Jeni shtatzënë? Bëni ushtrime

Llojet e duhura të ushtrimeve janë kryesore për të mbetur në formë të mirë fizike, e shëndetshme dhe e lumtur gjatë shtatzënisë suaj. Tashmë që ju jeni duke pritur, një program i shëndetshëm ushtrimesh duhet të vendoset në krye të listës tuaj të prioriteteve menjëherë në krah të vitaminave të para lindjes dhe netëve të plota në gjumë.

Përse? Fillimisht ju do të ndiheni më në ngritje dhe më energjike. Gjithashtu ju do të ruani shëndetin kardiovaskular, po ashtu si edhe një grua që nuk është shtatzënë, thotë Dr. Raul Artal, profesor dhe shef departamentit të obstetrikë-s, gjinekologji-së dhe shëndetit të gruas në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit St. Louis dhe autor kryesor i direktivave për ushtrimet gjatë shtatzënisë botuar nga Kolegji Amerikan i Obstetër-ve dhe Gjinekolog-ëve.

Po aq i rëndësishëm, shton ai, të qëndruarit fizikisht aktive gjatë shtatzënisë ndihmon në parandalimin e shtimit të tepërt në peshë dhe diabet të shtatzënisë si edhe të preklampsi-së (presionit të lartë të gjaku-t që mund të ndodhë gjatë shtatzënisë). Dhe ja se ku janë disa të reja me të vërtetë të mirëpritura: Dobitë mund të shtrihen deri në sallën e lindjes, sipas Artal. “Ne e dimë se ato gra që janë  në formë të mirë fizike mund ta shtyjnë jashtë më me lehtësi foshnjën”.

Masat paraprake për ushtrimet e shtatzënisë

Megjithatë, ushtrimi mund të jetë i rrezikshëm në disa kushte, duke përfshirë rrezikun për lindje të parakohshme, anemi të rëndë, probleme të zemrës, ose diabet i kontrolluar dobët. Jo të gjithë problemet shëndetësore e përjashtojnë aktivitetin fizik. Pyesni mjekun tuaj për të qenë e sigurt që në qoftë se merrni lejen e tij, ju mund të ecni, notoni, ushtroheni me pesha të lehta. Vetëm mos e teproni. Do t’ju duhet të merrni disa masa paraprake siç janë më shumë pushime gjatë stërvitjeve tuaja. Por vetë stërvitja është një lëvizje e mençur si për ju ashtu edhe për foshnjën tuaj.

Në qoftë se nuk jeni stërvitur para shtatzënisë, mund të filloni tani

Ushtrimet aerobike mund t’i ndihmojë gratë e moshuara që janë në rrezik për demencë

Stërvitjet e rregullat aerobike e rritin madhësinë e zonës së kujtesës në tru dhe mund të ndihmojnë të ngadalësohet përparimi i demencës. Në një studim të kohëve të fundit u studiuan 86 gra të moshave nga 70 në 80 vjeç të cilat kishin probleme të lehta të kujtesës, të njohura si “dëmtime të lehta të njohjes”. Studiuesit thonë se ky është një faktor i zakonshëm i riskut për demencë. Gratë iu nënshtruan ekzaminimit me rezonancë magnetike për të vlerësuar madhësinë e hipokampus-it të tyre (pjesës së trurit të lidhur me kujtesën verbal-e dhe të mësuarit).

Studimi, i drejtuar nga Dr. Teresa Li-Ambrose dhe kolegët e saj në Universitetin British Kolumbia në Vankuver, u publikua online në British Journal of Sports Merdicine më 8 prill 2014.

Për gjashtë muaj me radhë gratë zhvilluan dy herë në javë seanca aerobike si dhe ushtrime për rezistencën. 29 prej tyre iu nënshtruan përsëri kontrollit me rezonancë magnetike të madhësisë së hipokampusit të tyre pasi kishin përfunduar programin e ushtrimeve të tyre. Ato që e kishin zhvilluar të plotë trajnimin shfaqën një zmadhim të konsiderueshëm të hipokampusit, por ky ndryshim nuk ndodhi tek gratë e grupit tjetër.

Megjithatë kishte disa indikacion-e që rritja e madhësisë së hipokampusit lidhej me kujtesë të dobët verbale, raportuan studiuesit.

Kjo sugjeron që lidhja midis volumit të trurit dhe aftësive mendore është komplekse dhe kërkon më shumë studime për sa kohë që megjithëse studimi gjeti një shoqërim midis ushtrimeve aerobike dhe madhësisë së hipokampusit, ai nuk gjeti një lidhje shkak pasojë.

Sidoqoftë, autorët thonë që gjetjet tregojnë që ushtrimi aerobik e ngadalëson tkurrjen e hipokampusit tek gratë që janë në rrezik për demencë. Ata rekomanduan ushtrim të rregullt aerobik për t’i mbajtur nën kontroll dëmtimet e lehta të njohjes.

Një rast i ri i demence diagnostikohet në çdo katër sekonda dhe numri i personave me demencë pritet të rritet në më shumë se 115 milionë deri në vitin 2050, sipas studiuesve.