Kanceri i vezoreve: Zgjedhja e mjekimit

Ndonjëherë është e vështirë të vendoset se cili është mjekimi i duhur për ju. Ju mund të ndiheni se çdo gjë po ndodh shumë shpejt, saqë ju nuk keni mundësi t’i shqyrtoni gjërat hollësisht. Ndërsa disa gra e ndjejnë që kanë shumë informacion, të tjerat mund të ndjejnë se nuk kanë mjaftueshëm. Juve nevojitet që të siguroheni që e keni kuptuar mjaft mirë sëmundjen tuaj, mjekimin e mundshëm dhe efektet anësore, që të merrni vendimin tuaj.

Për disa gra me kancer të vezores, mjekimi do të rezultojë në një kurë. Megjithatë, mjekimi shpesh ka kuptimin që gratë nuk munden të kenë më fëmijë. Kjo mund të jetë një goditje për shumë gra, madje edhe në qoftë se ato kanë një familje. Për gra të tjera të cilat ende nuk kanë pasur fëmijë, kjo mund të jetë shkatërruese. Në qoftë se pjelloria është vërtet e rëndësishme për ju, bisedoni me mjekun tuaj se cilat zgjedhje të tjera janë në dispozicion. Kjo do të varet nga lloji i kancerit të vezoreve që ju keni.

Për gratë me kancer të përparuar të vezoreve mjekimi mund të synojë kontrollin e simptomave dhe jo kurim-in e kancerit. Disa herë, mënyra më e mirë për të kontrolluar simptomat është të mjekohet kanceri, gjë që mund të ketë një shans të vogël për ta kuruar. Disa gra në këtë situatë duan të gjithë mjekimet e mundshme ndërsa të tjerat duan të sigurohen që përfitimet e mundshme të mjekimit do të jenë më të mëdha se efektet e mundshme anësore. Të tjera do të zgjedhin alternativën që ato konsiderojnë që ju ofron atyre cilësi më të mirë të jetës.

Bisedoni me mjekët

HIV dhe AIDS: Përgjigjet e 12 pyetjeve më të zakonshme

1. Çfarë është HIV?

HIV (human immunodeficiency virus) është virusi që është identifikuar si shkaku i AIDS. Njerëzit me HIV të patrajtuar kanë shumë mundësi që të zhvillojnë AIDS.

HIV bën pjesë në grupin e viruseve të quajtur retrovirus. Si të gjithë viruset e tjera, retrovirusi mund të riprodhohet vetëm brenda një qelize “mikpritëse”. Retrovirusi e bën këtë duke kopjuar projektin e tyre gjenetik.

Ekzistojnë 2 lloje HIV: HIV 1 dhe HIV 2, ashtu sikundër nëntipe të shumta të virusit. Është e mundshme që studiuesit të zbulojnë nëntipe të tjera virusesh në të ardhmen.

Globalisht, HIV-1 është lloji më i zakonshëm i virusit, ndërsa infeksioni HIV-2 gjendet kryesisht në Afrikë.

Të dyja bashkë, HIV-1 dhe HIV-2 janë transmetuar në të njëjtën mënyrë dhe të dyja mund të shkaktojnë AIDS. Diferenca është që HIV-2 transmetohet në mënyrë më të të lehtë sesa HIV-1 dhe i duhet më shumë kohë sëmundjes që të shfaqet pas infeksionit me HIV-2, krahasuar kjo me HIV-1.

2. Disa njerëz thonë që HIV nuk është me të vërtetë shkaku i AIDS: Cila është e vërteta?

Disa njerëz vënë në dyshim vlefshmërinë e lidhjes midis HIV/AIDS dhe vazhdojnë të besojnë se HIV nuk është shkaku i AIDS. HIV dhe AIDS janë bërë subjekte politike, duke përfshirë çështje sociale të tilla si varfëria dhe përdorimi i drogave, mënyra e jetesës së komunitetit homoseksual dhe disa njerëz pëlqejnë që të besojnë që jetesa e tyre normale i bën ato imun.

Megjithatë në të gjithë botën, është treguar që lidhja e vetme që ekziston midis njerëzve me AIDS është fakti që ato të gjithë janë të infektuar me HIV.

Grupe të ndryshme të pacientëve me AIDS, siç janë fëmijët e lindur nga nëna të infektuara, prindër homoseksualë, partnerë seksi të njerëzve të infektuar, të cilët kanë bërë transfuzion gjaku dhe profesionistët e shëndetit që kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit, të gjithë kanë të përbashkët praninë e HIV.

Pas shumë vitesh kërkimi, shkencëtarët kanë konkluduar se HIV është shkaku i AIDS.

3. Çfarë është AIDS?

AIDS është një gjendje e njohur si Sindroma e Mungesës së Fituar të Imunitetit.

Kolla e mirë

Kolla e mirë (shpesh referohet nga mjekët si pertusis) është një infeksion në rrugët e frymëmarrjes që shkatohet nga bakteri Bordetella pertusis. Kolla e mirë zakonisht shpërndahet nëpërmjet kollitjes ose teshtimës dhe është shumë infektuese. Njerëz të të tëra moshave mund të marrin kollën e mirë edhe pse infeksioni është më serioz tek fëmijët më të vegjël se 6 muajsh.

Simptomat e kollës së mirë

Kolla e mirë fillon me rrufë  dhe me kollë të thatë, që zgjat rreth 1-2 javë.

Kolla pastaj përkeqësohet dhe shkon deri në kriza. Personi mund të ketë vështirësi në marrjen e plotë të frymës ndërsa kollitet, që rezulton në gulçimë ose “këlthitje“ në fund të krizë-s. Bebet e vogla nuk kanë “këlthitjen” klasike, por mund të bëhen blu me kollitjen ose mund të kenë periudha që marrja frymë mund të ndalojë (apne). Ndonjëherë, kollitja mbaron me të vjella. Kjo fazë e infeksionit mund të zgjasë rreth 4-6 javë.

Në fund është faza e përmirësimit, me një kollë që ikën gradualisht pas disa javësh.

Diagnozat

Mjeku juaj mund të dyshojë për infeksion me kollë të mirë nga simptomat, ose nga kollitja. Tampon-at për hundën dhe grykët dhe testet e gjaku-t përdoren për të konfirmuar simptomat.

Trajtimi i kollës së mirë

Trajtimi mund të variojë në varësi të forcës së simptomave dhe për sa kohë personi ka qenë i sëmurë. Bebet e vogla mund të kenë më shumë nevojë të shtrohen në spital.

Një antibiotik si azitromicin, claritromicin ose eritromicin është trajtimi i zakonshëm për infeksionin. Antibiotikët mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të kalimit të infeksionit tek të tjerët.

Përderisa njerëzit me kollë të mirë nuk i kanë bërë 5 ditë me trajtim me antibiotikë, ata janë të këshilluar të mos shkojnë në punë dhe të evitojnë kontaktet me të tjerët, kryesisht fëmijët e vegjël dhe bebet. Gjithashtu, fëmijët me kollë të mirë duhet të mos shkojnë në kopësht ose shkollë nëse nuk kanë marrë për 5 ditë antibiotikë.

Pa trajtimin me antibiotikët, koha e mosvajtjes në punë apo shkollë është më e gjatë—3 javë nga fillimi i kollitjes.

Parandalimi

Imunizimi

Vezët, pjelloria dhe mosha: Si funksionojnë?

Pjelloria bie natyrshëm me rritjen e moshës së gruas, por rënia ka pak të bëjë me plakjen që ndodh në kocka, lëkurë dhe pjesën më të madhe të organ-eve të trupit. Është mosha dhe cilësia e vezëve të një gruaje arsyeja primare për rënien e pjellorisë me plakjen e gruas. Ja sepse gratë në të pesëdhjetat e madje edhe në të gjashtëdhjetat kanë qenë në gjendje të mbeten shtatzënë duke përdorur vezët e dhuruara nga një grua më e re.

Ju ndoshta keni dëgjuar që vajzat lindin me një pasuri të tërë vezësh-ose para vezësh- tashmë brenda vezoreve të tyre. Kjo do të thotë që vezët e një gruaje janë gjithmonë në moshën që është dhe gruaja. Këto një milion deri në dy milionë vezë në pritje quhen oocite primare. Ato në të vërtetë ende nuk janë vezë, por janë mbështjellë në një fshikëz mbrojtëse, në folikulë dhe ruhen në një lloj gjumi, duke pritur për hormonet e pubertet-it që t’i zgjojnë. Me kalimin e kohës, oocitet vdesin vazhdimisht. Në kohën që vajza arrin pubertetin kanë mbetur vetëm 300 000 deri në 500 000. Pjesa tjetër janë shpërbërë dhe absorbuar nga trupi në një proces natyror të quajtur atresia.

Ndarja e vezëve

Shumica e qelizave në trup përmbajnë dy kopje të strukturave të quajtura kromozome. Kromozomet përmbajnë ADN-në tonë, informacionin tonë gjenetik. Qeniet njerëzore kanë 23 çifte kromozomesh të ndryshëm, domethënë 46 kromozome në secilën qelizë. Kur një oocit primar ndahet, çdo pjesë ka vetëm një kromozom. Pasi oociti i nënshtrohet kësaj ndarje, quhet vezë. Qelizat e spermës po ashtu kanë vetëm një kopje të secilit kromozom, 23 në total. Kjo siguron që kur veza dhe sperma takohen dhe shkrihen me njëra tjetrën, veza e fekonduar që vjen si rezultat, që së shpejti do të bëhet embrion, do të ketë dy kopje të secilit nga kromozomet në çdo qelizë.

Kuptimi i kirurgjisë së kancerit: Një udhëheqës për pacientët dhe familjet e tyre

Planifikimi dhe përgatitja për kirurgjinë e kancerit

Edhe ju edhe mjeku juaj kanë gjëra për të bërë para kirurgji-së për t’u siguruar që ju keni shansin më të mirë për një rezultat pozitiv. Sa më shumë që të jetë e mundur ju duhet të dini çfarë do të prisni dhe të ndjeni që vendimi që keni marrë është më i miri për ju. Njerëzit ndryshojnë lidhur me atë se sa të përfshirë duan të jenë në procesin e marrjes së vendimit. Por të dini sa më shumë që të jetë e mundur për atë se çfarë ju pret, kjo të paktën redukton nivelin e stresit për ju.

Nuk është e pazakontë që pacientët të presin disa javë pasi mësojnë që ata kanë kancer që të bëhet një operacion kirurgjikal. Ju keni kohë të:

  • Mësoni më shumë për kancerin;
  • Të flisni me të tjerë që kanë pasur kancer;
  • Të eksploroni alternativat e trajtimit tuaj;
  • Të gjeni ekipin më të mirë për t’u kujdesur për ju.

Gjithashtu ju mund të doni që të merrni një opinion të dytë. Pothuaj në të gjithë rastet koha e nevojshme për t’u përgatitur për operacionin nuk duhet të ketë ndikim mbi suksesin e tij. Por në qoftë se ju keni ndonjë lloj problemi urgjent mjekësor, operacioni duhet bërë sa më shpejt që është e mundur.

Miratim i informuar

Miratimi pasi të jeni i informuar është një nga pjesët më të rëndësishme të përgatitjes për operacionin kirurgjikal. Ai është një proces gjatë të cilit juve u tregohen të gjithë aspektet e trajtimit para se të jepni miratimin tuaj me shkrim për operacionin. Ky miratim zakonisht nënkupton që mjeku juaj ka shpjeguar sa më poshtë:

  • Kushtet ose diagnozë-n tuaj dhe përse operacioni është një alternativë;
  • Qëllimin e operacionit;
  • Si do të bëhet operacioni;
  • Si mundet të jetë ai i dobishëm për ju;
  • Cilat janë rreziqet;
  • Çfarë efektesh anësore duhen pritur;
  • Çfarë alternativash të tjera trajtimi keni.

Kur ju e nënshkruani miratimin tuaj ju me këtë pranoni që e keni marrë këtë informacion, e kuptoni atë dhe jeni i gatshëm t’i nënshtroheni operacionit kirurgjikal. Gjithashtu kjo do të thotë që ju e kuptoni se nuk ka garanci që trajtimi do të funksionojë.

Testimi para operacionit

Diagnoza e kancerit të pankreasit dhe zbulimi i hershëm

Kanceri i pankreas-it mund të kalojë i pazbuluar deri sa të jetë i avancuar. Në kohën kur shfaqen simptomat, diagnostikimi i kancerit të pankreasit është relativisht i drejtpërdrejtë. Fatkeqësisht, në këtë pikë, kurim-i është rrallëherë i mundshëm.

Diagnostikimi i kancerit të pankreasit zakonisht ndodh kur dikush vjen tek mjeku pasi ka përjetuar javë apo muaj simptomash. Këto simptoma shpesh janë dhimbje abdominale, humbje e peshës, të kruara, ose verdhëza. Atëherë mjeku fillon të kërkojë shkakun duke përdorur instrumentet profesionale:

  • Duke marrë historinë e sëmundjes një mjek mëson zhvillimin e sëmundjes, si kohën kur ajo është shfaqur, natyrën dhe vendndodhjen e dhimbjes dhe probleme të tjera mjekësore.
  • Gjatë një ekzaminimi fizik, një mjek mund të ndjejë një masë në bark dhe të vërë re nyja limfatike të ënjtura në qafë, lëkurë të zverdhur ose humbje të peshës.
  • Testet laboratorike mund të tregojnë prova që rrjedhja e bilës po bllokohet ose çrregullime të tjera.

Bazuar në ekzaminimin e një personi, testet laboratorike dhe përshkrimin e simptomave, një mjek urdhëron një test në imazheri:

  • Tomografi të kompjuterizuar (skaner): Një skaner merr foto të shumta me rreze X dhe një kompjuter i sjell ato në imazhe të detajuara të pjesës së brendshme të abdomen-it. Një skaner i tillë e ndihmon mjekun të përcaktojë diagnozën e kancerit të pankreasit.
  • Rezonancë magnetike: Duke përdorur valët magnetike, një skaner krijon imazhe të detajuara të abdomen-it, në veçanti zonën rreth pankreasit, mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.
  • Ultratingujt: Valë zanore të padëmshme të pasqyruara nga organ-et në bark krijojnë imazhe që potencialisht i ndihmojnë mjekët të përcaktojnë një diagnozë të kancerit të pankreasit.
  • Tomografia me emetime të pozitroneve: Glukoza radioaktiv-e e injektuar në vena absorbohet nga qelizat kanceroze. Ky skaner mund të ndihmojë të përcaktohet shkalla e përhapjes së kancerit të pankreasit.
Sëmundja e gërvishtjes së maces

Kafshët mund të jenë burim i madh kënaqësie dhe shoqërie për njerëzit e të gjitha moshave. Por, si shumë gjëra të mira të jetës edhe ato kanë aspektet e tyre negative. Kafshët mund të jenë burim sëmundjesh, ndonjëherë edhe serioze.

Sëmundja e gërvishtjes së kafshëve (CSD) është njëra prej tyre. Siç edhe sugjeron emri i saj, ajo përhapet nga gërvishtjet, ose në rastin më të mirë nga ndonjë pickim i maceve të infektuara me bakterin përgjegjës për sëmundjen (Bartonellahenselae). Duket se kotelet kanë më shumë shanse që të infektoj-në me këtë bakter sesa macet e rritura, sepse ato luajnë më shumë në natyrë.

Simptomat e gërvishtjes nga macet

Një varietet simptomash mund të duken, kur infeksioni është i pranishëm. Zakonisht ka gjëndra të ënjtura, që rrinë të tilla me muaj të tërë. Gjëndrat në krahë, qafë dhe ije janë më të zakonshmet. Në fillim të sëmundjes ka ethe, lodhje dhe humbje të oreks-it. Në zonat e infektuara mund të ketë edhe dhimbje.

Diagnoza e sëmundjes së gërvishtjes së maces

Diagnoza e gërvishtjes së maces nuk është e lehtë, kryesisht nëse pacienti nuk e mban mend ose nuk e ka dalluar se është dëmtuar nga një mace. Një sëmundje kolle zgjat disa ditë dhe mund të harrohet, por ka shenja të gjëndrave të ënjtura, që bëjnë që personi të kërkojë ndihmën mjekësore. Për të konfirmuar CSD-në, mund të jenë të nevojshme testet e gjakut dhe biopsi-a (marrja e mostrës të gjëndrave të ënjtura).

Trajtimi për gërvishtjen e maces

Në më të shumtën e rasteve, nuk duhet trajtim, por ato që zgjasin më shumë dhe që sjellin infeksione serioze duhet të trajtohen me antibiotikët.

Të tërë personat që kanë gjëndra të ënjtura të qëndrueshme, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore. Nëse keni mace, duhet që të kujtoheni që t’i tregoni mjekut, sepse kjo e bën më të lehtë punën e tij.

Ky bakter nuk tregon se macja është e sëmurë dhe nuk kërkon ndonjë trajtim.

Hepatiti B është një sëmundje serioze virale që prek mëlçinë. Hepatiti nënkupton inflamim të mëlçisë. Ndërkohë që 50% e të rriturve të infektuar mund të shfaqin simptoma në fazën fillestare të infeksionit të hepatitit (fazën akute), fëmijët zakonisht nuk shfaqin fare simptoma. Vazhdimisht, disa njerëz mund të kenë patur hepatitin B pa e ditur; megjithatë, testet e gjaku-t janë të pranishme për ta kontrolluar këtë gjendje.

Cilat janë simptomat e hepatitit B?

Simptomat e sëmundjes akute që rezultojnë nga infeksioni i hepatitit B mund të përfshijnë verdhëzën (një zverdhje të lëkurës dhe të syve), temperaturë, përzierje, të vjella, urinë të errët, një skuqje të lëkurës ose të nyjeve dhe dhimbje muskujsh. Ato gjithashtu mund të përjetojnë dhimbje në pjesën e sipërme të barkut. Në përqindje të vogël të rasteve, infeksioni mund të çojë në dështimin e mëlçisë. Megjithatë, disa njerëz nuk kanë fare simptoma ose shumë pak.

Bartësit e virusit të hepatitit B

Mbi 10% e të rriturve të infektuar dhe 90% e të sapolindurve të infektuar (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) mund ta bartin virusin në sistemin e tyre për shumë vite pa e ditur – ato nuk kanë simptoma për t’i vënë ato në dijeni. Një bartje e tillë e sëmundjes çon në faktorë potencialë më të rëndë shëndeti, në shpërndarjen e sëmundjes, si edhe shton rrezikun e zhvillimit të hepatitit (inflamacion i mëlçisë) dhe më vonë të kancer-it të mëlçisë.

Si përhapet hepatiti B?

Hepatiti B është gjetur në lëngjet trupore, siç është gjaku dhe djersa dhe bartet nga ato duke mos shfaqur asnjë lloj simptome. Hepatiti B mund të transmetohet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë:

  • Gjilpërat dhe shiringat e kontaminuara (si p.sh. gjatë injektim-it të drogave);
  • Marrëdhëniet seksuale (veçanërisht seksit anal);
  • Kalimin e infeksionit nga mamaja tek fëmija gjatë procesit të lindjes;
  • Të ushqyerit me gji;
  • Kontaktin gjak me gjak (nëpërmjet plagëve të hapura);
  • Kontaktin ndërmjet fëmijëve me plagë të hapura;
  • Mjetet jo-steril-e, si p.sh. ato të përdorura për tatuazhe dhe pircing; ose
Sindroma e acarimit të zorrëve: Çfarë duhet të dini

Sindroma e acarimit të zorrëve (IBS) është një çrregullim në të cilën lëvizja normale e ritmit (zorrëve) është e parregullt – kjo mund të çojë në dhimbje dhe në gazra të tepërt. Mund të keni probleme për të shkuar në tualet (kapsllëk), ose të keni lëvizje shumë të shpeshta të zorrëve (diarre). Është sëmundje shumë e zakonshme. Mbi një në 5 njerëz do të kenë simptomat IBS-së në një moment të caktuar të jetës së tyre.

Si e merrni sindromën e acarimit të zorrëve?

Asnjë nuk e di saktësisht se çfarë e shkakton sindromën e acarimit të zorrëve, por edhe stresi mund të përkeqësojë gjendjen. Mund të ndodhë që sistemi të mos përballojë disa ushqime, të mos hani mjaftueshëm ushqime me fibra, ose ilaçet që keni marrë, siç janë antibiotikët ose liruesit e dhimbjeve të kenë shqetësuar funksionin e zorrëve. Mund të keni patur në të shkuarën helmim nga ushqimi, që mund të ketë dëmtuar nervat dhe të ketë shkaktuar fillimin ose rishfaqjen e simptomave të IBS-së.

Si është diagnostikuar sindroma e acarimit të zorrëve?

Mjeku zakonisht bën diagnostikimin e sindromës së acarimit të zorrëve. Nëse ekziston pasiguria që mund të keni një problem serioz (nëse keni gjakderdhje nga zorra, një humbje të konsiderueshme të peshës) mjeku mund t’ju rekomandojë teste të tjera, siç janë testet e gjaku-t, mostrat e testeve të zorrëve, kolonoskopi-a ose rrezet X. Nëse keni IBS, rezultatet e të gjithë këtyre testeve kanë mundësi që të jenë normale.

Si ndihet sindroma e acarimit të zorrëve?

Nëse keni sindromën e acarimit të zorrëve ju mund të përjetoni simptomat e mëposhtme:

  • Dhimbje që mund të përkeqësohen në të majtën tuaj dhe që zakonisht përmirësohen pasi të keni shkuar në tualet;
  • Diarre – nevojën për të shkuar në tualet shumë shpesh ose në mënyrë urgjente;
  • Kapsllëk – të mos shkuarit mjaftueshëm në tualet; të ndjerit që nuk keni mbaruar;
  • Ndonjëherë mund të keni kapsllëk, diarre, dhe më pas për një kohë të jeni mirë.

Çfarë e përmirëson sindromën e acarimit të zorrëve?

Kanceri i mitrës: Simptomat dhe diagnostikimi

Simptomat më të zakonshme janë gjakrrjedhja e pazakontë dhe shkarkimi nga vagina. Ndonjëherë ky shkarkim mund të jetë me aromë.

Simptomat e tjera përfshijnë parehatinë ose dhimbje në bark, vështirësi ose dhimbje gjatë urinim-it dhe dhimbje gjatë seksit.

Gjakrrjedhjet ose shkarkimet e pazakonta mund të ndodhin para dhe pas menopauzë-s. Kjo shpesh nuk është si rezultat i kancerit të mitrës. Megjithatë të gjitha gratë me gjakrrjedhje ose shkarkim të pazakontë duhet të shkojnë për kontrolle tek mjeku i tyre.

Mjekët dhe profesionistët e shëndetit që ju mund të takoni

Mjeku juaj do t’ju vizitojë dhe referojë për teste të mëtejshme për ta parë nëse keni kancer. Kjo mund të jetë shqetësuese dhe e lodhshme, veçanërisht nëse ju keni nevojë për të bërë teste të shumta.

Nëse testet tregojnë që ju keni ose mund të keni kancer, mjeku juaj do t’ju rekomandojë tek një specialist që do ju këshillojë rreth trajtimit të mundshëm.

Ju mund të prisni që të kujdeseni nga një grup profesionistësh. Idealisht, të gjitha testet dhe trajtimet tuaja duhet të jenë të pranishme në spital. Kjo nuk mund të jetë e mundur në disa zona jometropolitane.

Specialistët dhe profesionistët e tjerë të shëndetit që kujdesen për njerëzit me kancerin e mitrës janë:

  • Gjinekolog-ët, që janë kirurg-ë të specializuar në kancera të sistemit riprodhues të femrës;
  • Onkolog-ët e rrezeve, që janë të specializuar në radioterapi;
  • Onkologët mjekësor; që janë të specializuar në kemioterapi;
  • Endonokrinologët, që janë të specializuar në trajtimin hormonal;
  • Infermierët, që janë të specializuar në kujdesin e pacientëve që kanë kancer;
  • Dietologët, këshilluesit, psikolog-ët, punonjësit social, psikoterapistët dhe terapistët që do t’ju këshillojnë në lidhje me shërbimet që do ju ndihmojnë për tu kthyer në aktivitet normal.

Si është diagnostikuar kanceri i mitrës

Ekzaminimi fizik

Mjeku do të kontrollojë barkun tuaj për të parë për ënjtje.

Mjeku mundet gjithashtu të shohë edhe tek vagina dhe në qafa e mitrës.

Ultratingujt Transvaginal

Në këtë test, ultratingujt janë përdorur për të krijuar një pamje të organeve të brendshme.