Llambat tharëse të salloneve të bukurisë mbartin riskun e kancerit

Një sallon i zakonshëm i manikyrit që ka thonj të sapo lyer nën një llambë tharëse që çliron rreze ultravjollcë lidhet me kancerët e lëkurës.

Por një studim i ri i kohëve të fundit sugjeron që frekuentimi mesatar i sallonit të bukurisë mbart një potencial të vogël kanceroz.

Duke marrë në konsideratë ekspozimin e pakët ndaj rrezeve ultravjollcë me energji të ulët, vizitat e shumta në sallon për të bërë manikyr, mund të duhet të kenë një prag, i cili po të kalohet mund të çojë në dëmtimin e mundshëm të ADN-së, shkruan një ekip për studimin e kancerit në përfundimet e tij në 30 prill në revistën JAMA Dermatologji.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Lyndsay Shipp e Departamentit të Dermatologjisë në Universitetin Georgia Regents në Augusta, thonë se studimet e mëparshme mbi përdorimin e llambave tharëse të cilat emetojnë rreze ultravjollcë nuk kanë pasur aq shumë saktësi që të kenë arritur në konkluzione të besueshme.

Në këtë studim, të udhëhequr nga Dr. Shipp, u përdorën matës të teknologjisë së lartë për të matur ekspozimet ndaj dritës ultravjollcë mbi duart e mbajtura në pozicione të ndryshme nën 17 lloje të ndryshme llambash tharëse. Studimi u bë për 16 sallone.

Para së gjithash, kishte “dallime të konsiderueshme” në sasinë e rrezeve ultravjollcë të emetuara nga pajisje të ndryshme dhe sasia e ekspozimit edhe ajo varej nga pozicionimi i pajisjes.

Në total, një seancë e vetme e tharjes së llakut nën njërën prej llambave nuk do ta ekspozonte një person ndaj një sasie të rrezeve ultravjollcë që potencialisht mund të shkaktojë kancer. Madje edhe me ekspozime të shumta risku për fillimin e një kanceri mbetet i vogël.

Por autorët e studimit janë në një mendje me autorët e studimeve të mëparshme se duhen marrë masa parandaluese duke përfshirë përdorimin e maskave mbrojtëse nga dielli ose doreza mbrojtëse nga rrezet ultraviolet për të kufizuar edhe riskun e kancerit, edhe plakjen e parakohshme të lëkurës.

Gjithashtu, dermatologët janë në një mendje që studimi ka ekspozuar një problem me të cilin duhet të merren, se ka pak apo aspak norma për prodhimin e këtyre llambave.

Udhëheqës vizual: 18 Pyetje "të sikletshme" për bukurinë

[ssba_hide]

Udhëheqës vizual: Çfarë tregojnë thonjtë në lidhje me shëndetin tuaj

[ssba_hide]

Infeksionet kërpudhore

Infeksioni kërpudhor i thonjve ndodh kur një kërpudhë sulmon një thua të gishtit të dorës, thoin e madh të këmbës, ose lëkurën nën thua, që quhet shtrati i thoit. Kërpudha mund t’i sulmojë thonjtë nëpërmjet çarjeve të vogla në lëkurën rreth thoit ose në hapsirën mes thoit dhe shtratit të tij.
thoi
Nëse jeni të shëndetshëm, një infeksion kërpudhor i thoit, ndoshta nuk do t’ju shkaktojë probleme serioze. Vendi i infektuar mund të duket keq, mund t’ju dhembë apo t’ju dëmtojë thoin ose shtratin e tij.

Infeksioni kërpudhor i thoit mund të sjellë probleme shumë serioze në qoftë se ju keni diabet apo një sistem të dobët imunitar. Bisedoni me mjekun për të gjetur mënyrën më të mirë të trajtimit të një infeksioni të thoit, nëse keni ndonjë nga këto probleme.

Çfarë e shkakton infeksionin kërpudhor të thoit?

Pllakëzat e bardha (këto formohen nga një organizëm njëqelizor, i cili riprodhohet vetë), myku dhe disa lloje të ndryshme kërpudhash mund të shkaktojnë infeksione kërpudhore të thonjve. Shumica shkaktohen nga i njëjti lloj kërpudhe që shkakton këmbën e atletit.

Kërpudhat rriten më mirë në të ngrohtë, në vende me lagështirë dhe mund të përhapen nga njëri person tek tjetri. Ju mund të merrni një infeksion kërpudhor të thonjve nga ecja zbathur në dushe publike ose pishina ose duke ndarë sende personale, të tilla si peshqiri dhe prehësja e thonjve. Nëse keni këmbë atleti, kërpudhat mund të përhapen nga lëkura drejt thonjve.

Ju keni më shumë gjasa të merrni një infeksion të thonjve në qoftë se:

  • Jeni më shumë se 60 vjeç;
  • Keni diabet ose një sistem të dobët imunitar (sistemi imunitar);
  • Keni një lëndim të thoit, si një copë shtesë thoi (ajo pjesa e shtuar dhe e dhimbshme që del në anë të tij) ose një thua këmbe të hyrë në mish;
  • Vishni këpucë që bëjnë këmbët të lagështa apo me djersë;
  • Jetoni ose punoni në një vend të nxehtë dhe të lagësht.

Cilat janë simptomat?

Thoi i prekur nga një infeksion kërpudhor mund:

  • Të zverdhet apo të zbardhet;
  • Të trashet;
  • Të thyhet ose të ndahet, madje mund të shkëputet i gjithi nga lëkura.

Në 28 cm dhe afërsisht 450 gram, pothuajse sa një pako makarona, foshnja juaj po fillon të duket si një i sapolindur në miniaturë. Buzët, qepallat dhe vetullat po i bëhen më të dallueshme dhe madje po i zhvillohen kicat e dhëmbëve nën mishra. Sytë janë formuar por bebes së syrit (pjesës së ngjyrosur), ende i mungon pigmenti. 2

Në qoftë se do të mund të shihni brenda mitrës, ju do të ishit në gjendje të dallonit qimet e holla që i mbulojnë trupin dhe rrudhat e thella në lëkurë, të cilat do të mbeten deri sa të mbushen me yndyrë. Brenda barkut, pankreas-i, thelbësor për prodhimin e disa hormoneve të rëndësishme, po zhvillohet vazhdimisht.

Si po ndryshon jeta juaj:

Në këtë fazë, ju mund të gjeni që barku juaj po bëhet një magnet për duart. Është fare e rregullt t’u thoni njerëzve që prekin barkun tuaj, se do të donit që më mirë të mos e bënin këtë gjë. Dhe në qoftë se njerëzit ju thonë që dukeni më e madhe apo më e vogël se sa do të duhej, kujtohuni që çdo grua shton, dhe e tregon këtë në një shkallë apo në një tjetrën.

E rëndësishme është të bëni vizita të rregullta tek mjeku për t’u siguruar që rritja e foshnjës të jetë normale. Ju mund të vini re shenja tendosjeje në abdomen-in tuaj, ndërkohë që ai zgjerohet për t’i bërë vend foshnjës.

paktën gjysma e grave shtatzënë kanë shenja të tendosjes në kohën që lindin. Këto vija të vogla të lëkurës, të endura në mënyra të ndryshme, mund të luhaten nga rozë në kafe të errët (varësisht nga ngjyra e lëkurës). Megjithëse ato zakonisht shfaqen në bark, mund të jenë edhe në mollaqe, kofshë apo ije dhe gjinj. Nuk ka ndonjë provë që ndonjë lëng për fërkim të ndihmojë për të penguar shenjat e tendosjes, por mbajtja e lagësht e lëkurës mund të ndihmojë për kruajtjet.

Trupi ndryshon jo vetëm në bark.

Ju e prisnit që barku t’ju rritej, ndoshta edhe gjinjtë, por ndryshimet e mëposhtme fizike mund t’ju zënë në befasi. Ashtu si edhe për shumë ndryshime të pamjes tuaj gjatë shtatzënisë, hormonet luajnë rol në shumicën e tyre.

Bëhuni gati për një vrull rritjeje. Në javët e ardhshme, foshnja juaj do ta dyfishojë peshën e vet dhe do të shtojë centimetra në gjatësi. Pikërisht tani, ajo është afërsisht sa madhësia e një avokado-je: 11.5 cm nga maja e kokës në të ndenjurat dhe peshon 85 gram. Këmbët i ka shumë më tepër të zhvilluara, koka i rri më drejt se më parë dhe sytë janë zhvendosur më pranë ballit. Veshët janë edhe ata pranë pozicionit të tyre.2 Ka filluar modelimi i lëkurës së kokës megjithëse tufat e flokëve të saj ende nuk njihen dot. Madje dhe thonjtë e këmbëve kanë filluar të rriten. Po ashtu, shumë gjëra po i ndodhin përbrenda saj. P.sh. 22.5 litra gjak për çdo ditë dhe kjo sasi do të vazhdojë të rritet ndërkohë që foshnja juaj vazhdon të zhvillohet.

Si po ndryshon jeta juaj:

Maja e mitrës tuaj është afërsisht në gjysmë të rrugës midis kockës pubik-e dhe kërthizës dhe ligament-et rrumbullake që e mbështesin atë po trashen dhe po zgjaten me rritjen e saj. Pa ashtu, ju ndoshta po ndjeheni shumë më mirë se sa në fillimin e shtatzënisë. Pakësimi i të përzierave dhe ndryshimeve të befta të humorit, si edhe lëkura që shkëlqen, kontribuojnë në një ndjesi totale të mbarëvajtjes.

Së shpejti do të përjetoni një nga momentet më të mrekullueshme të shtatzënisë, ndjesinë e lëvizjes së foshnjës. Ndërsa disa gra e vënë re “gjallërimin” qysh herët në javën e 16-të, shumë prej tyre nuk e ndjejnë foshnjën deri afër javës së 18-të. (Dhe në qoftë se kjo është foshnja juaj e parë, mos jini e padurueshme, ju mund të mos jeni e ndërgjegjshme për lëvizjet e saj deri nga java e 20-të). Lëvizjet më të hershme mund të ndihen si dridhje të vogla, flluska gazi, apo edhe si kërcime kokoshkash. Pas javës pasuese, ju do të bëheni më e fortë dhe do të jeni në gjendje t’i ndjeni ato shumë më shpesh.

3 Pyetje rreth … shtimit në peshë

1-Sa duhet të shtohem në peshë tani?

Thellë në mitër, embrion-i rritet me shpejtësi të madhe. Tani, ai është me madhësinë e një fare susami dhe duket më shumë si një fulterëz se si njeri. Embrioni përbëhet nga tre shtresa: ektodermë, mezodermë dhe endodermë, të cilat më pas do të formojnë të gjitha organ-et dhe indet e tij.

Gypi nervor nga i cili do të shpërhapen truri i foshnjës, palca e kurrizit, nervat dhe kolona vertebrore, fillon të krijohet në shtresën e sipërme të quajtur ektodermë. Kjo shtresë do të fillojë rritjen edhe të lëkurës, flokëve, thonjve, gjëndrave të qumështit e të djersës dhe smalti-t të dhëmbëve.2

Zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjaku-t fillojnë të formohen në shtresën e mesme ose në mezodermë. Në fakt, këtë javë zemra e vogël fillon të ndahet në dhomëza dhe të rrahë e të pompojë gjak. Mezoderma do të formojë edhe muskujt, kërc-et, eshtrat dhe indet e nënlëkurës.

Shtresa e tretë ose endoderma, do të strehojë mushkëritë, zorrët dhe sistemin rudimentar të urinimit, si dhe tiroidet, mëlçinë, dhe pankreas-in. Ndërkohë, fillojnë të funksionojnë placenta primitiv-e dhe kordoni i kërthizës (kordoni umbilikal), i cili i dërgon foshnjës ushqim dhe oksigjen.

Si ndryshon jeta juaj:

Ju mund të vini re tashmë disa shqetësime që lidhen me shtatzëninë. Shumë gra tregojnë për gjinj të pezmatuar, lodhje dhe urinim të shpeshtë duke filluar që në javët e para. Gjithashtu, mund të keni të përziera, megjithëse më shumë ka të ngjarë që këto të shfaqen gjatë javëve të ardhshme.

Bota jashtë nuk do të shohë ndonjë shenjë të zhvillimeve dramatike që ndodhin brenda jush, përveçse ndoshta që ju refuzoni ndonjë gotë verë gjatë darkës. Është e rëndësishme ta shmangni alkool-in gjatë shtatzënisë, meqenëse askush nuk e di saktësisht se sa mund ta dëmtojë ai një foshnjë në zhvillim e sipër.

Kontrolli shëndetit të këmbëve

Më poshtë do të gjeni një listë të pyetjeve të shpejta që ju ndihmojnë për të kontrolluar shëndetin e këmbëve.

  1. A keni dhimbje në këmbët tuaja?
  2. A jeni ju në këmbë gjatë gjithë ditës?
  3. A keni ju probleme të lëkurës ose të thonjve në këmbët tuaja?
  4. A keni ndonjë plagë në këmbët tuaja?
  5. A keni erë të këmbëve?
  6. A keni lëndim të këmbëve?
  7. A keni probleme shëndeti siç është diabet-i ose artrit-i?
  8. A rrëzoheni shpesh?
  9. A keni vështirësi në gjetjen e këpucëve që ju përshtaten?
  10. A keni ju gjëndra ose shtrembërime të formave të gishtave?
  11. A vishni rregullisht taka që janë 5 cm ose më të larta?

Nëse i jeni përgjigjur “po” njërës prej pyetjeve të mësipërme, konsultohuni me një angiolog ose mjekun tuaj për diagnostikim dhe trajtim.

Informacion i përgjitshëm

Zonat e prekura nga infeksionet fungale zakonisht përfshijnë lëkurën, kokën, këmbët, thonjtë e duarve, thonjtë e këmbëve, gojën dhe vaginën. Fungit kanë nevojë për ngrohtësi, vend të lagësht për t’u rritur dhe ata lulëzojnë në lëkurën e nxehtë, të djersitur, sidomos në mes të këmbëve tuaja, në ije dhe nën sqetull.

Ekzistojnë dy lloje të zakonshme të infeksioneve fungale të lëkurës: tinea dhe kandida.

Infeksioni tinea është i njohur si infeksion i ijeve, perineum-it ose zonës perianale, që gjendet më shumë në gjymtyrë dhe në skalpin tuaj. Tinea është e njohur si këmbët e atletit kur këmbët tuaja janë të infektuara dhe kruarja Jock kur zona e ijeve tuaja është e prekur. Myk është emri i infeksioneve kandida në gojë, tek vagina ose në zonat e pelenave të fëmijës. Ajo gjithashtu mund të shfaqet nën gjoks, nën sqetull apo në ijet tuaja.

Infeksionet fungale mund të përhapen nga një person tek tjetri nëpërmjet banjove, pllakave të dushit, peshqirëve ose rrobave, ose nëpërmjet kafshëve dhe tokës.

Këmbët e atletit

Këmbët e atletit janë gjithashtu të njohura si tinea pedis. Është një infeksion fungal i lëkurës ndërmjet gishtave, që mund të zhvillohet më tej nëse lihet pa u trajtuar. Ajo duket si një copë e butë, lëkurë e bardhë, e plasaritur, ndonjëherë me zona të kuqe të dukshme. Këmbët e atletit mund të shkaktojnë kruarje, djegie ose thumbim dhe mund të krijojnë një erë të pakëndshme. Ajo përhapet nëpërmjet lagështirës së dyshemesë, këpucëve të përbashkëta ose peshqirëve.

Infeksionet fungale të thonjve

Infeksionet fungale të thonjve (gjithashtu të njohura si tinea unguium ose onychomycosis) shpesh janë shkaktuar nga përhapja e këmbëve të atletit, por mund të ndodhë edhe më vete. Thonjtë duken të trashë dhe të çngjyrosur (të bardhë ose të verdhë). Thonjtë mund të jenë të brishtë ose të thërrmueshëm në pjesë, dhe që më pas bien në copa.

Kruarja Jock

Për shkak se ato janë shumë larg nga zemra jonë, këmbët tona janë shpesh pjesa e parë e trupit që tregon se diçka nuk është duke shkuar mirë me qarkullimin e gjakut në trupin tonë. Gjendja e gishtave tonë është një sinjal që tregon shfaqjen e shumë sëmundjeve. P.sh. gishtat që janë “me vrima” (hapësira boshe) dhe jo të rrumbullakët mund të tregojnë mungesë të hekurit ose anemi (një mungesë të qelizave të kuqe të gjakut). Rritja e trashësisë së thonjve mund të tregojnë për psoriazë (emri i plotë psoriaza vulgaris).

Gishtat tona

Pjesa më e madhe e gishtave janë:

  • Vetë thoi;
  • Matriks, nga ku rritet thoi;
  • Lunula, një zonë e bardhë me formën e hënës në bazën e thoit;
  • Shtrati i thoit, ose indet mbi të cilat shtrihen thonjtë; dhe
  • Brazda, në të cilën thoi qëndron.

Thonjtë e shëndetshëm janë rozë, të pastër dhe rriten në brazdën e tyre normalisht. Thonjtë e gishtave rriten vazhdimisht. Nevojiten rreth 12 muaj për të zëvendësuar thoin e gishtit tuaj të madh.

Kush mund të ketë probleme të thonjve të gishtave?

Thonjtë e gishtave të njerëzve të të gjitha moshave pësojnë një sërë ndryshimesh, disa prej të cilave janë relativisht të zakonshëm. Ato mund të bëhen të trashë, të çngjyrosur, të infektuar dhe të brishtë. Në disa raste, thoi bie dhe ndërkohë një tjetër shfaqet. Më rritjen e moshës, ne kemi më shumë mundësi për të zhvilluar probleme të thonjve të gishtave.

Çfarë i shkakton problemet e thonjve të gishtave?

Problemet e thonjve të gishtave mund të shkaktohen nga lythat, tumor-et poshtë thoit, infeksionet dhe qarkullimi i dobët të gjakut. Pjesa më e madhe e problemeve vjen nga këpucët e papërshtatshme, të cilat ushtrojnë shumë presion mbi thonjtë. Dëmtimet, siç janë gërvishtjet dhe infeksionet mund të shkaktojnë gjymtim të përhershëm të thonjve.

Gjendjet e zakonshme dhe trajtimet

Rritja e brendshme e thonjve (e futura në mish)