9 Ndryshime pas lindjes për të cilat askush nuk ju tregon

Pas lindjes së fëmijës, ju mund të zbuloni disa gjëra të çuditshme në trupin tuaj, për të cilat askush nuk ju ka paralajmëruar. “Përse askush nuk më tha që do të pikoj urinë?” mund të pyesni. Ose “Si nuk më tha njeri që këmbët e mia do të duken si barka?” Është koha për t’i thënë këto gjëra.

Mospërmbajtja

Është tërësisht e padrejtë, përveç pelenave të ndotura të foshnjës tuaj, ju duhet të merreni edhe me të brendshmet e lagura tuajat.

Si t’ia bëni: Kjo nuk i ndodh kujtdo, por mospërmbajtja e paslindjes është edhe normale, edhe e përkohshme për shumë nëna. Gjatë dhimbjeve të lindjes, koka e foshnjës pengohet tek vagina (pareti anësor i saj). Si rezultat, nervat bëhen përkohësisht të mpira. Për shkak të kësaj mpirje, nervat nuk veprojnë me korrektësi, kështu që ju jo gjithmonë e merrni mesazhin për të urinuar dhe muskujt që ju bëjnë të përmbaheni jo gjithmonë e marrin mesazhin për ta mbajtur urinën.

“Për 16 muaj pasi linda vajzën, m’u desh të mbathja një pecetë sanitar-e dhe në qoftë se ecja shpejt apo bëja ushtrime fizike, fshikza ime do të zbrazej plotësisht”, thotë një nënë e re. “Ishte shumë e sikletshme”.

Një prerje cezariane mund të shkaktojë të njëjtën gjë, sepse ndërhyrja kirurgjik-ale mund të çojë në ndërprerje të përkohshme të fibrave nervore rreth fshikëzës.

Lajmi i mirë është që në të dy rastet, nervat rigjenerohen shpejt. Brenda disa ditësh e deri disa javësh, ju ka të ngjarë që do t’i keni përsëri të thata të brendshmet tuaja. Ndërkohë përdorini pecetat sanitare (të cilat do t’ju nevojiten sidoqoftë për hemorragji-në e paslindjes) dhe shkoni shpesh në banjë edhe nëse nuk e ndjeni nevojën për të shkuar atje. Në qoftë se urinim-i nuk zgjidhet pas disa javësh, bisedoni me mjekun tuaj. Mund të keni një sëmundje të quajtur mospërmbajtja e urinimit nga stresi, të shkaktuar nga muskujt e dyshemesë së pelvisi-t të cilat rrethojnë ureter-in. Në raste të rënda ky problem zgjidhet me një procedurë të thjeshtë kirurgjikale. Më pas çdo gjë është 100% më mirë.

Hemorragjia

Shiatiku: Trajtimi

Shiatiku është emri për sindromën që karakterizohet nga dhimbja dhe që të dërgon drejt nervit shiatik. Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup – ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik.

shiatiku

Si trajtohet shiatiku?

Pjesa më e madhe e shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, duhet të shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve ose keni dhimbje të forta, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Kontrolli i dhimbjeve

Ilaçet josteroidale anti-inflamatore (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug), siç është ibuprofen ose aspirina, mund të jenë të domosdoshme në zvogëlimin e inflamacionit, nëse shiatiku është shkak i hernias diskale (studimet kanë treguar që IJSAI nuk janë më të mira se placebo). Paracetamoli dhe liruesit e tjerë të dhimbjeve mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës në një afat të shkurtër dhe ju ndihmon që të qëndroni aktiv.

Të qenit aktiv

Pasi dhimbja është kontrolluar, doktori juaj mund t’ju rekomandojë një terapi fizike ose një program ushtrimesh për të forcuar muskujt e shpinës dhe për të rregulluar qëndrimin. Terapia fizike është e rëndësishme nëse ju keni hernia diskale. Mjekët tani e dinë se qëndrimi i gjatë në shtrat nuk është një ide e mirë për shiatikun dhe dhimbjet e shpinës, pasi zakonisht përkeqëson problemet. Një sërë ditësh pushim në fillimet e saj do të jenë të nevojshme, por jo më gjatë pasi muskujt që mbështesin shpinën do të fillojnë të dobësohen. Mbajtja e aktivitetit  fizik siguron një efekt pozitiv mbi dhimbjet, shkallën e shërimit nga dhimbjet e shpinës dhe funksionin, në krahasim me pjesën tjetër që lidhet me të qëndruarit në shtrat.

Injeksionet epidurale steroide

Udhëheqës vizual: Skleroza multiple

[ssba_hide]

ALS - Skleroza amiotrofike laterale

Çfare eshte skleroza amiotrofike laterale?

Skleroza amiotrofi-ke laterale, ose ALS (amyotrophic lateral sclerosis) është një sëmundje në të cilën disa qeliza të trurit dhe të shtyllës kurrizore vdesin dalëngadalë. Këto qeliza nervore quhen neurone motorike dhe kontrollojnë muskujt që lejojnë të lëvizin pjesët e trupit tuaj. ALS quhet edhe sëmundja Lou Gehrig (LOU GEHRIG-ut Sëmundja e).

Personat që kanë këtë formë skleroze gradualisht bëhen gjithnjë e më të paaftë. Periudha e keqësimit të sëmundjes është e ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa persona jetojnë me ALS për disa vjet. Por me kalimin e kohës ALS ua bën të vështirë të ecin, flasin, të gëlltisin dhe të marrin frymë. Këto probleme mund të çojnë në plagosje, sëmundje dhe në fund të fundit në vdekje. Në shumicën e rasteve vdekja ndodh brenda tre deri pesë vjetësh pasi fillojnë të shfaqen simptomat, megjithëse disa persona jetojnë edhe për shumë vjet, madje edhe dhjetëvjeçarë.

Mund të jetë shumë frikësuese për dikë që të mësojë se ka ALS. Biseda me mjekun, marrja e këshillimeve dhe bashkimi në një grup mund ta ndihmojnë që të merret me ndjenjat e veta. Edhe pjesëtarët e familjes mund të kenë nevojë për mbështetje apo këshillim me keqësimin e sëmundjes.

ALS është e rrallë. Çdo vit në SHBA dhe në pjesën më të madhe të botës vetëm 1 ose 2 vetë në 100 000 sëmuren nga ALS. Burrat e marrin ALS pak më shumë se gratë. ALS mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh fillon tek të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuarit.

Çfarë e shkakton ALS?

Mjekët nuk e dinë çfarë e shkakton ALS. Në rreth 1 rast në 10 ajo shfaqet në familje. Kjo do të thotë që 9 herë nga 100 një person me ALS nuk ka ndonjë pjesëtar të familjes me këtë sëmundje.

Cilat janë simptomat?

Pectus Excavatum

Pektus ekskavatum është një zhvillim jo normal i kafazit të kraharorit ku kocka e kraharorit (sternum) lëshohet, duke sjellë si rezultat një deformim të dërrasës së kraharorit të zhytur. Ndonjëherë i referuar si “kraharori hinkë”, pektus ekskavatum është një deformim shpesh i pranishëm në lindje (kongjenital) i cili mund të jetë i butë apo i rëndë.

Çfarë e shkakton Pektus Ekskavatum?

Shkaku i pektus ekskavatum nuk kuptohet mirë. Por studiuesit besojnë që deformimi shkaktohet nga rritja e tepruar e indit lidhës (kërc) që i bashkon brinjët me kockën e kraharorit (të njohur gjithashtu si regjioni costochondral) që shkakton një defekt nga brenda të sternumit.

Ndërsa shumica dërrmuese e rasteve të pektus ekskavatum nuk shoqërohen me ndonjë sëmundje tjetër, disa çrregullime mund të përfshijnë tiparin e kraharorit të zhytur të pektus ekskavatum duke përfshirë:

Sindroma Marfan -  Sindroma Marfan është një çrregullim i indit lidhës i cili shkakton defekte në skelet që zakonisht njihen nga gjymtyrët e gjatë dhe gishtat si të “merimangës”, anomali të kraharorit, lakim të shpinës dhe disa tipare të fytyrës që përfshijnë qiellza shumë të harkuar dhe dhëmbë të shtrënguar.

Rakiti – Një mungesë vitaminash që shfaqet kryesisht tek fëmijët. Rakit-i vjen si rezultat i mungesës në vitamina D ose kalcium dhe nga ekspozimi i pamjaftueshëm ndaj dritës së diellit, që çrregullon rritjen normale të kockës.

Skolioza – Lakimi i shpinës.

Cilat janë simptomat e pektus ekskavatum?

Shumica e pacientëve nuk kanë simptoma, megjithëse një pakicë e tyre mund të kenë simptomat e mëposhtme:

  • Lodhje;
  • Frymëmarrje të shkurtër;
  • Dhimbje të kraharorit;
  • Ritëm të shpejtë të zemrës (takikardi).

Cilët preken nga pektus ekskavatum?

Pektus ekskavatum është një deformim mjaft i zakonshëm kongjenital që llogaritet se zë afërsisht 90 për qind të deformimeve kongjenitale të dërrasës së kraharorit. Afërsisht 40% e pacientëve me pektus ekskavatum  kanë një ose më shumë pjesëtarë të familjes me të njëjtin defekt.

guri tendinave

Sindroma e goditjes së shpatullave shkaktohet nga dëmtimi i tendinë-s mbishpinore (pjesë rrotulluese e kockës) dhe bursa (qeska lubrifikuese) midis kockës së krahut të sipërm (humerus) dhe akromion-it, që është pjesë e skapul-ës (pjesa e sheshtë e shpatullës) dhe formon gropën e shpatullës. Funksionet e bursës janë që ajo të shërbejë si një kushinetë për të parandaluar tendinat e akromion-it dhe pjesës rrotulluese të kockës nga fërkimi përkundrejt njëra tjetrës.

Simptomat

Simptomat mund të përfshijnë dhimbjen, lodhjen dhe humbjen e lëvizjes rreth nyjes së shpatullave dhe dhimbje gjatë natës kur gjumi bëhet në anën e dëmtuar. Dhimbja shpesh vjen nga ngritja e krahut dhe rrotullimi i tij. Njerëzit ndonjëherë e përshkruajnë si një dhimbje të fortë që vjen nga prekja me dorë e kurrizit.

Shkaqet

Hapësira e vogël midis akromion-it dhe pjesës rrotulluese të kockës mund të shkaktojë goditje. Normalisht, tendinat e pjesës rrotulluese të kockës duhet të lëvizin lirisht nën akromion sa herë që krahu ngrihet, megjithatë është normale që të ketë një farë pickimi apo shqetësimi të tendinave dhe bursës. Mbipërdorimi i shpatullave në një pozicion të ngritur mund të shkaktojë goditje që fillojnë dhe bëhen problem dhe mund të çojnë në dhimbje të vazhdueshme ose dëmtime të tendinave të pjesës rrotulluese të kockës.

Trajtimi

Pushimi, akulli, ilaçet anti-inflamatore dhe terapia fizike janë trajtimet kryesore. Në disa raste mund të jenë të nevojshme injeksion-et kortisteroide ose operacioni.

Dëmtimi i tendinave dhe muskujve rotator (rrotullues)

Grupi i muskujve rotatorë të shpatullave është një grup muskujsh dhe tendinash që mbajnë të bashkuar shpatullat në vendin e tyre dhe ndihmojnë në lëvizjen e shpatullave. Të 4 muskujt dhe tendinat e tyre që formojnë rotatorin janë:

  • Super-spinatus;
  •  Infra-spinatus;
  •  Sub-scapularis;
  • Teres minor.

Çfarë është dëmtimi i rotatorit të shpatullave?

Dëmtimi i rotatorit të shpatullave është një tendosje ose këputje e grupit të muskujve dhe tendinave të rotatorit të shpatullave – muskujt dhe tendinat që stabilizojnë shpatullat. Dëmtimi shpesh përfshin këputje të tendinave të rotatorit (masat e dendura qelizore që lidhin muskujt dhe kockat), por ndonjëherë këputja ndodh edhe në muskul.

Vendi më i zakonshëm i një këputjeje është në tendinë-n supra-spinatus. Dëmtime të shpeshta mund të shkaktojnë këputje të muskujve dhe tendinave.

Simptomat e dëmtimit të rotatorit të shpatullave

Simptomat përfshijnë dhimbje dhe shqetësime në shpatulla, dhimbje në lëvizjen e krahëve, lodhje të shpatullave dhe dhimbje gjatë gjumit kur fle në anën e krahut të dëmtuar. Teste me lëvizje speciale mund të ndihmojnë mjekun për të përcaktuar se cili nga muskujt e tendinës është dëmtuar.

Shkaqet

Shkaqet përfshijnë pamundësinë e lëvizjes së krahëve dhe paaftësinë për të bërë not, luajtur bejsboll, ngritjen dhe vendosjen e sendeve në lartësi, lyerjen, etj. Këtu mund të ndikojë edhe qëndrimi i keq.

Trajtimi për dëmtimet

Trajtimi kryesor përfshin pushimin e shpatullave, ilaçe anti-inflamatore dhe ushtrime speciale e terapi fizike. Në disa raste mund të jenë të nevojshme edhe injeksion-et me steriode ose operacioni.