Trajtimet e kancerit të zorrëve

Fazat e kancerit të zorrëve

Ekzistojnë disa sisteme për të përcaktuar fazat e kancerit të zorrëve. I pari është sistemi ACPS, i treguar më poshtë:

Stadi A – Kanceri gjendet vetëm në muret e zorrës.

Stadi B – Kanceri është përhapur në sipërfaqen e jashtme të mureve të zorrës.

Stadi C – Kanceri është përhapur në nyja limfatike në afërsi të zorrës.

Stadi D – Kanceri është përhapur përtej nyjeve limfatike, në zona të tjera të trupi si mëlçia apo mushkëritë.

Një sistem tjetër i përdorur është ai që quhet sistemi TNM. Ky sistem tregon sa i përhapur është tumor-i (T) në muret e zorrës; a janë infektuar nyjet limfatike (N) dhe a është përhapur kanceri në zona të tjera të trupit (metastazë-M). Në sistemin TNM, çdo shkronje i bashkëngjitet një numër, i cili tregon sa ka përparuar kanceri.

Ndoshta do të dëgjoni edhe për sistemin Dukes, i cili është një sistem më i vjetër, i ngjashëm me sistemin ACPS.

Trajtimi

Trajtimi kryesor për kancerin e zorrës është ndërhyrja kirurgjik-ale. Mund t’ju nevojitet edhe kemioterapi apo radioterapi. Mund t’ju nevojitet vetëm njëra prej tyre, por ndonjëherë mund të nevojitet një kombinim i tyre.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ekzistojnë disa lloje të ndërhyrjeve për kancerin e zorrës. Secila prej tyre do të përcaktohet nga vendndodhja e kancerit në zorrë, nga lloji dhe madhësia e kancerit dhe nga përhapja e tij. Doktori do të marrë në konsideratë edhe moshën dhe shëndetin tuaj.

Kirurgji minimalisht invazive

Me termin kirurgji minimalisht invazive, e quajtur ndryshe edhe vrima e çelësit apo kirurgji laparoskopike duhet të kuptojmë një teknikë kirurgjikale, e cila përbëhet prej disa çarje të vogla në vend të një prerjeje të madhe në abdomen.

Kirurg-u fut një tub të hollë dhe fleksibël, i quajtur laparoskop, në një nga çarjet. Laparoskopi ka një dritë dhe një kamera, në mënyrë që kirurgu të shohë brenda abdomen-it dhe të heqë kancerin. Kjo teknikë zakonisht ka më pak dhimbje dhe më pak shenja, një rrezik më të vogël për infeksione dhe shërim më të shpejtë, duke kaluar më pak kohë në spital.

Kanceri i gjirit: Trajtimet

Trajtimi i kancerit të gjirit përgjithësisht do të fillojë pasi gjendja juaj shëndetësore ka qenë e vlerësuar plotësisht sepse lloje të ndryshme të kancerit të gjirit kërkojnë trajtim të ndryshëm. Një numër faktorësh duhet të merren në konsideratë në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm për ju. Kampionët e marrë nga një biopsi mund të përdoren për të gjetur nëse qelizat kanceroze kanë receptor estrogjen ose progesteron.

Mjekët nevojitet të gjejnë nëse kancer-i është përhapur në nyja limfatike nën krahun tuaj ose mbi kockën e qafës ose kudo tjetër në trup. Faktorë të tjerë për t’u marrë në konsideratë kur zgjidhet trajtimi më i përshtatshëm janë madhësia e bllokut të qelizave dhe sa shpejt ai rritet. Fakti nëse e keni kaluar menopauzë-n apo jo mund të ndikojë po ashtu në trajtim.

Alternativat e trajtimit

Alternativat e trajtimit përfshijnë ndërhyrjen kirurgjik-ale për të hequr ose bllokun e qelizave ose tërë gjirin, radioterapi-në dhe terapitë suplementare hormonale apo kemioterapinë.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ajo përfshin ose heqjen e të gjithë gjirit (mastektomi) ose vetëm bllokun e qelizave dhe një zonë të indit normal që rrethon atë (lumpektomi). Një lumpektomi është një ndërhyrje kirurgjikale që e ruan gjirin. Llojet të tjera të ndërhyrjes kirurgjikale janë mastektomia e pjesshme ose një prerje e gjerë në të cilën hiqet më shumë ind i shëndetshëm dhe kuadrantektomia në të cilën hiqet një e katërta e gjirit.

Ndërhyrja kirurgjikale që e ruan gjirin

Studimet kanë treguar se në kancerin e hershëm të gjirit, lumpektomia (heqja e tumori-t) e pasuar nga një trajtim me rrezatim ka pothuaj të njëjtën shkallë kurim-i të suksesshëm sa edhe mastektomia (heqja e të tërë gjirit). Kirurgjia që e ruan gjirin me heqje të nyjeve limfatike, e pasuar nga radioterapia e gjirit është trajtimi më i zakonshëm i përdorur për kancerin e gjirit të zbuluar herët. Ideja është që të largohen qelizat kanceroze para se ato të mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Nyjat limfatike dhe limfoedema

Përsëritja e kancerit të gjirit pas radioterapisë

Radioterapi-a e përgjysmon përsëritjen e kancer-it të gjirit pas një ndërhyrje kirurgjik-ale që e ruan gjirin dhe po ashtu redukton e rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit në 15 vitet në vazhdim. (Lancet, 20 tetor 2011, botim online).

Studiuesit britanikë ekzaminuan të dhëna nga 10 800 gra të regjistruara në 17 prova të rastit, duke krahasuar rastet që u ishin nënshtruar radioterapisë pas ndërhyrjes kirurgjikale që e ruan gjirin, ndërhyrjes kirurgjikale me heqje të tumor-it dhe indit rreth tij, por jo tërë gjirin. Ndërhyrjet kirurgjikale varijonin nga lumpektomia deri në heqjen e një të katërtës së gjirit në të cilën ndodhej tumori.

Studiuesit gjetën që 12.6% e grave që i ishin nënshtruar radioterapisë kishin zhvilluar një tjetër kancer të gjirit në 5 vitet e ardhshme pas ndërhyrjes fillestare kirurgjikale, krahasuar me 25.6% të grave të cilat i ishin nënshtruar vetëm ndërhyrjes kirurgjikale dhe shifrat për 10 vitet e ardhshme ishin 19.3% dhe 35% përkatësisht.

Në total, përqindja vjetore e vdekjeve nga kanceri i gjirit ishte reduktuar me një të gjashtën tek grupi që i ishte nënshtruar radioterapisë.

Pyetje që i duhen bërë mjekut për kirurgjinë e kancerit

Para se të bëhet një ndërhyrje kirurgjikale gjeni gjithçka mundeni lidhur me përfitimet, rreziqet dhe efektet anësore të operacionit. Ju mund të doni t’i bëni mjekut tuaj pyetjet e renditura këtu. Përgjigjet mund të ndihmojnë që të ndjeheni më mirë për vendimin që do të merrni.

  • Cili është qëllimi i këtij operacioni? Të largohet kanceri? Të largohet një pjesë e tumor-it për të testuar për kancer? Për të ndihmuar për një problem të shkaktuar nga tumori?
  • Cilat janë shanset që ai do të funksionojë?
  • A ka ndonjë mënyrë tjetër për ta trajtuar kancerin apo për të lehtësuar problemin?
  • A kam nevojë që të marr mjekime të tjera për kancerin (si kemioterapi apo rrezatim) para apo pas kirurgji-së?
  • Veç kancerit, a jam i shëndetshëm mjaftueshëm për të kapërcyer streset e kirurgjisë dhe ilaçet që përdoren për këtë?
  • Sa operacione të tilla keni bërë? Cila është përqindja e suksesit? A keni përvojë në operacionet e këtij lloj kanceri?
  • Çfarë do të bëni saktësisht në këtë operacion? Çfarë do të hiqni? Përse?
  • Sa do të zgjasë operacioni? Kush do të mbajë në korrent familjen time?
  • A do të kem nevojë për transfuzion gjaku?
  • Çfarë mund të bëj që të përgatitem për operacionin?
  • Çfarë mund të pres më pas? A do të kem shumë dhimbje? A do të kem tuba apo kateter? Sa kohë do të rri në spital?
  • Sa do të preket trupi im nga operacioni? A do të funksionojë apo duket ndryshe? A do të jetë i përhershëm ndonjë nga efektet?
  • Sa kohë do të duhet që unë të kthehem në aktivitetet e mia të zakonshme?
  • Cilat janë rreziqet e mundshme dhe efektet anësore të këtij operacioni? Cilat janë rreziqet e vdekjes apo paaftësimit?
  • Çfarë do të ndodhë në qoftë se zgjedh të mos i nënshtrohem operacionit?
  • Cilat janë shanset që operacioni ta shërojë kancerin?
  • Në qoftë se ky operacion nuk funksionon, a ka trajtime të tjera për kancerin që unë mund të provoj?
  • A kam kohë të mendoj apo të marr një opinion të dytë?

Këtu janë disa udhëzime që ju ndihmojnë të mbani mend përgjigjet e mjekut:

Diagnoza e kancerit të pankreasit dhe zbulimi i hershëm

Kanceri i pankreas-it mund të kalojë i pazbuluar deri sa të jetë i avancuar. Në kohën kur shfaqen simptomat, diagnostikimi i kancerit të pankreasit është relativisht i drejtpërdrejtë. Fatkeqësisht, në këtë pikë, kurim-i është rrallëherë i mundshëm.

Diagnostikimi i kancerit të pankreasit zakonisht ndodh kur dikush vjen tek mjeku pasi ka përjetuar javë apo muaj simptomash. Këto simptoma shpesh janë dhimbje abdominale, humbje e peshës, të kruara, ose verdhëza. Atëherë mjeku fillon të kërkojë shkakun duke përdorur instrumentet profesionale:

  • Duke marrë historinë e sëmundjes një mjek mëson zhvillimin e sëmundjes, si kohën kur ajo është shfaqur, natyrën dhe vendndodhjen e dhimbjes dhe probleme të tjera mjekësore.
  • Gjatë një ekzaminimi fizik, një mjek mund të ndjejë një masë në bark dhe të vërë re nyja limfatike të ënjtura në qafë, lëkurë të zverdhur ose humbje të peshës.
  • Testet laboratorike mund të tregojnë prova që rrjedhja e bilës po bllokohet ose çrregullime të tjera.

Bazuar në ekzaminimin e një personi, testet laboratorike dhe përshkrimin e simptomave, një mjek urdhëron një test në imazheri:

  • Tomografi të kompjuterizuar (skaner): Një skaner merr foto të shumta me rreze X dhe një kompjuter i sjell ato në imazhe të detajuara të pjesës së brendshme të abdomen-it. Një skaner i tillë e ndihmon mjekun të përcaktojë diagnozën e kancerit të pankreasit.
  • Rezonancë magnetike: Duke përdorur valët magnetike, një skaner krijon imazhe të detajuara të abdomen-it, në veçanti zonën rreth pankreasit, mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.
  • Ultratingujt: Valë zanore të padëmshme të pasqyruara nga organ-et në bark krijojnë imazhe që potencialisht i ndihmojnë mjekët të përcaktojnë një diagnozë të kancerit të pankreasit.
  • Tomografia me emetime të pozitroneve: Glukoza radioaktiv-e e injektuar në vena absorbohet nga qelizat kanceroze. Ky skaner mund të ndihmojë të përcaktohet shkalla e përhapjes së kancerit të pankreasit.
Një studim i fundit ka treguar se një ilaç i ri kundër kancerit të gjirit duket i sigurt dhe efektiv kundër avancimit të sëmundjes
Në një studim fillestar, një medikament eksperimental për kancerin e gjirit ndaloi rritjen e sëmundjes dhe tkurri tumor-et, me më shumë se 30% tek disa pacientë.
Pilula bemaklibi, ishte e sigurt dhe e tolerueshme për gratë që kishin kancer të gjirit që ishte përhapur, ose ndryshe metastazim, në pjesë të tjera të trupit, në bazë të rezultateve të kësaj prove në fazën e parë.
“Ky është një trajtim oral për pacientët me kancer metastatik të gjirit”, tha kryesuesja e kërkimit Dr. Amita Patnaik, bashkë-drejtore e kërkimeve klinik-e në Departamentin e Kërkimeve të Përshpejtuara për Terapeutinë në Teksasin jugor, në San Antonio.
Ekspert-ët kanë sugjeruar se nëse këto rezultate janë të njëjta dhe rishfaqen në studimet e ardhshme, ka mundësi që pilula të zgjasë mbijetesën për gratë me kancer terminal të gjirit.
Medikamenti ishte veçanërisht i efektshëm për formën më të zakonshme të kancerit të gjirit, të quajtur kancer gjiri hormon-receptor pozitiv. Në këtë lloj kanceri, qelizat e kancerit rriten në përgjigje të hormoneve të estrogjenit dhe/ose progesteron-it.
Studimi përfshiu më shumë se 130 gra. Në përgjithësi, Patnaik tha se gjysma e tyre kishin kontrolluar rritjen e kancerit  dhe 25% prej tyre, kishin pësuar tkurrje të tumorit.
Ndryshe nga medikamentet standarte të kancerit, kjo është një pilulë që merret dy herë në ditë, e cila i lejon gratë që të vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre të përditshme. Në të kundërt, ilaçet e tjera antikancer administrohen në rrugë intravenoz-e, në spital ose në klinikat e doktorëve. Një tjetër ndryshim, tha Patnaik, është se bemaciklibi është një terapi e shënjestruar, një lloj më i ri medikamenti farmaceutik, që është në gjendje të dallojë dhe të sulmojë më mirë qelizat specifike (bioshënjuesit; kemi folur në artikuj të tjerë për këto lloje medikamentesh).
“Rezultatet tona tregojnë se ky medikament mund të administrohet në mënyrë të sigurt për një periudhë të gjatë kohe dhe pacientët janë në gjendje të vazhdojnë me aktivitetet e tyre rutinë dhe kanë një cilësi të mirë jetese”, tha ajo.