Zbavitje në vaskën e madhe të banjës

Është koha ta kaloni fëmijën tuaj në vaskën e madhe? Ja se si duhet ta prezantoni atë me një zbavitje të madhe me përplasje duarsh e këmbësh në ujë.

Në qoftë se foshnja juaj mund të qëndrojë ulur i sigurt dhe është më i madh se sa vaska e tij e vogël e banjës, është koha për të filluar zhytjen dhe për t’i bërë banjë në vaskën e madhe. Mos u nervozoni, më shumë ujë do të thotë më shumë qejf për të dy ju. Ju mund të filloni duke i bërë banjat e fundit në vaskën e tij të vogël brenda vaskës së madhe për ta familjarizuar atë me mjedisin e një vaske më të madhe nga ajo me të cilën është mësuar.

Për hir të sigurisë ju mund të përdorni një ndenjëse në vaskë në qoftë se kjo ju bën të ndjeheni më e qetë, por mbani mend që duhet të jeni e pranishme gjatë gjithë kohës që foshnja përplas duar e këmbë në ujë. Në qoftë se keni harruar ndonjë gjë në dhomën tjetër, ose i thoni dikujt tjetër ta marrë atë për ju, ose nxirreni foshnjën jashtë nga vaska dhe mbajeni me vete ndërkohë që merrni atë send që ju nevojitet. Gjithashtu, mbajeni temperaturën e ujit në temperaturën e përshtatshme dhe gjithmonë provojeni me pëllëmbën ose kyçin e dorës para se të fusni atje foshnjën.

Le të fillojë zbavitja: Ju duhen më shumë se disa rosa prej gome apo një komplet lodrash për ta zbavitur të voglin tuaj të bukur. Thjesht duke eksploruar të gjithë mënyrat me të cilat lodra të ndryshme mund të pluskojnë, të zhyten dhe të derdhen kjo e mbush atë me gëzim. Në qoftë se është paksa nervoze merrni me vete një kukull që mund të lahet bashkë me të. Bëjini banjë kukullës po ashtu si i bëni foshnjës tuaj, duke vazhduar të tregoni se sa shumë e pëlqen ajo ujin e ngrohtë.

Probleme të fjetjes gjatë shtatzënisë

Si të gjendet pozicioni i duhur për të fjetur, të menaxhohet zgjimi natën (dhe nevoja juaj konstant-e për të urinuar) dhe të fitohet një e fjetur e mirë gjatë shtatzënisë?

Sigurisht që juve e prisnit privimin nga gjumi të vinte së bashku me foshnjën, por shanset janë që ju nuk i prisnit më parë. Por tashmë ju e dini: është pothuaj po aq e vështirë të bëni një gjumë të mirë natën gjatë shtatzënisë sa edhe kur bëheni prind. Dhe ndoshta është më e vështirë sepse mungon një aromë e mirë, një fëmijë që gugat në krahët tuaj, që do t’i justifikonte sytë e fryrë dhe rrathë e zinj të tyre.

Probleme me fjetjen gjatë tremujorit të parë

Problemet me fjetjen gjatë shtatzënisë fillojnë në tremujorin e parë, atëherë kur udhëtimet e shpeshta në banjë gjatë natës, i ndërpresin ëndrrat tuaja të ëmbla. Më pas vazhdojnë të tjera gjëra që ua ndërpresin gjumin menjëherë pasi bashkëshorti juaj fillon të gërhasë: urth, uri, ankth, ngërçe të këmbëve, siklete, sindroma e këmbës që s’pushon.

Probleme me fjetjen gjatë tremujorit të tretë

Dhe në tremujorin e tretë, pikërisht atëherë kur kini nevojë më shumë për gjumë, dremitja bëhet më e pakuptueshme. Duke i shtuar kësaj frikën nga dëmtimet ju nuk mundeni madje as edhe të rrotulloheni e ngriheni pa u ndihmuar. Gjithashtu do të keni një mysafir të përsëritur gjatë natës, shpeshtësinë e urinim-it. Meqenëse uterus (mitra) juaj e shtyp fshikëzën e urinës, mbajtja e urinës në të gjatë gjithë natës bëhet një mision i pamundur. Dhe si për t’i keqësuar gjërat edhe më tej, veshkat tuaja që duhet të filtrojnë 50% më shumë gjak se sa zakonisht, çlirojnë më shumë urinë se sa ndonjëherë më parë (në qoftë se nuk e dini, ju edhe për të urinuar, urinoni sa për dy).

Gjetja e pozicionit të duhur të fjetjes

Konsumimi i ujit

Përveç oksigjenit, uji është një ndër 2 lëndët (të hyrat) kryesore në jetën e njeriut. Një person mund të mbijetojë mesatarisht për 40 ditë pa ngrënë ushqim, por pjesa më e madhe do të vdesin nëse ato kalojnë në më shumë se 72 orë pa pirë ujë.

Rreth 60% e trupit të njeriut është e përbërë nga uji. Kjo do të thotë se mesatarja e trupit të një mashkulli përmban 40 litra. Uji është i nevojshëm për të gjitha reaksionet kimike që ndodhin në trup. Ai lubrifikon nyjet dhe është përgjegjës për pastrimin e trupit, për shmangien e helmimeve të mundshme dhe për mbeturinat e produkteve.

Për sa ujë kemi nevojë?

Sistemi i tretje-s përdor rreth 12 litra ujë çdo ditë për të tretur ushqimin që ne hamë. Tre të katërtat e trurit të njeriut përmban ujë.

Në mënyrë që trupi të funksionojë normalisht, ka nevojë për një furnizim të qëndrueshëm me ujë. Edhe nëse ne nuk ushtrohemi, ne humbim 2 deri në 3 litra ujë në ditë, nëpërmjet frymëmarrjes, djersës, urinës, funksionit të zorrëve, e gjithë kjo në varësi të kushteve mjedisore. Me anën e të ushtruarit dhe me motin e nxehtë kjo humbje mund të rritet edhe më shumë.

Uji dhe të ushtruarit

Nëse ushtroheni rregullisht, duhet të pini një gotë ujë përpara se të ushtroheni dhe më pas të pini gjysmë gote ujë pas çdo 15 minutash. Kjo do të ndalojë dehidratimin dhe të përmirësojë performancën. Një shembull i thjeshtë për një shëndet të mirë është pirja e 8 deri në 10 gota ujë çdo ditë.

Kapsllëku: Çfarë duhet të dini

Kapsllëku ndodh kur përjetoni një ndryshim të zorrëve, në kohën ndërmjet lëvizjes së zorrëve. Kapsllëku shpesh shoqërohet nga sikleti në bark.

Pse unë ngel kaps?

Ju mund të ngelni kaps pasi nuk hani mjaftueshëm fibra, nuk pini mjafueshëm ujë ose nuk ushtroheni, ose sepse shpesh injoroni urgjencën e të shkuarit në tualet. Disa ilaçe siç janë vrasësit e dhimbjeve, tabletat e hekurit, antidepresantët dhe ilaçet për presionin e lartë të gjakut munden gjithashtu të shkaktojnë kapsllëkun. Përdorimi i vazhdueshëm i lakstivëve mund të ndikojë në zhvillimin e kapsllëkut.

Një arsye tjetër për kapsllëkun është që muskujt e pelvik-ut, që suportojnë fshikëzën dhe zorrët, nuk janë duke funksionuar siç duhet. Këto muskuj mund të dështojnë së pushuari, duke e bërë më të vështirë shtyrjen jashtë mocionit.

Gratë shtatzëna mund të ngelin kaps si rezultat i ndryshimeve hormonale ose sepse uterus (mitra) e tyre ushtron presion mbi zorrët.

Disa njerëz mund të kenë kapsllëk si rezultat i një gjendjeje tjetër, siç është ataku ose sëmundja Parkinson. Këto gjendje mund të prekin nervat ose muskujt e zorrëve. Depresion-i gjithashtu mund të shkaktojë kapsllëkun. Ka raste kur kapsllëku rezulton nga një problem specifik brenda vetë rektumit.

Si trajtohet kapsllëku?

  • Ngrënia e rregullt e ushqimeve të mirë balancuara dhe që përmbajnë fibra është e rekomandueshme për lëvizjen normale të zorrëve. Shëndeti Kombëtar dhe Këshilli Mjekësor i Kërkimit rekomandon të paktën 30 g fibra në ditë për meshkujt dhe 25 g fibra në ditë për gratë. Përfshini bukën e grurit, legumet, frutat dhe sa më shumë zarzavate në dietën tuaj ditore. P.sh. një mëngjes i pasur me shumë fibra (10g fibra), 2 feta bukë gruri (3–8 g),  fruta (9 gram) dhe një sasi të madhe zarzavatesh (5 gram) do të sigurojë sasinë e mjaftueshme të fibrave.
  • Pini sa më shumë ujë dhe lëngje në ditë (rreth 8 gota) por mundohuni të eleminoni alkool-in dhe kafenë.
  • Të ushtruarit çdo ditë, edhe me lëvizje të vogla, ulje dhe ngritje sa më shpesh është shumë e rëndësishme.
Problemet me daljen e dhëmbëve

Një problem që përjetojnë të tëra bebet është ndjerja keq gjatë daljes së dhëmbëve. Kjo zakonisht fillon rreth muajit të gjashtë dhe ndodh me intervale gjatë tre viteve të para. Dalja e dhëmbëve për së dyti fillon në moshën 5-6 vjeçare.

Dalja e dhëmbëve mallkohet për shumë gjëra, por nuk është kjo çështja. Problemet e zakonshme janë irritimi, oreks i reduktuar, prirja për të tërhequr veshët dhe për të futur në gojë gjithçka që bebja merr në duar.

Të ndjerit keq nga dalja e dhëmbëve mund të reduktohet duke i dhënë bebes një rreth dhëmbësh për ta mbajtur në gojë, fërkimin e akullit në mishrat e dhëmbëve, dhënia bebes që të hajë një karrotë ose selino të freskët (mos e lini beben vetëm me këto në dorë) dhe përdorimi i paracetamolit nëse ata janë shumë të shqetësuar.

Sapo të dalë dhëmbi i parë, është një ide e mirë për të mësuar beben të lajë dhëmbët. Kjo mund të fillojë si lojë në kohën e banjës. Sa më herët të mësojë fëmija të pijë me gotë dhe jo nga shishet aq më mirë është. Jepini më mirë ujë se sa pije të ëmbla bebeve të etura dhe mos përdorni shishe për të qetësuar fëmijët, ose për t’i çuar në shtrat.

Është e natyrshme që të krahasosh beben tënde më të tjerët, por mbaj mend se ka shumë gjëra të ndryshme që ndikojnë tek bebet kur dhëmbët fillojnë të dalin.

Udhëheqës vizual: 25 mënyra për të qëndruar të shëndetshëm edhe jashtë vendit

[ssba_hide]
Çfarë është mbytja e thatë dhe mbytja dytësore?

Po, ju mund të mbyteni jashtë ujit. Stina e verës është një kohë për t’u kënaqur me ujin, por po ashtu me një rrezik më të lartë për t’u mbytur (asfiksuar). Shumë vetë nuk e kuptojnë që njerëzit mund të mbyten (asfiksohen) edhe pasi kanë dalë nga uji. Është një fenomen i rrallë i njohur si “asfiksia e thatë” ose “asfiksia dytësore”.

Ja se çfarë duhet të dini lidhur me asfiksinë e thatë apo atë dytësore.

Çfarë është asfiksia e thatë? Çfarë është asfiksia dytësore?

Ndërkohë që “asfiksia e thatë” dhe “asfiksia dytësore” nuk janë terma zyrtarë, asfiksia e thatë ndodh kur dikush merr frymë me sasi të vogla uji gjatë një ndeshje. Kjo i bën muskujt në rrugët e frymëmarrjes të kenë spazmë dhe e bën të vështirë frymëmarrjen.

Në asfiksinë dytësore lëngu futet në mushkëri, fenomen ky i quajtur edema pulmonare pas ndonjë incidenti të lidhur me asfiksinë. Ky lëng shkakton një frymëmarrje të vështirë.

Një person që ka pasur një asfiksi mund të jetë jashtë ujit apo duke ecur normalisht para se të bëhen të dukshme shenjat e një asfiksie të thatë. Por kjo jep si rezultat vështirësi në frymëmarrje dhe dëmtim të trurit, të njëjtë me atë të asfiksisë në ujë. Në qoftë se nuk trajtohet, mund të jetë vdekjeprurëse.

A është e rrallë asfiksia e thatë?

Asfiksi-a e thatë dhe ajo dytësore nuk janë të zakonshme. Të dyja bashkë shkojnë në deri në 1% deri 2% të asfiksive.

Cilat janë shenjat e asfiksisë dytësore?

Një person që ka thithur ujë mund të ketë:

  • Vështirësi të frymëmarrjes, dhimbje të gjoksit ose kollë.
  • Ndryshime të papritura në sjellje.
  • Lodhje të skajshme.

Këto shenja nuk është e lehtë të lokalizohen, veçanërisht tek fëmijët e vegjël të cilët normalisht mund të jenë nazelinj ose të lodhur pas një dite të gjatë në diell dhe në ujë. Në qoftë se fëmija juaj mundohet ose ka probleme ndërkohë që është në ujë, shikoni për këto shenja që mund të shfaqen orë më pas.

Çfarë duhet të bëni në qoftë se mendoni që dikush është i rrezikuar?

Lënia e duhanit: 10 këshilla

Nuk është asnjëherë vonë për të lënë duhanin dhe ka shumë përfitime, pa marrë parasysh se çfarë moshe keni kur ju hiqni dorë. Këtu janë disa këshilla të shpejta për t’ju ndihmuar që të largoni këtë zakon dëmprurës.

Këshilla 1

Lënia e duhanit është e ndryshme për këdo, kështu që gjeni një mënyrë që do të funksionojë për ju. Kjo mund të jetë qoftë edhe një lënie e menjëhershme (ndalim papritmas dhe plotësisht) ose një reduktim gradual i numrit të cigareve, që ju pini në ditë. Përcaktoni një datë për lënien e duhanit – dhe qëndroni tek ajo. Bëje atë sa më shpejt, përpara sesa të jetë vonë. Nëse jeni duke e lënë për veten tuaj, rekomandohet që ju ta lini duhanin plotësisht, pikërisht në ditën e caktuar.

Këshilla 2

Merrni sa më shumë mbështetje që të mundeni nga familjarët tuaj, miqtë dhe kolegët e punës. Bëjini atyre të ditur që ju jeni duke planifikuar lënien e duhanit, dhe kërkojini duhanpirësve, që të mos pinë përreth jush ose të mos iu ofrojnë cigare. Lënia e duhanit njëherësh edhe me një mik, është një ide e shkëlqyeshme, pasi mund të ndani ndjenjat dhe mund të nxisni njëri–tjetrin.

Këshilla 3

Hidhni të gjitha cigaret, tavllat dhe çakmakët dhe çdo gjë tjetër që mund t’ju rikujtojë duhanin. Lani rrobat tuaj dhe pastroni makinën, në mënyrë që të largoni erën e tymit.

Këshilla 4

Terapia e zëvendësimit të nikotinës, siç është administrimi i nikotinës ose çamçakëzi, mund të jetë një ide e mirë për ata që tymosin rëndshëm ose që mund të kenë nevojë për ndihmë shtesë. Ka edhe ilaçe, të cilat janë të disponueshme me recetë, sic janë varenicline (emri i markës Champix) dhe bupropion (emri i markës Zyban), që mund t’ju ndihmojë në lënien, duke reduktuar simptomat e tërheqjes dhe të nxitjes për të pirë duhan. Bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me atë që do të jetë më e mirë për ju.

Këshilla 5

Një udhëzues i shpejtë për lëkurën e thatë të prirë për akne dhe si të trajtohet ajo

Çdokush e di që lëkura e prirë për akne prodhon yndyrë të tepërt. Por në luftën kundër puçrrave, disa e teprojnë. Pavarësisht nga prodhimi i tepërt i dhjamërave, shumë pacientë luftojnë po ashtu edhe kundër tharjes së lëkurës, gjë që mund të jetë rezultat i larjes së tepërt ose efekt anësor i disa ilaçeve. Cilido qoftë shkaku, e rëndësishme është që ju ta trajtoni atë, sepse mungesa e lagështisë e bën lëkurën tuaj më të ndjeshme dhe më të prirë për t’u inflamuar.

Si duhet trajtuar lëkura e thatë?

Do të shohim se si dëmtimi i funksionit mbrojtës të lëkurës, e lejon lagështinë të largohet dhe çfarë do të thotë kjo për shëndetin e lëkurës tuaj. Duke qenë se lagështimi është zgjidhje evidente, do t’u jepen po ashtu edhe disa njohuri bazë për lagështuesit dhe se si të zgjidhni diçka që është e përshtatshme për lëkurën tuaj.

Njohuri bazë për lëkurën e thatë

Shtresa e jashtme e lëkurës vepron si një barrierë midis jush dhe botës së jashtme. Nga ana mjekësore kësaj i referohen si funksioni mbrojtës i lëkurës. Për të pasur një ide se si funksionon kjo, përfytyroni një mur me tulla.

Qelizat janë si tullat dhe yndyrat natyrore në lëkurën tuaj janë llaçi që i lidh ato me njëra tjetrën. Qelizat që veprojnë si tullat, janë të mbushura me ujë dhe yndyra deri sa ënjten. Kjo ënjtje është e mirë sepse ajo i lidh qelizat fort me njëra tjetrën dhe e bën të vështirë për çdo gjë që ta depërtojë barrierën.

Edhe yndyrat në shtresën e sipërme të lëkurës janë një barrierë natyrore për ujin. Ato e pengojnë lagështinë të largohet me të tepërt nga lëkura juaj. Pa këtë shtresë të lëkurës barrierë, organ-et tuaja të brendshme jetësore do të thaheshin dhe do të vdisnin shpejt.

Kur ju e lani fytyrën tuaj me sapun ose me një pastrues tjetër të ashpër ndodh diçka e keqe. Detergjenti largon shumë yndyra natyrore nga lëkura. Ai largon llaçin që i mban lidhur tullat dhe lejon që uji të avullojë nga lëkura.

Udhëheqës vizual: Po ju tregojmë 10 ushqimet më të mira për një lëkurë të shëndetshme


[ssba_hide]