art-cikli

Si të gjitha llojet e ushtrimeve me intensitet të moderuar, çiklizmi i rregullt (3 deri në 5 herë në javë për një total prej 150 minutash) do të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, do të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm dhe mundet edhe të ulë rrezikun e disa formave të kancer-it. Çiklizmi do të përmirësojë kapacitetin aerobik dhe durimin, ashtu sikundër do të tonifikojë muskujt si edhe kofshët. Një orë çiklizëm mund të djegë rreth 250 dhe 700 kalori, në varësi të intensitetit. Ai është edhe një zvogëlues i mirë i stresit.

Për ato që mund të jenë mbipeshë ose mund të kenë probleme të nyjeve, gjë e cila i bën të vështira ushtrimet e peshave, çiklizmi është një opsion i mirë i fitnesit.

Përfitimet e mundshme shëndetësore të çiklizmit

Çiklizmi i rregullt në një nivel të shëndetshëm mund të ketë efekte dobiprurëse për organet dhe sistemin e trupit.

Zemra dhe sistemi i qarkullimit

Kur ushtroheni, zemra rreh më fortë dhe pompon më shumë gjak rreth trupit për të furnizuar me oksigjen mjaftueshëm muskujt, në mënyrë që ato të kryejnë punën. Në pushim, zemra pompon 4 litra gjak në minutë, por gjatë aktiviteteve aerobike të moderuara siç është çiklizmi, kjo rritet në afërsisht 20 litra gjak për minutë.

Të ushtruarit në këtë mënyrë e bën zemrën që të jetë më e madhe dhe më e fuqishme. Edhe biceps-i gjatë të ushtruarit bëhet më i madh. Ky lloj ushtrimi gjithashtu ndihmon në parandalimin e krijimit të depozitave dhjamore në arteriet e zemrës (arterie koronare). Kjo është arsyeja se përse njerëzit që marrin pjesë në aktivitete fizike të rregullta kanë një rrezik të ulët të sëmundjes kardiovaskulare krahasuar me ato që nuk marrin pjesë.

Presioni i gjakut

Aktivitetet e rregullta aerobike siç është çiklizmi mund të parandalojnë ose të ndalojnë zhvillimin e presionit të lartë të gjakut dhe të ulin presionin e lartë të gjakut.

Kolesteroli

Ushtrimet e rregullta aerobike mund të ulin nivelet e kolesterol-it, ashtu sikundër të përmirësojnë profilin e kolesterolit duke rritur nivelin e kolesterolit të mirë (kolesteroli HDL) ndaj kolesterolit të keq (kolesteroli LD) në gjak.

Në mitër: Fakte me vlerë për zhvillimin

Kur ju jeni shtatzënë mund të duket sikur foshnja juaj është mbështjellë në universin e vet privat (dhe të vogël) brenda barkut tuaj. Por ajo së bashku me ju po përjeton botën jashtë, madje edhe sikur po bën përgatitje për të dalë në të. Këtu keni tre fakte magjepsëse që ndoshta nuk i dini.

Trembja në mitër

Foshnja juaj trembet në mitër kur dëgjon një zhurmë të madhe apo të papritur. Kjo aftësi shfaqet rreth javës së 23 të shtatzënisë, siç mund të dëshmohet nga çdo grua shtatzënë në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë. Në qoftë se nëna teshtin, foshnja kërcen.

Por në qoftë e njëjta zhurmë përsëritet shpesh, foshnja juaj mësohet me të dhe pushon së reaguari. Nuk ka nevojë të shqetësoheni, kjo është një shenjë që truri po zhvillohet normalisht, thonë ekspert-ët.

Frymëmarrja nën ujë

Foshnja juaj fillon të “marrë frymë” qysh kur është në mitër, edhe pse mushkëritë e tij nuk thithin oksigjen. Rreth javës së 27-të, mushkëritë e saj të mbushura me lëng fillojnë të zgjerohen dhe të mblidhen për shkak të kontraktim-eve ritmike të diafragmë-s tuaj dhe muskujve të kraharorit. Këto kontraktime e ndihmojnë atë të zhvillojë muskujt dhe qarqet motore të domosdoshme për frymëmarrjen e vërtetë. Kështu, kur foshnja juaj thith ajër për herë të parë, ka bërë tashmë shumë praktikë.

Ndjesia e nuhatjes në mitër

Duke filluar nga java e 28 foshnja juaj mund të nuhasë në mitër të njëjtat gjëra që nuhasni edhe ju.

Disa nga provat për ndjesinë e të nuhaturit të fetus-eve vijnë nga foshnjat e lindura para kohe: Në një studim ekstrakti i mendërzës u mbajt nën hundën e foshnjave të lindura para kohe. Foshnjat më pak se 28 javë nuk reagonin. Më të mëdhenjtë reagonin duke thithur, duke u ngërdheshur ose duke iu larguar.

Lëngu amniotik ku është zhytur foshnja e shton ndjesinë e saj të nuhatjes. Përse? Sepse ne jemi më mirë të aftë që të nuhasim gjërat pasi molekulat e aromës bashkohen me një lëng.

Testet për herpes

Testet për herpes bëhen për të gjetur virusin herpes simplex (HSV). Një infeksion me këtë virus shkakton plagë të vogla, të dhimbshme që duken si flluska në lëkurë apo në veshjen e indeve (membranat mukoze) të fytit, hundës, gojës, preterit, rektumit ose tek vagina. Një infeksion me herpes mund të shkaktojë vetëm një shpërthim puçrrash, por në shumë raste një person mund të ketë shumë të tilla.

Ekzistojnë dy tipa të HSV:

  • HSV e tipit 1: Shkakton plagë të ftohti (të quajtura edhe plagë të etheve) në buzë. HSV-1 përgjithësisht përhapet me anë të puthjes ose duke përdorur të njëjtat takëme për të ngrënë (siç janë pirunjtë dhe lugët) kur janë të pranishme plagët. HSV-1 mund të shkaktojë plagë edhe rreth organ-eve gjenitale.
  • HSV e tipit 2: Shkakton plagë në zonën e organeve gjenital-e (herpesi gjenital) rreth vaginës apo penis-it. Gjithashtu HSV-2 shkakton infeksionin e shfaqur tek foshnjat të cilët kanë lindur në mënyrë natyrale, nga gratë që kanë herpes të gjenitaleve. HSV-2 përgjithësisht përhapet me anë të kontaktit seksual. Ndonjëherë HSV-2 shkakton plagë në gojë.

Në raste të rralla, HSV mund të infektoj pjesë të tjera të trupit si sytë dhe truri.

Testet për HSV realizohen më shpesh vetëm për plagët në zonën e gjenitaleve. Gjithashtu testet mund të bëhen duke përdorur lloje të tjerë kampionësh, si lëng nga shpina, gjak, urinë ose lot. Për të parë nëse plagët shkaktohen nga HSV, mund të kryhen lloje të ndryshme të testeve:

  • Kultura virale për herpes. Qeliza apo lëng nga një plagë e freskët mblidhen në një copë pambuk dhe vendosen në një epruvetë. Kultura shpesh nuk arrin të gjejë virusin edhe në rast se ai është i pranishëm (rezultate të rreme negative).
  • Testi i zbulimit të antigenit të virusit. Gërvishten qeliza nga një plagë e freskët dhe pastaj vendosen nën mikroskop. Ky test gjen shenja (të quajtura antigene) në sipërfaqen e qelizave të infektuara nga virusi i herpesit. Ky test mund të bëhet bashkë me ose në vend të marrjes së një kulture virusale.
Udhëzime për stërvitjen javë pas jave: Tremujori i dytë

[ssba_hide]

Aktivitete të cilat rrisin aftësi dhe zhvillim

Koha e lojës është kohë pune për foshnjën tuaj dhe ju jeni ndihmësi i tij, duke i dhënë instrumentet dhe lavdërimet që atij i nevojiten për ta bërë punën.

Kush e dinte? Disa herë janë lodrat më të thjeshta të cilat na mësojnë mësimet më të mëdha. Merrni p.sh. një lodër që bën ku-ku. Fshini fytyrën tuaj pas pëllëmbëve dhe thërrisni: “Ku-ku” me një zë të çuditshëm, dhe jo vetënm që u afroheni të qeshurave të para të foshnjës tuaj, por edhe e ndihmoni atë që të kapë “permanencën e objekteve”. Truri i fëmijës tuaj është zhvendosur “jashtë nga pamja, jashtë nga mendja” duke menduar në njohjen e asaj që fytyra juaj e buzëqeshur (ose një lodër nën batanije) nuk zhduket për herë kur është jashtë fushëpamjes së tij.

Ju mund të filloni duke e ndihmuar foshnjën tuaj të mësojë këtë apo atë mësim që i zhvillon trurin (ose i krijon aftësitë) nga kjo marrëdhënie. Pajiseni atë me objektet tek të cilat ai mund ta përqendrojë shikimin e tij dhe praktikojeni që të ndjekë me sy. Një send i lëvizshëm i varur mbi shtratin e tij, një libër me ilustrime ose fotografi të thjeshta të objekteve të përditshëm ose një raketake të lyer me ngjyra të ndritshme. Por truri i tij nuk është  evetmja pjesë e trupit e cila ka nevojë të stimul-ohet. Gjithashtu ju mund të përdorni aktivitete të ndryshme të ndërtimit të trupit për foshnjat për të forcuar muskujt e tij të vegjël e të mëdhenj. Lëvizini duart dhe këmbët e tij për të forcuar muskujt që atij i nevojiten për të gjithë veprimet fizike që ka përpara (qëndrimi ulur, ecja). Apo luani disa patty-cake që ai të mpreh shkathtësinë e tij.

Duke i përsëritur herë pas here këto lëvizje, ju fitoni po ashtu edhe disa pikë suplementare për ndërtimin e fjalorit të tij. Jeni i ngathët (i rëndë) në bashkëbisedime? Këndoni! Ose tërhiqni nga rafti një libër me vargje ritmike për fëmijët dhe lexojini ndonjë fragment prej tij.

Tumoret e trurit tek të rriturit

Askush nuk e di se çfarë i shkakton tumoret në tru, ka vetëm pak faktorë të njohur të riskut që janë përcaktuar nga studimet. Fëmijët që marrin rrezatim në kokë kanë një risk më të lartë që të zhvillojnë një tumor të trurit kur rriten, si edhe personat që kanë ndonjë sëmundje të rrallë gjenetike si neuro-fibromatozë ose sindromën Li-Fraumeni. Por këto raste përfaqësojnë një fraksion të afërsisht 35 000 tumoreve të rinj primarë të trurit të diagnostikuar çdo vit. Mosha po ashtu është një faktor i riskut, personat me moshë mbi 65 vjeç janë diagnostikuar me kancer të trurit në një përqindje katër herë më të lartë se të rinjtë.

Një tumor primar i trurit është ai që e ka zanafillën në tru, dhe jo të gjithë tumoret primarë të trurit janë kancerozë, tumoret beninj nuk janë agresivë dhe normalisht nuk përhapen në indet përreth, megjithëse mund të jenë seriozë dhe kërcënues për jetën.

Çfarë është tumori?

Një tumor është një masë indesh që formohet nga një akumulim i qelizave jo normale. Normalisht, qelizat në trupin tuaj plaken, vdesin dhe zëvendësohen nga qeliza të reja. Me kancerin dhe tumoret e tjerë diçka e shkëput këtë cikël. Qelizat e tumorit rriten, edhe pse trupi nuk ka nevojë për to, e si edhe qelizat normale ato nuk vdesin. Ndërsa ky proces ecën më tej, tumori vazhdon të rritet dhe gjithnjë e më shumë qeliza i bashkohen masës.

Tumoret primare të trurit lindin nga qelizat e ndryshme të cilat formojnë trurin dhe sistemin nervor qendror dhe emërtohen sipas llojit të qelizave në të cilat formohen në fillim. Shumica e llojeve të zakonshme të tumoreve të trurit tek të rriturit janë glioma dhe tumore astrocitike. Këto tumore formohen nga astrocitet dhe llojet e tjera të qelizave gliale, të cilat janë qelizat që i mbajnë nervat të shëndetshëm.

Lloji i dytë më i zakonshëm i tumoreve të trurit tek të rriturit janë tumoret meningeal-e. Këto formohen në mening, në shtresën e hollë të indit që mbulon trurin dhe palcën e kurrizit.

Cili është dallimi midis tumoreve malinje dhe beninje të trurit?

Dhimbja neuropatike

Zakonisht, dhimbja ndihet kur mbaresa të veçanta nervore ndjejnë se diçka është e gabuar me trupin e tyre dhe dërgojnë sinjale dhimbjeje në palcën kurrizore dhe trurin tuaj. Dhimbja neuropatike ndodh kur nervat janë dëmtuar nga sëmundje apo lëndime, duke bërë që ato të dërgojnë sinjale dhimbjeje në tru. Dhimbja shpesh është e rëndë dhe mund të jetë e vështirë për t’u trajtuar.

Dhimbja neuropati-ke është përshkruar zakonisht si thikë ose djegie dhe nganjëherë ajo ndihet si një shok elektrik, madje shpesh është më e keqe gjatë natës sesa gjatë ditës. Dhimbja mund të jetë konstant-e ose ajo mund të vijë dhe shkojë dhe kjo mund të shoqërohet me ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje.

Njerëzit me dhimbjen neuropatike janë shpesh jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj stimujve të dhimbshëm. Ata gjithashtu mund të kenë rritje ndjeshmërie ndaj kontaktit me të ftohtin dhe mund të perceptojnë stimuj jo–të dhimbshëm, të tilla si prekje të lehta apo larja e butë e lëkurës.

Çfarë e shkakton dhimbjen neuropatike?

Dhimbja neuropatike është shkaktuar nga dëmtimi ose mosfunksionimi i sistemit nervor. Dhimbja mund të jetë për shkak të problemeve në sistemin nervor qendror (truri apo palca kurrizore) ose sistemin nervor periferik (nervat në pjesën tjetër të trupit – d.m.th. nerva në fytyrën tuaj, krahët, këmbët dhe bustin).

Ndërkohë që doktorët ndonjëherë nuk janë në gjendje për të përcaktuar shkakun kryesor të dhimbjes neuropatike, ekzistojnë shumë shkaqe të njohura, që përfshijnë:

  • Traumë;
  • Mungesë në vitamina B12 ose tiaminë (vitamina B1)
  • Abuzim me alkool;
  • Sklerozë multiple (sklerozë e shumëfishtë);
  • Ngjeshja nervore ose pushtimi i një tumor-i;
  • Goditja;
  • Ilaçe të caktuara;
  • Infeksione të tilla si herpes dhe HIV (human immunodeficiency virus); dhe
  • Diabet.

Disa shembuj të dhimbjes neuropatike përfshijnë:

Dhimbje të forta të neuropatisë diabetike periferike

Diabet-i mund të dëmtojë nervat periferike, veçanërisht ato të këmbëve dhe shputave, duke shkaktuar dhimbje si mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash.

Nevralgji trigeminale

Udhëheqës vizual: Skleroza multiple

[ssba_hide]

Elementët bazë të gjumit të foshnjave: Nga lindja deri në 3 muajsh

Të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) flenë shumë, zakonisht nga 16 deri në 17 orë në ditë. Por shumica e foshnjave nuk rrinë në gjumë më shumë se dy deri në katër orë njëherësh, ditën ose natën, gjatë javëve të para të jetës.

Rezultati? Shumë gjumë për foshnjën tuaj dhe një grafik shumë të parregullt dhe të lodhshëm për ju. Puna juaj është t’u përgjigjeni sinjaleve nga i sapolinduri juaj kështu që ju ndoshta do të zgjoheni disa herë gjatë natës, për ta ndërruar, ushqyer dhe rehatuar atë.

Çfarë ndodh?

Ciklet e gjumit të foshnjës janë shumë më të shkurtër dhe foshnjat shpenzojnë më shumë kohë në gjumin me lëvizje të shpejtë të syve që mendohet se është i domosdoshëm për zhvillimin e jashtëzakonshëm që është duke ndodhur në trurin e tyre. Gjumi me lëvizje të shpejtë të syve është më i lehtë se sa gjumi pa lëvizje të shpejtë të syve, dhe ndërpritet shumë lehtë.

E gjithë kjo paparashikueshmëri është një fazë e domosdoshme për foshnjën tuaj dhe mund të duket si një përjetësi kur juve jeni e pagjumë.

Po më pas?

Në moshën 6 deri 8 javësh, shumica e foshnjave fillojnë të flenë për periudha të shkurtra gjatë ditës dhe periudha më të gjata gjatë natës, megjithëse shumica vazhdojnë të zgjohen për t’u ushqyer gjatë natës. Gjithashtu, ato kanë periudha të shkurtra të gjumit me lëvizje të shpejtë të syve dhe periudha më të gjata të gjumit të thellë, një gjumë pa lëvizje të shpejtë të syve.

Ekspert-ët thonë se dikur midis moshës 4 dhe 6 muajsh shumica e foshnjave janë të afta të flenë për një shtrirje kohore prej 8 deri 12 orësh gjatë natës. Disa të vegjël flenë për një kohëzgjatje të madhe natën qysh nga mosha 6 javë, por shumë foshnja nuk e arrijnë këtë piketë deri sa arrijnë moshën 5 apo 6 muajsh dhe disa vazhdojnë të zgjohen natën edhe në moshën e një fëmije të vogël. Ju mund ta ndihmoni foshnjën tuaj që të arrijë atje më herët në qoftë se ky është objektivi juaj, duke i mësuar atij zakone të mira të gjumit që nga fillimi.

Kanabis/marijuana: Cilat janë efektet

Efektet e çdo droge (përfshirë kanabis) variojnë nga personi në person. Sesi kanabis ndikon tek një person varet nga shumë gjëra përfshirë masën, peshën dhe shëndetin, gjithashtu nëse personi e përdor atë më vete apo së bashku me droga të tjera përafërsisht në të njëjtën kohë. Efektet e çdo droge janë gjithashtu edhe në varësi të sasisë së marrë.

Nuk ka nivel të sigurt për përdorimin e drogës. Përdorimi i çdo droge zakonisht ka rrezik – edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte anësore të padëshirueshme. Është e rëndësishme që të bëhet kujdes kur merret çdo tip droge.

Efektet e menjëhershme

  • Shfrenim;
  • Të qeshura spontan-e;
  • Sjellje e qetë dhe reflektive;
  • Perceptim i ndikuar për zhurmat, ngjyrat dhe ndjenja të tjera;
  • Konfuzion;
  • Të menduar dhe memorje e alteruar;
  • Ankth;
  • Paranojë e lehtë;
  • Vizione të alteruara;
  • Sy të skuqur e të përgjakur;
  • Qetësim;
  • Gjumë;
  • Koordinim dhe balancim i reduktuar;
  • Rritje e ritmit të zemrës;
  • Presion i ulët gjaku;
  • Rritje oreks-i.

Dozat e ulëta dhe të moderuara

Dozat e ulëta të kanabis mund të prodhojnë efekte që zgjasin 2-4 orë pas pirjes. Efektet e oreksit (të ngrënit) zakonisht fillojnë pas 1 ore. Disa nga efektet përfshijnë:

Doza të mëdha

  • Konfuzion;
  • Nervozizëm;
  • Eksitim;
  • Halucinacion-e;
  • Ankth ose panik;
  • Largim nga realiteti;
  • Rënie e kohës së reagim-it;
  • Paranojë.

Efektet afatgjata

Përdorimi për një kohë të gjatë i kanabis mund të ketë shumë efekte tek një individ:

Truri: Paaftësi në përqendrim, kujtesë dhe në të mësuar.

Mushkëri: Pirja e kanabis mund të rezultojë në një fyt të dëmtuar, astmë dhe bronkit.

Hormonet: Kanabis ndikon në prodhimin e hormoneve. Kërkimi tregon se disa përdorues kanabisi kanë ulje të dëshirës për seks. Cikle jo të rregullta menstrual-e dhe prodhim i ulët sperme janë raportuar gjithashtu.

Sistemi imun: ka disa shqetësime se pirja e kanabis mund të ndikojë në funksionimin e sistemit imunitar (sistemi imunitar).

Shëndeti mendor: Përdorimi i kanabis, kryesisht përdorimi në doza të mëdha dhe në mënyrë të rregullt, mund të lidhet me një kondicion që njihet si “psikozë e induktuar nga droga”, ose “psikoza kanabis”.