Sëmundja celiake

Sëmundja celiake është një gjendje që prek zorrën e vogël, e shkakuar nga një përgjigje imune anormale, ose ndjeshmëri, të një proteine dietike të njohur si gluten. Gluteni është gjetur në thekër, grurë dhe elb, dhe në shumicën e llojeve të tërshërës. Ndjeshmëria ndaj glutenit shkakton inflamacion dhe dëme në zorrën e hollë, dhe ndonjëherë dëmtimi është aq i rëndë saqë zorra nuk është në gjendje për të absorbuar ushqyesit thelbësorë, duke e çuar kështu në kequshqyerje.

Sa e zakonshme është sëmundja celiake?

Sëmundja celiake prek rreth 1% të njerëzve, dhe është diagnostikuar më shpesh vitet e fundit. Shumë njerëz me sëmundjen celiak-e nuk e kuptojnë që e kanë atë.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e sëmundjes celiake ndryshojnë shumë nga personi në person. Disa persona mund të mos kenë fare simptoma, ndërsa të tjerë ankohen për lodhje dhe simptoma gastrointestinal-e. Disa nga simptomat më të zakonshme përfshijnë:

  • Lodhje;
  • Diarre të përhershme;
  • Dhimbje ose shtrëngim barku;
  • Keq-tretje;
  • Gazra stomaku;
  • Fryrje; dhe
  • Humbje peshe.

Fëmijët me sëmundjen celiake gjithashtu mund të kenë rritje të ngadaltë ose humbje peshe, nervozizëm, një bark të fryrë dhe zhvillim të vonuar.

Disa njerëz me sëmundjen celiake mund të kenë gjithashtu një gjendje të lidhur me keqtretjen e disa ushqimeve të caktuara të dietës. Mungesa në vitamina D mund të shkaktojë osteoporozë-n, një gjendje që rezulton në kockat e buta dhe delikate, gjithashtu të njohura si rakit tek fëmijët; dhe niveli i ulët i kalciumit dhe vitaminës D mund të shkaktojë osteoporozën, një humbje të densitetit të kockave që i bën kockat e dobëta dhe më të prirura për thyerje. Mungesa në hekuri, folate ose vitamina B12 mund të shkaktojë anemi.

Çfarë e shkakton sëmundjen celiake?

Humbja e flokëve tek gratë: Flokë që hollohen. Shkaqet dhe zgjidhjet.

Flokët janë  të lidhura me imazhin e vetvetes

Të gjatë, të shkurtër, të lidhur e me shkëlqim, për shumicën e grave janë më shumë se sa një tufë fibrash. Janë një shprehje e stilit dhe personalitetit. Studimet sugjerojnë po ashtu që flokët dhe imazhi i vetvetes janë të gërshetuar ngushtësisht. Në qoftë se një “ditë e keqe për flokët” mund ta bëjë një grua që të ndihet keq, humbja e tyre mund të jetë një pamje e shqetësuar në fytyrë çdo mëngjes para pasqyrës.

Humbja e flokëve është e zakonshme edhe tek gratë

Ideja që floku që hollohet është një problem për djemtë është e gabuar. 40% e njerëzve që përjetojnë humbje të përkohshme apo afatgjatë të flokëve janë gra. Disa kanë një flok që po hollohet ndërkohë që të tjera e shohin që pjesa qendrore gradualisht po zgjerohet. Të tjera zhvillojnë një rënie të flokëve të dalluar në kurorën e kokës. Ndryshe nga burrat tek gratë rrallëherë zhvillohet rënie e flokëve në pjesën e përparme të kokës.

Si rritet floku

Skalpi mesatar ka 100 000 fije floku. Çdo folikulë prodhon një flok të vetëm që rritet me një ritëm prej 1.5 cm në muaj. Pasi rritet për dy deri në gjashtë vjet, floku rri edhe pak para se të fillojë të bjerë. Ai zëvendësohet nga një flok i ri dhe cikli rifillon. Në çdo moment të dhënë të kohës 85% e flokëve rritet dhe pjesa tjetër qëndron në vend.

Sa shumë humbje e flokëve është normale?

Meqenëse flokët që janë në prehje normalisht bien, shumica e njerëzve kanë një rënie prej 50 deri 100 fijesh për ditë. Ju zakonisht do të gjeni disa në krehër apo furçën e flokëve ose në veshjen tuaj. Rënia jo normale e flokëve mund të ndodhë në disa mënyra. Ju mund të vini re tufa që bien kur juve i lani me shampo apo kur i krihni. Ose floku juaj mund të hollohet ngadalë me kalimin e kohës. Në qoftë se jeni të shqetësuar për ndryshimet në flokët tuaj kontrollohuni tek mjeku.

Gjetja e rrënjëve të rënies së flokëve

Çrregullimet e endokrinës

Sistemi endokrin është një rrjet gjëndrash që prodhojnë dhe dërgojnë hormone, të cilat ndihmojnë kontrollin e shumë funksioneve të rëndësishme të trupit, veçanërisht aftësinë e organizmit për të shndërruar kaloritë në energji për të furnizuar qelizat dhe organ-et. Sistemi endokrin ndikon në mënyrën se si rreh zemra, si zhvillohen kockat dhe indet, madje edhe aftësinë tuaj për të bërë fëmijë. Ai luan një rol jetik në zhvillimin ose jo të diabet-it, sëmundjeve tiroide, çrregullimeve të rritjes, mosfunksionimit seksual dhe një mori të çrregullimeve të tjera që lidhen me hormonet.

Gjëndrat e sistemit endokrin

Çdo gjëndër e sistemit endokrin lëshon hormone specifike në gjak. Këto hormone udhëtojnë përmes gjaku-t drejt qelizave të tjera dhe ndihmojnë kontrollin ose koordinimin e shumë proceseve të organizmit. Gjëndra endokrine janë:

  • Gjëndrat e veshkave: Dy gjëndra që qëndrojnë në majë të veshkave, të cilat lëshojnë hormonin e kortizonit;
  • Hipotalam: Hipotalam-i është një pjesë e trurit qendror të poshtëm që i tregon hipofizës se kur duhet të lëshojë hormone;
  • Vezoret: Organet riprodhuese femërore që lëshojnë vezë dhe prodhojnë hormone seksuale;
  • Qelizat ishullore në pankreas: Qelizat në pankreas që kontrollojnë prodhimin e hormoneve të insulinë-s dhe glukagon-it;
  • Paratiroidet: Katër gjëndra të vogla në qafë që luajnë rol në zhvillimin e eshtrave;
  • Gjëndra pineale: Një gjëndër që gjendet afër qendrës së trurit e cila mund të ketë lidhje me zakonet e gjumit;
  • Gjëndra e hipofizës: Një gjëndër që gjendet në bazën e trurit, pas sinus-eve. Ajo është quajtur shpesh “gjëndra madhore” për shkak se ndikon tek shumë gjëndra të tjera, sidomos tiroidet. Problemet me gjëndrën e hipofizës mund të ndikojnë në rritjen e kockave, ciklet menstrual-e dhe prodhimin e qumështit të gjirit;
  • Testet: Gjëndrat riprodhuese mashkullore që prodhojnë spermë dhe hormonet seksuale;
  • Timusi: Një gjëndër në pjesën e sipërme të kraharorit që ndihmon zhvillimin e sistemit imunitar (sistemi imunitar) të trupit, në fillim të jetës;
Simptomat dhe zgjidhjet e tiroides

Kur tiroidja “shkon” keq

A ju zvarritur lodhja dita ditës? A keni mjegull të trurit (një sëmundje që prek gjykimin dhe ndërgjegjen në përgjithësi), shtim në peshë, ethe apo rënie flokësh? Apo është krejtësisht e kundërta për ju: A jeni shpesh tejet të lëvizshëm, të djersitur, apo të shqetësuar? Gjëndra tiroide mund të jetë fajtore. Ky rregullator i madh i trupit dhe mendjes ndonjëherë çrregullohet, veçanërisht tek gratë. Marrja e trajtimit të duhur është kritike, në mënyrë që të ndjeheni sa më mirë dhe të shmangni problemet e rënda shëndetësore.

Çfarë është gjëndra tiroide?

Tiroidja eshte një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës. Ajo prodhon hormonet që kontrollojnë shpejtësinë e metabolizmit, sistemi që ndihmon trupin të përdorë energji. Çrregullimet e tiroides mund ta ngadalësojnë ose ta përshpejtojnë metabolizmin tuaj, duke ndaluar prodhimin e hormoneve tiroide. Kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta apo shumë të larta, ju mund të përjetoni një gamë të gjerë simptomash.

Simptomë: Rënia ose shtimi në peshë

Ndryshimet e pashpjegueshme në peshë janë një nga shenjat më të zakonshme të një çrregullimi të tiroides. Rritja e peshës mund të raportojë nivele të ulëta të hormoneve tiroide, një gjendje mjekësore që quhet hipotiroidizëm. Në anën tjetër, nëse tiroidja prodhon më shumë hormone se nevojat e trupit, ju mund të humbni peshë papritur. Kjo gjendje njihet si hipertiroidizëm. Hipertiroidizmi është shumë më i zakonshëm.

Simptomë: Ënjtje në qafë

Një ënjtje ose zgjerim në qafë është një e dhënë e dukshme se diçka nuk shkon me tiroiden. Një guterie (fryrje e qafës) mund të ndodhë si me hipotiroidizmin, ashtu dhe me ose hipertiroidizmin. Ndonjëherë ënjtja në qafë mund të vijë si pasojë e kancer-it të tiroides ose nodul-ës, gunga të cilat zhvillohen brenda tiroides. Ënjtja mund të jetë edhe pasojë e një shkaku që nuk lidhet me tiroiden.

Simptomë: Ndryshime të normës së rrahjes së zemrës

E vërteta rreth vajit të arrave të kokosit

Vaj i kokosit, sipas raporteve të fundit, është ushqimi që i kuron të gjitha. Pretendimet shprehin me forcë se vaji i kokosit është një ushqim i shëndetshëm që mund të shërojë gjithçka, duke filluar nga funksioni i dobët imunitar, sëmundja e tiroideve deri tek sëmundjet e zemrës, obezitet-i, kancer-i dhe HIV (human immunodeficiency virus).

Kjo do të thotë që ju duhet të investoni tek vaji i kokosit? Jo kaq shpejt.

Provat se vaji i kokosit është super i shëndetshëm nuk janë bindëse dhe këto pretendime duket të jenë më tepër dëshmi njerëzore sasa prova klinik-e.

Dariush Mozaffarian, Dr.Prof. në Fakultetin e Mjekësisë – Departamenti i  Shëndetit Publik të Harvardit, thotë se provat rreth ecurisë së sëmundjeve (duke marrë vaj kokosi) janë shumë të cekëta. “E vetmja gjë që është studiuar mirë është ndikimi i vajit të kokosit në nivelin e kolesterolit dhe rezultatet janë intriguese, por ende nuk e dimë nëse kjo është e dëmshme apo e dobishme”, thotë Mozaffarian.

As Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) e as udhëzuesi dietik i 2010-tës i Qeverisë së SHBA nuk këshillojnë se vaji i kokosit është më i mirë apo i preferueshëm se sa yndyrnat e tjera të ngopura. Vaji i kokosit, si të gjitha yndyrnat e ngopura, duhet të kufizohen në 7%-10% të kalorive të marra për shkak se ai mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sipas AHA dhe Udhëzuesit Dietik të vitit 2010.

Çfarë është vaji i kokosit?

Vaji i pastër, i virgjër i kokosit, që nuk përmban asnjë hidrogjenezë (procesi i shtimit të hidrogjenit për ta kthyer një yndyrë të lëngshme në të ngurtë ), përmban 92 % yndyrna të ngopura, shumën më të lartë të yndyrave të ngopura nga çdo yndyrë tjetër.

Thellë në mitër, embrion-i rritet me shpejtësi të madhe. Tani, ai është me madhësinë e një fare susami dhe duket më shumë si një fulterëz se si njeri. Embrioni përbëhet nga tre shtresa: ektodermë, mezodermë dhe endodermë, të cilat më pas do të formojnë të gjitha organ-et dhe indet e tij.

Gypi nervor nga i cili do të shpërhapen truri i foshnjës, palca e kurrizit, nervat dhe kolona vertebrore, fillon të krijohet në shtresën e sipërme të quajtur ektodermë. Kjo shtresë do të fillojë rritjen edhe të lëkurës, flokëve, thonjve, gjëndrave të qumështit e të djersës dhe smalti-t të dhëmbëve.2

Zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjaku-t fillojnë të formohen në shtresën e mesme ose në mezodermë. Në fakt, këtë javë zemra e vogël fillon të ndahet në dhomëza dhe të rrahë e të pompojë gjak. Mezoderma do të formojë edhe muskujt, kërc-et, eshtrat dhe indet e nënlëkurës.

Shtresa e tretë ose endoderma, do të strehojë mushkëritë, zorrët dhe sistemin rudimentar të urinimit, si dhe tiroidet, mëlçinë, dhe pankreas-in. Ndërkohë, fillojnë të funksionojnë placenta primitiv-e dhe kordoni i kërthizës (kordoni umbilikal), i cili i dërgon foshnjës ushqim dhe oksigjen.

Si ndryshon jeta juaj:

Ju mund të vini re tashmë disa shqetësime që lidhen me shtatzëninë. Shumë gra tregojnë për gjinj të pezmatuar, lodhje dhe urinim të shpeshtë duke filluar që në javët e para. Gjithashtu, mund të keni të përziera, megjithëse më shumë ka të ngjarë që këto të shfaqen gjatë javëve të ardhshme.

Bota jashtë nuk do të shohë ndonjë shenjë të zhvillimeve dramatike që ndodhin brenda jush, përveçse ndoshta që ju refuzoni ndonjë gotë verë gjatë darkës. Është e rëndësishme ta shmangni alkool-in gjatë shtatzënisë, meqenëse askush nuk e di saktësisht se sa mund ta dëmtojë ai një foshnjë në zhvillim e sipër.

Informacion i përgjithshëm

Rënia e flokëve mund të jetë normale (rënia e trashëguar e flokëve), ose anormal-e, që zakonisht është e përkohshme. Humbja e flokëve mund të prekë meshkujt, gratë dhe fëmijët dhe ekzistojnë një sërë arsyesh që kontribuojnë në të.

Rënia e trashëguar e flokëve – Lloji më i zakonshëm i rënies së flokëve tek meshkujt është “modeli mashkullor tullac” ose ndikimi hormonal androgjene-tik, që është edhe shkaku i 95% të rasteve të rënies të flokëve tek meshkujt. Ajo zakonisht fillon rreth moshës 30 vjeçare, por mund të ndodhë në çdo kohë pas pubertet-it. Modeli i rënies së flokëve, është përcaktuar që të jetë gjenetike. Gratë gjithashtu mund të përjetojnë “ndikimin hormonal androgjenetik”, por rënia e flokëve tek femrat është ndryshe në krahasim me meshkujt. Zakonisht fillon rreth moshës 30 vjeçare dhe bëhet e dukshme në moshën 40 vjeçare. Në disa raste mund të jetë akoma dhe më e dukshme pas menopauzë-s.

Rënia e përkohshme e flokëve - Ka shumë shkaqe të përkohshme të rënies së flokëve, që janë:

  • Lindja e fëmijës; kur gruaja është shtatzënë pëson rënien e flokëve më pak se zakonisht, por pas dy–tre muajsh pasi ajo të ketë lindur, vihet re një sasi e madhe e rënies së flokëve;
  • Temperatura e lartë, një infeksion i rëndë ose grip;
  • Sëmundja e tiroides;
  • Pamjaftueshmëria e proteinave në dietën tuaj ose mbajtja e një diete ekstreme;
  • Disa ilaçe, që përfshijnë pilulën kontraceptive;
  • Trajtimi i kancer-it;
  • Mungesa e hekurit;
  • Shkaqet psikologjike; si p.sh. çrregullimi i pandreqshëm ose stresi i rëndë;
  • Kirurgji-a ose sëmundjet kronike;
  • Infeksionet fungale të kokës;
  • Dëmtimi nga tërheqja e fortë e flokëve dhe nga hekuri (pjastra);
  • Dëmtimi kimik nga produktet e flokëve.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse humbja juaj e flokëve është e papritur;
  • Nëse koka juaj duket e skuqur, me luspa dhe e kruajtshme;
  • Nëse ju kohët e fundit keni lindur dhe keni humbje të flokëve;
  • Nëse ju kohët e fundit keni filluar një mjekim të ri ose keni patur kemioterapi;
  • Nëse ju keni sëmundjen e tiroides, një mungesë ushqimi dhe një sëmundje autoimune (autoimune çrregullime);

Vitiligo është një çrregullim i pigmentimit të lëkurës që karakterizohet nga njolla të bardha të dhimbshme në pjesë të ndryshme të trupit. Edhe flokët në zonën e prekur mund të kthehen në të bardhë.

Zonat e bardha lindin për shkak të humbjes së pigment-it, melaninë-s që i jep lëkurës ngjyrën dhe e mbron atë nga rrezet ultraviolet të diellit (UV). Melanina prodhohet normalisht nga qelizat e lëkurës (melanocite).

Vitiligo nuk është ngjitëse. Ajo është një gjendje e përbashkët që prek rreth 1% të njerëzve në mbarë botën. Vitiligo mund të shfaqet në grup-mosha të ndryshme, por zakonisht fillon të shfaqet mes moshës 10 dhe 30 vjeçare. Vitiligo përgjithësisht ndikon tek burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë.

Simptomat

Vitiligo për herë të parë vihet re nga shfaqja e pikave të bardha në lëkurë. Pikat e bardha, zakonisht konstatohen në zonat e trupit që janë të ekspozuara ndaj diellit, siç janë: duart, krahët, fytyra dhe buzët. Megjithatë, vitiligo mund të shfaqet edhe në zonat, siç janë:  sqetullat, sytë, hunda dhe pjesët gjenital-e.

Përveç kësaj, disa njerëz do të vënë re pikat e bardha që shfaqen në brendësi të gojës dhe madje praninë e thinjave të parakohshme të flokëve, vetullave dhe qerpikëve.

Nuk ka asnjë mënyrë për të treguar nëse gjëndja do të përhapet, megjithatë pika të tjera mund të shfaqen në pjesë të tjera të trupit. Kjo mund të ndodhë ngadalë, por për disa njerëz kjo ndodh shpejt. Faktorë të tillë si stresi, sëmundjet fizike, shtatzënia dhe djegie-t e rënda nga dielli mund të shkaktojnë një përkeqësim të vitiligos.

Njerëzit me vitiligo, pa përdorur ndonjë trajtim mund të vënë re se pikat e bardha ndonjëherë ndalojnë së formuari. Pikat e bardha mund t’i rikthehen ngjyrës normale të lëkurës, megjithatë, kjo është e rrallë dhe zakonisht nuk ndodh në të gjitha zonat e prekura.

Çfarë e shkakton vitiligon?

Shkaku i vitiligos nuk është plotësisht i ditur, por ekzistojnë një sërë teorish dhe kërkimet janë në vazhdimësi.