gjalpi-kiki

Alergji-a ndaj kikirikëve është alergjia më e zakonshme dhe serioze tek fëmijët. Rreth 3 në çdo 100 fëmijë parashkollorë janë alergjikë ndaj kikirikëve. Për arsye që janë kryesisht të panjohura, duket se prevalenca (prevalencë) e alergjisë së kikirikëve është në rritje në vendet e zhvilluara.

Në shumicën e njerëzve, alergjia ndaj kikirikëve zhvillohet në fëmijëri dhe vazhdon gjatë gjithë jetës, por në rreth 20% të rasteve, alergjia zgjidhet në moshë të rritur. Fëmijët të cilët zhvillojnë anafilaksi (një reagim alergjik i papritur dhe i rëndë) në ekspozimin ndaj kikirikëve kanë më pak të ngjarë të rriten jashtë saj.

Simptomat

Lloji më i zakonshëm i reaksionit alergjik të fëmijëve të ekspozuar ndaj kikirikëve është kosherja, ose vetëm rreth gojës ose që përhapet mbi tërë trupin. Reagimet të tjera të zakonshme përfshijnë dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

Shumë rrallë, fëmijët mund të zhvillojnë anafilaksi si rezultat i ekspozimit ndaj kikirikëve. Anafilaksi është një gjendje jetëkërcënuese që zakonisht përfshin vështirësi të papritura në frymëmarrje, ënjtje të gjuhës, dhe një rënie të presionit të gjakut që mund të çojë në kolaps dhe humbje të vetëdijes.

Fatmirësisht reagimet “jetëkërcënuese” të alergjisë së kikirikëvë janë të rralla.

Diagnoza

Për të diagnostikuar alergjinë ndaj kikirikut, doktori juaj do t’ju pyesë rreth simptomave të fëmijës suaj dhe të kërkojë për të kryer një test të shpimit të lëkurës. Mund të kërkohet gjithashtu edhe një test gjaku, edhe pse analizat e gjakut janë përdorur zakonisht më pak ditët e sotme për diagnostikimin e alergjisë ndaj kikirikut.

Është e rëndësishme të përcaktohet se jo çdo njeri që rezulton pozitiv ndaj alergji-së së kikirikut nga një çpim i lëkurës ose një analize të gjakut mund të zhvillojë një reaksion nga të ngrënit e kikirikëve, prandaj është e nevojshme për diagnozën një histori simptomash.

Riniti alergjik

Rinit alergjik do të thotë inflamacion i linjës së vrimave të hundës. Rinitet alergjike presupozojnë se inflamacioni shkaktohet më shpesh nga një alergji se sa nga një infeksion.

Riniti alergjik mund të kategorizohet në 2 grupe: rinit alergjik stinor, ku simptomat shfaqen në kohë të caktuara të vitit dhe rinit alergjik vjetor, ku simptomat shfaqen në çdo kohë të vitit.

Emri më i përdorshëm për rinitet alergjike është alergji nga bari. Kur njerëzit thonë që kanë alergji nga bari, ata në përgjithësi mendojnë se kanë rinit alergjik stinor.

Substancat që shkaktojnë rinitet alergjike janë prezente në ajër dhe merren nëpërmjet frymëmarrjes nga hunda. Ato përfshijnë barin, polen-in e luleve dhe të të korrave, pluhrat e shtëpisë (alergjia e pluhurave të merimangave), sporet e myqeve, mbeturina të kafshëve (pjesë lëkure dhe qimesh) kryesisht nga macet dhe më pak jashtëqitje kacabujsh. Polenet që vijnë me anë të erës janë shkaku i riniteve alergjike stinore, që zakonisht shfaqen në pranverë dhe verë. Kohëzgjatja e stinës së polenit është në varësi të vendit ku jeton dhe llojet e bimëve përreth. Pluhuri i shtëpisë është shkaku kryesor i riniteve alergjike gjithëvjetore.

Simptomat e riniteve alergjike

  • Teshtima të shkurtra;
  • Kruarje hundësh, sysh, veshësh dhe të gojës;
  • Rrufë në hundë, shumë fluid-e ujore nga hunda;
  • Sy të përlotur, të kuq dhe të fryrë – shpesh me kruarje;
  • Hundë të bllokuara dhe ndonjëherë edhe bllokim të veshëve;
  • Dhimbje fyti, kollë ngacmuese dhe zë i ngjirur;
  • Frymëmarrje e keqe.

Nëse rinitet alergjike janë të rënda dhe nuk trajtohen, shkaktojnë gjumë të keq gjatë natës dhe kjo bën që të ketë përgjumje gjatë ditës. Personi mund të jetë i predispozuar për infeksione të sinus-eve dhe syve. Nëse personi ka astmë, rinitet alergjike mund ti bëjnë simptomat e astmës edhe më të vështira për tu kontrolluar.

Përcaktimi nëse keni rinit alergjik

Testet për herpes

Testet për herpes bëhen për të gjetur virusin herpes simplex (HSV). Një infeksion me këtë virus shkakton plagë të vogla, të dhimbshme që duken si flluska në lëkurë apo në veshjen e indeve (membranat mukoze) të fytit, hundës, gojës, preterit, rektumit ose tek vagina. Një infeksion me herpes mund të shkaktojë vetëm një shpërthim puçrrash, por në shumë raste një person mund të ketë shumë të tilla.

Ekzistojnë dy tipa të HSV:

  • HSV e tipit 1: Shkakton plagë të ftohti (të quajtura edhe plagë të etheve) në buzë. HSV-1 përgjithësisht përhapet me anë të puthjes ose duke përdorur të njëjtat takëme për të ngrënë (siç janë pirunjtë dhe lugët) kur janë të pranishme plagët. HSV-1 mund të shkaktojë plagë edhe rreth organ-eve gjenitale.
  • HSV e tipit 2: Shkakton plagë në zonën e organeve gjenital-e (herpesi gjenital) rreth vaginës apo penis-it. Gjithashtu HSV-2 shkakton infeksionin e shfaqur tek foshnjat të cilët kanë lindur në mënyrë natyrale, nga gratë që kanë herpes të gjenitaleve. HSV-2 përgjithësisht përhapet me anë të kontaktit seksual. Ndonjëherë HSV-2 shkakton plagë në gojë.

Në raste të rralla, HSV mund të infektoj pjesë të tjera të trupit si sytë dhe truri.

Testet për HSV realizohen më shpesh vetëm për plagët në zonën e gjenitaleve. Gjithashtu testet mund të bëhen duke përdorur lloje të tjerë kampionësh, si lëng nga shpina, gjak, urinë ose lot. Për të parë nëse plagët shkaktohen nga HSV, mund të kryhen lloje të ndryshme të testeve:

  • Kultura virale për herpes. Qeliza apo lëng nga një plagë e freskët mblidhen në një copë pambuk dhe vendosen në një epruvetë. Kultura shpesh nuk arrin të gjejë virusin edhe në rast se ai është i pranishëm (rezultate të rreme negative).
  • Testi i zbulimit të antigenit të virusit. Gërvishten qeliza nga një plagë e freskët dhe pastaj vendosen nën mikroskop. Ky test gjen shenja (të quajtura antigene) në sipërfaqen e qelizave të infektuara nga virusi i herpesit. Ky test mund të bëhet bashkë me ose në vend të marrjes së një kulture virusale.
Hepatiti C: Biopsia e mëlçisë/fibroskaneri

A nuk mundeni të merrni informacion të mjaftueshëm nga testet e gjakut?

Kur një person mund të ketë sëmundje të mëlçisë, mjeku do të përdorë një larmi mjetesh për të përcaktuar nivelin e sëmundjes së mundshme. Këto metoda përfshijnë vlerësimin e ashpërsisë së simptomave, teste të gjakut, ultratingujt (ose radiografi të tjera të mëlçisë) dhe biopsi-në e mëlçisë. Çdonjëri prej tyre jep informacion të ndryshëm. Së bashku, ata mund të përdoren për të vlerësuar impaktin e hepatitit C mbi shëndetin e personit, riskun për komplikacion-e në të ardhmen dhe për të optimizuar menaxhimin e sëmundjes së tij.

Simptomat e një personi janë të rëndësishme sepse ato tregojnë se si hepatiti C ndikon në jetën e tyre. Sidoqoftë, ka pak korrelacion midis ashpërsisë së simptomave dhe shtrirjes së dëmtimit të mëlçisë.

Skanimi me ultratingull apo radiografitë e tjera mund të tregojnë nëse ka ndonjë bllokim të enëve të gjakut që hyjnë në apo dalin nga mëlçia siç është një tumor dhe mund të sugjerojnë që pacienti mund të ketë cirrozë të avancuar, megjithatë duhet theksuar fjala “mund”.

Një nga problemet me këto teknika me rreze X është se ato kanë vështirësi të dallojnë cirrozën nga sëmundje të tjera siç është akumulimi i yndyrave në mëlçi. Kjo është veçanërisht e vërtetë në cirrozën e hershme para se indi i vrarë të ketë prekur konturet e mëlçisë dhe rrjedhën e gjakut në venën kryesore që çon gjakun nga zorra në mëlçi. Diagnoza e cirrozës në të vërtetë mund të përcaktohet vetëm me anë të biopsisë së mëlçisë.

Përse është e rëndësishme cirroza

Trajtimi i kancerit të ezofagut

Pasi pacienti është diagnostikuar me kancer të ezofagut, mjeku do të dojë që ju t’i nënshtroheni më shumë testeve, për të përcaktuar nëse qelizat e kancerit janë përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Mjekët e quajnë këtë “përcaktim të fazave”. Kanceri ezofagut mund të trajtohet më mirë në qoftë se diagnostikohet në  faza të hershme, para se të jetë përhapur në pjesë të tjera të trupit. Kjo është arsyeja pse njerëzit me ezofag të tipit Barret, që i ekspozon më shumë ndaj kancerit të ezofagut se sa njerëzit e tjerë, ekzaminohen rregullisht në mënyrë që kanceri të diagnostikohet herët dhe t’i japin një shans të mirë kirurgjisë për ta kuruar atë.

Megjithatë, kanceri i ezofagut ka shumë pak simptoma në fazën e hershme dhe shpesh shfaqet në një fazë të zhvilluar, para se të jenë identifikuar simptoma të njohura. Trajtimi i kancerit të ezofagut do të varet nga madhësia, nëse është i përhapur dhe mosha e gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit.

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut ose të lehtësimit të simptomave përfshijnë sa më poshtë vijon:

Kirurgjinë për ta hequr e prerë kancerin. Kirurg-u mund të heqë pjesën e prekur nga kanceri ose të gjithë ezofagun: kjo quhet një ezofagektomi. Ndonjëherë hiqet edhe pjesa e sipërme e stomaku-t. Gjithashtu, hiqen edhe nyja limfatike dhe indet tjera në zonë për të parandaluar përhapjen e qelizave të kancerit në pjesë të tjera të trupit. Nëse pritet një pjesë e ezofagut, atëherë kirurgu do të ketë mundësi të lidhë pjesën e shëndoshë të ezofagut në stomak, në mënyrë që personi të mund të gëlltisë. Ndonjëherë kirurgu krijon një tub që lidh stomakun me atë pak pjesë të ezofagut që ka mbetur pas operacionit.

Në rastet kur kanceri e bllokon ezofagun, kirurgu mund të fusë një tub që zgjerohet (të quajtur stendë) për të mbajtur ezofagun të hapur. Mund të përdoren edhe rrezet lazer për të shkatërruar qelizat e kancerit në ezofag.

Fshikëza e shkarë

Fshikëza është një organ i zgavruar në pelvis i cili depoziton urinën. Presioni i krijuar kur fshikëza mbushet me urinë shkakton nevojën për të urinuar. Gjatë urinimit, urina largohet nga fshikëza dhe del jashtë trupit nëpërmjet ureter-it.

Tek gratë, pareti i përparmë i vaginës mbështet fshikëzën. Ky paret mund të dobësohet apo të lëshohet me kalimin e moshës. Një stres i konsiderueshëm trupor siç është lindja e një fëmije mund të dëmtojë këtë pjesë të paretit vaginal. Në qoftë se ai keqësohet, fshikëza mund të shkasë, në kuptimin që nuk mbështetet më në paretin e vaginës dhe bie në vaginë. Kjo mund të shkaktojë probleme, si vështirësi në urinim, siklet dhe mospërmbajtje nga stresi (rrjedhje të urinës të shkaktuar nga teshtitja, kolla dhe tendosja).

  • Fshikëzat e shkara (të quajtura edhe cistocelë ose fshikëza të rrëzuara) ndahen në katër gradë, bazuar në atë se sa shumë fshikëza bie në vaginë.
  • Grada 1 (e butë): Vetëm një pjesë e vogël e fshikëzës bie në vaginë.
  • Grada 2 (e moderuar): Fshikëza bie mjaft sa që arrin hapjen e vaginës.
  • Grada 3 (e rëndë): Fshikëza zgjatet nga trupi përmes hapjes vaginale.
  • Grada 4 (e plotë): E tërë fshikëza zgjatet plotësisht jashtë vaginës, zakonisht e shoqëruar me forma të tjera të shkarjes së organeve të legenit.

Fshikëzat e shkara zakonisht shoqërojnë menopauzë-n. Para menopauzës, trupi i gruas krijon hormonin e estrogjenit, që ndihmon të mbahen të fortë muskujt e vaginës dhe ata rreth saj. Trupat e grave pushojnë së krijuari shumë estrogjen pas menopauzës dhe këta muskuj priren të dobësohen si rezultat i kësaj.

Shkaqet e një fshikëze të shkarë

 Faktorët e mëposhtëm zakonisht shoqërohen me shkaqet e një fshikëze të shkarë:

  •  Lindja e fëmijëve: Ky është shkaku më i zakonshëm i një fshikëze të shkarë. Procesi i lindjes është stresues për indet dhe muskujt vaginal, që mbajnë fshikëzën e një gruaje.
  • Menopauza: Estrogjenet, hormone që ndihmojnë që të ruhet forca dhe shëndeti i muskujve në vaginë, nuk prodhohen pas menopauzës.
Çrregullimet e endokrinës

Sistemi endokrin është një rrjet gjëndrash që prodhojnë dhe dërgojnë hormone, të cilat ndihmojnë kontrollin e shumë funksioneve të rëndësishme të trupit, veçanërisht aftësinë e organizmit për të shndërruar kaloritë në energji për të furnizuar qelizat dhe organ-et. Sistemi endokrin ndikon në mënyrën se si rreh zemra, si zhvillohen kockat dhe indet, madje edhe aftësinë tuaj për të bërë fëmijë. Ai luan një rol jetik në zhvillimin ose jo të diabet-it, sëmundjeve tiroide, çrregullimeve të rritjes, mosfunksionimit seksual dhe një mori të çrregullimeve të tjera që lidhen me hormonet.

Gjëndrat e sistemit endokrin

Çdo gjëndër e sistemit endokrin lëshon hormone specifike në gjak. Këto hormone udhëtojnë përmes gjaku-t drejt qelizave të tjera dhe ndihmojnë kontrollin ose koordinimin e shumë proceseve të organizmit. Gjëndra endokrine janë:

  • Gjëndrat e veshkave: Dy gjëndra që qëndrojnë në majë të veshkave, të cilat lëshojnë hormonin e kortizonit;
  • Hipotalam: Hipotalam-i është një pjesë e trurit qendror të poshtëm që i tregon hipofizës se kur duhet të lëshojë hormone;
  • Vezoret: Organet riprodhuese femërore që lëshojnë vezë dhe prodhojnë hormone seksuale;
  • Qelizat ishullore në pankreas: Qelizat në pankreas që kontrollojnë prodhimin e hormoneve të insulinë-s dhe glukagon-it;
  • Paratiroidet: Katër gjëndra të vogla në qafë që luajnë rol në zhvillimin e eshtrave;
  • Gjëndra pineale: Një gjëndër që gjendet afër qendrës së trurit e cila mund të ketë lidhje me zakonet e gjumit;
  • Gjëndra e hipofizës: Një gjëndër që gjendet në bazën e trurit, pas sinus-eve. Ajo është quajtur shpesh “gjëndra madhore” për shkak se ndikon tek shumë gjëndra të tjera, sidomos tiroidet. Problemet me gjëndrën e hipofizës mund të ndikojnë në rritjen e kockave, ciklet menstrual-e dhe prodhimin e qumështit të gjirit;
  • Testet: Gjëndrat riprodhuese mashkullore që prodhojnë spermë dhe hormonet seksuale;
  • Timusi: Një gjëndër në pjesën e sipërme të kraharorit që ndihmon zhvillimin e sistemit imunitar (sistemi imunitar) të trupit, në fillim të jetës;

Truri i foshnjës po rritet në përmasa dhe po bëhet më kompleks. Ai do të rritet rreth 5 cm gjatë tre muajve të parë.

Ju mund të vini re periudha të shkurtra të kohës kur i porsalinduri (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) është i qetë dhe vigjilent. Kjo është kohë për të mësuar. Përdorini këto intervale të qeta për t’u njohur më mirë me të, i flisni, këndojini, përshkruajini pikturat mbi mure. Ai mund të mos jetë në gjendje të shtojë gjë në bashkëbisedimin tuaj, megjithatë mëson prej tij.

Cilësitë e reja që kanë fituar duart për të ndjerë, pamjet e reja dhe tingujt, të gjitha këto janë një mundësi për të mësuar. Madje edhe koha e banjës bëhet një laborator për të kuptuar botën përreth.

Faj për mosushqyerjen me gji

Shoqëria e sotme ushtron shumë presion mbi nënat e reja për ushqyerjen e fëmijëve me gji. S’ka dyshim që qumështi gjirit është një ushqim fillestar i përsosur. Megjithatë, ka shumë arsye përse ushqyerja me gji nuk funksionon për disa gra dhe foshnjat e tyre, duke përfshirë sëmundje, siklet dhe zhgënjim. Faji për mosushqyerjen me gji mund të godasë veçanërisht fort në qoftë se ju keni planifikuar gjatë shtatzënisë që ta ushqeni me gji foshnjën tuaj, por pastaj rrethanat e kanë bërë të pamundur ose më të vështirë nga sa e prisnit.

Edhe qumështi i gjirit edhe qumështi i tregtuar i ushqejnë foshnjat. Në qoftë se keni hequr dorë nga ushqyerja me gji ose mendoni ta bëni këtë, sigurohuni që ta diskutoni zgjidhjen me mjekun. Bisedoni për ndjenjat tuaja dhe mos jini shumë e ashpër me veten. Gjëja më e rëndësishme për t’u mbajtur parasysh se mënyra e ushqyerjes së foshnjës tuaj, në fund të fundit nuk është aq e rëndësishme sa dashuria dhe përkujdesja për të.

3 pyetje lidhur me: Dëgjimin

Si e kuptoj që foshnja ime mund të dëgjojë mirë?

Nga koka në thembrat foshnja juaj është tani 34.29 cm. Pesha e saj nuk është shumë më tepër se një rutabaga mesatare, por ajo po fillon të ndërrojë pamjen e saj të gjatë dhe të dobët me pak dhjamë foshnje. Ndërsa bën këtë lëkura e saj e rrudhosur do të fillojë të lëmohet dhe ajo do të fillojë të duket gjithnjë e më shumë si një e sapolindur. 2Gjithashtu po i rriten më shumë flokë dhe në qoftë se ju do të mund ta shihnit atë do të ishit në gjendje të shquanit ngjyrën dhe strukturën e tyre.

Si po ndryshon jeta juaj

Foshnja juaj nuk është i vetmi me më shumë flokë, tëmthat tuaja mund të duken më të plota dhe të shkëlqyera se kurdoherë. Jo se po ju rriten më shumë flokë, por në saje të ndryshimeve hormonale, flokët që normalisht do t’ju binin po qëndrojnë më shumë se zakonisht. Gëzojeni plotshmërinë sa të mundni, flokët e tepërt do t’ju bien pasi të lindni fëmijën.

Gjithashtu mund të vini re se ju nuk mund të vini rrotull me aq hijeshi si më parë (aq hijshëm sa më parë). Përveç se kur mjeku që kujdeset për ju, ju ka këshilluar ndryshe, është mirë të vazhdoni të ushtroheni por zbatoni disa rregulla të sigurisë: Mos u stërvitni kur ndjeheni tepër e lodhur dhe ndaloni nëse ndjeni ndonjë dhimbje, marrje mendsh, apo vështirësi në frymëmarrje. Mos u shtrini në shpinë dhe shmangini sportet me kontakt si edhe çdo lloj ushtrimi ku jeni e prirë të humbni drejtpeshimin. Sigurohuni të pini ujë me shumicë dhe lini kohë për periudhat e nxehjes dhe ftohjes.

Kur bëni testin e monitorimit të glukozë-s në javët nga 24 deri 28, një gyp i dytë gjaku mund të merret në të njëjtën kohë për të kontrolluar anemi-në. Në qoftë se testet e gjakut tregojnë që ju keni një anemi të mungesës së hekurit (lloji më i zakonshëm i anemisë), mjeku juaj ndoshta do t’ju rekomandojë të merrni një plotësues për hekur.

Zhvillime të mëdha këtë javë: Foshnja juaj tashmë mund të picërrojë sytë, të vrenjtet, të ngërdheshet, të urinojë, e ndoshta edhe të thithë gishtin. Në sajë të impulseve të trurit, muskujt e fytyrës po stërviten, ndërsa tiparet formojnë njërën shprehje pas tjetrës. Veshkat po i prodhojnë urinë, e cila lëshohet në lëngun amniotik (lëngu amniotik) përreth, një proces që do të vazhdojë deri në lindje. Po ashtu foshnja është e aftë të mbërthejë, dhe në qoftë se do të bëhet një skaner me ultratingull, mund të kapet edhe duke thithur gishtin e vet.2

Një lajm tjetër: Foshnja juaj po zgjatet. Nga koka në të ndenjura është 8.89 cm dhe peshon 42.45 gram. Trupi po i rritet më me shpejtësi se sa koka, e cila tashmë qëndron mbi një qafë më të dallueshme. Nga fundi i kësaj jave, duart do t’i rriten deri në një gjatësi që është në përpjesëtim me pjesën tjetër të trupit. (Këmbët kanë për t’iu zgjatur edhe më). Në të gjithë trupin, po fillon t’i zhvillohet një mbulesë me push shumë të hollë qimesh, e quajtur lanugo. Këtë javë, mëlçia ka filluar të krijojë bilën, një shenjë që ajo po e bën punën e vet siç duhet, dhe shpretka po fillon të ndihmojë në prodhimin e qelizave të kuqe të gjaku-t. Megjithëse ju nuk mund t’i ndjeni ende shpimet dhe shkelmat, duart dhe këmbët e grushtuesit tuaj të vockël (të cilat tani janë 1.5 cm të gjata) janë më të lakueshme dhe aktive.

Si po ndryshon jeta juaj:

Mirëserdhët në tremujorin tuaj të dytë! Energjia juaj duket se ju është kthyer, gjinjtë mundet që i ndjeni më pak të butë dhe të përzierat tani janë pakësuar. Në qoftë se jo, prisni, shanset janë të mira që shumë shpejt t’i lini pas (megjithëse ato pak gra të pafat ende do të ndihen se kanë të përziera edhe muaj të tërë paskëtaj).