Thuhet se çokollata e zezë mund t'ju bëjë mirë për zemrën. Një studim i ri na zbulon pse

Hulumtuesit në Universitetin e Luizianës, testuan pluhurin e kakaos në një model trakti digjestiv dhe zbuluan se disa baktere në stomak hanë çokollatë të zezë, e fermentojnë atë dhe më pas prodhojnë përbërje anti -inflamatore që i bëjnë mirë zemrës.

Studimi ishte planifikuar për prezantim në një takim të Shoqatës Kimike Amerikane në Dallas.

“Ne kemi gjetur se ekzistojnë dy lloje mikrobesh në zorrë: ato të mira dhe të këqia”, tha Mary Moore, një student që po mbron diplomën dhe një nga autorët e studimit, në një njoftim për shtyp të shoqatës.

“Mikrobet e mira, të tilla si bifidobakteria dhe bakteret e acidit laktik (LAKTIK Acidi) ushqehen me çokollatë”, tha Moore në deklaratën për shtyp. “Kur ju hani çokollatë të zezë, këto baktere rriten dhe e fermentojnë atë, duke prodhuar përbërje që janë anti-inflamatore”.

Kryesuesi i studimit John Finley, një profesor në departamentin e shkencës së ushqimit në po të njëjtin universitet, tha: “Kur këto përbërje përthithen nga organizmi, ato ulin inflamacion-in e indeve kardiovaskulare, duke zvogëluar rrezikun, në terma afatgjata, të goditjeve në tru”.
Finley shtoi se ai beson se ky është studimi i parë që shqyrton efektet e çokollatës së zezë mbi llojet e ndryshme të baktereve në stomak.

Hulumtuesit gjetën gjithashtu prova se njerëzit mund të marrin edhe më shumë përfitime shëndetësore, nëse ata hanë çokollatë të zezë, të shoqëruar me fruta të ngurta si shega dhe acai (një lloj boronice).

Të dhënat dhe konkluzionet e paraqitura në këto takime, tipikisht konsiderohen paraprake, deri në momentin kur të publikohen në një revistë shkencore që analizohet nga specialistët e fushës.

Trajtimi i kancerit të ezofagut

Pasi pacienti është diagnostikuar me kancer të ezofagut, mjeku do të dojë që ju t’i nënshtroheni më shumë testeve, për të përcaktuar nëse qelizat e kancerit janë përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Mjekët e quajnë këtë “përcaktim të fazave”. Kanceri ezofagut mund të trajtohet më mirë në qoftë se diagnostikohet në  faza të hershme, para se të jetë përhapur në pjesë të tjera të trupit. Kjo është arsyeja pse njerëzit me ezofag të tipit Barret, që i ekspozon më shumë ndaj kancerit të ezofagut se sa njerëzit e tjerë, ekzaminohen rregullisht në mënyrë që kanceri të diagnostikohet herët dhe t’i japin një shans të mirë kirurgjisë për ta kuruar atë.

Megjithatë, kanceri i ezofagut ka shumë pak simptoma në fazën e hershme dhe shpesh shfaqet në një fazë të zhvilluar, para se të jenë identifikuar simptoma të njohura. Trajtimi i kancerit të ezofagut do të varet nga madhësia, nëse është i përhapur dhe mosha e gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit.

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut ose të lehtësimit të simptomave përfshijnë sa më poshtë vijon:

Kirurgjinë për ta hequr e prerë kancerin. Kirurg-u mund të heqë pjesën e prekur nga kanceri ose të gjithë ezofagun: kjo quhet një ezofagektomi. Ndonjëherë hiqet edhe pjesa e sipërme e stomaku-t. Gjithashtu, hiqen edhe nyja limfatike dhe indet tjera në zonë për të parandaluar përhapjen e qelizave të kancerit në pjesë të tjera të trupit. Nëse pritet një pjesë e ezofagut, atëherë kirurgu do të ketë mundësi të lidhë pjesën e shëndoshë të ezofagut në stomak, në mënyrë që personi të mund të gëlltisë. Ndonjëherë kirurgu krijon një tub që lidh stomakun me atë pak pjesë të ezofagut që ka mbetur pas operacionit.

Në rastet kur kanceri e bllokon ezofagun, kirurgu mund të fusë një tub që zgjerohet (të quajtur stendë) për të mbajtur ezofagun të hapur. Mund të përdoren edhe rrezet lazer për të shkatërruar qelizat e kancerit në ezofag.