Foshnja juaj tani eshte 27 cm dhe peshon rreth 350 gram, afërsisht në madhësinë e një karote. Shumë shpejt do të ndjeni sikur ajo po ushtron artet marciale meqenëse lëvizjet e para dridhëse po shndërrohen në shkelmime të plota dhe shtytje. Gjithashtu mund të zbuloni një model tek aktiviteti i saj, duke e njohur kështu më mirë. 2Ka edhe zhvillime të tjera, vetullat dhe qepallat janë të pranishme dhe në qoftë se keni një vajzë, ka filluar t’i zhvillohet edhe vagina.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ka mundësi që këto ditë të ndiheni mjaft rehat. Nuk jeni ende shumë e shëndoshë dhe parehatitë e zakonshme që shoqërojnë shtatzëninë e hershme janë larguar në pjesën më të madhe të tyre. Në qoftë se ndiheni mirë, çlirohuni dhe kënaquni për sa kohë mundeni. Tremujori i tretë mund të sjellë me vete ankesa të tjera.

Kjo nuk do të thotë që nuk do të keni disa probleme të vogla, me të cilat duhet të merreni. P.sh. prodhimi i shtuar i vajit mund të kontribuojë në zhvillimin (ose keqësimin) e akne-ve. Në këtë rast, kini kujdes t’i lani ato mirë me një sapun të butë apo pastrues dy herë në ditë dhe sigurohuni që çdo lagështues ose makijazh që përdorni, të jetë pa vaj. Mos merrni medikamente nga goja për akne, disa janë shumë të rrezikshëm gjatë shtatzënisë, ose mos merrni produkte për përdorim lokal për akne pa e diskutuar më parë me mjekun tuaj.

Po ashtu, tashmë ju jeni e prirë për të pasur varice. Me përparimin e shtatzënisë tuaj, ka një presion të shtuar mbi venat në këmbët tuaja. Nivelet e shtuar të progesteron-it që mund të shkaktojnë lëshimin e pareteve të venave mund ta bëjnë problemin edhe më të rëndë. Ka më shumë të ngjarë t’u krijohen varice, në qoftë se edhe pjesëtarët e tjerë të familjes i kanë ato. Gjithashtu, ato priren të keqësohen në çdo shtatzëni të mëpastajme dhe me rritjen e moshës. Për të ndihmuar të parandalohen apo të eliminohen varicet, ushtrohuni për ditë, mbështetini këmbët dhe shputat kurdoherë që është e mundur, flini në krahun tuaj të majtë dhe mbathni çorape që ndihmojnë amësinë.

Para se foshnja juaj të fillojë me të vërtetë të rritet, ju përgatisni terrenin. Javën e fundit, estrogjenet dhe progesteron-i në gjak rriten në sasi, kjo bën që uterus (mitra) të formojë një veshje të brendshme të zhvilluar e që përmban shumë enë gjaku dhe të mbështesë një vezë potencialisht të fekonduar. Në të njëjtën kohë në vezore, vezët po maturohen në qese të mbushura me lëng, të quajtura folikula. Në fillim të javës (shpesh rreth ditës së 14-të të ciklit prej 28 ditësh), tek ju ndodh ovulacioni. Një nga vezët del nga folikula dhe largohet nga vezorja në drejtim të gypit të mitrës.
2
Gjatë 12 deri 24 orëve pasuese, kjo vezë do të fekondohet në qoftë se një nga 250 milionë spermatozoid-et (mesatarisht) që derdh partneri juaj, arrin të notojë nëpër të gjithë rrugën nga vagina deri në qafën e mitrës, e më pas sipër drejt gypit të mitrës dhe depërton në vezë. Në këtë rrugëtim prej dhjetë orësh deri tek veza, do të mbijetojnë vetëm rreth 400 spermatozoide. Vetëm një prej tyre do të arrijë të strehohet në të duke kaluar përmes membranë-s. (Duhen rreth 20 minuta që fituesi fatlum ta gjejë rrugën për të hyrë brenda).

Gjatë dhjetë deri tridhjetë orëve pasuese, bërthama e spermatozoidit shkrihet me atë të vezës, duke kombinuar materialin gjenetik të tyre. Në qoftë se spermatozoidi mbart një kromozom Y (kromozomi Y), foshnja juaj do të jetë djalë, në qoftë se ai është një kromozom X (kromozomi X), ju do të jeni duke pritur një vajzë.

Gjatë udhëtimit prej tre katër ditësh nga gypi i mitrës deri në mitër, veza e fekonduar (tashmë e quajtur zigotë) do të ndahet në 16 qeliza identike. Pasi ajo futet në mitër, zigota quhet morula (embrioni fillestar). Një apo dy ditë më pas, ajo do të fillojë të rrugëtojë në veshjen e mitrës duke vazhduar rritjen dhe shndërrimin e saj të mahnitshëm.

Herpesi: Përgjigjet e pyetjeve tuaja

Çfarë është herpes?

Herpesi është një infeksion i zakonshëm, afatgjatë i shkaktuar nga virusi simplex i herpesit (HSV) dhe zakonisht është transmetuar nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë. Simptomat e herpesit mund të ndryshojnë dhe varen kryesisht nëse njerëzit janë duke përjetuar simptomat e para apo ripërsëritje simptomash. Në momentin që ju infektoheni, ju mund të përjetoni zhdukje dhe rishfaqje të simptomave.

Një nga simptomat më të dukshme është shfaqja e një flluske të vogël në lëkurë. Herpes mund të shfaqet në buzë (herpes oral), në pjesët gjenitale (herpes gjenital) ose në pjesë të tjera të trupit (herpes jo-gjenital).

Ekzistojnë dy lloje të virusit të herpesit gjenital: herpes simplex i llojit 1 (HSV-1) dhe herpes simplex i llojit 2 (HSV-2). Ky virus mund të transmetohet në çfarëdolloj moshe. Diferenca kryesore ndërmjet të dy llojeve është vendi i zhvillimit.

HSV-2 është virusi që zakonisht shkakton herpesin gjenital. Ky virus zakonisht transmetohet nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë ose nëpërmjet sekrecioneve gjenitale, p.sh. gjatë marrëdhënieve seksuale vagina-le dhe anale.

HSV–1 është virusi që rrallë shkakton herpesin gjenital. Ky virus mund të shpërndahet gjatë seksit oral nga lëkura përrreth gojës në lëkurën përreth organeve gjenitale.

Si mund ta dini nëse ju keni herpes gjenital?

Shumë njerëz nuk do të kenë simptoma të dukshme dhe as nuk do të jenë në dijeni që ato mund të jenë në kontakt me virusin. Ato mund t’i vënë re simptomat shumë vonë. Njerëzit mund të infektohen me herpesin gjenital dhe t’jua kalojnë atë të tjerëve edhe pse ato vetë mund të mos kenë simptoma.

Për të tjerët, simptomat e para të herpesit gjenital shfaqen nga 2 deri në 21 ditë pasi ka ndodhur kontakti me virusin e herpesit. Periudha e parë e herpesit gjenital është më e rënda. Kur ju jeni në kontakt me virusin, sistemi juaj imun (sistemi imunitar) nuk ka patur kohë për të zhvilluar antitrup-at mbrojtës, duke lejuar në këtë mënyrë shumëfishimin e virusit në mënyrë të shpejtë dhe duke shkaktuar simptoma sinjifikative.

Myku

Myku është një infeksion, më i shpeshtë është Candida albicans.

Këto infeksione jetojnë në mënyrë natyrale në trupin tonë dhe zakonisht janë të dëmshme. Megjithatë, nëse fillon të shumëfishohet shpejt mund të shkaktojë probleme edhe në pjesë të tjera të trupit.

Si pjesa më e madhe e kërpurdhave, Candida, pëlqen vendet e lagështa. Vendet ku Candida pëlqen më shumë që të shumëfishohet dhe të shkaktojë myk janë vagina, goja, rrudhat e lëkurës dhe zonat me push.

Pjesa më e madhe e grave do të kenë të paktën një atak të mykut vaginal në jetën e tyre. Simptomat e zakonshme janë kruarje e vazhdueshme dhe shkarkime vaginale ose vulvale (vulvë). Shkarkimi mund të jetë i trashë ose i lëngshëm.

Myku oral shkakton pika të bardha në gjuhë dhe brenda qafës. Ai zhvillohet veçanërisht tek fëmijët dhe gjithashtu në njerëzit që kanë sistem imun të dobët.

Shkaqet e mykut

Myku ndodh kur bilanci i baktereve dhe kërpudhave normale në trupin tuaj është jo në ekujlibër. Kjo mund të ndodhë pas një përdorimi të antibiotikëve të cilat mund të jenë dhënë parapara për ndonjë infeksion tjetër. Shumë njerëz gabimisht fajësojnë antibiotikët për “shkaktimin” e mykut, por kjo nuk është e vërtetë. Ajo çfarë ndodh është se duke vrarë bakteret e tjera “normale”, antibiotikët e lejojnë mykun që të shumohet.

Faktorë të tjerë që e bëjnë vaginën më shumë pronë ndaj mykut janë ndryshimet që ndodhin në shtatzëni, kur merren kontraceptivë oral dhe gjatë periodave.

Njerëzit me funksionim të dobët të sistemit imunitar (sistemi imunitar) dhe njerëzit që kanë diabet janë gjithashtu pronë e mykut.

Trajtimi i mykut

Trajtimi i mykut vaginal konsiston në përdorimin e kremrave ose të tabletave që vendosen në vaginë. Ju gjithashtu mund të merrni tableta edhe nga goja. Disa nga këto kremra ose ilaçe janë të pranishme në farmaci pa recetë, por disa nuk janë të përshtatshme për tu përdorur ku ju jeni shtatzënë.

Vaksinat që tashmë u jepen grave për të parandaluar shfaqjen e kancer-it të qafës së mitrës sigurojnë edhe një mbrojtje të fortë ndaj kancerit të anus-it.

Kërkuesit amerikanë studiuan më shumë se 4200 gra të reja, të cilët ishin caktuar rastësisht për të marrë vaksinë-n kundër virusit të papilomë-s humane (HPV-Human Papilloma Virus) ose vaksinën e hepatitit A (si një kontroll apo krahasim).

Vaksina HPV ofron mbrojtje ndaj llojeve 16 dhe 18 të HPV-së, të cilat janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe të rreth 80% të kancerave analë.

Gjithashtu, kanceri anal është shumë i rrallë, gratë e kanë incidencë-n dy herë në krahasim me burrat, dhe normat e përgjithshme janë në rritje, thanë studiuesit në revistën Onkologjia (2011, online më 22 gusht).

Pas 4 viteve, 62% e grave që kishin marrë 3 doza të vaksinës së HPV-së nuk shfaqën shenja në anus të infeksionit të HPV-së, ndërkohë që 77 % nuk kishin infeksione të HPV-së në qafën e mitrës.

Tek gratë të cilat nuk kanë qenë të ekspozuara ndaj HPV-së, vaksina parandalonte infeksionet anale të HPV-së në pothuajse 84%, shumë afër efektivitetit kundër infeksionit të qafës së mitrës në pothuajse 89%.

“Kjo sugjeron se në të ardhmen, gratë që marrin vaksinat parandaluese HPV para ekspozimit ndaj virusit do të kenë më pak të ngjarë për kancerin”, thanë autorët.

“Vaksinat HPV kishin potencial të lartë për parandalimin e një pjese të madhe të HPV-ve të cilat ishin të lidhura me kancerin, dëshmitë e publikuara për vaksinën (efektivitetin) kundër infeksioneve të HPV-së 16 dhe 18 të qafës së mitrës, vaginës, vulvë-s dhe tashmë anusit.”

Studimi tregoi gjithashtu se vaksina ofronte mbrojtje kundër llojeve të tjera të kancerit HPV 31, 33 dhe 45 në anus – hera e parë që kjo mbrojtje është treguar në një zonë jogjenitale të trupit.