Si ta dini kur jeni në ovulacion?

Kur ju jeni në ovulacion (ose çlironi një vezë nga vezorja), kjo vezë ka një shans që të fekondohet. Kur ajo vezë fekondohet, ju jeni shtatzënë.

Ju jeni më së shumti pjellore nga dy deri tre ditë para ovulacionit deri në ditën kur veza është çliruar nga vezorja. Në qoftë se ju e dini kur kjo vezë çlirohet, mund të planifikoni marrëdhënie seksuale në përputhje me këtë dhe të shtoni shanset tuaja për të mbetur shtatzënë (ose për të parandaluar shtatzëninë, në qoftë se po përpiqeni të bëni këtë). Këtu janë tre mënyra për të përcaktuar se kur ndodh kjo gjë, nga më e thjeshta e deri tek më e sakta.

Numëroni ditët

Mënyra më e lehtë për të llogaritur kur çlirohet veza nga vezorja juaj është të numëroni në të kundërt. Së pari gjeni se në çfarë dite ka gjasa të fillojë perioda juaj. (Në qoftë se perioda juaj është shumë e parregullt, kjo metodë nuk do të funksionojë për ju).

Nga kjo ditë, numëroni mbrapsht 12 ditë dhe pastaj katër të tjera. Ka shumë të ngjarë që ju të keni ovulacionin gjatë këtij intervali pesë ditor. Në qoftë se ju jeni një grua nga të shumtat që kanë një cikël 28 ditor, ekziston një shans i mirë për ju që ta keni ovulacionin në ditën e 14-të. (Dita 1 është dita e periodës tuaj, dita e 28 është dita e fundit para ditës 1 të periodës tuaj pasuese).

Ju ndihmon për të numëruar ditët

Provoni kalkulatorin e ovulacionit për të bërë llogaritjet në vendin tuaj. Ai u tregon se kur ka të ngjarë që ju të keni ovulacionin pasues dhe cila është dita e duhur për të mbetur shtatzënë.

Klikoni këtu për të bërë testin.

Ndiqni dhe hidhni në grafik sinjalet e trupit tuaj

Një mënyrë më e saktë për të gjetur se kur e keni ovulacionin është të gjurmoni modelet e temperaturës së trupit tuaj dhe të shkarkimit vagina-l për një cikël apo dy. Kjo gjë është e natyrshme dhe pa kosto, por kërkon kohë dhe përpjekje.

Në qoftë se u kushtoni vëmendje këtyre sugjerimeve dhe i hidhni ato çdo ditë në një grafik, ju mund të filloni të shikoni një model që mund t’ju ndihmojë për të parashikuar se kur e keni ovulacionin pasues.

Temperatura e trupit

Kategoritë e mëposhtme janë identifikuar si me “rrezik të lartë” për zhvillimin e diabet-it të tipit 2. Nëse jeni në një nga këto kategori duhet të testoheni për diabetin e tipit 2.

  • Keni paaftësi tolerance për glukozën ose paaftësi për të përdorur glukozë;
  • Jeni person aborigjen ose nga ishujt e ngushticës Torres dhe jeni më shumë se 35 vjeç;
  • Jeni nga ishujt e Pacifikut, nënkontinenti Indian ose me origjinë kineze dhe jeni mbi 35 vjeç;
  • Jeni më shumë se 45 vjeç dhe jeni obez ose keni presion të lartë gjaku ose të dyja këto;
  • Keni sëmundje kardiovaskular-e (atak, angina, sëmundje vaskulare periferike);
  • Keni sindromën ovariane policistike (sindroma policistike e ovareve) dhe jeni obez.

Nëse jeni në një nga këto grupe të listuara më poshtë, ju mund të jeni në rrezik të lartë. Mjeku juaj do t’ju këshillojë nëse duhet të bëni test për diabetin e tipit 2.

  • Keni patur nivel të lartë sheqeri gjatë shtatzënisë (diabet gestacional);
  • Jeni mbi 55 vjeç;
  • Jeni mbi 45 vjeç dhe keni një a më shumë anëtarë të familjes me diabet të tipit 2;
  • Jeni duke marrë ilaçe të caktuara (siç janë disa tipe ilaçesh që përdoren për të trajtuar sëmundje psikotike).

Mjeku juaj mund të bëjë një test të thjeshtë gjaku për të parë nëse ju keni diabet të tipit 2 ose jeni në rrezik të zhvillimit të tij në të ardhmen.