Çfarë po ndodh në barkun tuaj? Shumëçka. Foshnja juaj në krijim e sipër është vetëm një topth i vogël prej disa qindra qelizash që shumëfishohen çmendurisht. Pasi topthi i qelizave (i quajtur blastocist –embrion fillestar) fillon e strehohet në mitër, një pjesë e tij që do të zhvillohet në placentë, fillon të prodhojë hormonin e shtatzënisë, gonadotropinën horionike njerëzore, e cila u thotë vezoreve tuaja të pushojnë së lëshuari vezë dhe inicion prodhimin e shtuar të estrogjenit dhe progesteronit (që e pengojë mitrën të largojë veshjen dhe pasagjerin e saj të vockël), si edhe stimul-on rritjen e placentës.
2
Gonadotropina horionike njerëzore është një hormon që e bën pozitiv një test shtatzënie. Nga fundi i kësaj jave ju mund të bëni një test dhe të merrni rezultat pozitiv! (Në qoftë se testi është negativ dhe nuk ju kanë ardhur periodat për dy apo tre ditë, atëherë provoni ta bëni atë përsëri).

Ndërkohë, lëngu amniotik fillon e grumbullohet rreth topthit të qelizave në zgavrën që do të bëhet qeska amniotike (mbështjellësi amniotik). Ky lëng do ta mbrojë foshnjën në javët e muajt që do të vijnë. Pikërisht tani, blastocisti juaj i vogël, e merr oksigjenin dhe ushqimin (dhe flak mbeturinat) nëpërmjet një sistemi primitiv të formuar nga tunele mikroskopikë, të cilët e lidhin foshnjën që po zhvillohet me enët e gjakut në murin e mitrës. Placenta nuk është aq e zhvilluar sa ta marrë përsipër këtë detyrë deri në fund të javës pasuese.

Si po ndryshon jeta juaj