Kur duhet të thërrisni mjekun për foshnjën tuaj?

Është normale që prindërit e rinj të shqetësohen për shëndetin e foshnjës së tyre. Edhe në qoftë se ju mund ta shihni se i porsalinduri juaj (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) është i fortë dhe energjik, foshnjat janë të vegjël dhe të cenueshëm dhe kanë nevojë për mbrojtjen tonë. Por si do ta dini ju që ndonjë gjë nuk shkon vërtet mirë?

Ju e njihni foshnjën tuaj më mirë se kushdo, kështu që besojuni instinkteve tuaja dhe i telefononi mjekut në qoftë se ndjeni se diçka nuk është në rregull. Disa gjëra kryesore për t’i pasur kujdes.

Temperamenti

Nëse foshnja juaj është si zakonisht i gjallë, i kënaqur dhe e merr mirë ushqimin, ai ndoshta nuk është i sëmurë seriozisht. Një foshnjë me hundë që i kullojnë dhe me një buzëqeshje në fytyrë, ka gjasa të mos jetë dhe aq sëmurë, sa një foshnjë me hundë që kullojnë dhe është i përgjumur.

E qara e pazakonshme

Nëse foshnja juaj fillon papritmas të qajë më shumë se zakonisht dhe ju nuk mund ta qetësoni me mënyrat tuaja të zakonshme, ose në qoftë se e qara e saj është e dobët ose jashtëzakonisht e mprehtë, ajo mund të jetë seriozisht e sëmurë. Edhe e kundërta është e vërtetë: nëse foshnja juaj duket e pakënaqur dhe nuk qan por është jashtëzakonisht pasive dhe e vështirë për ta zgjuar, telefonojini mjekut tuaj.

Oreksi

Se sa e uritur është foshnja juaj, kjo ndryshon nga dita në ditë. Në qoftë se është e uritur do ta kërkojë ushqimin energjikisht. Një foshnjë që largohet lehtë nga gjiri apo nuk është e interesuar të pastrohet, ndërrohet dhe ushqehet ka gjasa të jetë e sëmurë. Gjithashtu, në qoftë se vini re që ajo e nxjerr ushqimin më shumë se zakonisht apo ajo që nxjerr është në ngjyrë të gjelbër, atëherë telefonojini mjekut.

Jashtëqitja e parregullt

Përgatitje për para konceptimin e një fëmije të dytë

Mund të jetë e vështirë të përgatiteni për një shtatzëni dhe një foshnjë të dytë ndërkohë që jeni një nënë me kohë të plotë por këto sugjerime e bëjnë më të lehtë këtë gjë.

Vetëm sepse ju tashmë keni mbetur një herë shtatzënë kjo nuk do të thotë që ju mund ta fshini nga mendja që ta përgatisni trupin tuaj për një foshnjë të dytë. Të gjithë gjërat që kanë ndodhur me ju herën e parë, ngrënia e mirë, ushtrimet fizike, marrja e peshës tuaj nën kontroll dhe bërja e kontrolleve të para konceptimit, ende zbatohen tek ju në këtë kohë. Dallimi i vetëm: Tashmë ju duhet të manovroni mes kërkesave të amësisë dhe përgatitjeve për një foshnjë të dytë. Por edhe pse koha është e kufizuar dhe energjia është e pakët, ka mënyra për t’u siguruar që të jeni në rregull me përgatitjen e domosdoshme të para konceptimit për foshnjën numër dy. Dhe ja se si:

Sugjerim për përgatitjen për foshnjën e dytë

Gjeni kohën për t’u marrë me gjendjen tuaj fizike

Tashmë që ju keni një fëmijë, ndoshta nuk mund t‘i drejtoheni menjëherë palestrës, apo edhe vetëm të gjeni kohën (dhe energjinë) që të ushtroheni siç do të mund t’u pëlqente. Madje mundet që ju të ndjeheni edhe në faj që po ia merrni kohën programit të ngarkuar të qenies mama. Por po të mendoni që shëndeti juaj do të ndikojë mbi atë të fëmijës tuaj të dytë, atëherë hyrja në një rutinë të përgatitjes fizike nuk është më një luks, por një domosdoshmëri. Në qoftë se gjetja e kohës për t’u ushtruar fizikisht ju duket e pamundur, provoni ndonjë nga këto zgjidhje si më poshtë:

  • Regjistrohuni në një palestër apo në një qendër të komunitetit, e cila kujdeset ndërkohë edhe për fëmijët.
  • Kërkojini një nëne tjetër të kontrollojë foshnjën tuaj ndërkohë që ju stërviteni dhe ofrojini asaj të njëjtën gjë si shkëmbim. Kjo është një gjë që ju mund ta bëni gjatë gjithë kohës së shtatzënisë tuaj të dytë.
  • Përdorni kohën e gjumit të drekës për t’u stërvitur fizikisht.
  • Bëhuni aktiv me të voglin tuaj. Gjeni një park dhe pas një ecje të shpejtë me karrocë, vraponi pas të voglit tuaj.
Receta për ushqimin e foshnjave të përgatitura në shtëpi

Nuk ka nevojë të jeni ndonjë kuzhiniere e mbaruar për të prodhuar ushqime të shijshme dhe me vlera ushqimore të përgatitura në shtëpi për foshnjën tuaj. Më poshtë do të gjeni shtatë receta të cilat i vogli juaj do t’i pëlqejë.

Përgatitja e ushqimeve të fëmijëve në shtëpi është më e lehtë nga sa ju mund ta mendoni, për të mos përmendur këtu edhe kuletën. Veç kësaj, ushqimet e përgatitura në shtëpi ju lejojnë juve të kontrolloni se çfarë përmbajtje do të ketë përzierja dhe nëse në të ka tepër sheqer apo kripë. Për të mos rrezikuar, sigurohuni që i vogli juaj nuk është alergji-k ndaj ndonjë ushqimi para se t’i jepni atij ushqime të kombinuara dhe mos kini frikë të jeni krijuese, foshnjat mund t’i hanë pothuaj të gjithë llojet e mishit të bëra si pure që kur fillojnë të marrin ushqime të ngurta.

Në terma të pajisjeve, gjithçka ju nevojitet është një përzierës, përpunues i mishit, për të përgatitur ushqimin për foshnjën nga të njëjtët përbërës si edhe ushqimi i pjesës tjetër të familjes. Pureja e përgatitur kështu do të rrojë në frigorifer tre apo katër ditë, ose në ngrirje deri në maksimumi tre muaj. Depozitojeni ushqimin e përgatitur në shtëpi për foshnjën tuaj në enë të veçanta ose në tabaka që kanë kubikë akulli për të dhënë racione të cilat mund të shkrijnë gjatë natës.

A jeni gati? Atëherë ndiqni udhëzimet tona:

1.Drithëra të përgatitura me oriz bojëkafe

Drithërat me miell orizi janë një ushqim i dorës së parë, sepse përdorin oriz të pasur me fibra dhe proteina. Bluajeni orizin dhe ruajeni miellin e orizit në një enë të mbyllur ku nuk depërton ajër deri në kohën që do të përdoret. Në një vakt ngrënie, merrni dy lugë gjelle të miellit të orizit bojëkafe dhe hidheni në një filxhan me ujë të zier dhe përzijeni deri sa të krijohet një krem i trashë. Në qoftë se doni, këtë sasi përdoreni me qumësht të gjirit apo qumësht të marrë në dyqan në vend të ujit.

2.Gjalpë dhe patate të ëmbla

Udhëheqës vizual: Strategji për kohën e gjumit të foshnjave

[ssba_hide]

A mund të zgjidhet gjinia e fëmijës që dëshironi të lindni

Pyetje: “Kam dëgjuar që ekzistojnë mënyra për të lindur një djalë, ose vajzë. Cilat janë këto teknika të zgjedhjes së gjinisë”?

Pyetje: “Unë kam dëgjuar se ekzistojnë mënyra për të rritur shanset e lindjes së një djali ose të një vajze. Cilat janë këto teknika të përzgjedhjes së gjinisë”?

A keni një vizion me ngjyrë rozë apo blu në të ardhmen tuaj? Ndoshta ju e shihni veten duke e lyer dhomën e fëmijës me ngjyrë rozë dhe shkoni në dyqan për të blerë veshje plot lule? Apo ndoshta ju mezi prisni që ta merrni fëmijën në duart tuaja. Ndërsa lindja e një foshnje të shëndetshme është me sigurinë më të madhe prioriteti juaj më i lartë, gjithashtu është plotësisht normale (dhe fare e zakonshme) të jeni të etur për një djalë që ta shtoni folenë tuaj apo digjeni për një vajzë që t’ua marrë mendjen fare. Çfarëdo qoftë gjinia që ju keni për zemër, ka disa mënyra, që janë edhe shkencore edhe të trasha, të cilat munden të manipulojnë Nënën Natyrë dhe të rrisin shanset tuaja për të konceptuar një djalë apo një vajzë. Hidhuni një sy këtyre alternativave të përzgjedhjes së gjinisë.

Përzgjedhja e gjinisë me anë të mënyrave të teknologjisë së lartë

Në qofte se ju jeni ndihmuar nga shkenca për të mbetur shtatzënë, mund të keni paksa në dorë edhe se cilën nga gjinitë do të zgjidhni. Por sado premtuese dhe emocionuese të duken në pamje të parë këto ndihma të teknologjisë së lartë, duhet të kini në mend që këto metoda të përzgjedhjes së gjinisë janë të kushtueshme, invazive, ndonjëherë të debatueshme dhe mund të kërkojnë që ju të plotësoni disa kritere të rrepta për t’i pranuar.

Dieta për nënat që ushqejnë me gji

Ju ende nuk keni përfunduar së ngrëni sa për dy vetë. Në vijim do të tregohet se si të merrni lëndët e duhura ushqimore për t’i dhënë foshnjës një drekë të lëngshme (edhe vaktet e tjera për të cilat ajo ka nevojë).

Ëndrra është realiteti juaj tashmë që ju ushqeni me gji fëmijën tuaj. Është e vërtetë, prodhimi i qumështit djeg 500 kalori në ditë, që do të thotë se kur ju ushqeni me gji, ju do të merrni 500 kalori shtesë në ditë (më shumë se para shtatzënisë) për të plotësuar këtë nevojë, dhe kjo është një nga shumë dobitë e ushqyerjes me gji.

Hej patatina? Jo saktësisht. Cilësia ka të bëjë po aq shumë sa dhe sasia, veçanërisht në qoftë se ju prisni të qëndroni vertikalisht gjatë këtyre ditëve të gjata të pas lindjes (madje edhe netëve edhe më të gjata). Lajmi i mirë është se ju jeni mësuar të ushqeheni mirë me gjithë atë praktikë që keni bërë për gjithë nëntë muajt e shtatzënisë. Lajm edhe më i mirë është se ngrënia mirë gjatë periudhës së ushqyerjes me gji është shumë  e ngjashme me atë të ngrënies ndërsa ju prisni një fëmijë (lajmi më i mirë nga të gjithë) me rregulla paksa më të lirshme. Ju ende duhet të synoni një shumicë ushqimesh të shëndetshme dhe duhet të eliminoni nga ato më pak të shëndetshme. Përveç kësaj, ndërsa numri i kalorive ka rëndësi, ju ende nuk do të keni nevojë që t’i numëroni ato. Ju mbetet vetëm të respektoni dietën e ushqyerjes me gji sa më mirë që të mundeni.

Çfarë duhet ngrënë

Ashtu sikurse ngrënia mirë gjatë shtatzënisë, edhe ajo gjatë ushqyerjes me gji sjell balancën e duhur të ushqimit të mirë (dhe të mirë për ju vetë). Përpiquni të merrni sa më poshtë për çdo ditë:

  • Proteina: tre racione;
  • Kalcium: pesë racione (një rritje nga kërkesa juaj e shtatzënisë për katër);
  • Ushqime të pasura me hekur: një a më shumë racione;
  • Vitamina C: dy racione;
  • Perime me gjethe të gjelbra dhe të verdha, fruta të verdha: tre deri katër racione;
  • Drithëra integrale dhe karbohidrate të tjera komplekse të përqendruara: tre ose më shumë racione;
Elementët bazë të gjumit të foshnjave: Nga 3 deri në 6 muajsh

Në moshën 3 muajsh shumica e foshnjave flenë një total prej 15 orësh, duke përfshirë gjumin natën dhe dremitjet gjatë ditës.

Një mundësi për të trajnuar të fjeturit

Zakonisht, nga mosha 4 muajsh apo më shumë, foshnjat fillojnë të krijojnë një model të rregullt gjumë/zgjuar dhe ndërpresin pjesën më të madhe të marrjes së ushqimit gjatë natës.

Kjo nuk do të thotë që papritur të vendosni një program të ngurtë gjumi për foshnjë tuaj 4-5 muajsh. Në fakt, ai mund ta ketë krijuar modelin e tij për gjumin, i cili përshtatet me jetën e familjes tuaj. Por në qoftë se doni ta ndihmoni foshnjë tuaj të flejë për periudha më të gjata, dhe të respektojë orare më të rregullt, tani ndoshta është koha më e përshtatshme të filloni ndonjë lloj të trajnimit për të fjeturit.

Kini parasysh që çdo foshnjë ka një grafik unik të zhvillimit të tij. Vëzhgoni se si reagon foshnja juaj ndaj këtij trajnimi dhe në qoftë nuk ju duket se është gati për të, merreni shtruar dhe provoni përsëri pas disa javëve.

Gjumi gjatë natës

Midis moshës 4 dhe 6 muajsh, shumica e foshnjave janë të aftë të flenë natën. “Gjatë natës” për këtë moshë, në përgjithësi do të thotë nga 8 deri në 12 orë. Kjo është një arritje e rëndësishme për ju, si edhe për foshnjën tuaj, e cila ju lejon të kapërceni disa cikle të gjumit dhe të ndjeheni më të çlodhur në mëngjes.

Nëse foshnja juaj ende nuk ka arritur të flejë 8 orë, nuk jeni e vetmja. Shumë foshnja ende zgjohen më shumë se një herë gjatë natës për t’u ushqyer në këtë moshë. Por, nga mosha 6 muajsh, por edhe më parë, foshnja është e gatshme që ta shkëpusni nga gjiri gjatë natës, në qoftë se doni ta bëni këtë.

Zgjimi përsëri

Nëse foshnja juaj tashmë fle për periudha të gjata natën, kënaquni me këtë. Por foshnjat që flenë tërë natën për javë dhe muaj të tërë mund të fillojnë të zgjohen përsëri. Mos u befasoni në qoftë se ato do të fillojnë të zgjohen përsëri çdo dy tre orë.

Elementët bazë të gjumit të foshnjave: Nga lindja deri në 3 muajsh

Të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) flenë shumë, zakonisht nga 16 deri në 17 orë në ditë. Por shumica e foshnjave nuk rrinë në gjumë më shumë se dy deri në katër orë njëherësh, ditën ose natën, gjatë javëve të para të jetës.

Rezultati? Shumë gjumë për foshnjën tuaj dhe një grafik shumë të parregullt dhe të lodhshëm për ju. Puna juaj është t’u përgjigjeni sinjaleve nga i sapolinduri juaj kështu që ju ndoshta do të zgjoheni disa herë gjatë natës, për ta ndërruar, ushqyer dhe rehatuar atë.

Çfarë ndodh?

Ciklet e gjumit të foshnjës janë shumë më të shkurtër dhe foshnjat shpenzojnë më shumë kohë në gjumin me lëvizje të shpejtë të syve që mendohet se është i domosdoshëm për zhvillimin e jashtëzakonshëm që është duke ndodhur në trurin e tyre. Gjumi me lëvizje të shpejtë të syve është më i lehtë se sa gjumi pa lëvizje të shpejtë të syve, dhe ndërpritet shumë lehtë.

E gjithë kjo paparashikueshmëri është një fazë e domosdoshme për foshnjën tuaj dhe mund të duket si një përjetësi kur juve jeni e pagjumë.

Po më pas?

Në moshën 6 deri 8 javësh, shumica e foshnjave fillojnë të flenë për periudha të shkurtra gjatë ditës dhe periudha më të gjata gjatë natës, megjithëse shumica vazhdojnë të zgjohen për t’u ushqyer gjatë natës. Gjithashtu, ato kanë periudha të shkurtra të gjumit me lëvizje të shpejtë të syve dhe periudha më të gjata të gjumit të thellë, një gjumë pa lëvizje të shpejtë të syve.

Ekspert-ët thonë se dikur midis moshës 4 dhe 6 muajsh shumica e foshnjave janë të afta të flenë për një shtrirje kohore prej 8 deri 12 orësh gjatë natës. Disa të vegjël flenë për një kohëzgjatje të madhe natën qysh nga mosha 6 javë, por shumë foshnja nuk e arrijnë këtë piketë deri sa arrijnë moshën 5 apo 6 muajsh dhe disa vazhdojnë të zgjohen natën edhe në moshën e një fëmije të vogël. Ju mund ta ndihmoni foshnjën tuaj që të arrijë atje më herët në qoftë se ky është objektivi juaj, duke i mësuar atij zakone të mira të gjumit që nga fillimi.

Migrena

Në përgjithësi, migrena është një dhimbje koke. Megjithatë, termi migrenë përfshin një sërë simptomash të tjera që ndodhin në pjesë të ndryshme të trupit, përpara ose në të njëjtën kohë me dhimbjen e kokës.

Simptomat e migrenës

  • Një dhimbje koke e moderuar në të fortë, që zgjat për disa orë deri në disa ditë;
  • Dhimbja e kokës mund të paraprihet nga një aura (shihni më poshtë);
  • Dhimbja është e përqendruar në mes të syve, në pjesën e prapme të kokës, por mund të përfshijë edhe të dyja pjesët e kokës;
  • Marramendja, ndjeshmëria ndaj dritës dhe zhurmave shpesh shoqërojnë dhimbjen e kokës;
  • Zakonisht, migrena ju ndalon që të merrni pjesë në aktivitetet e zakonshme.

Migrena aura

Migrena mund të paraprihet nga një grup simptomash që lidhen me sistemin nervor, p.sh. ndryshime vizual-e (njolla të bardha ose linja zigzag në fushën tuaj të shikimit), marramendje, ndjenja gjilpërave ose më rrallë, kumbime në veshë. Shumë rrallë mund të shfaqen edhe probleme në të folurit dhe të qenit të dobët. Ky grup simptomash është quajtur migrena aura dhe ndahet në 2 grupe: migrena me aura dhe migrena pa aura. Shumica e njerëzve që marrin migrenën nuk kanë një aura para dhimbjes së kokës.

Kush e merr migrenën?

Migrena është një sëmundje e trashëgueshme. Ajo mund të shfaqet gjatë fëmijërisë dhe mund të prekë djemtë dhe femrat njësoj. Pas pubertet-it dhe tek të rriturit, migrenat janë 2–3 herë më të zakonshme tek gratë sesa tek burrat dhe hormonet femërore mendohet që të luajnë një rol shkaktari për migrenën. P.sh. shumë gra e marrin migrenën gjatë kohës së periodave ose ovulacion-it, kur nivelet e tyre hormonale janë të luhatshme. Mbi 15% e të rriturve e marrin migrenën.

Çfarë e shkakton migrenën?

Faktorët e njohur të migrenës, si mungesa e gjumit ose e disa ushqimeve, zakonisht nuk e shkaktojnë por e përkeqësojnë atë. Disa ekspert-ë besojnë se shkaku i migrenës është një sinjal kimik që shkakton dhimbjet e sensor-ëve përgjatë nervave trigeminal-ë, një nerv i cili furnizon indet e nofullës, mjekrës dhe ballit. Ky sinjal kimik shkakton:

  • Inflamacion të enëve të gjaku-t në kokë; dhe
Diabeti dhe monitorimi i glukozës në gjak

Mbajtja nën kontroll e nivelit të glukozë-s në gjak është një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të diabetit (zakonisht i njohur si diabeti mellitus – sëmundja e sheqerit). Ajo ju mban të informuar sesa mirë është duke e kontrolluar diabetin tuaj—kontrolli i mirë glicemik (kontrolli i glukozës në gjak) që në mënyrë të dukshme ndihmon në evitimin ose vonimin e komplikacion-eve diabetike.

Kontrolli i glukozës në gjak

Arritja e kontrollit të mirë të diabetit do të thotë mbajtje e sasisë së sheqerit në gjak (niveli i glukozës në gjak) sa më afër të jetë e mundur asaj që është normale.

Targeti i glukozës në gjak në diabetin e tipit 2

Përpara ushqimit
(glukoza prepandiale në gjak)
Pas ushqimit
(glukoza paspandiale në gjak)
Nivele normale të glukozës në gjak            4 – 6 mmol/L        6 – 8 mmol/L
Nivel lehtësisht i rritur i glukozës në gjak            6 – 7 mmol/L        Deri në 11.0 mmol/L

Këto të dhëna janë vetëm këshilluese. Mjeku do të diskutojë me ju nivelin e glukozës në gjak që është ideale për ju. Edhe evitimi i nivelit të ulët të sheqerit në gjak (hipoglikemi) merret në konsideratë për të arritur një kontroll të mirë.

Cilat janë avantazhet e kontrollit të glukozës në gjak?

Është e rëndësishme të kuptohet se glukoza në gjak ndryshon sipas aktivitetit nga dita në ditë, p.sh. niveli i glukozës në gjak në përgjithësi pakësohet me ushtrime, reduktimin e sasisë së ushqimit, dhe nëpërmjet injektim-it të insulinës. Nga ana tjetër niveli i glukozës në gjak do të rritet nëse hani ushqim dhe gjithashtu edhe si përgjigje ndaj:

  • Sëmundjeve të tjera që mund të keni – si infeksione virale;
  • Ekspozim ndaj stresit – p.sh. ndryshimi i punës ose provime që mund të keni në të ardhmen e afërt.

Të dini sesi ndryshon glukoza në gjak në përgjigje të këtyre influencave ndihmon të planifikoni ditën tuaj dhe të modifikoni trajtimin tuaj për të ndihmuar në kontrollin e diabet-it. Monitorimi gjithashtu tregon sesa mirë trajtohet diabeti—nëse funksionon ndryshimi i ilaçeve dhe stili i jetesës.