Metodat hormonale të kontrollit të lindjeve

Hyrje në kontrollin e lindjeve

Në qoftë se një grua është seksualisht aktive dhe ajo është pjellore, në kuptimin që është fizikisht e aftë që të mbetet shtatzënë, ajo duhet të pyesë veten: “A dua unë të mbetem shtatzënë tani? ”Në qoftë se përgjigja e saj është “Jo”, ajo duhet të gjejë ndonjë metodë të kontrollit të lindjeve.

Terminologji-a për “kontrolli e lindjeve” përfshin “kontracepsion-in, parandalimin e shtatzënisë, kontrollin e pjellshmërisë dhe planifikimin familjar. Por pavarësisht terminologjisë, personat seksualisht aktivë mund të zgjedhin nga një larmi metodash për të reduktuar mundësinë e mbetjes shtatzënë. Megjithatë, asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve në dispozicion në ditët e sotme nuk ofron një mbrojtje të përsosur kundër infeksioneve të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted diseases), me përjashtim të abstinencë-s.

Me terma të thjeshta, të gjithë metodat e kontrollit të lindjeve bazohen ose në pengimin e spermës së një mashkulli që të arrijë në vezën e femrës (fekondim) ose në pengimin e vezës së fekonduar të ngulet në mitrën e femrës dhe të fillojë të rritet. Metoda të reja të kontrollit të lindjeve vazhdojnë të krijohen dhe të testohen. Dhe çfarë është e përshtatshme për një çift në një pikë mund të ndryshojë me kohën dhe me rrethanat.

Për fat të keq asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve përveç abstinencë-s nuk konsiderohet 100% efektive.

Llojet e metodave hormonale të kontracepsionit

Janë disa metoda të ndryshme hormonale për kontrollin e lindjeve. Diferencat midis tyre janë:
•  Lloji i hormonit;
•  Sasia e hormonit; dhe
•  Rruga me të cilën hormoni hyn në trupin e njeriut.

Hormonet mund të jenë estrogjen dhe/ose progesteron. Këto hormone mund të merren nga goja, të mbillen në indin e trupit, të injektohen nën lëkurë, të absorbohen nga një bandazh mbi lëkurë apo të vendosen tek vagina. Mënyra e vendosjes përcakton nëse ekspozimi i hormonit është i vazhdueshëm ose i ndryshueshëm.

Hormonet nga goja: tableta

Kartëmonedhat mbartin mijëra lloje bakteresh

Një studim i kohëve të fundit jep një kuptim të ri të termit “para të pista”.

Studiuesit kanë gjetur që kartëmonedhat nga një bankë e Manhatanit mbartin 3 000 lloje bakteresh. Shumica e tyre ishin nga ai lloj që gjendet në lëkurën e njerëzve ndërsa të tjera nga ato që gjenden në gojë e madje edhe tek vagina.

Ndërkohë që shumica e baktereve të zbuluara në kartëmonedha shoqëroheshin me sëmundje të lehta si akne, ishin edhe disa lloje rezistente ndaj antibiotikëve, duke përfshirë super virusin rezistent ndaj methicillinës Staphylococcus aureus, sipas studiuesve të Qendrës Genomike dhe Biologjisë së Sistemeve të Universitetit të Nju Jork-ut.

Ata thonë se studimi i tyre sugjeron që kartëmonedhat mund të jenë një rrugë që bakteret të kalojnë nga një person në tjetrin. P.sh. ata gjetën që kartëmonedhat e analizuara në dimër kishte më shumë të ngjarë se sa ato të testuara në stinën e verës të mbartnin baktere që mund të shkaktojnë pneumoni.

Por, theksojnë autorët e studimit, njerëzit nuk duhet ta teprojnë me merakun e tyre për këtë gjë. “Mikrobet janë shumë të rëndësishme, janë shumë të kudogjendura dhe na rrethojnë neve gjatë gjithë kohës”, thotë udhëheqësja e studimit Dr. Jane Carlton.

“Ne gjetëm disa mikrobe për të cilat duhet të shqetësohemi pak, por kjo nuk do të thotë që njerëzit ta teprojnë me shqetësimin e tyre”, përfundon ajo.

Gjithcka që një femer duhet të dijë rreth endometriozës

Endometrioza është një gjendje në të cilën indet endometriale – ind që është gjetur në rreshtim të mitrës (endometrium), rritet në vende jashtë mitrës. Qelizat emigrante endometriale, mund të rrinë në vezore ose ligament-e që mbështesin barkun e nënës, uterus (mitra), ose vendosen në zonën ndërmjet mitrës dhe rektumit.

Këto qeliza endometriale që kanë migruar jashtë mitrës, janë të njohur si implantet endometriale. Implantet mund të bashkangjiten tek: tubat fallopianë, vaginë, vulvë, fshikëz dhe zorrë. Në raste të rralla, ato mund të gjenden në mushkëri, gjymtyrë ose në plagë-t e vjetra kirurgjikale në abdomen.

Implantet endometriale i përgjigjen ndryshimeve hormonale brenda trupit në të njëjtën mënyrë si indet endometriale që shtrihen në mitër, të cilat janë inde që largohen çdo muaj. Pra, çdo muaj indet endometriale mund të rrjedhin gjak. Megjithatë, gjaku nuk ka asnjë dalje në mënyrë që të largohet nga trupi dhe shkakton inflamacion, gjë e cila çon në formimin e indeve. Indet mund të formojnë ato që quhen “mbështjellës”, të cilët janë bandat e indeve fijore që lidhin struktura të brendshme me organet e trupit, që normalisht duhet të jenë të ndara. Këto mbështjellje shkaktojnë shumë dhimbje, duke tërhequr dhe deformuar organet e brendshme dhe bëjnë disa lëvizje shumë të dhimbshme (p.sh. kur bëni seks ose shkoni në tualet).

Endometrioza ndikon deri në 10% të grave dhe është një kusht i përbashkët gjinekologjik.

Cilat janë simptomat e endometriozës?

Ashpërsia e simptomave mund të variojë nga një grua në tjetrën. Disa gra përjetojnë dhimbje dhe efekte të mëdha negative simptomash, ndërsa të tjerat mbeten të pavetëdijshme për patjen e kësaj gjendjeje. Disa simptoma mund të përfshijnë:

  • Dhimbje të periodave (e njohur si dismenorre);
  • Dhimbje pelvik-e që fillon disa ditë përpara periodave;
  • Gjakderdhje të rëndë ose jo të rregullt menstrual-e, duke përfshirë mpiksjen e gjakut;
  • Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale (dispareuni);
  • Dhimbje pelvike gjatë ovulacion-it;
  • Sindromë para-menstruale;
  • Dhimbje të shpinës;
  • Diarre ose kapsllëk, veçanërisht gjatë një periudhe;