Metodat hormonale të kontrollit të lindjeve

Hyrje në kontrollin e lindjeve

Në qoftë se një grua është seksualisht aktive dhe ajo është pjellore, në kuptimin që është fizikisht e aftë që të mbetet shtatzënë, ajo duhet të pyesë veten: “A dua unë të mbetem shtatzënë tani? ”Në qoftë se përgjigja e saj është “Jo”, ajo duhet të gjejë ndonjë metodë të kontrollit të lindjeve.

Terminologji-a për “kontrolli e lindjeve” përfshin “kontracepsion-in, parandalimin e shtatzënisë, kontrollin e pjellshmërisë dhe planifikimin familjar. Por pavarësisht terminologjisë, personat seksualisht aktivë mund të zgjedhin nga një larmi metodash për të reduktuar mundësinë e mbetjes shtatzënë. Megjithatë, asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve në dispozicion në ditët e sotme nuk ofron një mbrojtje të përsosur kundër infeksioneve të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted diseases), me përjashtim të abstinencë-s.

Me terma të thjeshta, të gjithë metodat e kontrollit të lindjeve bazohen ose në pengimin e spermës së një mashkulli që të arrijë në vezën e femrës (fekondim) ose në pengimin e vezës së fekonduar të ngulet në mitrën e femrës dhe të fillojë të rritet. Metoda të reja të kontrollit të lindjeve vazhdojnë të krijohen dhe të testohen. Dhe çfarë është e përshtatshme për një çift në një pikë mund të ndryshojë me kohën dhe me rrethanat.

Për fat të keq asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve përveç abstinencë-s nuk konsiderohet 100% efektive.

Llojet e metodave hormonale të kontracepsionit

Janë disa metoda të ndryshme hormonale për kontrollin e lindjeve. Diferencat midis tyre janë:
•  Lloji i hormonit;
•  Sasia e hormonit; dhe
•  Rruga me të cilën hormoni hyn në trupin e njeriut.

Hormonet mund të jenë estrogjen dhe/ose progesteron. Këto hormone mund të merren nga goja, të mbillen në indin e trupit, të injektohen nën lëkurë, të absorbohen nga një bandazh mbi lëkurë apo të vendosen tek vagina. Mënyra e vendosjes përcakton nëse ekspozimi i hormonit është i vazhdueshëm ose i ndryshueshëm.

Hormonet nga goja: tableta

Përdorimet

Infeksionet sipërfaqësore të syrit të shkaktuar nga mikro-organizmat, të ndjeshëm ndaj tetraciklinës.

Kundërpërdorimet

Pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit dhe përbërësve të tjerë të përgatitjes.

Efektet anësore

Reaksion alergji-k, irritim, djegie, kruarje dhe dermatit (infeksion lëkure).

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Pomada vendoset në sy të sëmurë deri në 3 herë në ditë.

Format farmaceutike

Pomadë për sy: 1%

Dihet se njerëzit me lëkurë me ngjyrë të bardhë kanë më shumë rrezik ndaj djegies nga dielli, por njerëzit nuk e kuptojnë që lëkura e çfarëdolloj ngjyre mund të dëmtohet nga rrezet e diellit. Djegia nga dielli nënkupton djegien e lëkurës, megjithëse ajo ndodh më ngadalë se djegiet e tjera të lëkurës. Nëse lëkura është skuqur dhe gjithashtu ndihet e ngrohtë në prekje ajo mund të trajtohet në shtëpi.

Megjithatë, lëkura krijon flluska ose ënjtje me dhimbje të konsiderueshme dhe kjo është vlerësuar djegie e shkallës së parë dhe mund të ketë nevojë për trajtime mjekësore. Kujdesja që do të merret në këtë rast është edhe për shkak se djegia nga dielli është e shoqëruar nga temperatura, përzierja dhe dehidratim.

Djegia nga diell, kur është e mundur, duhet shmangur pasi ajo mund të dëmtojë lëkurën duke shkaktuar plakjen e parakohshme. Djegia e fortë nga dielli rrit rrezikun e zhvillimit të kancerave të lëkurës në vitet e mëvonshme.

Djegia nga dielli shkaktohet nga komponentët ultraviolet të rrezeve të diellit, veçanërisht nga komponenti UVB. Intensiteti i rrezeve UVB është më i lartë në orët e mesditës (midis orës 10 të mëngjesit dhe 14-15 të drekës), kështu që shmangia e diellit gjatë kësaj kohe është shumë e rëndësishme.

Dielli nuk është burimi i vetëm i djegies: është e rrezikshme që të merret një djegie e fortë edhe nga solaret. Në fakt solaret mund të kenë një përqendrim më të lartë të rrezeve ultraviolet sesa dielli, dhe ekspozimi UV nga solaret mund të shkaktojë plakjen e parakohshme të lëkurës, ashtu sikundër kancer-in e lëkurës dhe dëmtimin e syve. Ekspozimi i rrezeve UV nga përdorimi i solareve, rrit në mënyrë sinjifikative rrezikun e melanomë-s. Përdorimi i tyre nuk është i rekomandueshëm.

Një sërë ilaçesh, siç është antibiotiku tetraciklinë, mund të rrisë efektin nga djegia e diellit.

Cilat janë simptomat?

  • Çngjyrosja e lëkurës nga pak e kuqe në shumë të kuqe. Djegia nga dielli mund të shfaqet nga 1 deri në 6 orë pas ekspozimit në diell dhe arrin kulmin e saj në 24 orë. Më pas do të fillojë të nxihet ose të kthehet në të kafenjtë;