Shenjat e dhimbjeve të lindjes

A ka ndonjë mënyrë që unë të parashikoj se kur do të më fillojnë dhimbjet e lindjes?

Në të vërtetë jo. Ekspert-ët nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë e stimul-on fillimin e dhimbjeve të lindjes dhe nuk ka ndonjë mënyrë që të parashikojë plotësisht se kur do të fillojnë ato.

Trupi juaj fillon të përgatitet për lindjen deri një muaj më parë se ju të lindni fëmijën. Juve mundet që të mos jeni e ndërgjegjshme se çfarë po ndodh, ose mund të filloni të vini re simptoma të reja me afrimin e datës së caktuar. Këtu keni disa gjëra që mund të ndodhin në javët apo ditët para se të fillojnë dhimbjet e lindjes:

Foshnja juaj bie

Në qoftë se kjo është shtatzënia juaj e parë, ju mund të ndjeni atë që quhet “lehtësim” disa javë para se të fillojnë dhimbjet. Mund të ndjeni një rëndesë të pelvisi-t dhe më pak presion paksa nën kafazin e kraharorit, gjë që e bën më të lehtë frymëmarrjen tuaj.

Mund të vini re më shumë kontraktime Braxton Hicks

Kontraktim-et më të shpeshta dhe më të forta Braxton Hicks mund të sinjalizojnë fillimin e dhimbjeve të lindjes. Qafa e mitrës piqet dhe përgatitet terreni për dhimbjet e vërteta të lindjes. Disa gra përjetojnë një ndjesi ngërçi të ngjashme me atë të menstruacione-ve. Disa herë, me afrimin e dhimbjeve të vërteta të lindjes, kontraktimet bëhen relativisht të dhimbshme dhe përsëriten me një shpeshtësi dhjetë deri njëzetë minuta, duke bërë që ju të pyesni veten nëse kanë filluar dhimbjet e vërteta të lindjes. Por në qoftë se kontraktimet nuk bëhen më të zgjatura, më të forta dhe të afërta me njëra tjetrën dhe që të shkaktojnë fryrjen progresive të qafës së mitrës, atëherë ju ndjeni të ashtuquajturat dhimbje të rreme të lindjes.

Qafa e mitrës fillon të ndryshojë

7 marifete mbijetese për prindërit e vetëm

Rritja e një fëmije është si një udhëtim në oqean, plot me stuhi të furishme, dallgë të ashpra dhe herë pas herë qetësi plot diell. Është mjaft e vështirë me një partner, por kur ju duhet t’ia dilni mbanë vetëm vështirësia rritet në një nivel edhe më të lartë.

Megjithatë, prindër në të gjithë botën i rrisin me gëzim dhe në mënyrë të suksesshme fëmijët vetëm. Pikërisht sepse ju manovroni në një kaike për një person dhe jo në një lundër për dy vetë, kjo nuk do të thotë që nuk mundeni të lundroni me zotësi në ujërat e trazuara të qenies prind. Këto marifete mund t’u ndihmojnë që të udhëtoni më këndshëm.

Kujdesuni për veten

Ndërkohë që një udhëtim në një vend klimaterik luksoz natyrisht që do të ishte një gjë e këndshme, kujdesi për veten në ditët e para të qenies prind ka më shumë të bëjë me vëmendjen ndaj nevojave tuaja bazë. Të gjitha ato është shumë e lehtë të neglizhohen veçanërisht në mungesë të një partneri që t’ua kujtojë.

Bashkojini forcat

Qenia nënë apo baba vetëm në një shesh lodrash plot me çifte prindërish çdo të shtunë në mëngjes mund t’ju plakë para kohe, ashtu si edhe mbyllja në shtëpi mbrëmjeve me foshnjën tuaj me dhimbje barku.

Gjetja e nënave apo baballarëve në të njëjtën situatë me ju mund të jetë shpëtimtare.

Krijoni një komunitet

Një komunitet i fortë mund t’ju japë një mbështetje të fuqishme dhe një ndjesi përkatësie, një kundër helm i përsosur kundër izolimit që shkaktohet nga të qenët prind i vetëm.

Por mos u fokusoni vetëm tek prindërit e vetëm. Sa më i larmishëm të jetë komuniteti juaj, aq më e pasur do të jetë dita juaj. Në qoftë se jeni person i mbyllur, atëherë krijimi i një komuniteti do të jetë gjë e vështirë. Do t’ju duhet ta shtyni veten që të hyni në shoqëri. Dhe mbajeni mend, takimi me njerëz të rinj bëhet më i lehtë duke u praktikuar. “Fillimisht”, thotë një nënë e vetme, “ndihesha me turp madje edhe t’u thosha të tjerëve që isha nënë e vetme. Por duhej ta kapërceja këtë gjë. Më duhej patjetër që të hyja në shoqëri”.

Pranojeni ndihmën

Informacion i përgjithshëm

Dhimbja është mënyra e reagim-it të trupit që diçka nuk po shkon mirë. Dhimbja mund të shkaktohet nga plagosja, si prerja ose djegia, ose nga sëmundjet, siç mund të jenë acarimi i grykëve ose infeksioni i veshit. Dhimbja mund të jetë akute, që do të thotë se fillon menjëherë ose kronike që do të thotë se zgjat më shumë, p.sh. javë ose muaj.

Nuk është e lehtë të dini nëse fëmija juaj ka dhimbje, ose të dini shkakun, sepse bebet dhe fëmijët e vegjël nuk janë të aftë t’ju tregojnë nëse kanë dhimbje apo jo. Një fëmijë nuk është e thënë që të qajë për të treguar se ka dhimbje, sepse disa fëmijë mund të bëhen shumë të urtë dhe të tërhequr. Fëmijët më të rritur mund të tregojnë se ku e kanë dhimbjen, por shumë prej tyre kanë vështirësi për t’a përshkruar atë, si p.sh. sa e fortë është dhimbja ose si filloi. Për fëmijët e vegjël, që ata të tregojnë nivelin e dhimbjes mund të përdoret një shkallëzim me pamje, ndërsa tek fëmijët më të rritur mund të përdoret një shkallëzim numerik.

Shenjat që bebja ose fëmija ka dhimbje sjellin gjithashtu edhe ndryshime në sjellje si p.sh:

  • Qëndrim të urtë ose tërheqje;
  • Të qara pa ndonjë arsye;
  • Mërzitje, ankth ose frikë;
  • Mos ngrënie ose mos fjetje të mjaftueshme;
  • Fërkim të veshëve (shpesh një shenjë dhimbjeje të veshëve);
  • Evitim të aktiviteve që përkeqësojnë dhimbjen.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse fëmija është nën dy vjeç;
  • Nëse keni shqetësime se dhimbja është shenjë e diçkaje serioze;
  • Nëse fëmija është i zbehtë ose është vështirë për ta zgjuar;
  • Nëse fëmija ka kriza ose konvulsion;
  • Nëse fëmija zhvillon përskuqje ose ngërç të qafës;
  • Nëse fëmija refuzon të hajë për më shumë se 24 orë, ose ka të vjella të vazhdueshme ose diarre;
  • Nëse fëmija ka temperaturë të lartë;
  • Nëse fëmija fërkon veshët dhe kjo mund të jetë shenjë e infeksionit të veshëve;
  • Nëse dhimbja nuk reduktohet pas përdorimit të ilaçeve lehtësuese të dhimbjes për 24 orë;

Kolla joproduktive ose “e thatë ” ndodh kur përjetohen shtrëngime kraharori. Ajo karakterizohet nga vështirësia në frymëmarrje. Simptomat janë më të të përkeqësuara në momentin e të ngriturit dhe të komunikuarit.

Këshilla ndihmëse për përballimin e kollës joproduktive

Nëse ju keni kollë të thatë ju duhet të:

  • Pini sa më shumë lëngje;
  • Bëni një dush me ujë të ngrohtë për të qetësuar muskujt dhe për t’a bërë kollitjen më të lehtë;
  • Qëndroni ngrohtë;
  • Bëni sa më shumë pushim;
  • Përdorni paracetamolin për temperaturën dhe dhimbjen.

Gjërat që nuk duhet të bëni:

  • Mos përdorni antihistaminikë; dhe
  • Mos përdorni kombinime të ilaçeve për qetësimin e kollës së thatë.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore për kollën joproduktive?

Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse:

  • Kur kolliteni nxirrni gjak;
  • Keni temperaturë të lartë;
  • Keni vështirësi në frymëmarrje;
  • Kolla është kryesisht gjatë natës;
  • Keni dhimbje kraharori gjatë kollitjes;
  • Kolla ka ndryshuar;
  • Jeni duhanpirës;
  • Keni simptoma të tjera siç është dhimbja e vazhdueshme e kokës ose skuqja;
  • Kohët e fundit keni humbje në peshë;
  • Kolla e thatë ka zgjatur më shumë se 5 ditë;
  • Kolla prek një fëmijë ose foshnjë nën moshën 5 vjeçare; ose
  • Keni presion të lartë të gjakut, dhimbje koke, sëmundje të frymëmarrjes (siç është astma), probleme të gastrit-it, glaukoma ose merrni njëkohësisht edhe ilaçe të tjera.