Ushqyerja e foshnjës kur ju largoheni

Qoftë kur planifikoni për një largim në fundjavë apo një drekë jashtë me shoqet, këtu do të gjeni si të siguroheni që foshnja juaj të jetë i mirë ushqyer kur ju të largoheni.

Urra! Ju e keni bërë shkencë më në fund rutinën e ushqyerjes së foshnjës tuaj. Ju mund të përgatisni me sy mbyllur një shishe me qumësht dhe të shihni me kënaqësi se si foshnja juaj pi një gllënjkë kur do dhe bie të flejë me një buzëqeshje në fytyrë. Tashmë detyra është të mësoni si të siguroheni që ajo është ushqyer mirë edhe kur ju nuk jeni pranë. Është një veprim i guximshëm, por nuk ka arsye të mbeten në shtëpi deri sa foshnja juaj të ndërpresë ushqyerjen me gji. Vërtet, ju mund të bëni që kjo të funksionojë.

Foshnjat që ushqehen me gji

Çelësi i suksesit është të mësoni si dhe kur të tërhiqni qumështin me pompë. Para daljes tuaj të parë, provoni të pomponi mjaftueshëm (provojeni ndërmjet dy ushqyerjeve me gji) për të mbushur një apo dy shishe për t’i pasur rezervë. Dhe kur ju largoheni nga foshnja juaj për më shumë se nja dy orë, pomponi kur jeni larguar, duke e përdorur pompën çdo herë që normalisht do të duhej ta ushqenit foshnjën. Kjo do t’ju lejojë të keni rezervë qumështi.

Ju mund të gjeni se pompa po tërheq më pak qumësht se sa ushqyerja me gji, kështu që në qoftë se doni të krijoni rezerva për më vonë, përdoreni më shpesh. Qumështi i gjirit qëndron i freskët deri katër ditë në frigorifer ose tre deri katër muaj në ngrirje. Në qoftë se mendoni që nuk do ta përdorni qumështin tuaj brenda pak ditëve, atëherë vëreni në ngrirje në qese plastike (sigurohuni që të shkruani datën mbi qesen).

Këtu disa të dhëna më shumë për ushqyerjen bazuar në zgjatjen e udhëtimit tuaj për t’u siguruar që i vogli juaj dhe ju të jeni në rregull.

Kontrolli gjashtë javë pas lindjes

Përse ju nevojitet një kontroll i pas lindjes?

Mjeku ose mamia juaj do të duan t’u vizitojnë katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të kontrolluar regjenerim-in tuaj fizik nga shtatzënia dhe nga lindja, për të parë se si po ia dilni mbanë emocionalisht dhe të trajtojnë nevojat tuaja në vazhdim. Ju mund të keni nevojë të vizitoheni po ashtu edhe me mjekun e familjes. P.sh. në qoftë se i jeni nënshtruar një operacioni cezarian, plaga juaj duhet të kontrollohet një apo dy javë pas ndërhyrjes kirurgjik-ale për t’u siguruar që po shërohet siç duhet.

Ende mund t’u duhet të merreni me disa dhimbje të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen dhe mund të keni disa pyetje për dhimbjet e lindjes, lindjen dhe për çështje që kanë të bëjnë me periudhën e paslindjes, siç është ushqyerja me gji, kontrolli i lindjeve, ushtrimet fizike, seksin dhe punën. Kjo ndihmon të merren përgjigjet e pyetjeve të cilave ju doni t’ua dini përgjigjen dhe çështje të tjera që do të donit t’i diskutonit.

Mos u ndjeni e kufizuar nga data e paracaktuar e vizitës. Ndonjëherë problemet fizike ose emocionale dalin në pah dhe kërkojnë vëmendje imediate dhe duhet të stimulojnë një vizitë tek mjeku para datës së caktuar.

Temat që mjeku do të diskutonte me ju janë:

  • Komplikacion-et që keni pasur gjatë shtatzënisë dhe lindjes dhe çfarë ndikimi ato mund të kenë tek shtatzënitë e ardhshme dhe për shëndetin tuaj në përgjithësi. P.sh. në qoftë se ju keni ende pyetje për dhimbjet e lindjes dhe lindjen, tani është koha që t’i bëni. Edhe në qoftë se mjeku juaj ua ka shpjeguar në kohë se çfarë saktësisht po ju ndodhte dhe përse, ju mundet që të mos e mbani mend çdo gjë që është thënë atëherë.
  • Çfarë simptomash fizike ju keni si p.sh. nëse keni ende hemorragji herë pas here, ndonjë shqetësim abdominal, dhimbje vagina-le apo perineal-e, mos përmbajtje urinar-e apo të jashtëqitjes ose dhimbje të gjinjve. Mos ngurroni të tregoni edhe për ndonjë gjë që mjeku juaj nuk ju pyet. Në qoftë se keni ndonjë simptomë të bezdisshme që mjeku nuk e ka zbuluar, tregojani.
Goja e thatë (kserostomia)

Çfarë është një gojë e thatë?

Goja e thatë është një gjendje shëndetësore e cila zakonisht vjen si rezultat i prodhimit të reduktuar të pështymës. Me kalimin e kohës, kserostomi-a mund ta bëjë të vështirë të folurën dhe mund të çojë në kequshqyerje. Goja ekstremisht e thatë dhe mosfunksionimi i gjëndrës së pështymës mund të prodhojnë çrregullime të përhershme të gojës dhe fytit dhe mund të keqësojë cilësinë e jetës së një personi.

Sa e zakonshme është goja e thatë?

Kjo sëmundje prek rreth 10% të gjithë njerëzve dhe është dominuese më shumë tek gratë se tek burrat. Çrregullimet e prodhimit të pështymës prekin personat e moshuar dhe ata që marrin ilaçe me dhe pa recetë shumë shpesh.

Cilat janë dobitë e pështymës?

Pështyma është një pjesë thelbësore e një goje të shëndetshme dhe shpesh merret si një gjë që vetëkuptohet. Cilësitë lubrifikuese të pështymës sigurojnë komfort dhe ndihmojnë të mbrohen indet e gojës kundër plagë-ve, lëndimeve dhe efekteve të tjerë të fërkimit. Pështyma ndihmon të tretet ushqimi dhe ndihmon rimineralizimin e dhëmbëve. Pështyma është po ashtu një kontribuese shumë e rëndësishme e aftësisë së një personi për të shijuar meqenëse vepron si shkrirëse për stimujt e shijimit.

Çfarë e shkakton gojën e thatë?

Ka shumë shkaqe për një gojë të thatë. Më shpesh ajo ndodh si efekt anësor i medikamenteve që shkaktojnë pakësimin e pështymës, duke përfshirë medikamentet për hipertension, antihistaminikë-t, antidepresantët, diuretikë-t, anti inflamatorët jo steroidalë dhe shumë të tjerë. Shkaqe të tjera janë trajtimet me rrezatim për të trajtuar tumor-et kanceroze të kokës dhe qafës, sëmundjet e gjëndrave të pështymës, diabet, mosbalancimet hormonale, apne e gjumit dhe çrregullimet autoimune (autoimune çrregullime) si sindroma Sjorgen, artrit reumatoid (AR) dhe lupus eritematoz sistemik.

Përdorimet

Tipet IV dhe V të hiperlipidemisë (lipide të rritura në gjak) rezistente në përdorim të medikamenteve të tjera dhe në dietë.

Zvogëlimi i rrezikut nga sëmundjet koronare tek tipi II-b i hiperlipidemi-së rezistente në forma tjera të mjekimit.

Hiperkolesterolemi (kolesterol i rritur në gjak) primare – tipi II-a.

Kundërpërdorimet

Dëmtimet serioze të veshkave, hipersensibilitet ndaj këtij medikamenti, sëmundjet aktive të mëlçisë dhe rritja persistent-e e pashpjeguar e enzimave hepatike (mëlçisë), shtatzënia dhe periudha e të ushqyerit të fëmijëve me gji.

Efektet anësore

SNQ (Sistemi Nervor Qendror): Dhimbje koke, lodhje, dobësi, insomnia (pagjumësi).

SGI (Sistemi Gastrointestinal): Dispepsi (çrregullime në tretje), diarre, mundim, vjellje, dhimbje abdominale, konstipacion, flatulencë (gazra të shtuara), çrregullime në dhëmbë.

Hemopatologji: Ulje të qelizave të gjakut, trombocitopeni, anemi hemolitik-e, leukopeni.

SR (Sistemi Respirator): Sinusit infeksione të rrugëve të sipërme respirator-e, rinit, kollë, faringit, bronkit.

Të tjera: Artropati (patologji të artikulacion-eve), rritje e nivelit të enzimave hepatike (të mëlçisë), reaksione hiper-sensitiv-e (ekzantemë, kruarje), dhimbje muskulore.

Dozimi

20-40 mg në ditë, në mbrëmje. Mund të paraqitet nevoja edhe për dy herë nga 40 mg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Kapsula: 20 mg, 40 mg.

Përdorimet

Hipovitaminozë (ulje të vitaminë-s); gjendje paraskorbutike (para se të shfaqet skorbuti) ose hipovitaminozë; gjendje paraskorbutike ose hipovitaminozë e fshehur; diatezë hemorragjike; skorbut primar; sëmundje të traktit gastrointestinal (stomak, zorrë); paradontopati (patologji të paradontit); pas lodhjeve të mëdha; në periudhën e shtatzënisë dhe gjatë të ushqyerit të fëmijës me gji.

Dozimi

Oral-isht: për profilaksi-në e skorbutit 50-100 mg në ditë, ndërsa për mjekimin e tij 300 mg në ditë, në doza të ndara; për raste të tjera: 100-300 mg 2-3 herë në ditë injeksion intramuskular (I.M), injeksion intravenoz (I.V), injeksion subkutan (S.C): 100-200 mg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 50 mg, 100 mg, 250 mg, 500 mg;

Injeksion: 50 mg/mL 2 mL, 500 mg/5mL.

Çarja e buzës dhe qiellzës janë defekte të lindjes. Rreth një në çdo 700 fëmijë do të lind me defektin e çarjes.

Defektet e çarjeve mund të ndahen në tre grupe kryesore:

  • Vetëm çarja e buzës;
  • Vetëm çarja e qiellzës; dhe
  • Çarja e buzës dhe e qiellzës.

Çarja mund të jetë e pranishme në një krah ose në të dyja krahët e faqes dhe ndonjëherë prek hundën dhe gojën. Defektet e çarjeve mund të ndodhin më vete, bashkë ose më defektet e tjera të lindjes.

Shkaqet e defekteve të çarjes

Çarjet e buzës dhe të qiellzës rezultojnë që të vijnë nga dështimi i strukturës në faqe dhe gojë për t’u bashkuar së bashku në fazat e hershme të shtatzënisë.

Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton çarjen e buzës dhe të qiellzës. Në disa raste ekziston një histori familjare për këtë gjendje. Bebet mund të trashëgojnë një gen nga nëna apo babai.

Faktorët e mjedisit (çfarë ndodh gjatë shtatzënisë) gjithashtu duket se luajnë një rol. Kërkimet tregojnë se defektet e çarjeve kanë më shumë të ngjarë që të ndodhin në gratë shtatzëna që konsumojnë duhan, alkool ose që marrin ilaçe të caktuara.

Trajtimi i defekteve të çarjes

Shumica e bebeve të lindur me çarje dhe/ose të qiellzës do të vlerësohen dhe menaxhohen nga një ekip i specializuar i kujdesit multi-disiplinar.

Bebet e lindura me të çarat e buzëve zakonisht ushqehen me gji. Megjithatë, bebet e lindura me të çarat e qiellza-ve shpesh nuk mund të gjenerojnë thithje të mjaftueshme të të ushqyerit të gjirit. Bebet me të çarën e qiellzës mund të ushqehen me qumështin e gjirit ose me formulë, nëpërmjet “gjokseve” të të ushqyerit dhe shisheve me biberona.

HIV dhe AIDS: Informacione për udhëtarët

Epidemi-a globale e infeksionit HIV dhe AIDS ka ngritur çështje në lidhje me infeksionin HIV dhe udhëtimet ndërkombëtar. Udhëtarët mund të jenë të shqetësuar në lidhje me rreziqet e tyre të infeksionit HIV dhe sesi mund të parandalohet transmetimi HIV.

Infeksioni HIV (human immunodeficiency virus) është i parandalueshëm. HIV është transmetuar nëpërmjet seksit të pambrojtur me një partner të infektuar, përdorimit të gjilpërave dhe shiringave të infektuara dhe mjeteve dentare ose çdo gjëje tjetër që shpon lëkurën, transfuzion-it të gjakut dhe nëpërmjet një gruaje të infektuar që ia transmeton fëmijës gjatë shtatzënisë ose nëpërmjet të ushqyerit me gji.

HIV nuk është transmetuar nëpërmjet kontaktit të zakonshëm, ajrit, ushqimit, ujit, mushkonjave ose pickimeve të insekteve të tjera. Të qëndruarit në të njëjtin vend, avion, makinë, tren me një person të infektuar me AIDS ose HIV nuk rrezikon marjen e infeksionit.

Rreziku i infeksionit HIV

HIV/AIDS është gjetur në të gjithë botën. Rreziku juaj ndaj infeksionit HIV varet shumë pak nga destinacioni juaj i udhëtimit dhe ndikohet veçanërisht shumë nga përfshirja juaj në sjellje rrezikuese, siç është seksi i pambrojtur dhe ndarja e shiringave. Megjithatë, udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se standardet mjekësore mund të jenë më të ulëta në disa vende dhe pajisjet nuk mund të jenë të steril-izuara në mënyrë adekuate, gjithashtu ekzaminimi i gjakut për HIV dhe hepatiti A dhe hepatiti B, si dhe HIV mund të transmetohen gjatë kujdesit mjekësor dhe dentar.

Udhëtarët janë në rrezik nëse ata:

  • Kryejnë marrëdhënie me një person të infektuar;
  • Përdorin ose lejojnë përdorimin e shiringave të pasterilizuara ose të gjilpërave për çfarëdolloj injeksion-i ose procedurave të tjera të çpimit të lëkurës, duke përfshirë akupunkturë-n, injeksionin e vitaminave, procedurat dentare, tatuazhet ose përdorimin e drogave të jashtëligjshme;
  • Marrjen e gjakut të infektuar; ose
  • Marrjen e organeve ose indeve për transplantim ose mbarështimin artificial nga një donator i infektuar.

Mbrojtja kundër infeksionit HIV