Kontracepsioni: Opsionet afatgjata për gratë

Disa ilaçe dhe pajisje janë tani në dispozicion për të siguruar gratë për kontraceptivë afatgjatë. Këto opsione ofrojnë nga 1 muaj deri në 10 vjet mbrojtje kontraceptive, në varësi të zgjedhjes që është bërë.

Kontraceptivët afatgjatë mund të merren vetëm nëpërmjet farmacisë së Klinikës së Planifikimit Familjar. Mjeku zakonisht do të dojë që ju të merrni pjesë në dy takime. Takimi i parë është për të diskutuar në lidhje me avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme. Në këtë kohë, doktori juaj do t’ju pyesë edhe në lidhje me shëndetin e përgjithshëm dhe shëndetin riprodhues dhe shpesh do të kryejë një ekzaminim pelvik dhe një Pap test, në qoftë se dyshohet për ndonjë gjë.

Zgjedhja e metodës më të përshtatshme kontraceptive afatgjatë për nevojat tuaja do të varet nga preferencat tuaja personale dhe rrethanat – p.sh. kur dhe nëse keni planifikuar të keni një shtatzëni në të ardhmen – ashtu sikundër edhe në bazë të shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe riprodhues aktual dhe të mëparshëm.

Takimi i dytë do të jetë në kohën e ciklit menstrual kur është e përshtatëshme për doktorin tuaj të kontrollojë që ju nuk jeni shtatzënë dhe për të menaxhuar kontraceptivët afatgjatë. Doktori juaj gjithashtu do t’ju këshillojë sesi të njihni efektet anësore të kontraceptivit – dhe se çfarë duhet bërë për to nëse ndodhin – dhe t’ju tregojë në lidhje me kontrollet që duhet të keni nevojë gjatë përdorimit të kontraceptivit.

Injeksioni depo

Është e pranishme ndaj emrave të markave Depo-Provera dhe Depo-Ralovera, një injeksion depo për kontraceptivët afatgjatë zakonisht përfshin një injeksion në muskujt tuaj ose në krahun tuaj të sipërm, për të siguruar mbrojtje ndaj shtatzënisë për 3 muaj.  Nëse kontracepsion-i  është i nevojshëm përtej kësaj kohe injeksioni përsëritet çdo 3 muaj, për aq kohë sa nevojitet.

Si funksionon

Metodat hormonale të kontrollit të lindjeve

Hyrje në kontrollin e lindjeve

Në qoftë se një grua është seksualisht aktive dhe ajo është pjellore, në kuptimin që është fizikisht e aftë që të mbetet shtatzënë, ajo duhet të pyesë veten: “A dua unë të mbetem shtatzënë tani? ”Në qoftë se përgjigja e saj është “Jo”, ajo duhet të gjejë ndonjë metodë të kontrollit të lindjeve.

Terminologji-a për “kontrolli e lindjeve” përfshin “kontracepsion-in, parandalimin e shtatzënisë, kontrollin e pjellshmërisë dhe planifikimin familjar. Por pavarësisht terminologjisë, personat seksualisht aktivë mund të zgjedhin nga një larmi metodash për të reduktuar mundësinë e mbetjes shtatzënë. Megjithatë, asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve në dispozicion në ditët e sotme nuk ofron një mbrojtje të përsosur kundër infeksioneve të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted diseases), me përjashtim të abstinencë-s.

Me terma të thjeshta, të gjithë metodat e kontrollit të lindjeve bazohen ose në pengimin e spermës së një mashkulli që të arrijë në vezën e femrës (fekondim) ose në pengimin e vezës së fekonduar të ngulet në mitrën e femrës dhe të fillojë të rritet. Metoda të reja të kontrollit të lindjeve vazhdojnë të krijohen dhe të testohen. Dhe çfarë është e përshtatshme për një çift në një pikë mund të ndryshojë me kohën dhe me rrethanat.

Për fat të keq asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve përveç abstinencë-s nuk konsiderohet 100% efektive.

Llojet e metodave hormonale të kontracepsionit

Janë disa metoda të ndryshme hormonale për kontrollin e lindjeve. Diferencat midis tyre janë:
•  Lloji i hormonit;
•  Sasia e hormonit; dhe
•  Rruga me të cilën hormoni hyn në trupin e njeriut.

Hormonet mund të jenë estrogjen dhe/ose progesteron. Këto hormone mund të merren nga goja, të mbillen në indin e trupit, të injektohen nën lëkurë, të absorbohen nga një bandazh mbi lëkurë apo të vendosen tek vagina. Mënyra e vendosjes përcakton nëse ekspozimi i hormonit është i vazhdueshëm ose i ndryshueshëm.

Hormonet nga goja: tableta