Ndryshimet e zërit

Ndryshimet e zërit ndodhin dhe shpesh lidhen me një sërë sëmundjesh të vogla. Pjesa më e madhe prej nesh ka përjetuar ndryshimet e zërit, veçanërisht gjatë infeksioneve të fytit.

Por ndonjëherë një ndryshim në zë mund të jetë shenjë e një problemi më serioz.

Tingulli që ne nxjerrim kur flasim ose këndojmë prodhohet në laring, dhe nganjëherë është e njohur me emrin kutia e zërit, një strukturë që gjendet në fyt ndërmjet pjesës së pasme të gjuhës dhe trakesë (laringut). Çdo sasi ajri që ne thithim dhe që shkon në mushkëri kalon më parë në fyt.

Laringu është organi përgjegjës për respiracion-in, mbrojtjen e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Tumor-et malinj-e të laringut do të prekin këto funksione dhe manifestimet klinik-e do të jenë në varësi të madhësisë dhe vendosjes së masës tumoral-e. Kështu p.sh. një pacient me tumor supraglotik (supraglotis) mund të mbetet asimptomatik për një kohë të gjatë derisa tumori të arrijë përmasa të mëdha dhe të japë bllokim të frymëmarjes ose mund të ndodhë që një limfo-nodul metastatik të jetë shenja e parë klinike që e sjell pacientin tek mjeku. Pacientët me tumore glotike paraqiten herët pasi ngjirja është një simptomë që shfaqet shpejt. Tumoret subglotike janë të rralla dhe mund të paraqiten me stridor ose hemoptizi.

Infeksioni i laringut shkaktohet nga të ftohtit dhe fyti i tharë. Në qoftë se nuk çon në bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, nuk është problem serioz. Shenjat më të përgjithshme janë humbja e zërit dhe ngjirja. Fëmija mund ta ketë të vështirë dhe të dhimbshme që të gëlltitet, mund të ketë kollë të thatë dhe ethe të lehta. Shumica e rasteve të laringit-it nuk zgjasin. Fëmija duhet të pushojë mundësisht në një mjedis të lagësht, ku të qarkullojë ajri. Jepini shumë lëngje dhe mos e lini të flasë shumë. Nëse temperatura vazhdon, ka nevojë për antibiotikët. Sigurohuni që nuk është i nxehtë dhe nëse vini re shenja të bllokimit, lajmëroni mjekun.

Teknika kirurgjikale speciale për kancerin

Kur shumica e njerëzve mendojnë për kirurgjinë, ata përfytyrojnë një mjek që përdor bisturinë dhe instrumente të tjerë kirurgjikalë për të prerë, larguar, riparuar ose zëvendësuar pjesë të trupit të prekura nga sëmundja. Por teknikat më të reja që përdorin lloje të ndryshëm instrumentesh e kanë zgjeruar konceptin e kirurgjisë. Disa nga këto teknika përshkruhen më poshtë.

Kirurgjia me lazer

Lazeri është një tufë e fuqishme shumë e fokusuar e energjisë dritore që mund të përdoret për punë shumë të saktë kirurgjikale, si riparimi i retinës (retina) së dëmtuar në një sy. Ai mund të përdoret në vend të bisturisë për të prerë indet. Gjithashtu mund të përdoret për të avulluar (djegur dhe shkatërruar) disa lloje kanceri të qafës së mitrës, laringu-t, mëlçisë, mushkërive, rektumit dhe lëkurës.

Disa ndërhyrje kirurgjikale me lazer kanë më pak prerje e dëmtime. P.sh. me fibrat optike lazeri mund të drejtohet brenda një hapje në një trup pa pasur nevojë për një prerje të madhe. Pastaj ai drejtohet me saktësi për të shkatërruar një tumor. Gjithashtu lazeri përdoret në një lloj operacioni kirurgjikal që quhet foto amputim ose foto koagulim. Kjo do të thotë që lazeri përdoret për të shkatërruar indin apo për të vulosur indet dhe enët e gjaku-t. Kjo lloj kirurgjie përdoret për të qetësuar simptomat, si atëherë kur tumoret e mëdhenj bllokojnë trakenë (trakeja) ose ezofag-un, duke shkaktuar probleme në frymëmarrje apo ngrënie.

Kriokirurgjia

Kriokirurgjia përdor sprucim me azot të lëngshëm ose një sondë shumë të ftohtë për të ngrirë dhe për të vrarë qelizat jo normale. Kjo teknikë ndonjëherë përdoret për të trajtuar gjendjet para kanceroze, si ato që prekin qafën e mitrës, lëkurën apo penis-in. Gjithashtu përdoret për të trajtuar disa lloje kanceri siç janë ato të mëlçisë dhe prostatës (prostata). Një skanim përdoret për të drejtuar sondën dhe për të parë ngrirjen e qelizave. Kjo e kufizon dëmtimin e indit të shëndetshëm aty afër.

Elektrokirurgjia

Grykët: Simptomat dhe trajtimi

Grykët përbëjnë një infeksion të kutisë së zërit (laringu) dhe të kanalit të frymëmarrjes (trakeja), në të cilën rrugët e frymëmarrjes ngushtohen dhe bllokohen pjesërisht. Bllokimi rezulton në kolaps të pjesshëm të rrugëve të frymëmarrjes kur fëmija merr frymë (ngjan zhurma e një pipe kashte) dhe të çon në vështirësi në frymëmarrje dhe në kollë me gulçima të rënda. Është një sëmundje e fëmijëve të vegjël zakonisht deri në 3 vjeç. Nuk është e zakonshme tek fëmijët më të rritur, sepse me rritjen e fëmijëve, madhësia dhe fortësia e kanalit të frymëmarrjes rritet. Fëmijët e vegjël që i kanë kanalet e frymëmarrjes të vogla dhe të buta janë më të prekur.

Çfarë i shkakton grykët?

Grykët shkaktohen zakonisht nga infeksione virale.

Cilat janë simptomat e grykëve?

Grykët fillojnë si një e ftohur e zakonshme. Fëmija mund të ketë pak ethe, fyt të skuqur dhe rrufë. Pas disa ditësh (shpesh fillon natën) zhvillohen gulçima, kollë e fortë, zë i ngjirur e vështirësi në frymëmarrje nga hundët. Kjo mund të zgjasë për disa orë dhe ndalon duke u rikthyer përsëri për të vazhduar disa netë me rradhë. Fëmija juaj mund të ketë vështirësi në frymëmarrje, kryesisht në thithjen e ajrit. Fëmija mund të mërzitet dhe të qajë. E qara dhe mërzitja e përkeqësojnë kollën dhe vështirëson frymëmarrjen. Kolla fillon gjatë natës sepse ajri është më i ftohtë dhe zakonisht zgjat rreth dy orë. Gjendja është më e keqe në ditët e para.

Trajtimi i grykëve

Nëse fëmija ka grykët është e rëndësishme ta dërgoni te mjeku për kontroll. Mjeku mund të japë me recetë një suspension steroid ose steriode të inhaluara edhe nëse grykët nuk janë shumë të acaruara dhe kjo për të parandaluar përkeqësimin e simptomave. Këto ilaçe janë zakonisht efektive, por në situata emergjente të grykëve fëmijët duhet të marrin trajtim spitalor. Në disa raste të grykëve, kur situata mund të kërcënojë jetën, duhet të merrni në telefon urgjencën në mënyrë që fëmija të marrë trajtim emergjent, siç është edhe administrimi i adrenalinë-s së nebulizuar.

Si mund të ndihmoni fëmijën tuaj