Trajtimet e kancerit të zorrëve

Fazat e kancerit të zorrëve

Ekzistojnë disa sisteme për të përcaktuar fazat e kancerit të zorrëve. I pari është sistemi ACPS, i treguar më poshtë:

Stadi A – Kanceri gjendet vetëm në muret e zorrës.

Stadi B – Kanceri është përhapur në sipërfaqen e jashtme të mureve të zorrës.

Stadi C – Kanceri është përhapur në nyja limfatike në afërsi të zorrës.

Stadi D – Kanceri është përhapur përtej nyjeve limfatike, në zona të tjera të trupi si mëlçia apo mushkëritë.

Një sistem tjetër i përdorur është ai që quhet sistemi TNM. Ky sistem tregon sa i përhapur është tumor-i (T) në muret e zorrës; a janë infektuar nyjet limfatike (N) dhe a është përhapur kanceri në zona të tjera të trupit (metastazë-M). Në sistemin TNM, çdo shkronje i bashkëngjitet një numër, i cili tregon sa ka përparuar kanceri.

Ndoshta do të dëgjoni edhe për sistemin Dukes, i cili është një sistem më i vjetër, i ngjashëm me sistemin ACPS.

Trajtimi

Trajtimi kryesor për kancerin e zorrës është ndërhyrja kirurgjik-ale. Mund t’ju nevojitet edhe kemioterapi apo radioterapi. Mund t’ju nevojitet vetëm njëra prej tyre, por ndonjëherë mund të nevojitet një kombinim i tyre.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ekzistojnë disa lloje të ndërhyrjeve për kancerin e zorrës. Secila prej tyre do të përcaktohet nga vendndodhja e kancerit në zorrë, nga lloji dhe madhësia e kancerit dhe nga përhapja e tij. Doktori do të marrë në konsideratë edhe moshën dhe shëndetin tuaj.

Kirurgji minimalisht invazive

Me termin kirurgji minimalisht invazive, e quajtur ndryshe edhe vrima e çelësit apo kirurgji laparoskopike duhet të kuptojmë një teknikë kirurgjikale, e cila përbëhet prej disa çarje të vogla në vend të një prerjeje të madhe në abdomen.

Kirurg-u fut një tub të hollë dhe fleksibël, i quajtur laparoskop, në një nga çarjet. Laparoskopi ka një dritë dhe një kamera, në mënyrë që kirurgu të shohë brenda abdomen-it dhe të heqë kancerin. Kjo teknikë zakonisht ka më pak dhimbje dhe më pak shenja, një rrezik më të vogël për infeksione dhe shërim më të shpejtë, duke kaluar më pak kohë në spital.

Kanceri i gjirit: Trajtimet

Trajtimi i kancerit të gjirit përgjithësisht do të fillojë pasi gjendja juaj shëndetësore ka qenë e vlerësuar plotësisht sepse lloje të ndryshme të kancerit të gjirit kërkojnë trajtim të ndryshëm. Një numër faktorësh duhet të merren në konsideratë në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm për ju. Kampionët e marrë nga një biopsi mund të përdoren për të gjetur nëse qelizat kanceroze kanë receptor estrogjen ose progesteron.

Mjekët nevojitet të gjejnë nëse kancer-i është përhapur në nyja limfatike nën krahun tuaj ose mbi kockën e qafës ose kudo tjetër në trup. Faktorë të tjerë për t’u marrë në konsideratë kur zgjidhet trajtimi më i përshtatshëm janë madhësia e bllokut të qelizave dhe sa shpejt ai rritet. Fakti nëse e keni kaluar menopauzë-n apo jo mund të ndikojë po ashtu në trajtim.

Alternativat e trajtimit

Alternativat e trajtimit përfshijnë ndërhyrjen kirurgjik-ale për të hequr ose bllokun e qelizave ose tërë gjirin, radioterapi-në dhe terapitë suplementare hormonale apo kemioterapinë.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ajo përfshin ose heqjen e të gjithë gjirit (mastektomi) ose vetëm bllokun e qelizave dhe një zonë të indit normal që rrethon atë (lumpektomi). Një lumpektomi është një ndërhyrje kirurgjikale që e ruan gjirin. Llojet të tjera të ndërhyrjes kirurgjikale janë mastektomia e pjesshme ose një prerje e gjerë në të cilën hiqet më shumë ind i shëndetshëm dhe kuadrantektomia në të cilën hiqet një e katërta e gjirit.

Ndërhyrja kirurgjikale që e ruan gjirin

Studimet kanë treguar se në kancerin e hershëm të gjirit, lumpektomia (heqja e tumori-t) e pasuar nga një trajtim me rrezatim ka pothuaj të njëjtën shkallë kurim-i të suksesshëm sa edhe mastektomia (heqja e të tërë gjirit). Kirurgjia që e ruan gjirin me heqje të nyjeve limfatike, e pasuar nga radioterapia e gjirit është trajtimi më i zakonshëm i përdorur për kancerin e gjirit të zbuluar herët. Ideja është që të largohen qelizat kanceroze para se ato të mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Nyjat limfatike dhe limfoedema