Trajtimi i kancerit të ezofagut

Pasi pacienti është diagnostikuar me kancer të ezofagut, mjeku do të dojë që ju t’i nënshtroheni më shumë testeve, për të përcaktuar nëse qelizat e kancerit janë përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Mjekët e quajnë këtë “përcaktim të fazave”. Kanceri ezofagut mund të trajtohet më mirë në qoftë se diagnostikohet në  faza të hershme, para se të jetë përhapur në pjesë të tjera të trupit. Kjo është arsyeja pse njerëzit me ezofag të tipit Barret, që i ekspozon më shumë ndaj kancerit të ezofagut se sa njerëzit e tjerë, ekzaminohen rregullisht në mënyrë që kanceri të diagnostikohet herët dhe t’i japin një shans të mirë kirurgjisë për ta kuruar atë.

Megjithatë, kanceri i ezofagut ka shumë pak simptoma në fazën e hershme dhe shpesh shfaqet në një fazë të zhvilluar, para se të jenë identifikuar simptoma të njohura. Trajtimi i kancerit të ezofagut do të varet nga madhësia, nëse është i përhapur dhe mosha e gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit.

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut ose të lehtësimit të simptomave përfshijnë sa më poshtë vijon:

Kirurgjinë për ta hequr e prerë kancerin. Kirurg-u mund të heqë pjesën e prekur nga kanceri ose të gjithë ezofagun: kjo quhet një ezofagektomi. Ndonjëherë hiqet edhe pjesa e sipërme e stomaku-t. Gjithashtu, hiqen edhe nyja limfatike dhe indet tjera në zonë për të parandaluar përhapjen e qelizave të kancerit në pjesë të tjera të trupit. Nëse pritet një pjesë e ezofagut, atëherë kirurgu do të ketë mundësi të lidhë pjesën e shëndoshë të ezofagut në stomak, në mënyrë që personi të mund të gëlltisë. Ndonjëherë kirurgu krijon një tub që lidh stomakun me atë pak pjesë të ezofagut që ka mbetur pas operacionit.

Në rastet kur kanceri e bllokon ezofagun, kirurgu mund të fusë një tub që zgjerohet (të quajtur stendë) për të mbajtur ezofagun të hapur. Mund të përdoren edhe rrezet lazer për të shkatërruar qelizat e kancerit në ezofag.

Terapia e lazerit është duke u bërë shumë e domosdoshme për një sërë veprimesh kozmetike të lëkurës. Fjala lazer nënkupton amplifikimin e dritës nga emisionet stimul-uese të rrezatim-it.

Terapia e lazerit punon me rreze drite, me intensitet shumë të lartë dhe me një gjatësi vale të veçantë. Drita kalon nëpër shtresat e jashtme të lëkurës dhe absorbohet nga një objektiv specifik, e cila varet nga gjendja specifike që po trajtohet.

Një sërë gjendjesh mund të trajtohen efektivisht nëpërmjet terapisë së lazerit.

Lezionet vaskulare

Lezion-et e mirë-identifikuara (anormalitete të indeve që shfaqen në lëkurë) që përmbajnë gjak, janë zakonisht të përshtatshme për terapinë e lazerit. Këto përmbajnë qeliza të padëshiruara (kapilar-e të thyer) në fytyrë, dhe nishane. Në varësi të masës së lezioneve, numri i trajtimi të lazerit që është i nevojshëm mund të variojë nga 2 në 10 e më shumë.

Terapia e lazerit gjithashtu është përdorur për venat varikoze të vogla dhe vena-t merimangë.

Lezionet e pigmentuara

Lezionet e pigment-uara që mund të trajtohen përfshijnë: pikat e moshës ose të solarit; keratozat (keratozë) e pigmentuara dhe ato të shkaktuara nga dielli.

Tatuazhet

Parimi i heqjes së tatuazheve nëpërmjet lazerit është pothuajse i njëjtë me atë të heqjes së lezioneve të pigmentuara, por gjatësia e valëve të dritës duhet të ndryshojë në varësi të ngjyrave të ndryshme të pigmenteve të përdorura në tatuazh. Në përgjithësi, bojërat e tatuazheve të bëra në shtëpi dhe ato me ngjyrë të zezë i përgjigjen më shpejt terapisë së lazerit. Tatuazhet e bardha nuk i përgjigjen shumë shpejt trajtimit. E kuqja është relativisht e lehtë për t’u hequr, ndërkohë që e verdha dhe jeshilja janë më të vështira.

Lëkura që ka qenë e njollosur nga pircing në hundë ose injeksion-e të tjera, zakonisht përgjigjet më shpejt trajtimeve të lazerit.

Heqja e qimeve