A mund të nxitet procesi i lindjes natyrale?

Ekspertët e lindjeve nuk mendojnë se shumica e metodave shtëpiake në lidhje me këtë mund të funksionojnë.

Ka vetëm një javë kohë deri në datën e lindjes. Ju po gërmoni në internet për të gjetur një mënyrë për ta lindur bebin lehtësisht në kohën e duhur, ose ndoshta edhe disa ditë më përpara. Mesazhet janë plot me këshilla në lidhje me nxitjen “e natyrshme” të lindjes. Ato variojnë nga ngrënia e ushqimeve pikante deri tek pirja e vajit të kastorit.

Por a funksionon me të vërtetë ndonjë metodë e tillë? Ekspert-ët e lindjeve thonë se nuk ka asnjë provë të fortë.

“Nuk ka mënyra jo-mjekësore të provuara për të nxitur lindjen në mënyrë natyrale”, thotë Elizabeth Stein, një mami dhe infermiere në Nju Jork. Të vetmet metoda të sigurta dhe të besueshme për fillimin e proces-it të lindjes përfshijnë medikamente të dhëna në spital. Shumica e teknikave të tjera janë thashetheme, që nuk duket se ndihmojnë në rastin më të mirë dhe janë potencialisht të dëmshme. Vetëm disa prej tyre shfaqin përmirësime dhe kjo nuk është ende përfundimtare.

Nxitja e lindjes me akupunkturë

Akupunktura mund të ndihmojë për të nxitur lindjen, por është shumë herët për të qenë të sigurt. Në disa pjesë të Azisë, kjo teknikë është përdorur për shekuj me rradhë për të nxitur procesin e lindjes.

Një studim i kryer në Universitetin e Karolinës së Veriut zbuloi se gratë që i ishin nënshtruar terapisë me akupunkturë, ishin më të prirura të fillonin procesin e lindjes pa nevojën e një “shtytjeje” mjekësore.

Studimi përfshinte 56 gra që ishin nga 39.5 – 41 javë shtatzënë (Që një shtatzëni të quhet e plotë, duhet të kalojnë 40 javë). Gjysma e grave iu nënshtrua tre seancave me akupunkturë, ndërsa gjysma tjetër jo.

70% e grave që kryen akupunkturë, shkuan drejt lindjes në mënyrë natyrale, në krahasim me 50% të grave që morën kujdesin standart (pra që nuk iu nënshtruan akupunkturës). Gratë që bënë akupunkturë kishin edhe më pak gjasa për të lindur me prerje cezariane: 39% krahasuar me 17%.

Udhëheqës vizual: Ushqimet ndjellëse dhe vrasëse të gjumit

[ssba_hide]