Planifikimi i shtatzënisë

Planifikimi i shtatzënisë nuk nënkupton që të nxitoni për në dyqanin më të afërt të fëmijëve. Do të thotë që të keni kujdesin mjekësor përpara mbetjes shtatzënë. Ju doni që trupi juaj të jetë në gjendjen më të mirë, në mënyrë që kur të mbeteni shtatzënë, t’i jepni fëmijës tuaj fillimin më të mirë të mundshëm.

Kontrolli i para konceptimit

Hapi i parë do të jetë që të bëni një rrugë me partnerin tuaj për tek doktori për një vizitë para konceptimit. Kjo do t’ju mundësojë që të siguroheni që jeni në rregull me gjendjen tuaj shëndetësore dhe vaksinim-in. Duhet diskutuar ndonjë shqetësim që mund të keni rreth shtatzënisë dhe për të vendosur ndonjë ndryshim jetësor që duhet të ndërmerrni. Mjeku juaj do të jetë në gjendje për të marrë një vendim për shëndetin tuaj të përgjithshëm si edhe çdo aspekt të historisë tuaj mjekësore e familjare që mund të ndikojë në shtatzëni. Do t’ju pyesë nëse jeni duke marrë ndonjë ilaç, ashtu sikundër edhe bimë ose suplemente, pasi këto mund të duhet të ndryshohen para dhe pas konceptimit.

Nëse ju si një mama e ardhshme, keni një gjendje mjekësore siç është: diabet, astmë, lupus eritematoz ose presioni të lartë gjaku, është e rëndësishme që të siguroheni që gjendja të jetë nën kontroll përpara se të ngeleni shtatzënë. P.sh. gratë me diabet duhet të sigurohen që ato kanë një kontroll të mirë të nivelit të sheqerit në gjak gjatë kohës së konceptimit, pasi kjo zvogëlon rrezikun e fëmijës për të patur një anomali kongjenital-e.

Ilaçet kontraceptive

Nëse jeni duke marrë pilula kontraceptive, por jeni duke programuar që të mbeteni shtatzënë, doktori juaj mund t’ju rekomandojë që të përdorni një metodë kontracepsion-i, siç është: prezervativi ose diafragma, për disa muaj para përpjekjes për konceptim. Kjo do t’i japë trupit tuaj kohën që i duhet për të rivendosur ekuilibrin hormonal normal. Mund të duhen disa muaj derisa periodat të kthehen të rregullta.

Stërvitja

Lindja e bebeve me peshë të vogël

Bebet janë konsideruar me peshë të ulët lindjeje nëse ato peshojnë më pak se 2500 gr në lindje. Pesha e vogël e lindjes është e lidhur me rritjen e rrezikut të aftësisë së kufizuar mendore dhe fizike. Ky rrezik bëhet i rëndësishëm për ato bebe të cilat peshojnë më pak se 1500 gram.

Për këtë arsye, pesha e ulët e lindjes së foshnjave do të klasifikohet në “peshë shumë të ulët lindjeje” (VLBW) nëse ato peshojnë 1000–1500 g dhe “peshë jashtëzakonisht të ulët” (ELBW) nëse ato peshojnë më pak se 1000 g. Kjo peshë e vogël lindjeje është parë tek foshnjat që kanë lindur jashtëzakonisht para kohe.

Problemet e mëposhtme janë të lidhura zakonisht me ekstremet e parakohshme dhe peshën shumë të ulët ose jashtëzakonisht të ulët të lindjes.

Problemet e frymëmarrjes

Foshnjat ELBW kanë më shumë mundësi që të zhvillojnë bronkit (pezmatimin e rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri) ose marrje fryme me zor në mënyrë periodike. Foshnjat me bronkit shpesh kanë nevojë të trajtohen në spital.

Këto foshnja gjithashtu shpesh kanë sëmundje reaktive të rrugëve të frymëmarrjes, që tentojnë të shkaktojnë simptoma të ngjashme me astmën. Rreth 20% e të gjitha foshnjave ELBW do të kenë simptoma të ngjashme të astmës në adoleshencë.

Problemet e stërvitjes

Fëmijët që kanë lindur para kohe, përgjithësisht kanë një kapacitet më të ulët për stërvitje sesa ato që kanë lindur në kohë të plotë. Kjo është menduar që të jetë si rezultat i kombinimit të disa faktorëve, duke përfshirë funksionin e zvogëluar të mushkërive, reduktimin e pjesës më të madhe të muskujve, strukturën e dobët të trupit dhe problemet e koordinimit.

Ushtrimet që ndihmojnë për të kontrolluar frymëmarrjen, siç janë të notuarit, janë të rekomandueshme. Këto gjithashtu mund të ndikojnë në zmadhimin e mushkërive. Ushtrimet e ngritjes së peshave apo ecja, duhen gjithashtu inkurajuar, pasi ndihmojnë në zhvillimin e kockave të forta.

Problemet e të ushqyerit

Shëndeti dentar gjatë shtatzënisë

Shtatzënia mund të shkaktojë një sërë ndryshimesh në shëndetin oral, përfshirë gingivitin gjatë shtatzënisë (inflamacion i mishrave) dhe shtatzëninë epulis (një rritje të mishit të dhëmbëve).

Gingivat gjatë shtatzënisë

Gingivit-i, një formë e sëmundjes periodontale (mishit të dhëmbëve), është e zakonshme në shtatzëni. Ndryshimet hormonale që ndodhin në këtë kohë çojnë në rritjen e fluksit të gjaku-t në indet e mishrave dhe në rritjen e inflamacionit të këtyre indeve si përgjigje ndaj pranisë së pllakës.

Nëse keni gingiva gjatë shtatzënisë, mishrat e dhëmbëve do të shfaqen të fryrë dhe do të rrjedhin gjak të lehtë. Rrezikshmëria e gingivave mund të minimizohet me një kujdes të madh të higjienës oral-e. Larja e dhëmbëve dy herë në ditë me pastë dhëmbësh ndihmon në reduktimin e pllakës. Duhet të bëni pastrimin me pe pas çdo vakti.

Kohët e fundit, kanë dalë një sërë provash që janë të lidhura me shumë sëmundje të rënda të mishit të dhëmbëve (sëmundja periodontale) në shtatzëni me një rritje të rrezikut të lindjes së parakohshme. Megjithatë, kjo mbetet e diskutueshme.

Shtatzënia epulis

Herë pas here, disa gra shtatzëna do të zhvillojnë ënjtje të lokalizuara, të njohura si shtatzëni epulis ose shtatzëni e granulomave. Zakonisht kjo do të ndodhë në tremujorin e dytë apo të tretë, nganjëherë shfaqet për herë të parë në muajin e fundit të shtatzënisë.

Shtatzënia epulis shpesh do të rrjedhë gjak të lehtë dhe mund të shfaqet e kuqe dhe e skuqur, gjithsesi ajo zakonisht nuk është e dhimbshme. Shtatzënia epulis është një tumor beninj (i padëmshëm) dhe nuk e ka fuqinë që të bëhet malinj (kanceroz).

Disa gra që kanë epulis do ta kenë hequr atë gjatë shtatzënisë, shpesh si rezultat i gjakderdhje-s, për arsye kozmetike, ose sepse diagnoza është e pasigurt. Gjithsesi, nëse ajo lihet, shpesh epulis do të zvogëlohet ose do të zhduket pas lindjes.

Konsiderata të veçanta

Të ushyerit