Njohuri suplementare për kolesterolin dhe trigliceridet

Kur përpiqeni të ulni kolesterol-in ose trigliceridet, ju mund të përfundoni në një dyqan vitaminash përballë dhjetëra plotësuesish ushqimorë. Cilët prej tyre ia vlen të provoni?

Vaji peshkut. Ky plotësues mund të ndihmojë për të ulur nivelet e triglicerideve në sajë të acideve omega-3 që ka në përbërje, siç janë EPA (acidi eicosapentaenoic) dhe DHA (acidi docosahexaenoic).

Mjaft të dini se marrja e sasisë së omega-3 që ju keni nevojë nga plotësuesit do të shtojë kalori në dietën tuaj, kështu që kini kujdes shtesën në peshë. Ju do t’ju nevojiten 2-4 gr. vaj peshku në ditë. Vaji i peshkut është me yndyrë kështu që sigurohuni të kontrolloni etiketën për të mësuar sa kalori do të shtoni në sasinë totale. Disa shqetësohen për nivelet e larta të merkurit ose ndotësve të tjerë kur zgjedhin plotësues të vajit të peshkut. Pyesni mjekun se cilat janë të parrezikshme për t’i provuar.

Ushqimet me fibra. Fibrat janë një shkatërrues i mrekullueshëm i kolesterolit dhe pjesë e një diete të shëndetshme. Gjithashtu, fibrat ndihmojnë për të ulur trigliceridet, veçanërisht tek personat me diabet të tipit II. Në qoftë se ju nuk merrni apo nuk mundeni të merrni mjaftueshëm fibra nga ushqimet, si perimet, frutat dhe drithërat integrale, këshillohuni me mjekun për disa bimë medicinale që mund t’i mbushin boshllëqet. Si të gjithë fibrat mund t’ju duhet në këtë rast të shkoni më shpesh në banjë.

Plotësuesit e proteinave nga soja. Soja mund të ulë nivelet e kolesterolit në përgjithësi dhe të përmirësojë nivelet e lipoproteinë-s me densitet të lartë ose të “kolesterolit të mirë”. Ngrënia e proteinave të sojës në vend të proteinave shtazore (si mish dhe bulmetra plot yndyrë), mund të ndihmojë gjithashtu për të ulur nivelin e lipoproteinë-s me densitet të ulët ose të “kolesterolit të keq” dhe nivelet totale të kolesterolit.

Tablo e përzier

shendeti-zemres

Një zemër e shëndetshme ndihmon për të siguruar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Mbajtja e një diete të dobët, duhani dhe mungesa e të ushtruarit ndikojnë tek zemra, edhe pse simptomat mund të qëndrojnë të fshehura për shumë vite. Sëmundja kardiovaskular-e është problemi kryesor shëndetësor. Sëmundja koronare e zemrës është shkaku më i përhapur i vdekjeve.

Dy mënyrat, nëpërmjet së cilës mund të vlerësohet shëndeti i zemrës është nëpërmjet monitorimit të presionit të gjakut dhe nivelit të kolesterol-it. Nëse ndonjëra prej këtyre është e lartë, atëherë sinjalizon nevojën për një ndryshim jetese dhe mundësisht nevojën për ilaçe, për të rikthyer shëndetin. Kontrollet e rregullta janë mënyra e vetme e vlerësimit të presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë.

Presioni i lartë i gjakut

Çdo njeri ka presion gjaku. Është presioni në arterie, i krijuar nga pompimi që bën zemra për qarkullimin e gjakut në trup. Presioni i gjakut është përcaktuar nëpërmjet 2 masave: presionit sistolik dhe presionit diastolik. P.sh. nëse presioni sistolik është 130 dhe presioni diastolik është 85, atëherë ajo shënohet 130/85. Në mënyrë korrekte ajo shënohet 130/85 mmHg.

Presioni normal i gjakut në përgjithësi është më pak se 130/85. Kur presioni i gjakut rritet mbi 140/90 në një bazë të rregullt, kjo është quajtur presion i lartë i gjakut ose hipertension. Sa më i lartë që të jetë presioni i gjakut, aq më të vështirë e ka punën zemra për të shtyrë gjakun drejt arterie-ve. Kjo eventualisht dëmton zemrën dhe enët e gjakut, duke rritur edhe rrezikun e sëmundjes së zemrës ose atakut.

Kolesteroli i lartë

Kolesteroli është lloji i yndyrave që gjendet në gjak dhe ka shumë funksione të rëndësishme në trup. Edhe pse pjesa më e madhe e kolesterolit vjen nga dietat tona, pjesa më e madhe është krijuar nga trupi jonë. Me kalimin e kohës, shumë kolesterol në gjak krijon atë që quhet aterosklerozë.

Kolesteroli: Cili është objektivi juaj?

Kolesterol-i është një tip yndyre i gjetur në gjak. Edhe pse është i nevojshëm për jetën, kolesteroli njihet si faktor i rrezikshëm i sëmundjeve kardiovaskular-e.

Edhe pse njohja e totalit të nivelit të kolesterolit është e rëndësishme, është gjithashtu jetësore matja e nivelit të llojeve të ndryshme të kolesterolit: lipoproteinë-s me dendësi të lartë (HDL), e njohur si kolesteroli “i mirë” dhe lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL), e njohur si kolesteroli “i keq”.

Nivelet e larta të HDL-së mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga ngjarje të padëshirueshme kardiovaskulare të tilla si ataku në zemër ose goditja në tru, ndërkohë që nivelet e larta të LDL-së ju vënë në rrezik më të madh ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Një analizë gjaku mund të përcaktojë nivelin total të kolesterolit LDL dhe HDL. Të gjitha këto matje mund të lejojnë doktorin që të kuptojë nëse duhet të ndryshoni mënyrën e jetesës ose nëse duhet të merrni ilaçe për të rregulluar nivelin e kolesterolit dhe për të ndaluar rrezikun e  sëmundjeve kardiovaskulare.

Faktorët që ndikojnë në nivelet e kolesterolit

Nivelet e kolesterolit varen nga një numër faktorësh, duke përfshirë faktorët gjenetikë, peshën, nivelin e aktivitetit fizik dhe tipet e ushqimeve që konsumoni. Nëse diagnostikoheni me kolesterol të lartë duhet të provoni që të ulni nivelin e kolesterolit duke ngrënë ushqime pa yndyrë dhe duke u marrë rregullisht me ushtrime. Ilaçet gjithashtu janë të nevojshme për të çuar kolesterolin në një nivel të pranueshëm.

Cili është niveli i pranueshëm i kolesterolit?

Objektivat e kolesterolit variojnë, pasi ato varen nga niveli i faktorëve të tjerë të rrezikshëm që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare.

Në 2005 Fondacioni i Zemrës në Australi përcaktoi gjendjen e menaxhimit të lipide-ve ku në udhëzimin përkatës theksoi se cilat janë objektivat e mjekimit për kolesterolin. Prandaj doktori nuk e sheh nivelin e kolestrolit të izoluar nga çështjet e tjera.

Stresi mban yndyrat shkatërruese të zemrës më gjatë në gjak

Stresi mund të ngadalësojë pastrimin e yndyrave të dëmshme që janë të lidhura me sëmundjen e zemrës nga qarkullimi i gjaku-t.

Ky është një zbulim nga një studim i ri, që tregon se periudhat afatshkurtra të stresit psikologjik tek njerëzit mund të shkaktojnë atë që trupit t’i duhet më shumë kohë për të pastruar trigliceridet, që janë yndyra që dëmtojnë zemrën.

Ngrënia e vakteve ose ushqimeve të pasura me yndyrat, gjatë periudhave të stresit, mund të çojnë në qarkullimin e yndyrave të dëmshme në lëkurë për një kohë më të gjatë sesa normalja.

Mjekët e dinë që nivelet e larta të dëmshme të yndyrave rrisin rrezikun e personit për sëmundjen e zemrës.

Gjatë sesioneve të stresit, pjesëtarët bënin veprime të ndryshme, të vazhdueshme për 40 minuta. Gjatë sesioneve jo stresuese, njerëzit qëndronin në qetësi për 40 minuta. Mostra gjaku u morën në të dyja rastet.

Detyrat e përdorura në seancën e stresit janë teste laboratorike standarde që kanë treguar se shkaktojnë rritjen e presionit të gjakut dhe normën e zemrës, kur kryhen për periudha të zgjatura kohore.

Rezultatet nga mostrat e gjakut treguan se trigliceridet e dëmshme u pastruan dukshëm më shpejt nga gjaku në sesionin jostresues sesa në atë stresues.

Trigliceridet janë një nga dy llojet kryesore të yndyrave që gjenden në gjak. Lloji tjetër është kolesteroli. Kur bëni testin e kolesterol-it, laboratori gjithashtu mund të masë edhe nivelin e triglicerideve.

Është mirë për të gjithë të rriturit që të masin të paktën njëherë në jetën e tyre nivelin e triglicerideve. Nëse nivelet janë të ulëta dhe ju nuk ndryshoni dietën ose të ushtruarit, nuk do të jetë e nevojshme që t’i kontrolloni ato përsëri, të paktën për një kohë të caktuar. Por nëse nivelet janë shumë të larta, mjeku mund t’ju këshillojë në lidhje me menaxhimin e kolesterolit.

Dieta mesdhetare ul rrezikun e sindromës metabolike

Të qëndruarit afër “Dietës Mediterriane” ka një impakt të konsiderueshëm në ngadalësimin e zhvillimit të sindromës metabolike, sugjeroi një studim.

Sindroma metabolike është një grup kushtesh që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabet-it. Këto kushte përfshijnë obezitet-in abdominal (trashja e barkut), ngritjen e nivelit të triglicerideve të gjakut dhe përshpejtimin e nivelit të glukozës, si dhe presionin e lartë të gjakut.

Ngrënia e një diete të pasur me vaj ulliri, peshk, fruta, zarzavate dhe bishtaja është e lidhur me një mundësi të ulët në zhvillimin e sindromës metabolike, në bazë të analizave të 50 studimeve me më shumë se një milion pjesëtarë.

Kërkuesit gjetën një zvogëlim prej 31% në rrezikun e sindromës metabolike në njerëzit që qëndronin tek dieta, që gjithashtu kishin komponentë të sindromës metabolike – trashje të barkut, glukozë në metabolizëm dhe presion të lartë gjaku.

11 mënyra për të pakësuar kolesterolin tuaj kur jeni esëll

Si është kolesteroli juaj? Në qoftë se mendoni që leximi normal që keni pasur në vitin 2004, bën që ende të jeni në rregull, mendoni përsëri: Nivelet e substancës së mpiksjes së arterie-ve shpesh rriten me kalimin e moshës. Kardiolog-ët thonë që çdo njeri në moshën 20 vjeç e më tepër duhet të kontrollohet për kolesterol të lartë, të paktën një herë në pesë vjet, me ekzaminime më të shpeshta për një person që mendohet me risk të lartë për sëmundjet e zemrës.

Lajmi i mirë? Në qoftë se kolesteroli juaj esëll në total është 200 ose në qoftë se kolesteroli juaj “i keq” nuk është atje ku duhet, çuarja e tij në një nivel më të ulët mund të jetë më e lehtë nga sa ju e mendoni. Në fakt, me modifikime të thjeshta të mënyrës së jetesës dhe në qoftë e nevojshme me mjekimin e përshtatshëm, njerëzit shohin shpesh një reduktim të konsiderueshëm të kolesterolit brenda gjashtë javëve.

Më poshtë keni 11 udhëzime të ekspert-ëve se si ta ulni kolesterolin tuaj esëll.

1. Caktoni një objektiv

Ju e dini se duhet ta çoni më ulët kolesterolin tuaj, por si duhet të veproni? Kjo varet nga disa faktorë, duke përfshirë historinë tuaj personale ose familjare si edhe faktin nëse keni faktorë risku kardiovaskular, si obezitet-i, presioni i lartë i gjaku-t dhe duhanpirja.

Në qoftë se risku juaj konsiderohet i lartë, shumica e mjekëve do të caktonte një objektiv të kolesterolit të “keq” prej më pak se 70. Në qoftë se risku për ju është i moderuar një objektiv prej 130 është në përgjithësi i mirë. Në qoftë se risku për ju është i ulët vlera prej më pak se 160 është një objektiv i arsyeshëm. Tendenca tani është që njerëzit të trajtohen më herët veçanërisht në qoftë se kanë dy a më shumë faktorë risku.

 2. Merrni në konsideratë mjekimin

Kontrolli i diabetit - jo i mirë me një dietë të pasur me shumë proteina

Dietat e pasura me proteina nuk janë më efektive, krahasuar me dietat e pasura me karbohidrate për përmirësimin e kontrollit të glicemisë (sheqerit në gjak) në njerëzit e prekur nga diabeti mellitus tipi II, treguan kërkuesit.

Kërkuesit e Institutit të Diabetit krahasuan një dietë të pasur me proteina me një dietë të pasur me karbohidrate në 99 pacientë mbipeshë ose obez-ë me diabet të llojit 2 për 12 muaj.

Pacientët morën këshilla që të ndiqnin një dietë të pasur me pak yndyra në të cilën proteinat përbënin 30% të energjisë totale ose karbohidratet përbënin 55% të energjisë totale.

Nuk kishte asnjë ndryshim ndërmjet dy grupeve në HbA1c, që pësoi rënie nga 0.23 njësi në grupin e lartë të proteinave dhe 0.28 njësi në grupin e lartë të karbohidrateve në 3 muajt e parë (HbA1c, ose hemoglobina e glukozuar, mat sesa i fortë ka qenë kontrolli i sheqerit në gjak gjatë disa muajve të kaluar. Një vlerë më e ulët tregon një kontroll më të rreptë).

Pacientët në grupin e proteinave të larta humbën 2.23 kg të peshës pas 12 muajve, krahasuar me 2.17 kg për ato në grupin e karbohidrateve të larta, një diferencë statistikore jo shumë domethënëse.

Serum-i i triglicerideve, sasia totale e kolesterol-it dhe kolesteroli HDL, të gjitha janë përmirësuar me kalimin e kohës në një masë të ngjashme në të dy grupet.

Asnjë diferencë nuk është gjetur ndërmjet funksionimit të veshkave dhe humbjes së kalcium-it, dhe sugjerimet ishin të pabaza rreth një lidhjeje ndërmjet dietave me proteina të larta dhe një rënieje në funksionin e veshkave dhe rritjes së humbjes së kalciumit, thanë autorët (Diabetologjia 2011; 54:731-40).

Gjetjet në kontrast me studime të tjera tregojnë përmirësime më të mëdha në kontrollin e glicemisë nga dietat me proteina të larta.

“Ne rekomandojmë që testet e ardhshme duhet të fokusohen në zhvillimin e aftësive relevante për të përmirësuar aderimin dietik dhe vetëmenaxhimin në vend, në krahasim me modifikimet e përbërjes dietetike”, thanë ata.

Përdorimet

Skizofreni.

Kundërpërdorimet

Laktacion.

Efektet anësore

Marrje mendsh, dispepsi, konstipacion, fyt i thatë, abnormalitete të enzimave të mëlçisë, asteni e lehtë, rinit, takikardi, anksiozitet, ethe, mialgji, ekzantemë, leukopeni, neutropeni dhe eozinofili. Janë raportuar rrallë rritje të koncentrimeve plazmatike të triglicerideve dhe kolesterol-it, redukim i koncentrimit plazma-tik të hormonit tiroid, prolongim i mundshëm i intervalit QT.

Dozimi

Në ditën e parë  jepen 25 mg nga dy herë në ditë, në ditën e dytë 50 mg dy herë në ditë, në ditën e tretë 100 mg dy herë në ditë, në ditën e katërt 150 mg dy herë në ditë, dhe pastaj duhet modifikuar doza varësisht nga përgjigja terapeutik-e. Dozat e rëndomta sillen prej 300-450 mg në ditë të ndara në dy doza; doza maksimale 750 mg në ditë;

Të moshuarit: fillimisht 25 mg në ditë, duke e rritur dozën shkallë-shkallë për 25-50 mg në ditë.

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta të veshura: 25 mg, 100 mg, 200 mg.

Sëmundja e zemrës, shumë rrallë rezulton vetëm nga një shkak. Ajo më shpesh vjen si pasojë e akumulimit të shumë faktorëve të rrezikut. Është e rëndësishme që t’i dini këto faktorë dhe të punoni për t’i shmangur ose përmirësuar ato.

Një vlerësim për rrezikun e sëmundjes së zemrës bëhet më së miri nga mjeku, i cili mund t’ju këshillojë për mënyrat e reduktimit të faktorëve të rrezikut.

Mënyrat për të reduktuar rrezikun e sëmundjes së zemrës

  • Mbani të ulët nivelin e kolesterol-it dhe triglicerideve;
  • Mbani një peshë të shëndetshme;
  • Nëse keni diabet, sigurohuni që ta kontrolloni atë;
  • Kontrolloni rregullisht presionin e gjakut;
  • Bëhuni fizikisht aktiv; dhe
  • Mos pini duhan.

Mbajtja e kolesterolit në gjak dhe triglicerideve në nivel të ulët

Niveli i kolesterolit në gjak dhe triglicerideve maten si rezultat i një vlerësimi të përgjithshëm për rrezikun e sëmundjes së zemrës. Ato mund të maten nga një test i thjeshtë gjaku.

Për të ndihmuar në mbajtjen e ulët të kolesterolit, mbani mend pikat e mëposhtme:

  • Hani sa më pak yndyra;
  • Mbani një peshë të shëndetshme trupore; dhe
  • Bëhuni aktiv.

Si mund të konsumoj sa më pak yndyra?

  • Përdorni sasi të vogla gjalpi;
  • Shmangni yndyrat nga mishi;
  • Hiqni lëkurën e pulës;
  • Përdorni mish të pjekur në vend të mishit të skuqur;
  • Hani djathë me përmbajtje të ulët yndyre;
  • Përdorni qumësht me sasi të vogël yndyre;
  • Shmangni ushqimet e shpejta dhe të skuqura; dhe
  • Reduktoni sasinë e konsumimit të kekut, biskotave dhe çokollatave.

Si mund të mbaj një peshë të shëndetshme?

  • Shmangni ushqimet që janë të pasura me yndyra; hiqni lëkurën e pulës dhe hani peshk rregullisht;
  • Hani porcione të vogla;
  • Reduktoni sheqerin dhe marrjen e alkool-it;
  • Qëndroni fizikisht aktiv: zgjidhni aktivitete që ju pëlqejnë;
  • Nëse jeni mbipeshë, keni nevojë që të humbni peshë. Por është e rëndësishme që ta bëni atë ngadalë dhe siç duhet. Shmangni dietat që premtojnë një rënie të shpejtë të peshës. Kërkoni këshilla nga mjeku ose dietologu.

Rregullat e përgjithshme për një ngrënie të shëndetshme

  • Bëjini zarzavatet një pjesë të rëndësishme të ushqimit tuaj dhe hajini ato çdo ditë;