, astma dhe sporti mund të bashkëjetojnë me sukses, për aq kohë sa ju punoni në ruajtjen e kontrollit të mirë të përgjithshëm të astmës tuaj dhe jeni të vetëdijshëm për kufizimet që mund të vendosen në ilaçet tuaja të astmës nga organizata juaj sportive.

Shumë sportistë me astmë kanë arritur në nivele të larta të sportit të tyre, duke përfshirë Jana Rawlinson (Pittman) dhe Matt Shirvington. Të qenit të aftë fizikisht mund të thotë që ju mund të ushtroheni më intensivisht para zhvillimit të simptomave të astmës në krahasim me dikë që është i paaftë. Pra, mos e lejoni astmën tuaj t’ju lëjë prapa!

Çfarë është stërvitja nxitëse e astmës?

Stërvitja nxitëse e astmës (SNA) është ngushtimi frymëmarrjes si rezultat i ushtrimeve të fuqishme. Simptomat e SNA-së, gulçimi, frymëmarrja jo e mirë, kolla ose ngushtësia në gjoks – mund të fillojë gjatë stërvitjes, por zakonisht përkeqësohet në 5-10 minuta pasi ju keni ndërprerë stërvitjen. Gjatë stërvitjes, funksioni i mushkërive tuaj zakonisht është vetëm pak i zvogëluar, megjithatë, kjo mund të ndikojë në punën tuaj nëse ju luani në sporte konkuruese.

Disa njerëz me ushtrime nxitëse të astmës nuk kanë simptoma të astmës derisa ato fillojnë të ushtrohen. Disa të tjerë kanë simptoma të astmës në shumë situata, përfshirë stërvitjen.

Sesi saktësisht SNA-ja ndodh nuk është e qartë. Megjithatë, mendohet se VNM-ja mund të përfshijë humbjen e ngrohjes dhe ujit nga rrugët e frymëmarrjes, ndërkohë që ato përpiqen të ngrohen dhe të lagin vëllimet e mëdha të ajrit të ftohtë dhe të thatë. Sa më i ftohtë dhe i thatë të jetë ajri që ju thithni, aq më të rënda janë simptomat e VNM-së. Ringrohja e rrugëve të frymëmarrjes pas ushtrimit është përcaktuar gjithashtu si një shkak i VNM-së.

Trajtimet e zbokthit

Ekzistojnë një sërë shamposh në farmaci që ndihmojnë në trajtimin e problemeve të zbokthit.

Shampot me medikamente

Shampot që përmbajnë zink, sulfit seleniumi mund të ndihmojnë në lirimin e kruarjeve të lidhura me zbokthin dhe ndalojnë rritjen e lëkurës. Farmacisti juaj do të jetë në gjendje për t’ju këshilluar në lidhje me shampon mjekësore që do të zgjidhet për t’u përdorur.

Ju duhet të shmangni rrezet e forta të diellit pasi skalpi juaj i kokës mund të rrezikojë djegie.

Shampot antifungale

Shampot ketokonazolin dhe miconazole përmbajnë një spektër të gjerë antifungal, e cila pengon rritjen e majave dhe infeksioneve të tjera fungale, duke siguruar lehtësim për lëkurën e kokës.

Locionet kortikosteroide

Nëse skalpi është shumë i kruajtshëm, mjeku juaj mund t’ju japë të përdorni ilaçet siç janë locionet kortikosteroide, siç është mometasone (emri i markës Elocon).

Suplementet

Suplementet e mëposhtme mundet gjithashtu të ndihmojnë në kontrollimin e zbokthit.

  • Multi-vitaminat që përfshijnë zinkun; dhe
  • Beta-karoten.
Udhëheqës vizual: Guidë për sindromën paramenstruale

[ssba_hide]